Dorezohet Xhani, nuk ka para. Partizani, me te rinjte ne fushe
Faqja 1 e 1

Dorëzohet më në fund Albert Xhani. Pasi ka provuar për muaj të tërë të menaxhojë situatën kaotike te të kuqtë nëpërmjet “diplomacisë”, ditën e djeshme ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të deklaruar se nuk ka më para për të shlyer detyrimet ndaj lojtarëve. Këtë e ka bërë nëpërmjet “sms”-ve të dërguara në telefonat e gazetarëve. Fjalët më të përshtatshme për një rast të tillë janë një lloj “falimentimi alla shqiptar”, që nuk është i deklaruar zyrtarisht (një shoqëri falimenton, nëse për 3 vite radhazi deklaron bilance me humbje). Ndërsa në rastin konkret, Xhani ka bërë të ditur se është i gatshëm të heqë dorë nga lojtarët e papaguar, por jo nga klubi.
Mesazhi
“Natyrisht që kemi vështirësi, e cila po ndihet jo vetëm te ne, por në të gjithë rruzullin. Nuk duhet të justifikohemi, por në këtë realitet u bëjmë thirrje lojtarëve dhe stafit që të na mirëkuptojnë sa kanë mundësi, nëse na besojnë e shpresojnë. Të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku për t‘u bërë pjesë e zgjidhjes dhe për të dalë nga kjo gjendje, e cila duhet menaxhuar me kujdes e vendosmëri për ta kapërcyer këtë situatë. Gjithçka tjetër, jashtë këtij realiteti me ngjyrime dashakeqëse, me qarje për dashurinë e madhe që kanë për Partizanin, nuk do të kishte vlerë. Prandaj, kush ka mundësi të kontribuojë për t‘u bërë pjesë e zgjidhjes së problemit, të rrijë me ne e të vazhdojë punën. Kush nuk ka mundësi, e respektojmë dhe ndahemi, duke u mirëkuptuar për vendimin që do marrë. Si president i këtij klubi kam marrë për 10 vjet e në vazhdim përgjegjësi dhe sakrifica jo të vogla, por të mëdha, u kam dhënë e do t‘u jap zgjidhje problemeve. Shpresoj që do të kem njerëz, të cilët do të binden dhe do të më mbështesin”, ishte ky mesazhi i Xhanit. Trajneri Duro nuk dinte asgjë dhe gjithçka e ka mësuar nga gazetarët.
E ardhmja
Sipas një të përditshmeje sportive, drejtori teknik i të kuqve, Bejkush Birçe, ka pohuar se Xhani ka pranuar pamundësinë financiare për t‘i mbajtur lojtarët, për t‘i shlyer ata, për sa u takon rrogave të prapambetura, të paktën për momentin. Madje Birçe pohon se e ka pyetur Xhanin: Çdo të bëhet me këtë skuadër, kur lojtarët po ikin dita-ditës, ndërkohë që kampionati është te dera? Xhani i është përgjigjur: “Nuk mund të mbajmë njeri me zor. Le të ikë kush të dojë, le të rrijë kush të dojë”. Kësaj përgjigjeje të Xhanit, Birçe i ka shtuar aty për aty pyetjen: “Po Partizani, me kë do të luajë në kampionat atëherë, me mua dhe trajnerin Duro, se lojtarë nuk ka”? E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e presidentit: “Do të luajë me të rinjtë. Partizani nuk shuhet, ka akademia plot lojtarë”. Deri tani nga klubi ishin larguar Hallaçi, Kalari, Ngjela e Shala, ndërsa tashmë rruga e largimit është e hapur për të gjithë të pakënaqurit. E ardhmja e Partizanit mund të mbështetet te të rinjtë e akademisë. Rikthimi në Kategorinë e Parë duket më shumë se i besueshëm. Por në fakt, nëse një president nuk ka para, kush duhet të iki: vetë presidenti, apo skuadra në kategorinë inferiore? Ligjërisht, ndoshta Xhani ka të drejtë, por moralisht këto pyetje duhet të marrin përgjigje në ditët e ardhshme, kur edhe mesazhi i “sms”-së së Xhanit të gjykohet me më shumë qetësi.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Similar topics
» Berisha nuk dorezohet
» Hajdutët djegin policinë e Fushë-Krujës
» Tirana vuan, ka probleme ne fushe edhe jashte saj
» Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
» Provime me para, pranga 3 pedagogëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi