Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
Faqja 1 e 1
Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
Bashkësitë, qeveria kufizon financimet nga jashtë
Bashkësitë, qeveria kufizon financimet nga jashtë
Erjon Ajazi
Qeveria ka vendosur dje financimin nga buxheti i shtetit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Në vendimin e marrë, qeveria tenton të minimizojë financimet që vijnë nga jashtë vendit ndaj institucioneve fetare.
Me anë të këtij projektligji, kërkohet pavarësia ekonomike e bashkësive fetare, pasi dihet që faktori i jashtëm është ende mbizotërues në financat e tyre. Është i qartë fakti që deri tani, komunitetet fetare financohen nga vende si Greqia apo Arabia, ndërkohë që me vendimin e fundit të qeverisë synohet të minimizohet ky aspekt. Jo më pak se 50 milionë lekë është shuma që ka planifikuar qeveria për mbështetjen financiare të Komunitetit Mysliman, Kishës Ortodokse Autoqefale, Kishës Katolike dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Këto komunitete do ta fitojnë mbështetjen ekonomike duke paraqitur projekte konkrete për ndërtim, mirëmbajtje, riparim dhe infrastrukturë që përzgjidhen nga Komiteti Shtetëror për Kultet dhe miratohen nga ministri përgjegjës për kultet. Në vazhdimësi ka pasur replika publike për financimin e Komunitetit Mysliman nga donatorë të jashtëm, kryesisht nga Arabia. Sakaq, shpesh është pretenduar se Kisha Ortodokse Autoqefale financohet në një pjesë të konsiderueshme nga kisha e shtetit fqinj, Greqisë. Aktualisht, në këto bashkësi, punojnë rreth 1600 klerikë dhe 450 punonjës administrate. Në projektligj është parashikuar mbështetje vetëm për administratën. Kjo mbështetje financiare do të jetë gjysma e pagës minimale. Sipas relacionit të ministrit të Kulturës, Ardian Turku, bashkësitë fetare shpenzojnë nga fondet e donatorëve të tyre rreth 8.3 milionë dollarë në fushën e arsimit, duke arsimuar 7650 nxënës në 32 shkolla të niveleve të ndryshme të licencuara nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave, të cilat menaxhohen nga bashkësitë fetare. Për këtë, ata paguajnë 750 mësues. Për hartimin e këtij projektligji, grupi i punës është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme edhe me studio ligjore dhe ekonomike, me bashkësitë fetare dhe grupe të tjera të interesit. Efekti financiar për gjysmë page minimale për 450 punonjës të administratës është i barabartë me planifikimin financiar që ka bërë Ministria e Financave për këtë zë me shumën 46 milionë lekë. Nevojat për mbështetje financiare të këtyre bashkësive e në veçanti për Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore janë emergjente. Mbështetja për arsimin mendohet të jetë jo më pak se 50 milionë lekë dhe mbështetja që bën shteti është 5 për qind e shpenzimeve që bëjnë ata vetë dhe, sipas relacionit të qeverisë, kjo shifër do të vijë duke u rritur.
Komunitetet fetare do të përfitojnë brenda një viti 46 milionë lekë për të siguruar pagesën e 450 punonjësve. Në këtë mënyrë, qeveria paguan gjysmën e pagës minimale për këtë kategori. Për arsimin, shuma e akorduar nga qeveria për një vit është 50 milionë lekë, ndërkohë që propozimi i Ministrisë së Financave ishte 37 milionë lekë. Ndërsa për investime të tjera, shuma që do akordohet nga qeveria për komunitetet fetare do të jetë 10 milionë. Qeveria jep 7.2 milionë lekë në vit për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane e cila do ta shtijë veprimtarinë e saj në disa shtete si SHBA, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Egjipt dhe Turqi, për të cilat nevojiten shpenzime shtesë. Legalizimi i objekteve të kultit është një tjetër pikë e kësaj marrëveshjeje, që vjen pas dispozitave të ligjit 9482, datë 3 prill 2006, pasi bashkësitë fetare kanë pësuar humbje në prona si rrjedhojë e Ligjit 7501 dhe të përfitimeve nga të tretët. Edhe pas viteve ‘90, për arsye të zvarritjes, moszbatimit dhe boshllëkut të bazës ligjore, u përfituan nga të tretë, në mënyrë abuzive, me mijëra hektarë tokë, si dhe shumë objekte mbi pronat e tyre. Gjatë regjimit të kaluar, shteti komunist shkatërroi fenë, dënoi me vdekje dhe internim 302 klerikë të arsimuar kryesisht në Perëndim, rrënoi nga themelet 138 objekte kulti në vend, ndërsa ato që mbetën u konfiskuan dhe u tjetërsuan, duke u kthyer në magazina, reparte dhe depo ushtarake, stalla apo salla sportive, duke dëmtuar plotësisht infrastrukturën e fesë.
Similar topics
» Tirana vuan, ka probleme ne fushe edhe jashte saj
» Berisha nuk dorezohet
» Berisha kurorëzon homoseksualët
» Berisha: Nuk jemi ne krize
» Berisha: Investimet u rritën
» Berisha nuk dorezohet
» Berisha kurorëzon homoseksualët
» Berisha: Nuk jemi ne krize
» Berisha: Investimet u rritën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi