FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provime me para, pranga 3 pedagogëve

Shko poshtë

Provime me para, pranga 3 pedagogëve Empty Provime me para, pranga 3 pedagogëve

Mesazh nga BESIMTARI Thu Feb 11, 2010 6:46 pm

Provime me para, pranga 3 pedagogëve
» Dërguar më: 11/02/2010 - 13:21


TIRANE -Njëzetmijë lekë të reja për një provim në Infermieri dhe nga 25 mijë për një provim në Kimi apo Mekanikën Bujqësore. Policia e Tiranës ekzekutoi masat e arrestit në shtëpi për dy pedagogë të Universitetit Bujqësor në Kamëz, Profesor Doktori Astrit Frakulla, 59 vjeç, e Profesori Vasil Kashuta; ka arrestuar dhe siguruar në qeli Kujtim Ballën, 50 vjeç, punonjës i administratës në këtë universitet; ka arrestuar Astrit Barën, pedagog i Fakultetit të Infermierisë, i cili është njëkohësisht infermier në spital. Në qeli ka përfunduar Fatmir Çuni, 39 vjeç, oficer ushtrie që luante rolin e sekserit të provimeve, si dhe janë proceduar në masën e detyrimit të paraqitjes në Prokurori dhe në gjendje të lirë dy studentët, Pishtar Elezaj, 22 vjeç dhe Dritan Dodaj, 26 vjeç. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha se bëhet fjalë për dy procedime të ndryshme që kanë nisur të hetohen në një periudhë 9-mujore nga ekipe të përbashkëta, mes skuadrës së Antikorrupsionit në polici dhe Task-Force të Pro-kurorisë. Policia ka sekuestruar edhe regjistrat në sekretaritë e dy fakul-teteve, për të gjetur ndryshimet dhe gjurmë të manipulimeve të notave nga pedagogët nën hetim.
Oficerët e Antikorrupsionit dhe Task-Force kanë hetuar tre sezone provimesh, nga gushti i vitit të kaluar. Oficeri Çuni dhe dy studentët Elezaj dhe Dodaj, konsideroheshin si njerëzit e "afërt" të dy pedagogëve, Frakulla dhe Kashuta, dhe personat që "mund të mbaronin punë" për provime. Policia ka fiksuar edhe shumën prej 25 mijë lekësh që studentët paguanin për të marrë një notë kaluese, apo "notë të mirë", në lëndën e Kimisë dhe në Mekanikën Bujqësore. Policia ka deklaruar se ka regjistruar të paktën 30 raste të pagimit të mitës nga ana e studentëve për të marrë provimet. Oficerët kanë nisur menjëherë hetimin e pasurive që kanë pedagogët Frakulla dhe Kashuta, pasi dyshohet se një pjesë e mirë e pasurive të tyre të jetë vënë nga paratë e marra në formë rryshfeti nga studentët. Policia e ka koduar "Provimi i Suksesshëm 1", hetimin dhe dokumentimin e aktivitetit të dy pedagogëve Frakulla dhe Kashuta, si dhe lidhjet e këtyre me dy studentët, oficerin e ushtrisë, si dhe me punonjësin e universitetit, Kujtim Balla. Ky i fundit, sipas policisë, ishte kthyer në një taksambledhës për dy pedagogët.
Pak a shumë e njëjta skemë ka funksionuar edhe në procedimin e koduar "Provimi i suksesshëm 2", që u konkludua me arrestimin e pedagogut të infermierisë, Astrit Bara. I vetëdeklaruar shpesh si kushëri i një titullari, Bara mësohet se kishte e "pazarin" 5 mijë lekë më pak se dy kolegët e tij të Universitetit Bujqësor. Ndonëse policia dhe Prokuroria kanë paraqitur prova, sipas tyre, bindëse edhe në Gjykatë në seancat e masës së arrestit, pedagogët kanë mohuar akuzat në momentin e komunikimit të masave të sigurisë e arrestit. ge.xha.
BESIMTARI
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi