Hajdutët djegin policinë e Fushë-Krujës
2 posters
Faqja 1 e 1
Hajdutët djegin policinë e Fushë-Krujës
Hajdutët djegin policinë e Fushë-Krujës
Dëmtohen disa makina në komisariat. Dyshohet për zjarr të qëllimshëm: Duan të zhdukin gjurmët e vjedhjeve
Dëmtohen disa makina në komisariat. Dyshohet për zjarr të qëllimshëm: Duan të zhdukin gjurmët e vjedhjeve
Një zjarr që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm ka përfshirë dje Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës. Megjithatë, ekspertët thonë zyrtarisht se ende nuk është përcaktuar me saktësi se çfarë e ka shkaktuar zjarrin që ra mëngjesin e djeshëm në ambientet e komisariatit. Flakët janë parë të shpërthejnë në një prej automjeteve të bllokuara në ambientet e këtij komisariati, ndërkohë që janë përhapur dhe në mjetet e tjera pranë tij. Zjarri ra në orët e para të mëngjesit të së premtes, por pa shkaktuar viktima apo dëme të mëdha. Në anën e pasme të komisariatit ka mjaft shtëpi private, banorët e të cilave janë ndjerë të pasigurt, ndonëse flakët kanë shpërthyer në një objekt policor dhe reagimi antizjarr do të ishte i shpejtë. Burime nga policia lokale bënë të ditur se nga flakët u dogj plotësisht një fuoristradë, si dhe janë dëmtuar automjetet e tjera që ndodheshin në dy krahët e saj. Paraprakisht dyshohet se zjarri e ka pasur fillesën në një shtyllë elektrike që ndodhet në territorin e rajonit policor, rezultat i një shkëndije elektrike që është përhapur nga era. Po nuk përjashtohet as depërtimi nga pjesa e pasme e territorit të rrethuar policor e individëve me qëllim vjedhjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve të bllokuara nga policia. Për të fshehur gjurmët më pas i kanë vënë zjarrin mjetit. Nuk përjashtohet as mundësia që ky akt të jetë kryer në bashkëpunim me ndonjë punonjës policie. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin plotësisht shkakun e ngjarjes, ndërkohë që janë thirrur edhe specialistët e elektrikut për të përcaktuar nëse zjarri erdhi si pasojë e shkëndijave elektrike në shtyllën e tensionit të lartë që ndodhet në oborrin e policisë së Fushë-Krujës. Me të konstatuar flakët e zjarrit, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për ta kontrolluar atë me anë të mjeteve të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, duke izoluar fillimisht e shuar më pas flakët që tentonin të përhapeshin te të gjitha mjetet e parkuara.
Automjetet e dëmtuara bëhet e ditur se nuk janë pronë e policisë, po pjesë e inventarit të mjeteve të bllokuara prej saj për shkak të parregullsive në dokumentacion. Nuk dihet ende nëse do të ketë dëmshpërblim të pronarëve të mjeteve të dëmtuara nga zjarri
Re: Hajdutët djegin policinë e Fushë-Krujës
Perpara ligjit ,sa me shpejt te dalin keta hajdute-kriminele dhe shyqyr qe nuk ka patur viktima dhe te lenduar
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» Tirana vuan, ka probleme ne fushe edhe jashte saj
» Dorezohet Xhani, nuk ka para. Partizani, me te rinjte ne fushe
» Dorezohet Xhani, nuk ka para. Partizani, me te rinjte ne fushe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi