FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxheti, qeveria i shkurton fondet Topit

Shko poshtë

Buxheti, qeveria i shkurton fondet Topit Empty Buxheti, qeveria i shkurton fondet Topit

Mesazh nga ADMIN Tue Aug 04, 2009 7:53 pm

Buxheti, qeveria i shkurton fondet Topit
Zbardhet plani i Ministrisë së Financave. Presidenca merr 160 mijë dollarë më pak, i përgjysmohen investimet. Më pak para edhe për KQZ-në dhe Turizmin
ARD KOLA


Zbardhet plani paraprak i Ministrisë së Financave për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2010. Parametrat për shpenzimet e vitit që vjen i janë referuar kufirit buxhetor, miratuar nga qeveria më 1 korrik 2009. Ministria e Financave ka përfunduar Programin Buxhetor Afatmesëm, në bazë të të cilit do të përgatitet projektbuxheti brenda datës 31 gusht. Nga tabelat e miratuara së fundmi, bie në sy fakti se Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i janë shkurtuar fondet, kurse investimet kanë rënë gati dyfish. Diferenca kuptohet më qartë nëse e krahasojmë me buxhetin e këtij viti, ku MPPTT-ja do të marrë për 2010-n, rreth 16.2 miliardë lekë më pak. Shkak është bërë rruga Rrëshen-Kalimash, e cila përfundon këtë vit, përfshi dhe disa segmente të tjera të Durrës-Kukës. Për herë të parë, Ministria e Arsimit do të marrë më tepër se nga të gjitha institucionet, përfshi dhe Transportet. Edhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të marrë më shumë se ky vit, rreth 6 miliardë lekë. Megjithatë, nivelin më të lartë të fondeve për investime do ta ketë Ministria e Punëve Publike, me rreth 40 miliardë lekë, pasi shtesat e institucioneve të tjera do të shkojnë kryesisht për rritje pagash. Burime zyrtare nga Ministria e Financave saktësojnë se, "miratimi i kufirit buxhetor, u jep mundësi institucioneve, që gjatë hartimit të buxhetit të tyre, të mos dalin përtej kapacitetit financiar që ka vendosur qeveria". Të dhënat e paraqitura në pjesën kryesore të faqes, janë fondet buxhetore maksimale që mund të marrë një ministri apo institucion. Jo më larg se një muaj më parë, Ministria e Financave miratoi dhe shtesat e kërkuara për vitin 2010 nga dikasteret e ndryshme, duke i dhënë fund kapitullit për tejkalim fondesh. Tashmë mbetet për t‘u negociuar se deri në çfarë niveli fondesh do të arrijnë të marrin institucionet, brenda kufirit të lejuar.

Punët publike

Në total, Ministria e Punëve Publike parashikon të marrë rreth 45.3 miliardë lekë, ose gati 16.2 miliardë më pak se viti 2009. Investimet publike me burime të brendshme do të jenë 25.8 miliardë lekë, kurse me financim të huaj rreth 14.3 miliardë lekë. Reduktimi i fondeve lidhet me përfundimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila në çdo vit merrte nga buxheti i shtetit rreth 25 miliardë lekë, por edhe i projekteve të tjera, pjesë të Durrës-Kukës, apo akseve nacionale të Jugut. Në total, buxheti për rrugët nacionale parashikohet të jetë në 2010, rreth 30 miliardë lekë. Në objektivat kryesorë për vitin që do të vijë janë rehabilitimi dhe ndërtimi i 82 km rrugë të rrjetit kryesor, 67 km të rrjetit kombëtar dhe asfaltimin e 288 km të tjera.

Arsimi

Dikasteri që i ka shanset të marrë më shumë fonde nga të gjithë, është Arsimi dhe Shkenca. Ministria e Financave i ka miratuar një fond limit prej rreth 46.8 miliardë lekë për t‘u përdorur në 2010. Në rast se projektet e paraqitura për miratim bindin ekspertët e Bodes, ministrit të Financave, atëherë Arsimi do të marrë gati 1.5 miliardë lekë më tepër se MPPTT-ja. Investimet për këtë sektor janë planifikuar në rreth 8 miliardë lekë, pak a shumë sa janë këtë vit. Pra, rritja në buxhet ka ardhur si pasojë e politikës së pagave sesa planit për investime.


16.2 miliardë lekë

Nëse e krahasojmë me buxhetin e këtij viti, MPPTT-ja do të marrë për 2010, rreth 16.2 miliardë lekë më pak


6 miliardë lekë

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të marrë më shumë se 2009-a, 6 miliardë lekë


46.8 miliardë lekë

Ministria e Financave i ka miratuar një fond limit Arsimit dhe Shkencës, prej rreth 46.8 miliardë lekësh




Investimet 2010

Institucioni brendshme huaja totali

Presidenca 20 0 188

Kuvendi 50 0 978

Këshilli Ministrave 20 0 384

Ministria e Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës 560 1,718 3,464

Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe Konsumatorit 2,542 400 6,646

Ministria e Punëve Publike,

Transport. dhe Telekomunika. 25,874 14,364 45,354

Ministria e Financave 724 0 6,830

Ministria e Arsimit

dhe Shkencës 8,038 2,000 46,847

Ministria e Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporte. 400 0 1,953

Ministria e Shëndetësisë 4,301 1,000 28,182

Ministria e Drejtësisë 809 500 6,761

Ministria e Punëve të Jashtme 120 0 2,053

Ministria e Brendshme 1,672 1,403 18,636

Ministria e Mbrojtjes 7,500 0 25,754

Ministria e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Bara. 217 0 42,307

Ministria e Mjedisit, Pyjeve

dhe Administrimit të Ujërave 400 323 1,976

Ministria e Integrimit 16 97 279

Shifrat, në milionë lekë/ Burimi: Ministria e Financave


Totali

i 2009-s


203

949

367


2,547


5,366


61,558

6,959


41,169


2,144

25,567

6,334

1,852

16,440

23,542


36,003


2,033

167

Institucioni që ka në dorë financat e shtetit shqiptar dhe të drejtën ligjore për të hartuar buxhetin e shtetit parashikon të marrë më pak para se ky vit. Plani është për një reduktim të fondeve me rreth 1 milion dollarë. Në total, dikasteri i Bodes do të marrë rreth 70 milionë dollarë


Ministria e Turizmit

Dikasteri që përfshin katër sektorë njëherësh do të marrë më pak fonde për vitin 2010. Projekti i miratuar në qeveri për PBA-në i jep Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve rreth 2 milionë dollarë më pak se ky vit. Në total, institucioni i Ardian Turkut merr rreth 20 milionë dollarë



Ministria e Bujqësisë

Prioritet për Kryeministrin Sali Berisha ka filluar të jetë edhe bujqësia. Plani për zhvillimin e ullirit dhe të kulturave të tjera, duke ndihmuar fermerin, ka rritur mundësinë e financimit të projekteve me rreth 14 milionë dollarë



Përfiton edhe KLD-ja e SHISH-i

Gjyqësori dhe Prokuroria,

rritje buxheti në 2010-ën


Prokuroria e Përgjithshme do të marrë për vitin 2010 rreth 14 milionë dollarë. Projektbuxheti për organin e akuzës parashikon afërsisht 2.5 milionë dollarë rritje të fondeve, falë edhe kërkesës së paraqitur nga Kryeprokurorja Ina Rama për para shtesë, të nevojshme për investime dhe trajtimin e 25 prokurorëve në rrethe. Investimet për prokurorinë pritet të jenë rreth 1.75 milionë dollarë, disa herë më shumë se ky vit. Lufta e vazhdueshme ndaj korrupsionit kërkon edhe mbështetje financiare, për rrjedhojë, qeveria ka miratuar trefish fonde shtesë për investime të prokurorisë.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor parashikon të marrë rreth 20 milionë dollarë në buxhetin e vitit që vjen. Investimet e parashikuara për rehabilitimin dhe ndërtimin nga e para të gjykatave janë afro 3 milionë dollarë, për pasojë, diferenca e mbetur shkon për paga, shpërblime dhe blerje pajisjesh. Fondi për Gjyqësorin pëson rritje me 3 milionë dollarë, megjithatë, gjatë seancave të diskutimit në komisionet parlamentare, mund të ndryshojë.

Sa i takon një tjetër institucioni të drejtësisë, KLD-së, buxheti për të pritet të jetë 800 mijë dollarë, rreth 30 mijë më tepër.

Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) do të ketë në dispozicion për të shpenzuar në vitin 2010 rreth 12 milionë dollarë, ose 300 mijë më shumë se 2009-a. Investimet zënë pjesën më të vogël të planit të SHISH-it, vetëm 500 mijë dollarë.

a.k




Institucionet e pavarura Viti 2009 Viti 2010

Shërbimi Informativ Shtetëror 1,166 1,192

Akademia e Shkencës 84 97

Kontrolli i Lartë i Shtetit 263 273

Partitë Politike 200 212

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 695 139

Prokuroria e Përgjithshme 1,146 1,401

Zyra e Administrimit

të Buxhetit Gjyqësor 1,626 1,923

Gjykata Kushtetuese 98 102

Fondi i Zhvillimit Shqiptar 2,572 2,550

Këshilli i Lartë i Drejtësisë 77 79

Avokati i Popullit 90 94

Shifrat, në milionë lekë/ Burimi: Ministria e Financave



Qeveria redukton fondet për Topin,

merr 160 mijë dollarë më pak

Forcat e Armatosura në NATO, plus 20 milionë dollarë



Parametrat buxhetorë të vendosur nga Ministria e Financave dhe me miratimin e qeverisë, në fillim të muajit korrik, paraqesin një panoramë më të qartë të buxhetit për vitin e ardhshëm. Në tërësi ka rritje fondesh për institucione të ndryshme, nisur edhe nga plani i të ardhurave, por disa të tjera do ta shikojnë buxhetin e tyre të reduktuar. Presidenca do të ketë rreth 160 mijë dollarë më pak për të shpenzuar vitin tjetër, pasi plani për buxhetin e saj është rreth 1.9 milionë dollarë.

Në planin fillestar të Programit Buxhetor Afatmesëm 2010-2012 (PBA), miratuar në fillim të këtij viti, Presidencës i ishte rezervuar të shpenzonte 2.1 milionë dollarë, si kufi i caktuar nga Ministria e Financave. Me rishikimin e PBA-së, në maj, Presidentit Topi iu shkurtuan fondet, në nivelin e shkruar më sipër. Duke parë shifrat e investimeve të parashikuara për vitin 2010, rezulton një përgjysmim i fondeve për institucionin më të lartë të vendit, drejtuar nga Bamir Topi.

Këtë vit, Presidenca ka pasur në dispozicion për investime, rreth 420 mijë dollarë, kurse për vitin që vjen, qeveria ka miratuar kufirin e lejuar për afro 200 mijë dollarë. Ky institucion nuk siguron të ardhura të tjera përveçse nga buxheti që i miraton qeveria, ndërsa sa i takon investimeve, reduktimi erdhi për faktin e rikonstruksionit e Presidencës, fondet e së cilës u miratuan dy vjet më parë.

Për Ministrinë e Mbrojtjes, tani që është bërë anëtare e NATO-s, projektbuxheti i vitit 2010 parashikon rreth 20 milionë dollarë më tepër fonde. Shkak është bërë anëtarësimi dhe kushti për të rritur sigurinë dhe standardin në ushtri. Buxheti për ushtrinë sa i takon investimeve pritet të jetë rreth 75 milionë dollarë, afro 5 milionë më shumë se viti 2009.

Deri tani, Ministrisë së Mbrojtjes i është miratuar buxheti për blerjen e dy anijeve patrulluese për Flotën e Jugut të Brigadës Detare, me kosto rreth 7.8 milionë dollarë, si dhe për blerjen e një helikopteri për Brigadën Ajrore, për rreth 2.5 milionë dollarë.


Mbrojtja

Ministrisë së Mbrojtjes i është miratuar buxheti për blerjen e dy anijeve patrulluese për Flotën e Jugut të Brigadës Detare, me kosto rreth 7.8 milionë dollarë, si dhe për blerjen e një helikopteri për Brigadën Ajrore, për rreth 2.5 milionë dollarë



Kur Moisiu

kërkonte fonde


Në disa raste, Presidenca dhe qeveria janë përplasur për çështje fondesh, që më shumë lidheshin me investimet. Ish-presidenti Alfred Moisiu kërkoi nga Financat fonde shtesë për të blerë perde, por përgjigjja nga qeveria ishte negative. Këtë rast Moisiu e ka treguar vetë disa herë gjatë takimit me gazetarët. Por edhe Presidentit aktual i ka qëlluar të propozojë shtesa në buxhet, sidomos me rastin e rikonstruksionit të ndërtesës




Rritet për partitë

Mbarojnë zgjedhjet,

bie buxheti për KQZ-në



Komisioni Qendror Zgjedhor do të marrë për vitin 2010, rreth 520 milionë lekë më pak në buxhet. Diferenca duket e madhe nga krahasimi i bërë me vitin 2009, por zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në qershor, i dha KQZ-së një rol më të madh në menaxhimin e fondeve. Në planin paraprak të projektbuxhetit për vitin që vjen, KQZ-ja parashikon të marrë rreth 139 milionë lekë, nga 695 milionë që kishte këtë vit. Një pjesë e parave të përdoruara gjatë 2009-ës lidhej me shpenzimet për komisionerët dhe materialet zgjedhore.

Sa i takon partive politike, edhe pse nuk do të merren me fushatë, të paktën për vitin që vjen, Ministria e Financave ka menduar t‘ua rrisë fondet me rreth 12 milionë lekë, ndërsa totali parashikohet 212 milionë. Rritja e buxhetit ka të bëjë me shtimin e partive të reja, të cilat në total janë rreth 60. Këtë vit garuan për Parlamentin e ri edhe dy parti, të krijuara në prag zgjedhjesh.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi