Zgjedhjet, qeveria pranon dublikimet ne lista
2 posters
Faqja 1 e 1

Qeveria ka pranuar dublikimet në regjistrin kombëtar të zgjedhësve, por ka minimizuar shifrat e opozitës. Opozita dhe mazhoranca kanë debatuar ashpër dje në sallën e Kuvendit lidhur me pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti dhe pastrimin e regjistrit kombëtar nga dublikimet. Opozita nëpërmjet deputetit Blendi Klosi, ka deklaruar se qeveria po e kryen këtë proces në mungesë të plotë transparence dhe në limitet teknike. Deputeti socialist ka theksuar, se “kur kanë mbetur vetëm 160 ditë nga dita e zgjedhjeve, shqiptarët janë ende të paqartë se procesi i pajisjes së gjithë shqiptarëve me karta identiteti, deri ditën e zgjedhjeve do të jetë një premtim i pambajtur”. PS-ja ka deklaruar se qeveria do ta ketë të pamundur të pajisë të gjithë shtetasit me karta identiteti, duke pasur parasysh ritmin e punës me të cilin ajo po ecën aktualisht. Ndaj, ata kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që qeveria këtë periudhë parazgjedhore, duhet ta shfrytëzojë për të pajisur me karta identiteti të gjithë ata shtetas, të cilët deri më sot rezultojnë që janë pa pasaporta. Klosi ka theksuar se numri i tyre nuk është i pakët, por janë rreth 740 mijë shtetas, të cilët nuk e disponojnë dokumentin e pasaportës. Sipas deputetit Blendi Klosi, “procesi i hartimit të regjistrit kombëtar të shtetasve dhe pajisjes me karta identiteti, na dëshmon më së miri se qeverisemi nga një qeveri e paaftë dhe super e korruptuar. Paaftësia dhe dëshira për të kontrolluar gjithçka nga klani i Kryeministrit bën që ky proces të shtyhej pafund dhe të mbulohej nga mungesa e transparencës politike dhe teknike për mënyrën e realizimit”. Ky proces, tha deputeti socialist, ka rezultuar i dështuar që ditën e parë, dhe kjo sipas tij është pranuar dhe nga vetë qeveria, e cila nuk ishte e aftë të përgatiste procesin dhe për këtë mori konsulencë të huaj, nuk ishte e aftë të negocionte kontratën dhe për këtë mori konsulencë të huaj. Duke pasur parasysh të gjitha këto paaftësi të qeverisë për të pajisur shtetasit me karta identiteti apo për të lehtësuar shtresat sociale për pajisjen me to, PS-ja ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij procesi. Një tjetër shqetësim që ka ngritur dje deputeti i PS-së, Blendi Klosi, i cili pritet të ketë ndikim gjatë procesit zgjedhor është ai i dublikimeve që ka regjistri kombëtar elektronik i shtetasve. Sipas Klosit, aktualisht janë rreth 100 000 rekorde. Qeveria premtoi, tha Klosi, se ky proces do të përfundonte brenda tre muajve, duke filluar nga korriku i 2008, por deri më tani nuk është realizuar ndonjë gjë e tillë. Pretendimet e Klosit, janë kundërshtuar nga zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili ka deklaruar se dublikime janë vetëm 50 mijë raste ku 45 janë në bashki të ndryshme dhe 5 mijë në të njëjtën zonë. Gjithashtu, Pollo ka kërkuar tërheqjen e kërkesës së PS-së për përcaktimin si prioritet në marrjen e kartave të identitetit të shtetasve që nuk janë të pajisur me pasaportë. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Pollo ka pranuar ngritjen e një komisioni të posaçëm “ad hoc” që do të monitorojë të gjithë procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. Pollo ka deklaruar se ky proces do të nisë së shpejti edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Por edhe në këtë ka hasur në kundërshtimet e socialistëve, të cilët kërkuan datën konkrete që do të shënojnë nisjen e tij.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: Zgjedhjet, qeveria pranon dublikimet ne lista
Aman ,se na hengren keta socialistet,qe e mbajne vhten per opozitare,por qe nuk jane te tille.ne vend qe te ndihmojne ,hajde si ta realizojme, sa me mire dhe sa me shpejt ,kete proces,qe do te shenoje hyrjen e Shqiperise dhe shqiptareve ne BE,nxjerr lloj lloj yçkelash ,si e si ta pengoje
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames
» Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria
» Tabelat, qeveria shkel Kodin Rrugor
» ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009
» Dalipi: Qeveria premtoi 6 mije km rruge, ndertoi 400

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi