FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tabelat, qeveria shkel Kodin Rrugor

Shko poshtë

Tabelat, qeveria shkel Kodin Rrugor  Empty Tabelat, qeveria shkel Kodin Rrugor

Mesazh nga ADMIN Mon Nov 08, 2010 6:55 pm

Tabelat, qeveria shkel Kodin Rrugor
» Dërguar më: 08/11/2010 - 13:18





Kryeqyteti shqiptar nisi që dje, përgatitjen për udhëtimin pa viza, drejt vendeve të ndryshme të Evropës. Në çdo kryqëzim të Tiranës, janë parë me dhjetëra tabela blu me të bardhë, të cilat tregojnë drejtimin dhe kilometrat për kryeqytete të ndryshme të shteteve evropiane. Ndërsa festa, e lajmëruar nga qeveria do të nisë ditën e martë, pasi lajmi i liberalizimit të vizave të jetë konfirmuar sot, edhe zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe të Brendëshëm të Bashkimit Evropian. Përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" janë vendosur qysh dje, herët në mëngjes, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane". Duket se këtë herë, qeveria s'ka menduar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, me vendosjen e këtyre tabelave, duke i konsideruar ato thjeshtë pjesë e fushatës sensibilizuese të liberalizimit të vizave. Në bazë të nenit 23, të Kodit rrugor; "Përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë, është e ndaluar të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi etj., që për nga përmasat, forma, ngjyrat, pamja dhe vendndodhja mund të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij, si dhe të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit". Po kështu, për vendosjen e këtyre tabela nuk është marrë leje as nga Bashkia e Tiranës. Në çdo shtyllë, të shëtitores kryesore që prej ditës së djeshme tunden flamujt blu të Bashkimit Evropian. Në mënyrë simbolike, në semaforë, pikërisht aty ku del drita jeshile, është vendosur edhe një tabelë, ku shkruhet "Europë". I ka rënë fati, pikërisht germës "o", të ndizet në ngjyrë jeshile, për të treguar se tashmë shqiptarëve do t'u hapet drita jeshile për të kaluar pa viza në Evropë. Ndërkohë, qeveria nga ana e saj, ka lajmëruar një koncert madhështor, në sheshin "Nënë Tereza", ku ende vazhdon të ndërtohet një skenë gjigante. Mbi Universitetin e Tiranës do të ketë edhe projeksione të ndryshme
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi