FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat

2 posters

Shko poshtë

Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat Empty Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat

Mesazh nga ADMIN Sun Nov 01, 2009 4:30 pm

Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat
Një pronë në qendër të Tiranës kthehet në "mollë sherri"
Lorina Mixha


Kalvari i problemeve të ngjashme me ato të "Zogut të Zi" katër vite më parë, duket se nuk ka përfunduar. "Kryqëzimi" i kompetencave të pushtetit vendor me ato të qeverisë ka krijuar përsëri konflikt mes palëve duke zhytur në sherre të ashpra përfaqësuesit e institucioneve kryesore në vend. Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, qytetarët kanë dëgjuar deklarata pas deklaratash, akuza pas akuzash. Për më shumë se 48 orë me radhë, duke nisur nga mbrëmja e dy ditëve më parë, Ministria e Transporteve, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës, Inspektorati i Ndërtimit janë përfshirë në një debat sa në distancë aq edhe në afërsi, për një truall i cili ndodhet në qendër të Tiranës, mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës. "Mbrëmë, ekzaktësisht 4 vjet nga fillimi i goditjes mbi "Zogun e Zi", pushteti qendror rifilloi goditjen mbi Bashkinë e Tiranës. Mbrëmë, pushteti në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Kartës së Autonomisë Vendore, nisi me dhjetëra kamionë të ngarkuar me baltë, të shoqëruar me dhjetëra makina policie, drejt qendrës së Tiranës, për të mbuluar me baltë një pronë private dhe për të përbaltur Bashkinë e Tiranës, për dhënie leje ndërtimi klienteliste", sqaroi administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli.

Konflikti

Mbrëmjen e së premtes policia e rendit dhe Inspektorati i Ndërtimit janë përfshirë në një diskutim për sa i takon truallit në qendër të Tiranës. Sipas Ministrisë së Transporteve, ky truall rezulton të jetë pronë shtetërore dhe duke qenë se për të nuk ka një marrëveshje zhvillimi është vendosur të kthehet në një lulishte, për t‘u krijuar hapësira të gjelbra banorëve të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka bërë publike një sërë dokumentesh, ku tregohet se kjo pronë është private dhe për të është dhënë një leje ndërtimi në vitin 2008.

"Bashkia e Tiranës, baltës që vazhdon të hidhet mbi të do t‘i përgjigjet me prova dhe fakte. Kjo pronë është private dhe ka marrë lejen e ndërtimit nga KRT. Arsyet e këtij kalvari do t‘i zbardhin organet e drejtësisë", deklaroi dje administratori në bashki, Dritan Agolli, i cili u premtoi mbështetje pronarëve dhe bizneseve. Por Ministria e Transporteve pretendon se kjo pronë është shtetërore dhe për të Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. "Jetojmë në një moment i cili tregon më së miri fytyrën e kësaj qeverie dhe fytyrën e një ministri, i cili pas buzëqeshjes po tregon se është në dhunim të plotë të kompetencave. Është e patolerueshme sjellja e policisë në të tilla raste", është shprehur lidhur me këtë çështje deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.

Transportet

Ministria e Transporteve nga ana e saj deklaron se kjo pronë është shtetërore dhe për të Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. "Nuk kemi ndërhyrë në pronë private, por në shtetërore. Ne u kemi kthyer qytetarëve një hapësirë për lulishte dhe nuk e lamë zonën në një gropë plehrash, për sa kohë aty nuk ka një plan zhvillimi", sqaroi dje lidhur me çështjen ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Në bazë të dokumentit të qeverisë, toka është futur në fondin e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave më datë 19 dhjetor të vitit 2007. Në bazë të dokumentit të Hipotekës, kjo tokë rezulton pronë e regjistruar me pronarë të ligjshëm më datë 15 janar të vitit 2008.

Një vit më vonë përmes një dokumenti që i përkon datës 14 tetor të këtij viti, tregohet se është shfuqizuar vendimi i Këshillit të Ministrave të datës 19.12.2007 përmes së cilit kjo pronë nuk kalon më në fondin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që ia kishte kthyer pronarëve, duke e kaluar tani në pronë shtetërore.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat Empty Re: Përsëritet "Zogu i Zi", qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat

Mesazh nga arberia Thu Nov 05, 2009 4:50 am

Ajo prone eshte shteterore dhe bashkia me ujqerit e saj ,normale te ulerije se i iken goxha thele nga goja......
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi