Sa para duhet te kesh per te perfituar kredi nga bashkia
Faqja 1 e 1
Sa para duhet te kesh per te perfituar kredi nga bashkia
Sa para duhet të kesh për të përfituar kredi nga Bashkia Emanuela Sako Bashkia e Tiranës ka përcaktuar kufirin minimal dhe maksimal të të ardhurave për 250 familjet që do të përzgjidhen për të përfituar banesa me kredi. Bashkia e Tiranës ka përcaktuar nivelin e pagesës që duhet të bëjnë familjet aplikuese, duke u nisur nga familjet e përbëra me 1 ose dy familjarë dhe deri te familjet e përbëra nga 6 persona. Fituesit e kredive do të jenë ata të cilët do të kenë pikët maksimale, sipas sistemit të pikëzimit, që është miratuar në Këshillin Bashkiak në dhjetor të vitit 2008. Pas përzgjedhjes, lista e fituesve do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe më pas dokumentacioni do t’i kalojë bankës, për dhënien e kredisë. Familjet që do të aplikojnë në këtë program, duhet të paraqesin në Bashkinë e Tiranës dokumentacionin përkatës. Programi Për herë të parë, bëhet publik Programi i Banesave me Kosto të Ulët, përmes së cilit do të jepen 250 kredi të lehtësuara nga shteti, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e kësaj plage urbane, që u thellua fill pas vitit 1997. Ky program i ri shkon paralel me Bonusin e Strehimit që funksionon prej tre vjetësh dhe menaxhohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës. Kjo Drejtori, ka shpallur njoftimin në Zyrën e Pritjes së Qytetarëve, në faqen elektronike të Bashkisë dhe në të gjitha Njësitë Bashkiake të Tiranës, për të gjithë familjet që kanë paraqitur kërkesat për trajtim me bonus strehimi. Pranë Bashkisë kanë dorëzuar dokumentacionin për banesë me kosto të ulët rreth 3372 aplikues në të gjithë qytetin. Ndërsa për banesë sociale me qira janë regjistruar 471 aplikues. Për tokë të pajisur me infrastrukturë aktualisht janë regjistruar 94 aplikues. Kërkesat për të përfituar banesa në të tria mënyrat janë të shumta dhe specialistët e Bashkisë do të bëjnë përzgjedhjen e vazhdueshme të kërkesave deri në ditën e shpalljes së përfituesve. Niveli Sipas kritereve të përcaktuara, familjet aplikante duhet të kenë një nivel të ardhurash të përcaktuara. Kufijtë e përcaktuar janë: 24 699 - 41 292 lekë, për familjet të përbëra nga 1- 2 persona; 34 356 – 55 348 lekë, për familjet të përbëra nga 2-3 persona; 44 841 – 71 431 lekë, për familjet të përbëra nga 3-4 nga persona; 56 569 – 90 556 lekë, për familjet të përbëra nga 4-6 persona. Të gjithë aplikuesit që plotësojnë këto kritere do të përzgjidhen si përfitues të kredive lehtësuese. Në këtë mënyrë do të mund të strehohen 250 familje në kryeqytet, të cilat janë të pastreha, por që plotësojnë një kufi të ardhurash. Box Kreditë, kufiri minimal dhe maksimal i të ardhurave sipas 24 699 - 41 292 lekë (për familjet të përbëra nga 1- 2 persona) 34 356 – 55 348 lekë (për familjet të përbëra nga 2-3 persona) 44 841 – 71 431 lekë (për familjet të përbëra nga 3-4 nga persona) 56 569 – 90 556 lekë (për familjet të përbëra nga 4-6 persona) Dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikuesit për kredi Certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare; Vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. Vërtetimin e të ardhurave neto të familjes; Dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët e familjes është i vetëpunësuar. Vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit pranë bashkive, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës, për personat me aftësi të kufizuar. Vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë. Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore, për personat në pension. Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi, banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë. Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit; Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi. Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja. Vendimin e gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët, për çiftet e divorcuara. Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit. Vendimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të verbërisë ose të komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë për punë, për individë me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës "d" të nenit 5 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane". Dokument që vërteton se familja jeton në shtëpi me ish - pronarë. Dokument që vërteton se familja ka humbur shtëpinë në firmat piramidale. Dokument që vërteton se familja ka mbetur e pastrehë, për shkak të zbatimit të projekteve publike e ndërtimit të veprave me interes publik (shembje banesave informale, lirim objektesh me funksione publike) Deklaratë personale e noterizuar ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme. |
Similar topics
» Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
» A duhet largohet Janullatos?
» Lufta që duhet fituar
» Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare
» Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE
» A duhet largohet Janullatos?
» Lufta që duhet fituar
» Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare
» Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi