Lufta që duhet fituar
Faqja 1 e 1
Lufta që duhet fituar
Lufta që duhet fituar
Nga John McCain, Joseph Lieberman, “Washington Post”
Vendimi i presidentit Obama për të dërguar 17 mijë trupa shtesë në Afganistan, është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, por ne na duhet një plan i shpejtë dhe i detajuar lufte.
Janë shqetësues disa zëra që ftojnë për të miratuar një qasje minimaliste në raport me Afganistanin, të cilët mbështeten në pohimin se populli amerikan është i lodhur nga lufta. Një qasje e tillë është e rrezikshme dhe presidenti duhet ta hedhë poshtë pa ekuivok, sepse lufta në Afganistan mund të fitohet.
Interes i yni vital është flakja e mundësisë që Afganistani të bëhet përsëri hapësirë e terroristëve, prej nga planifikohen sulmet kundër Amerikës dhe aleatëve. Për të jetësuar këtë objektiv, duhet një qasje e gjithanshme ushtarake e civile, por edhe zotim politik për t'u përballur me kryengritësit.
Në të kundërt do të përsërisim gabimet e bëra në Irak, para shtimit të trupave ushtarake atje me pasoja katastrofike. Suksesi në Irak ishte arritur, kur strategjia kundërkryengritëse u shoqërua me ofrimin e sigurisë dhe avancimin e kushteve jetësore për popullin e atjeshëm dhe vetëm kjo mundësoi ndaljen e qarkut të dhunës.
Retorika e zbehur rreth zotimit për Afganistanin është kundërproduktive edhe për një shkak tjetër - ajo thellon dyshimet që tashmë ekzistojnë në Azinë jugore - se Shtetet e Bashkuara do të lodhen nga kjo luftë dhe do të tërhiqen.
Këto dyshime rreth zotimeve tona bëjnë që afganët e rëndomtë të tërhiqen nga rreshtimi pas koalicionit tonë dhe kundër kryengritësve. Kjo qasje inkurajon edhe grupet kryengritëse në Pakistan, që në dritën e kësaj logjike shohin rastin e tyre “një ditë pas tërheqjes” së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme që presidenti t’i refuzojë përpjekjet për qasje minimaliste në Afganistan dhe përkundrazi të miratojë strategji të gjithanshme antikryengritëse dhe të bëjë zotim të vendosur për sukses në planin afatgjatë.
Si kandidat presidencial, Barack Obama e ka cilësuar Afganistanin “luftë që duhet fituar”. Ai kishte absolutisht të drejtë. Por, tash është koha që kjo luftë të fitohet dhe ne, bashkë me shumë anëtarë nga të dyja partitë politike, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në këtë luftë vendimtare.

Similar topics
» Bogdani: Në Siena shkojmë për të fituar
» Lufta ne Kosove, deshmojne ish-policet serbe
» A duhet largohet Janullatos?
» Përse i duhet Akademia e Shkencave Shqipërisë
» Clinton: Hamasi duhet te njohe Izraelin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi