Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
2 posters
Faqja 1 e 1
Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
Zv/ministri i Financave, Shehu: Bankat kanë vështirësi
Zv/ministri i Financave, Shehu: Bankat kanë vështirësi
ARD KOLA
Ishte planifikuar të vihej në përdorim brenda muajit shkurt, maksimumi në fillim të marsit, duke qenë se qeveria kishte shumë nevojë për to, por situata e vështirë financiare nuk e mundëson në kohë zbatimin e projektit. Kredia prej 250 milionë eurosh nuk është akorduar ende nga bankat, pasi nuk e disponojnë një shumë të tillë në këtë kohë krize. Ky fakt ia bën më të vështirë punën qeverisë, e cila ka planifikuar të vërë në lëvizje motorët e fushatës me inaugurime rrugësh. Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, shprehet optimist për zgjidhje sa më të shpejtë të procesit, por faktet janë kokëforta dhe nevojitet kohë. "Deri tani kemi negociuar me bankat e shpallura fituese që të gjejnë brenda tregut shumën e kërkuar. Nisur nga situata jo e favorshme në tregun bankar, negociatat do të vijojnë për katër javë të tjera, me shpresën e realizimit të qëllimit brenda 6-mujorit të parë", theksoi Shehu. Sipas tij, parashikohet që shuma të jetë gati në fillim të muajit maj, ku planifikohet të vihet në zbatim për projekte të ndryshme. Marrja e kredisë, që më parë ishte vendosur në masën 300 milionë euro, përkon në muajin maj, dy muaj para zgjedhjeve dhe në kohën kur qeveria do të rrisë pagat dhe pensionet për 600 mijë persona.
Procesi
Nuk ishte menduar që marrja e kredisë 250 milionë euro të kalonte në procese kaq të vështira. Ministri i Financave kishte shprehur disa herë optimizmin se kredia nuk do të ishte problem për bankat, pasi qeveria ka arritur ta përmirësojë ndjeshëm performancën financiare. Nga gjashtë banka që paraqitën ofertën, Ministria e Financave përzgjodhi vetëm dy, "Alpha"-n dhe "Deustche", duke u dhënë mundësi që të krijonin një kredi sindikatë (pra, ofertë e përbashkët). Ndërkohë që dy bankat po gjejnë rrugën për sigurimin e kredisë, qeveria nga ana tjetër po negocion për kushtet e kontratës për sa i takon interesit dhe afatit. "Marrëveshja e kredisë do të bëhet me ekspertët që njohin Ligjin e Londrës dhe ne kemi hapur tenderin për të marrë me kontratë një asistent (jurist nga Londra). Eksperti do të bëjë rishikimin e plotë të kontratës që po nënshkruajmë", tha Shehu. Detyra kryesore e qeverisë lidhet me gjetjen e akordit të termave, shumës, afatin, përqindjen etj. Më tej do të jetë negocimi formal për të gjitha detajet. "Ne parashikojmë që nga fundi i prillit dhe fillimi i majit ta kemi kredinë të negociueshme", përfundoi zv.ministri i Financave.
INSIG
Privatizimi nuk
është mbyllur ende
Qeveria vazhdon negociatat për shitjen e kompanisë INSIG. Pas shpalljes fituese të kompanisë amerikane, palët nuk kanë gjetur ende akordin për ta finalizuar shitjen 100 për qind të aksioneve. Lajmin e konfirmon zyrtarisht vetë Ministria e Financave, në përpjekje për të sqaruar opinion publik, dy ditë pas deklaratave të PS-së për dështim të privatizimit. "Deri tani ne kemi qenë në proces negocimi me kompaninë amerikane "Arli". Procesi ka qenë i gjatë dhe i vështirë për shkak të krizës financiare botërore, e cila ka goditur më shumë SHBA-në. Kompania nuk është shprehur akoma zyrtarisht për heqjen dorë nga privatizimi dhe për këtë arsye komiteti i privatizimit të INSIG-ut nuk ka bërë akoma njoftim publik për këtë qëllim", njoftoi dje ministria. Amerikanët afruan rreth 50 milionë dollarë për blerjen e kompanisë së sigurimeve, ku shteti zotëronte 61 për qind të aksioneve. Lidhur me ortakët e tjerë, ministria sqaron se nuk kanë më të drejta te kompania. "Meqenëse BERZH dhe IFC ekzekutuan të drejtën e rishitjes së aksioneve, që skadonte në fund të vitit 2008, tashmë INSIG zotërohet 100% nga shteti dhe po menaxhohet në mënyrë shumë efektive", konfirmon Financa. INSIG zotëron 16 për qind të tregut dhe ka siguruar në 2008-ën rreth 11 milionë dollarë xhiro nga primet e sigurimit.
Re: Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
Po nuk ka vetem suksese dihet ajo,rruga drejt nje kapitalizmi te fuqishem eshte e veshtire dhe e gjate,por patjeter po shkohet drejt tij.Keto i kane kaluar para nesh edhe vendet qe sot jane me nje kapitalizem mjaft te fuqishem dhe te konsoliduar tashme dhe nuk eshte arritur thjeshte.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» Kriza, 30 milione euro per bizneset
» SHBA, kritika të ashpra qeverisë shqiptare
» Sa para duhet te kesh per te perfituar kredi nga bashkia
» Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit
» Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE
» SHBA, kritika të ashpra qeverisë shqiptare
» Sa para duhet te kesh per te perfituar kredi nga bashkia
» Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit
» Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi