FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare

Shko poshtë

Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare Empty Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare

Mesazh nga ADMIN Sun Nov 01, 2009 4:32 pm

Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare
01/11/2009 14:20

Klinton kosovareve: Duhet te jeni krenare Bill-clinton
Ish presidenti amerikan Bill Klinton ka folur para Kuvendit te Kosoves duke shprehur kenaqesine per arritjet e vendit ne nje dekade dhe ka vene theksin ne ndertimin e nje demokracie shume-etnike.
“Eshte nje rruge ne te cilen duhet te shkoje bota ne shekullin 21. Mesimi eshte i njejte, fuqia e shembullit tuaj mbetet e njejte. Duhet te jeni shume krenare per ate qe keni arritur dhe une i thashe presidentit dhe kryeministrit se e keni bere punen shume me mire se sa kane menduar te tjeret. Keni konsoliduar instituconet demokratike, keni nxitur shtypin e lire dhe shoqerine civile. Edhe shume vende te tjera do pasojne pavaresine tuaj, jeni pjese e FMN-se dhe shume shpejt do jeni edhe pjese e NATO-s e BE-se. E keni kerkuar sigurine tuaj ne vendin tuaj dhe keni ndermarre hapat e duhur”, nenvizoi Klinton.

Ne vijim te fjales, presidenti i 42-te i SHBA-se vuri theksin ne punen e mire qe eshte bere me pakicat. “Mund t’ju siguroj te vazhdoni per te punuar qe pakicat te integrohen plotesisht dhe ju do ta beni kete sepse jeni pjese e botes se shek 21. Eshte me rendesi qe njerezit te jene krenare per ate se cfare jane, perfshire edhe rrenjet e tyre etnike”, shtoi Klinton. Ai kerkoi gjithashtu qe kosovaret te mendojne per te ardhmen dhe jo per te shkuaren.

“Mendoj qe keni bere shume gjate 10 viteve dhe jam i bindur se mund ta ndryshoni te ardhmen, mund te krijoni marredhenie te mira me fqinjet tuaj. Pjesa me e madhe e shqiptareve te Kosoves jetojne ne Nju Jork dhe ata jane shume krenare me ju dhe deshirojne aq shume qe te kryeni punen si duhet. Ata jane krenare me ju sepse po perpiqeni te krijoni nje demokraci shume-etnike”, deklaroi Klinton para deputeteve kosovare.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi