FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza, 30 milione euro per bizneset

Shko poshtë

Kriza, 30 milione euro per bizneset Empty Kriza, 30 milione euro per bizneset

Mesazh nga Ilda Wed Jan 21, 2009 12:03 pm

Kriza, 30 milione euro per bizneset

Bizneset e vogla dhe të mesme me kapital 51 për qind shqiptar mund të aplikojnë për të marrë kredi nga fondi 30 milionë euro, i cili do të ndahet përmes pesë bankave tregtare në vend. Marrëveshja financiare mes qeverisë shqiptare dhe Kooperacionit Italian për Zhvillim (qeveria italiane) i hap rrugë zgjerimit të kreditimit nga bankat drejt biznesit privat, tani kur kriza ekonomike po jep shenjat e para. Projekti i ri u firmos dje, ku të pranishëm ishin ministrat Bode dhe Ruli, ambasadori italian në Tiranë, si dhe zv/guvernatori i BSH-së. Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, vlerësoi injektimin prej 30 milionë eurosh që po i bëhej biznesit privat në vend. Duke bërë krahasimet me vitin 2005, ministri tha se kreditimi zë 35 për qind të PBB-së, nga 5 për qind që ishte tre vjet më parë. “Programi mbështet me kredi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, interesi i të cilit do të jetë 0 për qind”, tha Bode.

Kushtet

Bizneset SME që kërkojnë të aplikojnë për kredi duhet të jenë të regjistruara në Shqipëri, me kapital mbi 51 për qind shqiptar. Duke iu referuar marrëveshjes së firmosur dje, xhiroja vjetore e këtyre bizneseve nuk duhet të jetë mbi 5 milionë euro, si dhe numri i punonjësve të mos i kalojë 80 veta. Kreditë mund të jenë në shumat nga 50 mijë deri në 500 mijë euro, me një afat që shkon në 35 vjet. Programi i hartuar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane ka tre komponentë: 25 milionë euro kredi e butë për një linjë kredie në favor të ndërmarrjeve të vogla e të mesme; 2.5 milionë euro kredi e butë për krijimin e fondit të garancisë, i cili mbështet NVM shqiptare për të marrë kredi; dhe 1.7 milionë euro grant për asistencën teknike, që synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në tregun financiar. Kredia do të zgjasë për 38 vjet dhe do të kthehet nga shteti shqiptar me norma interesi 0, periudha që nuk do të paguhet kredia zgjat 18 vjet.

Kriza

Efektet e krizës ekonomike në disa vende të botës kanë mbërritur edhe në Shqipëri, nisur nga rënia e remitancave, eksporteve dhe kreditimit. Për këtë shkak, ministri tha se “në qoftë se kredia do të disbursohet në një kohë tepër të gjatë, mendoj që efekti i saj në kuadrin e kësaj krize financiare që ekziston sot në tregun botëror, do të ishte më i limituar dhe interesi e nevoja e ekonomisë shqiptare është për një disbursim të shpejtë të kësaj kredie të akorduar nga pala italiane”. Vetë qeveria është duke marrë kredi me vlerë 250 milionë euro, duke zgjedhur tregun e huaj bankar, për t‘i lënë hapësira kreditimi biznesit nga bankat në vend.

Kushtet

Biznesi duhet:

Të jetë i regjistruar në Shqipëri

Të ketë kapital 51% shqiptar

Të ketë xhiro vjetore nën 5 milionë euro

Të ketë të punësuar jo më shumë se 80 veta

Interesat

5.5% për kredi në euro/vit

8.5% për kredi në lek/vit

Periudha e maturimit 3 deri në 8 vjet

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi