SHBA, kritika të ashpra qeverisë shqiptare
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
SHBA, kritika të ashpra qeverisë shqiptare
SHBA, kritika të ashpra qeverisë shqiptare
"Ekzekutivi ndërhyri në hetimet e kryera për shpërthimin e Gërdecit"
"Ekzekutivi ndërhyri në hetimet e kryera për shpërthimin e Gërdecit"
Qeveria ndërhyri në procesin hetimor për shpërthimin e depos së armatimit në Gërdec. Kjo është një prej deklaratave mjaft të ashpra të lëshuara nga Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij vjetor për të drejtat dhe liritë e njeriut në botë. Në të akuzohet ekzekutivi se ka ndërhyrë në punën e institucioneve të pavarura, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, pushtetin gjyqësor dhe median. Forcat e policisë, vijon raporti, kanë abuzuar me të burgosurit dhe të ndaluarit, ndërsa kushtet e paraburgimit vazhdojnë të jenë të mjera. "Korrupsioni në polici dhe mosdënimi i krimit vazhdoi edhe këtë vit ashtu sikurse diskriminimi ndaj grave, fëmijëve dhe minoriteteve", thuhet në raport. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se me gjithë progresin e shënuar në drejtim të trafikut njerëzor, ai vazhdon të jetë një problem. "Performanca e policisë edhe gjatë vitit 2008 vazhdoi të jetë e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten problemet kryesore në krijimin e një force policore efektive", thuhet në raport. "Pagesat e ulëta dhe korrupsioni në shkallë të gjerë e bëjnë të vështirë luftën ndaj korrupsionit mes uniformave blu", thotë raporti. Kushtetuta, konstatojnë amerikanët, shprehet për një sistem gjyqësor të pavarur, por presioni politik, intimidimi, korrupsioni në shkallë të gjerë dhe burimet e kufizuara, disa herë penguan sistemin gjyqësor të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe me eficensë. Në 22 dhjetor, vijon raporti, Parlamenti kaloi ligjin shumë të debatueshëm të lustracionit. Departamenti i Shtetit thekson se ky ligj është përpiluar në terma të mjegullt që i japin qeverisë shumë hapësirë për të përcaktuar vetë se çfarë nënkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarëve të sistemit komunist. "Duke i dhënë dorë të lirë të vendosë se kush do të shkarkohet nga detyra", insistohet në raport. SHBA vë në dukje edhe konfliktin e lindur mes ekzekutivit dhe gjyqësorit për këtë ligj, pasi ky pritet që ligji të prekë një numër anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, raporti thekson më tej se prona private vijon të jetë një problem i madh në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje në raport ngrihet problemi për hendekun mes kompetencave të kufizuara të avokatit të popullit për të vepruar dhe ankesave që vijnë drejt tij për këtë çështje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vënë re se media ka qenë aktive dhe përgjithësisht e pakufizuar. "Janë regjistruar probleme serioze me përdorimin e medias për qëllime politike gjatë vitit", shkruan raporti. Në disa raste, vijon raporti, funksionarë të lartë lëshuan sulme verbale serioze kundër mediave të caktuara, duke i akuzuar ato për lidhje me mafien dhe rrjetet kriminale. Zyrtarët e lartë, thotë raporti, akuzuan gazetarë të tjerë që ekspozuan veprime të gabuara të zyrtarëve publikë të lidhura me interesat e tyre personale financiare. "Me gjithë qëllimet e diskutueshme politike, roli investigativ i mediave është shtuar. Gazetarët rregullisht ranë pre e autocensurës. Megjithëse nuk ka përpjekje publike të qeverisë për të mbytur kritikat nga individët janë regjistruar raste të presionit indirekt ndaj medias", nënvizohet në raport. Sa u takon televizioneve, vijon departamenti i shtetit, me gjithë një përmirësim të lehtë në performancën e radiotelevizionit publik, profesionalizmi është vënë në pikëpyetje nga mbulimi i njëanshëm proqeveritar. Ashtu sikurse mungesa e plotë e çdo forme të gazetarisë investigative në këtë televizion. Raporti gjithashtu përmend rastin e incidentit të 10 marsit të kaluar kur deputeti Tom Doshi sulmoi gazetarin investigues, Besar Likmeta, gjatë një takimi për të cilin kishin rënë dakord më parë. "Më 11 dhjetor, Ministria e Brendshme i dha një urdhër Ministrisë së Ekonomisë për të prishur kontratën me gazetën ‘Tema‘ që kishte qenë kritike me partinë në pushtet, me pretendimin e sigurisë kombëtare", thuhet në raport. SHBA ndalet edhe tek incidenti më i fundit në 7 nëntor kur forcat e policisë ndaluan gazetarin Lorenc Vangjeli për ta pyetur në lidhje me detajet e publikuara për hetimet ndaj "Gërdecit".
Similar topics
» Ambasadoret, presion qeverise per “dosjet”
» Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
» Kosova, SHBA: Te zhgenjyer nga Spanja
» SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet
» Barack Obama betohet sot si president i SHBA
» Dështon plani i qeverisë për të marrë 250 mln euro kredi
» Kosova, SHBA: Te zhgenjyer nga Spanja
» SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet
» Barack Obama betohet sot si president i SHBA
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi