FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TKOB, skena u perket edhe femijeve

2 posters

Shko poshtë

TKOB, skena u perket edhe femijeve Empty TKOB, skena u perket edhe femijeve

Mesazh nga Ilda Sat Jan 24, 2009 2:41 am

TKOB, skena u perket edhe femijeve

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka zgjedhur të jetë edhe pranë të rinjve, jo vetëm tek artistët, por edhe te publiku. “Ne na interesojnë edhe të vegjlit, ata që kur të jenë rritur të jenë prej kohe frekuentues dhe shijues të artit të madh të Operës dhe Baletit”, kjo është motoja e projektit më të ri që ka nisur TOB. Nën titullin “Të Vegjlit do të bëhen publiku ynë”, nis organizimin edhe ngjarja e dytë e kalendarit të 2009-ës për TOB. “Galaja e fëmijëve premtues” është spektakli që do të mbledhë pranë vetes balerinët, instrumentistët dhe ansamblet e fëmijëve të Tiranës. Trupa “Spektër” do të sjellë pjesë koreografike nën drejtimit e mjeshtrit koreograf, Llaqi Nako, ndërkaq, pjesëmarrës në aktivitet do të jetë edhe kori i vogël dhe orkestra e harqeve e shkollës muzikore “Servete Maçi” drejtuar nga Mira Mio, si dhe prezantimi i aktorit Vilson Gjocaj do të jenë disa nga elementet përbërëse të kësaj mbrëmjeje kushtuar fëmijëve. “Edukimi muzikor serioz i dozuar me kujdes dhe pa mbingarkesa do të jetë një trajektore e përhershme e Teatrit të Operës. Pse jo, - mbas kësaj, në pushimet e ardhshme dimërore, të kemi mundësinë të realizojmë edhe shfaqje skenike enkas për fëmijë”, komenton Zhani Ciko, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TKOB, skena u perket edhe femijeve Empty Re: TKOB, skena u perket edhe femijeve

Mesazh nga arberia Thu Feb 12, 2009 3:40 pm

Dhe femijet ne skenen e TOB-it ne çfaqen qe dhane ,u paraqiten shume dinjitoze dhe me nje nivel te larte artistik.ju lumte!
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi