FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët në Malin e Zi përsëri shfaqen të përçarë

Shko poshtë

Shqiptarët në Malin e Zi përsëri shfaqen të përçarë Empty Shqiptarët në Malin e Zi përsëri shfaqen të përçarë

Mesazh nga BESIMTARI Sat Aug 21, 2010 11:36 am

Shqiptarët në Malin e Zi përsëri shfaqen të përçarë
07/08/2010 20:36:00
Madhesia e shkronjave:

Kodi i ri zgjedhor për Malin e Zi, i cili vlerësohet si një akt shumë i rëndësishëm politik, ndodhet në procedurë parlamentare dhe ka ngjallur reagime të ndryshme, por edhe me këtë rast shqiptarët, përsëri shfaqen të përçarë, raporton KosovaLive. Derisa tre deputetët e tri partive nacionale shqiptare, Genci Nimanbegu i Forcës së Re Demokratike, Mehmet Bardhi i Lidhjes Demokratike dhe Amir Hollaj nga Perspektiva, e quajnë të papranueshëm Kodin e ri zgjedhor, Ferhat Dinosha ka mendim tjetër.

Kryetari i UDSH, Ferhat Dinosha, që njëherësh është ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, thotë se në Unionin Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/ mendohet se modeli i propozuar i legjislacionit të ri që ndodhet në procedurë kuvendore, do të mund të pranohet, por “me kusht që të suprimohet censusi prej 3 për qind, i domosdoshëm që partitë e pakicave të marrin pjesë në shpërndarjen e mandateve”.

Ai shton se propozimi aktual i dy subjekteve politike qeverisëse, Partisë Demokratike të Socialistëve /PDS/ dhe Partisë Socialdemokratike /PSD/ nuk është larg zgjidhjes së mirë, edhe pse për momentin është i papranueshëm.

“Unë, si lider i partisë më të madhe shqiptare në Malin e Zi, me disa korrigjime, do ta përkrah këtë model si të mirë për shqiptarët dhe pakicat tjera”, vlerëson Dinosha.

Modelin aktual e kanë propozuar deputetët e koalicionit qeverisës, Miodrag Vukoviq /PDS/ dhe Rifat Rastoder /PSD/, me të cilin ndër të tjera parashihet që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore dhe në shpërndarjen e mandateve të deputetëve të marrin pjesë listat zgjedhore të cilat kanë siguruar së paku përkrahjen 3 për qind të zgjedhësve të dalë në votime.

Dinosha kritikon partitë opozitare shqiptare, të cilat kërkojnë mandatet e garantuara, duke thënë se Mali i Zi edhe deri më tash ka qenë një njësi zgjedhore. Sipas tij, kanë ekzistuar vende të posaçme votimi të cilat kanë dhënë pesë mandate për shqiptarët, por këto nuk kanë qenë mandate të garantuara dhe për to kanë konkurruar të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet përkatëse./Koha Net
BESIMTARI
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi