Shqiptarët, festë për njëvjetorin e Pavarësisë
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: KOSOVA
Faqja 1 e 1

Bota uron Kosovën: Gëzuar!
Në përvjetorin e parë të Pavarësisë, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, Mbretëresha Elizabet II dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, i kanë dërguar mesazhe urimi Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Presidenti amerikan, në letrën drejtuar Sejdiut, thotë se SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin edhe më tej Kosovën. "Ndërsa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që të zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve", thuhet në letrën e Obamës.
Edhe Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, e ka uruar përmes një letre Presidentin e Republikës së Kosovës, ku ka uruar: "Është kënaqësi për mua t‘i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet tona më të përzemërta me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe t‘ju shpreh dëshirat më të sinqerta për mirëqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe të gjithë qytetarëve tuaj".
Me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Mbretëresha Elizabeta II i dërgoi letër Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me përshëndetjet e saj më të ngrohta, si dhe dëshirat më të mira për mirëqenien dhe lumturinë e popullit të Kosovës gjatë vitit në vijim. Edhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, e përgëzoi Presidentin Sejdiu.
Njëvjetori i Pavarësisë së Kosovës është uruar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili përmes një letre dërguar homologut të tij, Fatmir Sejdiu, ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e parë të Kosovës së pavarur. "Kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t‘ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet jush, gjithë popullit të Kosovës, përvjetorin e parë të Ditës së Pavarësisë", ka qenë urimi i Presidentit Topi. Ndër të tjera, ai ka theksuar se gjatë këtij viti, Kosova dëshmoi bindshëm angazhimin për të ndërtuar një shtet sovran, të lirë dhe demokratik. Topi e ka siguruar Presidentin Sejdiu për mbështetjen maksimale dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe në rrugën e përbashkët drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike.
Thaçi: Viti i parë, i suksesshëm
Ndërkaq, në njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi e ka konsideruar si të suksesshëm vitin e parë të vendit. Ai deklaroi me bindje të plotë se Kosova do të bëhet shumë shpejt, anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ka shtuar se Kosova e pavarur do të njihet nga e gjithë bota. I pyetur për vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën, Kryeministri u përgjigj se nuk janë të rëndësishëm numrat, por vlera që këto vende përfaqësojnë.
Kushtetutë, himn dhe flamur
Që nga shpallja e vendit, shtet i pavarur, demokratik dhe sovran më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova ka flamurin e tij, himnin kombëtar e, madje edhe Shërbimin e Inteligjencës. Pavarësia është njohur nga 54 shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Britaninë e Madhe etj., ndërkohë që nuk është njohur nga Rusia apo Serbia.
Nderimi
Pulla postare me Pavarësinë
Në prag të ditës së madhe të shpalljes së Pavarësisë, Filatelia e Kosovës lançoi dy pulla postare me temën "Përvjetori i Pavarësisë". Këto pulla, që përmbajnë deklaratën e Pavarësisë dhe flamurin e Kosovës, u dedikohen të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se shpallja e pavarësisë është ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar. Kjo është arritur falë përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, prandaj me të drejtë kjo datë është ditë kremtimi dhe secili mundohet ta shënojë në mënyrën e tij, tha Limaj në ceremoninë e përurimit të këtyre pullave. Posta e Kosovës, pas 17 Shkurtit 2008, ka emetuar edhe pullën postare rreth Ditës së Pavarësisë, si dhe pullën postare për komandantin legjendar, Adem Jashari.
Programi
Si do të festohet Dita e Pavarësisë
Sipas programit për festimin e Ditës së Pavarësisë, të hartuar nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca, sot, më 17 Shkurt, në orën 11:00, do të mbahet një mbledhje solemne e Kuvendit të Republikës. Me këtë rast do t‘i drejtohen Kuvendit dhe qytetarëve, Presidenti, Kryeministri, edhe Kryeparlamentari. Në mesditë do të jetë një tubim me nxënësit dhe për të gjithë qytetarët që është titulluar "Ecja në pavarësi".
Ndërkaq, në orën 18:00, do të shfaqet një koncert i Filarmonisë së Kosovës, nën përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në orën 21:00 do të organizohet një koncert madhështor në Prishtinë, por edhe në qytete tjera të Kosovës.
Në orën 22:00 është parashikuar ndezja e fishekzjarrëve, në kryeqytet, por edhe në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës. Ky organizim do të bëhet nën protokollin e shtetit dhe një komisioni ndërministror, të cilin e përbëjnë zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministrat Enver Hoxha, Valton Beqiri, Ahmet Shala. Për mbulimin e këtyre aktiviteteve, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti, një shumë prej 150 mijë eurosh.
Mijëra qytetarë nga
Kukësi drejt Prishtinës
Mijëra njerëz kanë kaluar dje nëpër Kukës për të shkuar në Prishtinë e qytete të tjera të Kosovës, ku sot kremtohet me madhështi përvjetori i parë i krijimit të shtetit të ri.
Të parët që kanë shkelur në Kukës për një kafe dhe që më pas kanë udhëtuar drejt Prizrenit kanë qenë dy autobusë me njerëz nga Delvina. Pas tyre, dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të organizuar ose në mënyrë spontane kanë shkuar në Kosovë për të ndarë bashkë me qytetarët e Kosovës gëzimin e festës së pavarësisë. Në një nga autobusët e Sarandës të veshur me një flamur të madh me shqiponjë të zezë kishte edhe një grup të rinjsh gjimnazistë, të cilët thanë se po udhëtonin për herë të parë dhe ishin tepër të kënaqur që po e preknin Kosovën e lirë e të pavarur. Të tjerë treguan se edhe një vit më parë kishin udhëtuar në dimrin e ftohtë për të përjetuar shpalljen e mëvetësisë së Kosovës. Në qytetin e Kukësit nuk kishte ndonjë përgatitje të veçantë për këtë rast, por qindra banorë kanë vallëzuar për 30 minuta në sheshin e qytetit me pukjanët dhe të tjerët që kanë qëndruar për pak, para se të hyjnë në shtetin më të ri, që siç tha një grua nga Vlora, e ndjejnë si gjysmën e trupit dhe të shpirtit. Në fasadën e autobusit të Vlorës ishte një panoramë e madhe me fotografitë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, në shenjë respekti dhe vetëdijeje për rolin e Kosovës në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Të tjerë mbanin flamuj të Kosovës si dhe banderola me portretin e Adem Jasharit dhe fjalët: Bacë, u kry!
S.Dida
Shkodër
Atmosferë festive për
njëvjetorin e Kosovës-shtet
Njëvjetori i Pavarësisë së Kosovës ka vënë në lëvizje Bashkinë e Shkodrës, e cila për t‘u bashkuar me këtë festë të shqiptarëve në Kosovë është munduar të krijojë një pamje festive në rrugët kryesore të qytetit. Sipas drejtuesve të bashkisë, janë duke u vendosur flamuj të shtetit të Kosovës dhe flamuj kombëtarë në rrugët kryesore. Gjithashtu, pjesë e dekorit do të jenë dhe disa parulla që do vendosen në rrugë, ku i urohet popullit të Kosovës pavarësia e merituar dhe e fituar me aq sakrificë. Po sipas drejtuesve të bashkisë, ditën e nesërme, me rastin e një vjetorit të pavarësisë së Kosovës, banda muzikore e qytetit do të interpretojë tingujt e himnit të Kosovës dhe himnit të Shqipërisë në qendër të qytetit. Në axhendën e Bashkisë së Shkodrës për ditën e sotme janë parashikuar dhe disa aktivitete në shkolla.
Përballja Jeremiç-Bogdanoviç në njëvjetorin e Pavarësisë. Zërat realistë dhe ata që i fryjnë ende nacionalizmit në Serbi
Serbia mund ta njohë Kosovën
Vuk Jeremiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, dhe Çedomir Jovanoviç, kreu i i Partisë Liberal-Demokrate (PLD), Çedomir Jovanoviç, një nga zërat e paktë të arsyeshëm në qarqet politike të larta në Serbi, janë vënë përballë njëri-tjetrit në redaksinë e gazetës së përditshme kryesore serbe "Politika".
Jeremiç: Pikërisht, të martën, më 17 shkurt, në përvjetorin e ditës kur u shpall në mënyrë të njëanshme Pavarësia e Kosovës, do të fillojmë bisedimet me përfaqësuesit e OKB-së dhe të UNMIK-ut për zbatimin e marrëveshjes prej 6 pikash. Disa javë më parë kishte pasur spekulime se a do të mund të shkohej, në përgjithësi, deri te këto bisedime. Shqiptarët, sot e kësaj dite, thonë se deri te këto bisedime nuk do të shkohet, por, sidoqoftë, kjo nuk është kështu. Ne insistuam dhe të martën do të fillojnë bisedimet për zbatimin e një plani që nuk është plani i Marti Ahtisaarit, por plan i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, që është në përplasje me Planin e Ahtisarit. Sigurisht, në terren ka kundërshtime të forta. Shqiptarët ushtrojnë presione të mëdha, para së gjithash jashtëinstitucionale, mbi përfaqësuesit e OKB-së që është mjaft shqetësuese. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi që OKB-ja të zbatojë atë që ka vendosur Këshilli i Sigurimit (KS). E dimë që nuk është e lehtë, por nuk kemi alternativa të tjera veç asaj që me mjete diplomatike të vazhdojmë të luftojmë për mbrojtjen e rendit kushtetues. Kjo nuk duhet të bëhet në kolizion (përplasje) me realizimin e objektivave pritoritare të tjera të politikës sonë të jashtme, sikurse janë të tilla zhvillimi i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve evropiane. Janë kohë të vështira, por, sidoqoftë, shpresoj se do të arrijmë, nëse vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur dhe parimorë, më mbështetjen e mirëkuptimin, ndoshta, edhe të opozitës, të realizojmë së bashku qëllimet tona.
Jovanoviç: Atë që kishim për të thënë lidhur me këtë, e kemi thënë në Parlament. Nuk di që të ketë ndonjë parti që është pajtuar me atë që ndodhi shkurtin e vitit të kaluar. Nuk jemi pajtuar për dy arsye. Së pari, sepse askush nuk na pyeti për një diçka të tillë. Nga ne nuk u kërkua pëlqimi për atë që ndodhi.
"Politika: Pse, a u kërkua?

Re: Shqiptarët, festë për njëvjetorin e Pavarësisë
Jeremiç: Kjo është tamam pyetje. Pse kujt iu kërkua?
Jovanoviç: Kurse arsyeja tjetër që unë mendoj, njëanshmëria e Prishtinës është njëlloj po aq e keqe sa edhe njëanshmëria paraardhëse e Beogradit dhe se i vetmi efekt i një politike të tillë mund të jetë transformimi i problemit në një lloj problemi të ri edhe më të madh.
Jeremiç: Të them të drejtën, po mendoj se do të largohem nga kjo bisedë shumë më i kënaqur sesa erdha.
Jovanoviç: E kemi thënë prej kohësh se mbi cilat baza mendojmë ne se mund të zgjidhet problemi i Kosovës, të cilin ne e konsiderojmë si pasojë të marrëdhënieve shoqërore të parregulluara në vetë Serbi. Por, nëse problemi i Kosovës ose ai i integrimeve evropiane do të ishin problemet e vetme të shoqërisë sonë, atëherë do të pajtohesha shumë më lehtë me optimizmin tuaj. Për fat të keq, kjo nuk është kështu. Kjo nuk është disfata e parë e shoqërisë sonë, veç ajo e radhës në serinë e tyre. Do të ishte mirë, të ishte e fundit, por, që të jetë e fundit, duhet të të dallojmë dhe të kuptojmë shkaqet e këtij problemi. Por, askush nuk merret me to, përkundrazi atyre po u iket. Për to (shkaqet) nuk ka aq shumë faj brezi ynë, por, pikërisht, kjo na angazhon që të ndjekim një rrugë tjetër, ndryshe nga ajo e kaluara, për zgjidhjen e këtij problemi. Përpjekjet për të provuar lojalitetin (besnikërinë) ndaj rendit kushtetues të vendit ose dashurinë ndaj djepeve të popullit serb nuk janë të mjaftueshme për mbijetesën e Kosovës ose kapërcimin e dallimeve mes popujve serb dhe shqiptar.
Jeremiç: Nuk janë të mjaftueshme, por - të domosdoshme.
Jovanoviç: Ne sot kemi nevojë për një dozë rigoroziteti përsa i përket përcaktimit të potencialit të kësaj shoqërie dhe të kohës, në të cilën mund të realizohen qëllimet tona. Ne nuk kemi kohë.
Jeremiç: Jam dakord se koha është një nga gjërat, të cilën nuk e kemi, por të gjithë ndodhen në një situatë të tillë. Por, ende nuk e kam të qartë se nëse LDP-ja e mbështet apo jo vazhdimin e përpjekjeve tona në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit të vendit? A e mbështesni ju vazhdimin e përpjekjeve diplomatike tona që të kthehemi në tryezën e bisedimeve dhe të arrijmë një zgjidhje që të mos jetë e tillë, me të cilën, sikurse thatë, nuk do të pajtoheshit?
Jovanoviç: Absolutisht, nuk ju mbështesim, pasi e konsiderojmë këtë vetëm si një paravan (perde tymi).
Jeremiç: Mos doni të thoni se nuk doni të kërkoni nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vërtetën për ligjshmërinë e vendimit për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës?
Jovanoviç: Kërkimi i një mendimi të tillë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka asnjë lloj kuptimi, sepse ai (mendimi ose vendimi) askërkënd dhe për asgjë nuk e angazhon.
Jeremiç: Pra, ju doni të thoni se nuk duhet t‘i vazhdojmë përpjekjet tona atje?
Jovanoviç: Mendoj se ju nuk keni asnjë të drejtë të prisni që shtetet e tjera të respektojnë vendimet joangazhuese (jodetyruese) të kësaj gjykate, kur vetë Serbia nuk u tregua e gatshme të respektonte vendimet e së njëjtës gjykatë në disa raste të tjera. A nuk ishte kjo gjykatë që, në shkurt të vitit 2007, miratoi vendimin që konstatonte se Serbia nuk ka përgjegjësi për gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë, por ka përgjegjësi që nuk e pengoi atë dhe se nuk i dënoi autorët e tij? Ne propozuam në Parlament një rezolutë, të cilën ai (Parlamenti) dhe koalicioni qeverisës e injoruan. Përse prisni që nesër ndonjë shtet tjetër do të mbajë ndaj vendimit të kësaj gjykate një qëndrim ndryshe nga ai që mbajtëm ne vetë? Ne e konsiderojmë këtë si një shmangie nga thelbi i problemit, kurse ai (thelbi) na detyron neve të ballafaqohemi me situatën reale në Kosovë dhe me potencialet reale të kësaj shoqërie, si dhe na bën që të arrijmë te konkluzioni se nuk jemi të aftë as politikisht, as ekonomikisht, as nga ana sociale dhe as nga ana e sigurisë ta inkorporojmë (përfshijmë) hapësirën e Kosovës, ku jetojnë dy milionë shqiptarë, në rendin e Serbisë.
"Politika": Mos vallë kjo do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës?
Jovanoviç: Kjo na detyron neve që të përcaktojmë një politikë të re dhe ne, tashmë, e kemi bërë të ditur se mbi cilat baza duam që të ndërtohet një politikë e tillë. Këtë plan ne e kemi quajtur "Territori për të drejta të barabarta", ndërsa jemi përpjekur të shpjegojmë se Serbia do të ketë shumë më tepër leverdi, nëse të drejtën e udhëheqjes (drejtimit) së Kosovës, të cilën nuk mund ta realizojë, t‘ua kalojë atyre që jetojnë në Kosovë, edhe shqiptarëve, edhe serbëve, dhe, falë një orientimi të tillë, do të afirmoheshin marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës që do të ishin në një nivel shumë më të lartë sesa marrëdhënie mes dy vendeve fqinje ose do mbesnim në një situatë, kur një vend nuk mund të kontrollojë një pjesë të territorit të vetë dhe, për këtë arsye, ndodhet në konfrontim me ata që jetojnë në atë territor.
"Politika": Sidoqoftë, a do të thotë kjo njohje të pavarësisë së Kosovës?
Jovanoviç: Kjo gjë na detyron neve, midis të tjerash, që të mos e përjashtojmë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që do të nënkuptonte pavarësinë e Kosovës, ndërsa, si kompensim, ajo do të garantonte mbijetesën e serbëve në Kosovë, që duhet të jetë edhe interesi ynë, dhe, kështu, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të ishin shumë më cilësore sesa ato ekzistueset dhe të kohës së shkuar.
Jeremiç: Për sa u përket vendimeve jodetyruese të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në kohën në të cilën jetojmë tani, nuk ekziston asgjë detyruese. Por, kjo nuk na pengon ne që të përpiqemi pranë këtij institucioni, i cili është institucioni më i mirë që ekziston i së drejtës ndërkombëtare.
Jovanoviç: Ky mund të jetë një satisfaksion moral.
Jeremiç: Nuk kemi alternativa të tjera. Nëse jemi përcaktuar për argumentet juridike dhe diplomatike në mbrojtje të integritetit territorial, nuk ka institucion më të mirë në botë.
Jovanoviç: Për ne është i pranueshëm dhe i mjaftueshëm, madje, edhe çmimi që po paguajmë tani, nuk do të doja të thosha, për humbjen e kohës dhe harxhimin e potencialeve tona në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por, sidoqoftë, ju a do të mund t‘i përgjigjeni pyetjes se nëse, mbas kësaj, qeveria jonë do të ketë kurajo të thotë: "Po, ne bëmë gjithçka" apo, edhe më tej, ajo (qeveria) do të vazhdojë përsëri …
Jeremiç: Për sa i përket fundit të këtij procesi, shpresojmë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë konform së drejtës ndërkombëtare dhe ai, kam bindjen, do të diktojë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kam bindjen - dhe kjo është bindja edhe e ekipit jashtëzakonisht të specializuar juridik të Serbisë - se, mbasi gjykata të përcaktojë se kjo që ndodhi, nuk ishte konform së drejtës ndërkombëtare, procesi i konsolidimit të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës do të ndalohet. Nuk do të ketë me njohje të reja dhe, mbas marrjes së një vendimi të tillë nga Gjykata, Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare. Atëherë, do të krijohet, përfundimisht, hapësira e nevojshme që të ulemi dhe të merremi vesh se, mbasi treguam se njëanshmëria nuk të çon deri te zgjidhja, ndërsa kemi para vetes objektiva strategjike të përbashkëta, para së gjithash, integrimin në BE, të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën. Duke pasur parasysh këtë, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të përbëjë vetëm një satisfaksion moral, por edhe një rezultat konkret, mbas të cilit do të pasojnë hapa të tjerë që do të kenë si qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit. Këtë ne nuk e konsiderojmë humbje kohe.
"Politika": Cilat janë pozitat e Serbisë një vit mbas 17 shkurtit 2008?
Jeremiç: Kryesorja është se ne arritëm që çështjen e statusit të Kosovës ta kalojmë nga terreni politik në atë juridik. Arritëm në konkluzionin se këtu argumenti është më i fortë, se pozita jonë po bëhet më e fortë sesa kur bëhen përpjekje që çështja të zgjidhet në arenën politike.
Jovanoviç: Kosova po distancohet nga Beogradi. Ky është një proces që vazhdon dhe, vitet e fundit, ai është përshpejtuar dhe konkretizuar. Problemi kryesor në përcaktimin e politikës së Beogradit në drejtim të Kosovës ka lidhje me faktin se ne e konsiderojmë problemin kosovar si të izoluar, të pavarur nga realiteti i përgjithshëm; ende e trajtojmë atë si pasojë, duke mos kërkuar shkakun. Kosova është sot edhe një hap më larg nga Beogradi sesa më 17 shkurt 2008, pavarësisht nëse atë e kanë pranuar 20 vende të BE-së ose të gjitha vendet e BE-së, pavarësisht nëse atë e ka pranuar ose jo gjysma e KS-së së OKB-së. Viti që kaloi nuk u shfrytëzua në mënyrën që mund të shfrytëzohej. Kam parasysh, para së gjithash, transformimin e brendshëm të vendit, që Serbia të fillonte ta konsideronte Kosovën nga pozita të tjera dhe, duke afirmuar vlera të reja, të arrinte të ndërtonte me Kosovën marrëdhënie të reja që, për nga përmbajtja, të ishin më cilësore. Terrenet politike dhe juridike janë një qëllim i mirë, por problemi qëndron te fakti se ne jemi njëlloj aktivë edhe në këtë terrenin juridik, ashtu sikurse ishim edhe në kuptimin politik. Në momentin, kur OKB-ja na dha, praktikisht, të drejtën të shfrytëzojmë mundësinë, që na krijon qenia e vendit tonë si anëtar me të drejta të plota në OKB, ne nuk e ndryshuam politikën tonë dhe nuk thamë se prioriteti ynë është, të themi, BE-ja. Ne edhe më tej vazhdojmë të insistojmë te koncepti që, për nga struktura e brendshme, është konfrontues dhe kontradiktor. Mbrojtja e integritetit dhe e sovranitetit, bashkëpunimi rajonal dhe BE-ja janë tre objektiva të ndërsjellë kundërvënës ndaj njëri-tjetrit.
Jeremiç: Nuk është e vërtetë se ne e vendosëm në plan të parë problemin kosovar. Mund të them se ai është, ndoshta, një nga më seriozët, pra ndër ato probleme që kërkon vëmendje të madhe dhe zgjidhje, sepse, ndërkohë, në anën tonë, pra se midis atyre që mbështesin politikën tonë, kemi disa nga shtetet më të fuqishme në botë. Kosova, në sajë të veprimtarisë sonë në arenën ndërkombëtare, mbas shpalljes së pavarësisë, është internacionalizuar në një mënyrë të atillë që ka ngjallur një vëmendje shumë të madhe anembanë botës. Do të thosha se kjo është një nga të fshehtat e suksesit tonë, se ne arritëm ta internacionalizonim këtë çështje në mënyrën e duhur.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi