FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARET AKTORE TE SHKELQYER

2 posters

Shko poshtë

SHQIPTARET AKTORE TE SHKELQYER Empty SHQIPTARET AKTORE TE SHKELQYER

Mesazh nga ADMIN Fri Mar 06, 2009 4:03 am

"Shqiptarët, aktorë të shkëlqyer"
Ekskluzivisht për "Shqip", flet ylli i kinematografisë botërore, Sofia Loren
Nefail Maliqi

Ajo mbetet e bukur. Një legjendë e gjallë e kinematografisë, të cilën e takojmë nga afër. Sofia Loren, aktorja e madhe italiane, na i rezervon disa minuta. Nuk e takuam në Hollivud. As në ndonjë restorant të bukur të Venecias. Ka udhëtuar drejt Gjenevës për të përmbushur një nga misionet e saj të bamirësisë. E ngopur me sukses, fituese e çmimit "Oskar", protagoniste e padiskutueshme e historisë së kinematografisë botërore, Loren gjendet në themelimin e fondacionit shëndetësor për t‘u ardhur në ndihmë të sëmurëve në Qendrën Spitalore Universitare në Gjenevë. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën "Shqip", aktorja e madhe flet edhe për shqiptarët. Ka dëgjuar për ta, për Shqipërinë, për Kosovën. "Shqiptarët i kanë dëshmuar botës se janë aktorë të shkëlqyer, jo vetëm në filmat kombëtarë, por edhe në kinematografinë botërore", thotë Loren, me ndjeshmërinë e një profesionisteje që vazhdon të ngjallë adhurim te të tjerët. Por ajo nuk flet vetëm si aktore. Është e informuar për çka ndodh rreth saj. Deri edhe për zhvillimet e fundit që ndodhin, për konfliktet e për krizat. E ndodhur në Gjenevë për të dhënë kontributin e saj në shëndetësi, Sofia Loren ka dhënë një mesazh të qartë për shqiptarët. "Shqipëria, sikurse edhe vendet e tjera në botë, do të ishte mirë t‘i përkushtohej më shumë shëndetësisë, përmirësimit të kushteve në spitale e veçanërisht fëmijëve. Ata janë ardhmëria e çdo kombi dhe e çdo shteti. Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë", është shprehur për gazetën aktorja e madhe Sofia Loren.

Jeta e yllit të kinematografisë

E lindur më 20 shtator të 1934-ës, e bija e Riçardo Scicolone dhe Romilda Villani, një mësuese pianoje dhe aktore aspirante e braktisur nga i dashuri, për Sofia Loren fëmijëria nuk ka qenë e lehtë. Por ndërkohë që ajo është një yll kinemaje, askush nuk mund të sigurojë nëse Sofia Loren ka hyrë në kujtesën ndërkombëtare më shumë për talentin apo për format e saj ndjellëse. Ky dyshim e ka shoqëruar artisten që në fillimet e karrierës së saj, kur prodhuesi kinematografik Carlo Ponti, megjithëse shumë vite më i madh në moshë se ajo, i propozoi të martoheshin. Loren u takua për herë të parë me Carlo Pontin në vitin 1950, gjatë një konkursi bukurie ku ai ishte pjesëtar i jurisë. Ndërkohë, në vitin 1957, me anë të ndihmës së një avokati meksikan, arriti të merrte divorcin nga gruaja e tij, Giuliana, duke bërë një martesë me prokurë me Sofian. Në vitin 1965, Giuliana Ponti u divorcua nga i shoqi, duke e lejuar atë të martohej me Sofian në vitin 1966 në një martesë civile.

Karriera

Sofia Loren ka shkëlqyer. Suksesin e arriti jo vetëm në kinematografinë botërore. Provoi në këngë dhe u shndërrua edhe në një simbol të bukurisë. Nga fundi i viteve ‘50, fama e yllit Loren kishte filluar të ngrihej në Hollivud me filmat "Boy on a Dolphin" dhe "Pride and the Passion" i vitit 1957, në të cilin ishte përkrah aktorit kryesor Cary Grant dhe Frenk Sinatra. Grant, i dashuruar çmendurisht pas Loren,i kërkoi të martohej me të. Por ajo refuzoi. Me një kontratë prej pesë fotosh me "Paramount Pictures", imazhi i Loren u popullarizua edhe më shumë. Filmat më të njohur të saj gjatë këtyre viteve janë: "Desire under the Elms" me Anthony Perkins, i bazuar në dramën e Eugene O‘Neill; "Houseboat", një komedi romantike në rol kryesor përkrah Grant dhe filmi "Heller in Pink Tights" nga George Cukor, në të cilin ajo u shfaq si bionde për herë të parë.

Sfida e Sofia Loren

Vitet e kanë të vështirë ta sfidojnë. Në moshën 72-vjeçare, Sofia Loren u shfaq në kalendarin Pirelli të 2007-ës, të titulluar "Një krevat dhe 5 histori", bashkë më Hillary Swank, Penelope Cruz, Naomi Watts dhe Lou Duillon. Loren është një tifoze e çmendur e skuadrës së Napolit S.S.C. Në maj 2007, kur skuadra e saj arriti në vend të tretë të Serisë B, ajo deklaroi te "La Gazzetta dello Sport" se do të bënte striptizë nëse skuadra do të arrinte të kualifikohej në Serinë A për sezonin ‘07-‘08. "Tifozët kanë pasionin e duhur, qyteti e meriton shpërblimin", tha ajo. Edhe pse ata arritën të kualifikoheshin në Serinë A, Loren nuk e mbajti premtimin. Aktualisht puna e ka çuar në Londër. Për të, puna do të thotë të jetë vetvetja. Kur aktron, duhet të çlirohet nga çdo emocion për të qenë e paarritshme. Kjo është Sofia Loren, aktorja e madhe, diva ndërkombëtare, gruaja sekrete, nëna krenare e dy fëmijëve të suksesshëm. Këtë herë, Loren është protagonistja e filmit "Nine", marrë nga "musical"-i i Frederiko Felinit "Tetë e gjysmë", i cili u shfaq në skenë, në vitin 1982.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHQIPTARET AKTORE TE SHKELQYER Empty Re: SHQIPTARET AKTORE TE SHKELQYER

Mesazh nga arberia Thu Mar 26, 2009 8:18 am

Nuk ke se ç'te thuash per te madhen SOFIA LOREN.
ka qene dhe do te mbetet nje perle e kinematografise boterore.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi