Pse është për tu shqetësuar nga rezultatet e zgjedhjeve ne Malësi!
Faqja 1 e 1

--------------------------------------------------------------------------------

Analiza e te nderuarit krye-redaktorit te gazetës Illyria, z. Ruben Avxhiut, lidhur me zgjedhjet lokale ne Mal te Zi, dhe pasojat e mundshme ne Malësi, te cilës temë z. Avxhiu i ka kushtuar shumë kohë dhe kujdes për te arritur ne konkluzione, te cilat, ne baze te informacioneve dhe te gjendjes ashtu si paraqitet ne sipërfaqe, meriton një respekt te plotë.
Mirëpo, për ta kuptuar zanafillën e shqetësimeve te shumë shqiptarëve lidhur me ato qe ndollën dy jave me pare, nevojitet një vëzhgim mbrapa te ngjarjeve ne Malësi qe nga viti 1957, kur udhëheqësit e republikës te Malit te Zi, te ish-Jugosllavisë, vendosen te anulojnë statusin e Malësisë si komune, e deri ne ditët e sotme.
Anulimi i statusit te komunës ne vitin 1957, i cili i dha te gjitha kompetencat Titogradit te atëhershëm, ishte një hap fillestar i realizmit te një plani mire te sajuar për shpërnguljen masive te shqiptarëve nga trojet tona ne Mal te Zi. Fatkeqësisht, kjo u realizua! U realizua sepse menjëherë gjendja ekonomike filloj te keqësohet. Fshatrat, qe deri atëherë, te paktën, posedonin pakë tokë për te nxjerr bukën e gojës, qeveria imponoj taksa, qe ne shume raste ishim me te mëdha se tërë prodhimi i tokës. Për pjesën dërmuese te shqiptarëve nuk kishte perspektivë për edukate, pune, dhe jetë normale. Por, aty nuk mungonte as shtypja e paskrupullt politike. Shpërngulja masive filloj ne vitet 60-te duke vazhduar ne dekadat pas.
Qe ky ishte një hap i sajuar vetëm për shqiptaret tregojnë faktet qe, ne mes te refugjateve shqiptar neper kampet e Italisë qe prisnin emigrimin ne boten perëndimore, shume here gjendeshin edhe malazias qe kishin adaptuar emrin shqiptar, sepse me emër sllav nuk do te pranoheshin si refugjate.
Faktet e lartpërmendura kundërshtojnë kategorikisht pohimet e z. Ferhat Dinoshes se gjoja “emigrimi i shqiptarëve te Malesia nuk është me ndryshe se nga vendet tjera ”. Kjo ka qenë një shpërngulje e sajuar dhe e ekzekutuar nga politika malazeze me qëllimet e njëjta si ato te shpërnguljeve te te qindra-mijëra kosovareve ne Turqi, pra spastrimi etnik i Kosovës i sajuar nga Titoja, Rankoviqi dhe te tjerët, me ndihmën e disa shteteve perëndimore. Diferenca ka qene vetëm aspekti kohor.
Këtu pra qëndron edhe zanafilla qe qeveria malazeze e ka luftuar dhe e lufton me pasion idenë e një komune te vetme te Malësisë. Ky kundërshtim nuk ka fare te beje me gjendje ekonominë, sepse investimet dhe ndihma ekonomike qeveritare ndaj Malësisë, përveç rrogave te politikanëve dhe te disa personave qe janë bere trumbatorët e tyre, kanë qene dhe vazhdojnë te jene pothuaj ne zero, por është vazhdimësi e te njëjtës politike qe çon drejt emigrimit dhe asimilimit te popullatës shqiptare, ashtu si çka ndodhur ne Plavë e Guci, Rozhaj, Tivar etj.
Fitorja e koalicionit te partisë ne pushtet, ne Malësi nuk është një fenomen e ri. Kjo ka ndodhë edhe më pare, por paraqitja e një faktorit te ri ne skenën politike te Malësisë, Partia Boshnjake, i jep një dimension te ri dhe shume te rrezikshëm ekzistencës shqiptare te Malësisë. Popullzimi i tokave shqiptare ne Malësi me boshnjak, ne sipërfaqe, mund te vlerësohet si një pasoj e demokratizimit te vendit, por realiteti është ndryshe. Ky është i njëjti plan asimilues i sajuar nga qeveria malazeze qe, fatkeqësisht, ka arritur te tjetërsoj popullatën ne Plavë e Guci, ne Rozhaj dhe ne Tivar.
Plani është i organizuar ne disa faza, (1) vazhdimi i stagënimit ekonomik për te shkaktuar shpërnguljen, (2) vazhdimin i mungesës se edukatës se larte për shqiptaret qe te detyrohen te largohen jashtë shtetit për te vazhduar studimet e larta, me shpresë qe mos te kthehen me, por edhe nëse kthehen, ju mbyllet çdo një perspektiv e punësimit ne sektorin profesional, (3) ngatërresa nder-fetare, dhe (4) si pasoj, asimilimi total i popullatës shqiptare ne atë vend.
Edhe qe prezenca e popullatës boshnjake nuk është aq e lasht ne Malësi, rezultatet e dëshiruare nga qeveria janë te dukshme. Si shembull, një numër qytetaresh, me origjinë puro shqiptare, tani janë bashkangjitur komunitetit boshnjak dhe identifikohen me kombësinë boshnjake. Dite e me shume evidentohen martesa mes popullatës boshnjake dhe asaj shqiptare, dhe ne rastet e shumta përfundojnë ne asimilim e shqiptarëve. Vendosja e popullatës boshnjake ka kontribuar dhe vazhdon te kontribuoj ne divergjenca konfesionale mes popullatës se Krishtere dhe asaj Myslimane. Edhe ne këtë drejtim, fatkeqësisht, politika malazeze, ne shume raste, ka arritur te krijoj konflikte nder-fetare ne Malësi. Rasti më evident ishte fill pas sulmeve te njësive speciale te policisë malazeze ndaj popullatës se Krishtere ne Malësi kur u torturuan dhe arrestuan 18 shqiptare, një ditë para zgjedhjeve te vitit 2006. Fill pas këtyre arrestimeve, te cilat sipas te gjitha gjasave, ishin sajuar për te influencuar zgjedhjet, qeveria malazeze dërgoj forcat policore për te “mbrojtur” te gjitha Xhamitë. Ky ishte një akt i pa nevojshme sepse asnjëherë gjate historisë se lavdishme te atyre trojeve, nuk ka ndodhur qe te sulmohet një Kish apo një Xhami. Pra ky ishte jo me pak se një akt me qellim provokues për te filluar ngatërresa nder-fetare.
Frikësohem se edhe ne këtë drejtim qeveria malazeze, pjesërisht, ka arritur ta ndaj Malësinë ne baza fetare, fenomen qe gjate tere historisë nuk ka ekzistuar. Ne listat e zgjedhjeve mund te vërehej njëfarë ndarje, jo totale, por e pjesshme. Kjo është evidentuar edhe ne votime, ku z. Dinosha, pothuaj, tere përkrahjen e ka nga pjesa e besimtaret Mysliman dhe shume pak nga pjesa e Krishterë.
Ku qëndron shkaku i koalicionit mes z. Dinoshes, Gjukanoviqit dhe Partisë Boshnjake?
Justifikimet e z. Dinoshes për koalicion me partitë sllave nuk mbajnë ujë. Pohimet se, “Mali i Zi për Shqiptaret është një kopsht me lule dhe se Mali i Zi nuk ka problem me Shqiptare” janë jo me pak se slogane qe nuk bazohen ne realitet. Ne çdo aspekt te jetës shqiptaret janë te diskriminuar.
A i kanosen probleme qeverise malazeze nga faktori pro-serb? Me siguri! Por nuk ekziston një prove qe mund te sugjeroj bashkëpunim mes forcave politike shqiptare dhe elementin pro-serb për ndryshimin e qeverise. Ky fakt u evidentua gjate referendumit për pavarësinë e Malit te Zi! Ishin votat shqiptarëve faktori vendimtare për pavarësinë e Malit te Zi.
Pra, justifikimi i “bashkëpunimit te forcave politike shqiptare me elementin pro-serb ne Malësi” nuk mban peshë. Elementi pro-serb ne Malësi kurrë nuk ka qene faktor. Asnjëherë deri me tani nuk ka arrite te fitojnë me shume se një mandat ne Kuvendin e Tuzit. Ndaj, pohimet e z. Dinoshes se gjoja “ashte bere rival i Partive Shqiptare sepse bashkëpunojnë me elementin pro-serb” është një propagandë e sajuan për konsumim nga jashtë, koncept qe mjerisht e ka blere edhe Tirane dhe Prishtinën zyrtare dhe si pasoj, me përjashtim te ndonjë individi, politika zyrtare e te dy shteteve shqiptare ne Ballkan, “ për hire te një gjeopolitike ne Ballkan,” vazhdon te përkrah faktorin politike qe po punon kundër te drejtave te shqiptareve, derisa Mali i Zi, për një grusht qytetare te Kosovës me kombësi malazeze, me te drejta me te plota se shqiptaret ne Mal te Zi, e ka kushtëzuar shkëmbimin e ambasadoreve me ndërhyrjen e qeverisë kosovare për te siguruar statusin e vençat te tyre.
Qëndroj me bindje se te gjitha këto justifikime janë jo me pak se një propagandë qe fatkeqësisht ka has ne blerës. Ku janë qëllimet e vërteta te këtij koalicioni? Këtë përgjigje askush nuk e dine me mire se vet z. Dinosha. Mendoj se ekzistojnë disa faktor te tjerë, temë qe do te trajtohet me kohe. Pa dyshim se edhe historia do ta trajtoj me kujdes dhe korrektësi!
Tani ti kthehemi komunës!
Arkitekti i komunës urbane është z. Dinosha, duke përdorur tri justifikime, ose me mire te themi, retorik, (1) atë “ekonomik”, (2) “frika e shkëputjes se Malësisë nga Podgorica qe mund te sjell partine pro-serbe ne kryeqytet”, dhe (3) “ ka vepruar sipas dëshirës se shtetit amerikan.” Asnjë nga këto justifikime nuk bazohen ne realitet. Madje, vet z. Dinosha gjate fushatës para-zgjedhore, temë kryesore e ka bere “referendumin” për Malësi. Nëse, me te vërtet, z. Dinosha e beson se Malesia nuk posedon bazën ekonomike për vetëqeverisje, nëse z. Dinosha, ne te vërtet, e beson se shkëputja e Malësisë nga Podgorica do te sjell fitore elementit pro-serb, dhe nëse, ne te vërtet, e beson se kjo është dëshira e mikut me te madh te Shqiptareve, SH.B.A., pse tani ai kërkon referendum për komunën e pavarur? Ne mos ka ndryshuar diçka gjate muajve te fundit qe e ka qetësuar “shqetësimin” e z. Dinoshes? Absolutisht jo! Realiteti ka qene dhe vazhdon te jete se Malesia i posedon resurset ekonomike për vetëqeverisje. Ajo ka ekzistuar pa ndihma qeveritare edhe deri tani. Përkundrazi, ekonomikisht Malesia do te jetë ne gjendje shume me te mire nëse i kontrollon resurset ekonomike vetë.
As retorika e dyte, se gjoja elementi pro-serb do te merrte pushtetin lokal te Podgoricën, po te bazohemi ne statistikat qeveritare te votimeve te viteve te fundit, nuk janë reale. Partia ne pushtet me koalicionin e saj kishte fituar çdo zgjedhje edhe pa asnjë vote shqiptare. Derisa “faktori amerikan”, herë pas here, gjate te gjitha takimeve qe kemi bere me Departamentit e Shtetit, implikimin amerikan ne çdo një çështje te brendshme te Malit te Zi, përfshirë këtu edhe Komunën Urbane te Tuzit, e ka mohuar kategorikisht. Departamenti i Shtetit Amerikan, sipas informacioneve “nga terreni” është ne bindje se Komuna Urbane është vendosur si pasoj e vullnetit te banorëve te Malësisë, e jo si pasoj e një akti arbitrar te një politikani.
Tani qe “Koalicioni për Tuzin Evropian”, me fjale te tjerë, “Koalicioni për Malësinë e Asimiluar”, është ne fuqi, ku qëndron e ardhmja e Komunës?
Unë mendoj e nuk eshë me kotë premtimi i z. Dinoshes qe referendumi te behet pas katër viteve. Qëndroj me bindje se po te zhvillohet referendumi sot, shumica dërrmuese do te votonin ne favor te komunës se vetme. Por, gjithashtu jam i bindur qe po te vendoset te mbahet referendumi pas katër viteve, do te behet vetëm nëse pushteti është i sigurt se referendumi pëson humbje.
Pasojat e menjëhershme te kësaj fitore do te janë:
1. Një angazhim afatshkurtër më i përkushtuar ekonomik i qeverise, me dy qëllime, (1) për te përfituar pik politike dhe përkrahje për status-quo, “komuna e vetme është me e keqe se ju me ne”, (2) plani agresive i asimilimit do te vazhdoj me hapat e përshpejtuar.
2. Për hire te “evropianizimit” dhe “bashkëjetesës me boshnjaket dhe elementin pro-boshnjak” mendoj se gjuha zyrtare e kuvendit dhe te gjitha institucioneve do te behet gjuha serbe. Pas gjuhës, shënjestër behet edukata, kultura etj., kështu qe e ardhmja mund ti ngjaj asaj fotografie te promovimit te “Koalicionit për Tuzin Evropian” ku ne mes te shume flamujve boshnjak dhe malazez kishte ngelur një flamur i vetëm shqiptar.
3. Ne katër vitet e ardhshme qeveria do te vazhdoj me politiken përçarëse konfesionale duke i qëndruar besnik motos, “shpërndaj e sundo”.
4. Vendosja e ndonjë figure ne krye te Komunës Urbane, jo me ndonjë përvojë për te udhëhequr një komune, sepse komuna, de-fakto, udhëhiqet nga Podgorica, por një person me emër shqiptar dhe te Krishtere, si thotë një fjalë e urte, “për te hedhur gurin dhe fshehur dorën” .
5. E gjithë kjo do te çoj drejt pasojave përfundimtare, tjetërsimi i identitetit shqiptar te Malësisë.
Përgjegjësia e humbjes se “Koalicionit për Malësinë” dhe c’far mund te bëjnë partitë politike shqiptare ne Malësi?
Edhe këtu gjeje shume pajtime me vlerësimet e z. Avzhiu, por faktorët janë te shumte:
1. Edhe qe partitë politike shqiptare me ne fund u bashkuan, bashkimi ishte i vonuar duke mos lenë kohe te mjaftueshme për një fushat rigoroze për te bind votuesit se ai ishte opsioni me i mire. Tragjedia me e madhe qe vazhdimisht evidentohet tek ne shqiptaret është se te gjithë duam te jemi prirës, te gjithë duam ta okupojmë vendin e pare.
2. Edhe ne në Diaspore nuk u treguam me një vullnet te duhur për te tejkaluar divergjencat personale dhe për ti dhënë një përkrahjen më me entuziast, qe ndoshta kishte ndihmuar.
3. Asfaltimi i ca rrugëve disa dite para zgjedhjeve dhe ryshfetet tjera, nuk kanë munguar për ti dhënë koalicionit te partisë ne pushtet minimumin e duhur për fitore.
Pajtohem plotësisht me z. Avzhiu se duhet bere ndryshime fundamentale te forcave politike. Formimi i një partie me një platforme politike qe kërkon te drejtat e shqiptarëve si një popull autokton, ne baze te normave dhe ligjeve ndërkombëtare është e domosdoshme.
Inkuadrimi gradual i elementit te ri ne fushën politike, po ashtu është i domosdoshëm.
Magjoranca ka fituar vetëm një mandat me shume. Opozita duhet te loz rolin e një opozite mire te organizuar dhe te përgatitur për transparence dhe për respektimin e ligjeve, jo vetëm te atyre shtetërore, por edhe ndërkombëtare. Ne veçante, ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe te pakicës autoktone shqiptare.
Frikësohem se fal organizmit te mire te forcave opozitare, me ndihmën dhe angazhimin me konstruktive te diasporës, Malesia do te përjetoj fatin e rajoneve tjera shqiptare, qe ne gjysmën e shekullit te kaluar ishin te banuara pothuaj tërësisht nga shqiptaret, derisa sot përbejnë një minoritet te vogël duke humbur gjuhen dhe identitetin e tyre.
Kjo de te ishte një humbje e madhe jo vetëm për ata qe e besojmë, ne shpirt, se është e drejta e atij populli te jeton i lire me identitetin shqiptar te pa cenuar, por humbja e Malësisë do te jete një humbje e një thesari te shtrenjtë te historisë gjithë-shqiptare, sepse gjate shekujsh ky vend ka dhëne një kontribut shume te madh ndaj ekzistencës sonë kombëtare.
Gjon Lulgjuraj
Florida – 29 Maj, 2010

BESIMTARI- Antar i e aktiv
- Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010
Similar topics
» Rezultatet direkt
» Imamet e Kavajes, kunder zgjedhjeve
» Maqedoni, 22 marsi zyrtarizohet si data e zgjedhjeve
» Studentët shqiptarë në Amerikë por lartësojnë kombin me rezultatet e larta që po shënojnë
» Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi