FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve

Shko poshtë

Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve Empty Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve

Mesazh nga ADMIN Wed Mar 25, 2009 6:48 pm

Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve


BRUKSEL-"Unë i këshilloj Shqipërisë të mos aplikojë për në BE para zgjedhjeve të qershorit". Kështu është shprehur sot, komisioneri europian për Zgjerim, Olli Rehn. Sipas tij, zgjedhjet janë vendimtare, pasi janë provë për stabilitetin në vend.
Që nga nisja e debatit për aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian, lançuar nga Kryeministri, Sali Berisha, reagimi i ndërkombëtareve ka qenë negativ, duke e quajtur këtë si një hap të nxituar. Berisha ka thënë se Shqipëria do të aplikojë brenda presidencës çeke të BE-së (janar-qershor 2009).
Ndërkohë sot vjen edhe reagimi, i komisionerit të BE-së për Zgjerim i cili jep të njëjtën këshillë 'durim me aplikimin'. Zyrtari i lartë europian thotë se ky nuk është momenti i duhur për Shqipërinë, pasi ende nuk ka bindje se standaret e kërkuara po plotësohen. "Zgjedhje të rregullta dhe të lira janë kushti për anëtarësim", veçoi ai.
Ndërsa për liberalizimin e vizave, Rehn tha se "ekspertë të BE-se kanë qenë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe po hartojnë një raport mbi kushtet specifike që paraqet secili shtet. Sipasa tij, për liberalizimin e vizave kriter kryesor janë pasaportat biometrike, aplikimet për të cilat sapo kanë nisur në vendin tonë si dhe siguria e kufinjve.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve Empty Re: Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve

Mesazh nga ADMIN Wed Mar 25, 2009 6:50 pm

Komisioneri europian, Olli Rehn: Mos aplikoni në BE para zgjedhjeve Olli_Rehn_1108384c%5B1%5D


Nuk e kuptoj se cfare DISTABILITETIT pret ky olli!! a EDHI ,si e ka emrin ky ,ne shqiperi ,si te fitoj e majta ashtu edhe e djathta ,ai do te jete nje vendim i popullit shqiptar dhe ne qofte se i intereson BE shqiperia ,ata duhet me cdo kusht te respektoje vendimin i nje populli sovran ,dhe per sa i perket qortimit per Kryeministrin tone qe SALI BERISHA tha per aplikimin e shqiperise per tu futur ne BE ,ai ben shume gabim qe mundohet te na mesoje publikisht ,nuk i dergon nje mesazh ptivat ,apo don qe te mesoj kryeministrin e nje shteti per mes gjithe botes ,nuk e din ky edhi se ne shqiptaret nuk kemi deshire te bejme si thote ZOTROTE por do te bejme sikur ka deshire populli shqiptar ,dhe per se nuk jemi gati akoma per BE ,cilat kushte nuk kemi plotsuar .

Sikur te isha kryeminister do ti thoja keti EDHIT ne sy te te gjithe botes ,

TE FALENDEROJ SHUME ZOTI KOMISIONER PER SUGJERIMIN QE ME DHE, POR MUA ME KA BESUAR POPULLI I SHTETIT ALBANIN QE TE JEM KRYEMINISTER I KETIJ POPULLI ,QE TE BEJ CFARE TE DESHIROJ KY POPULL, DHE SOT KY POPULL KA DESHIRE QE TE APLIKOJE PER TU FUTUR NE BASHKIMIN EUROPIAN, DHE UNE SI KRYEMINISTER ,E KAM PER DETYRE PER TE SHKRUAR KETE APLIKACION ,UNE NUK PO BEJ AS NJE GABIM ,PERVEC PO BEJ DETYREN TIME SIPAS DESHIRES TE POPULLIT TE SHTETIT ALBANIA ,THENK YOU MISTER KOMISIONER
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi