Mashtrimi 2 milionë USD, lirohet shqiptari
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Mashtrimi 2 milionë USD, lirohet shqiptari
Mashtrimi 2 milionë USD, lirohet shqiptari
Xhorxh Hajati, i arrestuar nga FBI dhe i ekstraduar në SHBA, paguan garanci pasurore. Vendimi i gjykatës amerikane
Xhorxh Hajati, i arrestuar nga FBI dhe i ekstraduar në SHBA, paguan garanci pasurore. Vendimi i gjykatës amerikane
Sokol Çobo
Lirohet shqiptari i akuzuar në SHBA për mashtrimin e 2 milionë dollarëve. Gjergji Hajati ka lënë qelinë pas një garancie pasurore prej 30 mijë USD. Sipas të dhënave nga Interpoli, Hajati u prangos disa muaj më parë në Shqipëri për llogari të FBI-së, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Pas disa vendimeve gjyqësore, ai është ekstraduar në SHBA, ku iu nënshtrua një procesi gjyqësor dhe informacionet që vijnë nga Amerika flasin se Hajati është liruar kundrejt një garancie pasurore. Ai ka derdhur në bankën e Konektikatit një shumë prej 30 mijë USD, shumë e kënaqshme sipas autoriteteve vendase për të fituar lirinë pas arrestit në Shqipëri. Nga të dhënat e marra rezulton se hetimi nga Hajati do të realizohet në gjendje të lirë. Sipas drejtësisë shqiptare, pas arrestimit, Hajati i është dorëzuar mareshalëve amerikanë. Ai u është dorëzuar në Rinas mareshalëve të SHBA-së, të cilët ndihmuan në arrestimin e tij, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri nga kufiri me Malin e Zi. Për 31-vjeçarin shqiptar, i cili njihet me emrin Gjergji Hajati, ishte lëshuar urdhër-arresti që më 24 janar të një viti më parë nga Gjykata e Distriktit të Konektikatit. Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur pro ekstradimit të tij në drejtim të SHBA-së, i cili akuzohet për mashtrim me postë. Ai akuzohet se ka përfituar me anë të mashtrimit rreth 2 milionë dollarë amerikanë nga bankat lokale. Pak ditë para shpalljes në kërkim nga agjentët e FBI-së, shkodrani me shtetësi amerikane, Gjergj Hajati, është larguar nga SHBA-ja, ndërsa kishte marrë rrugën e rikthimit në Shqipëri, duke tentuar të futej nëpërmjet Malit të Zi. Me kërkesë të Zyrës Federale të FBI-së, Gjykata e Distriktit të Konektikatit në Harford, ka caktuar ndaj shkodranit, më 24 janar 2008, masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.
Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, që mban numrin e çështjes 889 dhe që u shqyrtua nga gjyqtari Micko, mësohet se FBI-ja e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shkodranin Hajati që më 24 janar të vitit të kaluar. Kjo për shkak se ndaj tij është ngritur zyrtarisht akuza e mashtrimit me anë të falsifikimit, duke përfituar kredi në shumën monetare të rreth 2 milionë dollarëve. "Pak ditë para shpalljes në kërkim nga agjentët e FBI-së, shkodrani me shtetësi amerikane, Gjergji Hajati, i njohur ndryshe me emrin George Hajati, është larguar nga SHBA-ja. Pas shpalljes në kërkim, emri i tij është renditur në listën e ndër më të kërkuarve të Interpolit. Me ndihmën e agjentëve të Departamentit Amerikan të Shtetit pranë ambasadës amerikane në kryeqytet, agjentëve të FBI-së në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është zbuluar vendqëndrimi i shkodranit Hajati.
Similar topics
» Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI
» Bum vizitoresh ne YouTube, 100 milione ne nje muaj
» Kriza, 30 milione euro per bizneset
» Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale
» Bum vizitoresh ne YouTube, 100 milione ne nje muaj
» Kriza, 30 milione euro per bizneset
» Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi