FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona

2 posters

Shko poshtë

Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona Empty Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona

Mesazh nga ADMIN Thu Jun 25, 2009 7:08 pm

Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona


“Qytetare dhe qytetare te Elbasanit. Gara eshte e jona! Fitorja eshte e jona. Rrofshi ju! Rrofte fitorja!”.
Me keto fjale kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka mbyllur fushaten elektorale ne Elbasan, qarku i trete per nga rendesia qe con ne Parlament 14 deputete.
Zoti Berisha premtoi rritjen e standarteve te jeteses, nese shqiptaret e votebesojne per nje madat te dyte qeverises.
“Me 28 qershor te gjithe qytetaret e Elbasanit, pavaresisht nga bindjet politike, te bashkohen njeri me tjetrin. Se bashku te votojme per endrren evropiane. Vota per ne eshte vota per autostraden e re Elbasan-Tirane, per autostraden e re Qukes-Qafe Plloce-Pogradec”, ka pohuar Berisha.
Ne Elbasan, kreu i demokrateve tha se vendimi per futjen e letrave me vlere ne tregun e legalizimeve eshte nje nga masat lehtesuese per qytetaret.
“Legalizimi eshte vepra jone, eshte premtimi yne, eshte fjala jone e dhene. Une ju garantoj ju se kjo qeveri ka pergatitur cdo gje dhe po legalizon jo me pak se 5 mije banesa cdo jave”, ka premtuar Berisha.
Si ne cdo takim elektoral, edhe ne Elbasan, kreu i demokrateve u beri thirrje shqiptareve te votojne per siglen e Partise Demokratike.
“Ne 28 qershor votoni 10-en. Votoni idealin tuaj europian, idealin e Kristoforidhit dhe te burrave te medhenj te kombit dhe Elbasanit. Votoni 10-en. 10-ta jeni ju vete, 10 eshte Shqiperia blu, eshte Partia Demokratike, eshte Europa blu”, eshte shprehur Berisha.
Berisha ne Farke
Disa qindra metra larg Saukut, ne vijen ndarese mes bashkise se Tiranes dhe komunes se Farkes, rreth 200 familje i kerkuan kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha shkeputjen nga administrimi i bashkise dhe bashkimin me Farken.
“S’ka shkelur kush nga bashkia dhe s’ka asnje lloj sherbimi. Tani nuk do kaloni ne rrugen e Farkes, por kryetari i minibashkise do te marre te gjitha fondet per urbanizimin e kesaj zone”, u ka premtuar Berisha banoreve.
Kreu i qeverise, bashke me kandidatin per deputet te Partise Demokratike, Gent Strazimiri, thane se ky eshte nje rast unik, kur banoret e kryeqytetit duan te shperngulen drejt nje komune.
“Se po te jete per kryetarin e bashkise, ai ka lindur ne bllok dhe mendjen e ka vetem ne bllok. Por 28 qershori eshte shume afer dhe me mesa duket po i rreshket edhe karrigia e bashkise”, ka pohuar Berisha.

Berisha me artistet
Kryeministri Sali Berisha ka kaluar nje mbremje te vecante mes artisteve shqiptare ne Teatrin Kombetar.
Bashke me kandidaten per deputete, aktoren e mirenjohur Rajmonda Bulku, zoti Berisha eshte takuar me artistet me ne ze te Shqiperise.
Duke i vleresuar artistet si nje komunitet elitar, zoti Berisha bisedoi me njerezit e kultures per projektin e Shqiperise europiane, te cilen kryeministri e cilesoi si nje projekt ambicioz, por i mundshem dhe real.
“Ne do t’ju mbeshtesim, do te mendojme bashkarisht per nje status te vecante per artistet, sepse krijimet nuk jane vetem ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera dhe artistet nuk mund te veprojne sipas humorit te nje kryetari bashkie apo komune, qe nderrohet cdo kater vjet”, ka deklaruar Berisha.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona Empty Re: Berisha ne Elbasan: Fitorja eshte e jona

Mesazh nga arberia Sat Jun 27, 2009 3:40 pm

Edhe Elbasani besoj se do te jete blu. cheers
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi