FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit

Shko poshtë

Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit Empty Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit

Mesazh nga ADMIN Tue May 12, 2009 4:18 am

Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit
Refuzon shefen e ODIHR. Alarmohet BE-ja


Kryeministri Sali Berisha shfrytëzon rastin të "hakmerret" ndaj raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. Shefi i qeverisë shqiptare ka refuzuar takimin e prezantimit me kryesuesen e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Britanikja Audry Glover rezulton të ketë qenë drejtuesve e ODIHR-it në kohën kur në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e famshme të vitit 1996. Situata duket se ka hyrë në një ngërç. Në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë. Në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që mesa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Glover. Në situatën e krijuar është përfshirë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Burime diplomatike pranë Këshillit të Bashkimit Evropian rrëfyen dje për "Alsat" se autoritetet shqiptare e kanë befasuar Brukselin me sjelljen e tyre ndaj kreut të misionit vëzhgues të ODIHR-it, ambasadores britanike Audrey Glover, e cila mbërriti në Tiranë javën që kaloi. "Jemi të shqetësuar nga informacionet që kemi marrë për tentativat nga ana e qeverisë për zëvendësimin e një anëtari të zgjedhur nga ODIHR", deklaroi një zyrtar i lartë i BE-së. "Këto emërime bëhen gjithmonë pa lejen e vendit pritës dhe të asnjë organizate tjetër dhe BE e mbështet krejtësisht këtë parim", tërhoqi vëmendjen më tej ky zyrtar. Të njëjtat burime rrëfyen se ambasadoren Audrey Glover e kanë shmangur nga pritjet e kortezisë ku duhet të merrte pjesë me Kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, si edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në vend të saj ka marrë pjesë zëvendësshefi i këtij misioni. "Argumenti i vetëm i kundërshtisë që njihet deri më sot është pozicioni që ambasadorja Glover ka pasur në krye të ODIHR-it në vitin ‘96, kohë kur në Shqipëri janë mbajtur zgjedhje të kontestueshme. Ky argument jo vetëm që është i pakuptueshëm për BE-në, por edhe ndjell sinjale jo fort të mira për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që po afrojnë", shtoi më tej zyrtari i BE-së. Sipas të njëjtave burime, sjellja e autoriteteve shqiptare ndaj kreut të misionit vëzhgues rrezikon që në nisje vetë raportin e këtij misioni. "Një raport me përmbajtje negative do të rrezikojë jo vetëm aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat, por edhe kandidaturën e vendit për kryesimin e OSBE-së në vitin 2012", rrëfeu zyrtari i BE-së. "Emërimi i ambasadores Glover është i pandryshueshëm edhe për faktin se pas një precedenti të tillë çdo vend tjetër me probleme do të kërkonte të zgjidhte vetë krerët e misioneve vëzhguese", shtoi zyrtari i Këshillit Evropian. "Tashmë sytë tanë janë të drejtuar mbi këtë çështje dhe do të vazhdojmë të ndjekim nga pranë zhvillimin e situatës. Nëse qëndrimi i autoriteteve shqiptare nuk ndryshon, atëherë do të ketë edhe veprime zyrtare nga ana e BE-së, si në rastin e ligjit të lustracionit", paralajmëroi zyrtari evropian. Audrey Glover është një avokate e të drejtave të njeriut dhe në vitet ‘94-‘97 ka drejtuar zyrën e ODIHR-it. Më parë ajo ka mbajtur detyrën e përfaqësueses britanike në Komisionin Evropian dhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Nga viti 1998 deri në vitin 2003 ajo ka drejtuar delegacionin britanik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. Glover ka drejtuar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Bjellorusi gjatë vitit 2004, në Kazakistan gjatë vitit 2005, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin 2006 dhe në Ukrainë gjatë vitit 2007. Ajo ka punuar në Bagdad si këshilltare për të drejtat e njeriut pranë autoritetit të përkohshëm të Irakut dhe Ministrisë irakiane për të Drejtat e Njeriut në vitet 2004, 2005 dhe 2006.


Misioni vëzhgues raportoi probleme dhe dhunim të procesit elektoral


Raporti i "trishtë" për

zgjedhjet e 26 majit


Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 mbeten një element kyç në marrëdhëniet midis OSBE/ODIHR-it dhe politikës shqiptare. Qindra vëzhgues të huaj ishin në qendrat e votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit, por u penguan, nuk u lanë të vëzhgonin dhe panorama e tyre nuk mund të ishte edhe aq e plotë, dhe jo vetëm për shkak të numrit të kufizuar të vëzhguesve krahasuar me numrin e qendrave të votimit. Në raport thuhej se shumica e kutive të votimit ishin të pambyllura. Shumë prej vëzhguesve vërejtën një prezencë të madhe të policisë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, sidomos në Berat dhe Lushnjë, ku uniformat ishin shumë aktive dhe madje edhe gjatë numërimit të votave. Në disa qendra votimi, përfshi Tiranën, Beratin dhe Kukësin, vëzhguesit panë persona të paidentifikuar dhe civilë të armatosur, ndërsa banorët thanë se ishin të policisë sekrete (SHIK-ut). Në Kuçovë, shefi i qendrës së burgimit vizitoi të gjitha qendrat e votimit.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit Empty Re: Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit

Mesazh nga ADMIN Tue May 12, 2009 4:31 am

Qeveria: Të ikë ambasadorja e ODHIR




Berisha "hakmerret" për zgjedhjet e 26 majit Mby







TIRANË- Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kështu raportoi dje "Zëri i Amerikës" në edicionin qendror të lajmeve, duke iu referuar kurrikulumit të drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike, Audry Glover. "Kurrikulumi, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundmi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR-it, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë, kur ajo, nga 1994-a deri në 1997-ën, ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë, e cila është sërish sot në pushtet, ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover. Madje, sipas eksponentëve të shumicës, raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare",- thuhet në raportin e përgatitur dje nga "VOA". Po sipas "Zërit të Amerikës", situata duket se ka hyrë në një ngërç. Ajo raporton se në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë, ndërsa në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Sipas "VOA"-s, në situatën e krijuar është përfshirë edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik me "Zërin e Amerikës", ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura në 1996-ën. Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim te arbitri, ky besim mund të cenohet. E pyetur nga "Zëri i Amerikës", pak ditë më parë, nëse ishte e shqetësuar për kundërshtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit të saj, ambasadorja Glover tha se ajo do të bënte punën e saj siç duhet, duke shtuar se 1996-a është një histori që i përket së kaluarës dhe se në këto 13 vite Shqipëria ka ndryshuar shumë. Por "VOA" raporton se kur po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambasadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e Jashtëm dhe as me Kryeministrin Berisha. Një situatë e tillë duket se ka krijuar shqetësim edhe tek zyrtarët e Bashkimit Europian. Mediat shqiptare të akredituara në BE, raportuan dje se zyrtarët evropianë, jo zyrtarisht, janë shprehur se një raport për zgjedhjet me përmbajtje negative, rrezikon kandidaturën e Shqipërisë për të kryesuar OSBE-në në 2012-ën, por edhe aplikimin për në BE. Ndërsa duke iu referuar pikërisht problemit të fundit të shfaqur nga autoritetet shqiptare, mediat njoftojnë se nga ky organizëm pritet që të ketë edhe një qëndrim zyrtar.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi