FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit

2 posters

Shko poshtë

Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit Empty Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit

Mesazh nga Ilda Tue Jan 20, 2009 5:13 am

Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit



Pas datës 1 maj, plot 7.7 miliardë lekë do të shpërndahen në duart e rreth 107 mijë punonjësve të administratës shtetërore, që do të përfitojnë nga rritja e rrogave. Por nga ky fond do të marrin pjesën e tyre edhe pensionistët. Të moshuarit e fshatit, ndonëse marrin vetëm gjysmën e pensioneve të bashkëmoshatarëve të tyre në qytet, sërish do të gëzohen nga rritja prej 20% e pensionit. Kjo, pasi nga 5 mijë lekë që marrin aktualisht në muaj, pas 1 majit do të marrin edhe 1 mijë lekë më shumë. Po kaq është edhe shuma që do t‘u shtohet pensionistëve në qytet (atyre që marrin pension minimal), rritja për të cilët ka qenë vetëm 10%. Kjo diferencë bëhet për të sistemuar disnivelin e madh mes pagesës së pleqërisë së qytetit dhe të fshatit.

Por ata që do të ndiejnë më së shumti përfitimin e ri nga buxheti i shtetit janë punonjësit e administratës. Rroga mesatare mes tyre do të arrijë shumën e 46 mijë lekëve. Ndërkohë që mësohet se është marrë vendimi se mes buxhetorëve, pavarësisht pozicionit dhe arsimimit, nuk do të ketë rrogë më të ulët se sa 21 mijë lekë. Në këtë kategori, më së shumti përfitues do të jenë shoferët e sanitaret, si dhe personeli tjetër mbështetës i shërbimeve në institucione.

Në listën e rritjes së rrogave janë edhe 2 mijë infermierë, që në fund të muajit do të numërojnë mesatarisht një pagesë prej 30.6 mijë lekësh. Gjithashtu, 4 mijë mjekë do të marrin një rrogë që arrin në 48 mijë lekë në muaj. Kjo pagë rritet më tepër për shefat e shëndetësisë dhe mjekët, që përpos të tjerave kanë edhe vjetërsinë në punë. VKM-ja për sektorin e shëndetësisë ka parashikuar një rritje page prej 12.3% në total.

Secilit prej tyre paga do t‘u llogaritet në mënyrë të diferencuar nga zyrat e financës së institucioneve përkatëse. Në vendimin e Këshillit të Ministrave saktësohet se “rritja mesatare e pagave në sektorin publik për vitin 2009 do të jetë 10%”. Ndërsa për mësuesit e sistemit parauniversitar, kjo do të arrijë në masën e 14% pas 1 majit 2009. Kështu, një mësues që aktualisht paguhet me 28 mijë lekë në muaj, pas kësaj date do të mund të marrë rreth 32 mijë lekë. E natyrisht edhe këtu përllogaritjet për pagën e gjithsecilit do të kryhen mbi bazën e të dhënave personale, ku një rol të rëndësishëm luajnë vitet e punës dhe kualifikimet. Rritja e rrogave të pedagogëve në universitete do të jetë e diferencuar, mbi bazë të kushteve të tjera individuale.

Nga rritja e pagesave mujore të gjysmës së dytë të këtij viti pritet të gëzohen edhe familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike. Përfaqësues të Ministrisë së Punës konfirmojnë se është përgatitur drafti për miratimin e rritjes së përfitimit nga ndihma ekonomike. Kjo, edhe për faktin se skema është duke “u krehur” nga përfituesit abuzivë, përjashtimi i të cilëve automatikisht rrit pagesat për nevojtarët e vërtetë.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit Empty Re: Rrogat e pensionet, sa rriten pas 1 majit

Mesazh nga arberia Tue Jan 20, 2009 3:42 pm

Gjithashtu,4 mije mjeke do te marrin nje rroge qe arrin ne 48 mije leke ne muaj....
Po kjo rroga e mjekeve nuk me pelqen fare.E si mund te marre nje mjek kaq pak ?Dhe pastaj themi qe jane te korruptuar?me duket nje politike diskriminuase per mjeksine shqiptare,duke ditur se korrupsioni ne shendetsi eshte gati i pashmangshem dhe nje faktor qe nuk e zhduk dot kete korupsion,mendoj qe eshte paga shume e ulet e mjekut.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi