Berisha kurorëzon homoseksualët
3 posters
FORUM SHQIPTAR :: SHOQERORE :: SKANDALE
Faqja 1 e 1
Berisha kurorëzon homoseksualët
Berisha kurorëzon homoseksualët
Kryeministri hap debatin mbi lidhjet intime midis personave "gay": Pavarësisht reagimeve, unë i mbështes. T‘i martojmë me ligj
Kryeministri hap debatin mbi lidhjet intime midis personave "gay": Pavarësisht reagimeve, unë i mbështes. T‘i martojmë me ligj
Eva Gjura
Dëshira e shqiptarëve për t‘u anëtarësuar në Bashkimin Europian duket se ka dhe anët e saj të vështira për t‘u pranuar. Pas 18 vjetëve pluralizëm, Shqipëria pritet t‘u thotë po martesave mes homoseksualëve dhe kjo gjë tashmë do të bëhet me ligj. Kryeministri Sali Berisha, në takimin ndërministror për integrimin ka deklaruar dje se duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e munduar me çeljen e sesionit të ri parlamentar ligji kundër diskriminimit, i cili vjen si kusht i BE-së. Megjithëse një kërkesë e tillë është shoqëruar me të qeshura nga vetë Berisha, i cili lexonte vendimin pro edhe nga ministrat e kabinetit dhe gazetarët, kreu i qeverisë ka vijuar më tej duke sqaruar se çfarë ishte ky ligj dhe cilët ishin hartuesit e tij. Sipas Berishës, ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Berisha ka kërkuar nga ministrat e tij që të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato. "Unë mendoj se pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane", vlerësoi Berisha. Ai ka informuar mediat dhe ministrat se ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që zhduk një lloj diskriminimi. Sipas kreut të qeverisë "këtu nuk ka një qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave". Fatmirësisht, tha ai, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. "Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat në të cilat aderon dhe është e detyruar t‘i respektojë", u shpreh Berisha. Vërtet, tha ai, që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni. Më mirë, vijoi ai, të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin. Mësohet se kërkesa për miratimin e një ligji të tillë është bërë nga Shoqata joqeveritare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, e cila drejtohet nga Elsa Ballauri. E kontaktuar nga gazeta "Shqip", Ballauri sqaroi se projektligji është në fazën përfundimtare të tij dhe në shtator do të paraqitet në Kuvend, por për çeljen e dritës jeshile të miratimit nga qeveria ka më se një vit që po punohet. Gjithashtu, ajo sqaron se projektligji nuk ka të bëjë konkretisht me martesat brenda së njëjtës gjini, por është një ligj për diskriminimin. Sipas Ballaurit është një koncept më i gjerë ku nga ky projektligj përfitojnë të gjithë pakicat apo ato shtresa të cilat ndihen të diskriminuara, si njerëzit me ngjyrë, ish të burgosurit, njerëzi me probleme të dukshme fizike, apo deviacione. Ajo saktëson se nuk ka një nen të veçantë i cili ka të bëjë me lejimin e martesave brenda së njëjtës gjini, megjithëse nëpërmjet këtij ligji ata favorizohen. Sipas saj, pika kryesore në këtë projektligj është e drejta për të punuar, pra sqaron ajo nëse një punëdhënës nuk e pranon në punë një person i cili në rastin konkret mund të jetë homoseksual ai ka të drejta ta hedhë në gjyq dhe avokati me këtë ligj ka të drejta ta marrë në mbrojtje. Sepse, thekson Ballauri, deri më tani nuk kishte një ligj i cili i mbronte këto shtresa. Ballauri sqaron se ky ligj ekziston në vendet kryesore të Europës dhe funksion më së miri. Shqipëria ka punuar mbi disa modele për t‘i paraqitur një variant të mirë Kuvendit për miratim, është punuar mbi modelin suedez, holandez, anglez, por dhe austriak.
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Vertete nje skandal per kryeministrin e Shqiperise,ai mendon se nuk ka rruge tjeter per te shkuar ne Europe ,por eshte plotsisht gabim ,populli Shqiptar kurre nuk do ta prenoj nje gje te tille ,jo se nuk jemi te cilivizuar dhe te modernizuar ,por perkundrazi kultura jone eshte shume e mrrekullueshme dhe e lashte ,turp per kryeministrin ,mos te lejojme Europen te tallet me neve ,sepse ne kemi plotsisht te drejte qe te votojme kundra kesaj gjeje cnjerzore Turp ,jam shume i revoltuar
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Martesat brenda gjinise, feja kunder
Komunitetet fetare kundershtojne me force nismen ligjore te qeverise per lejimin e marteses mes sekseve te njejta, duke e quajtur ate nje ves te papranueshem dhe te demshem per shoqerine.
“Martesa eshte bashkim i sekseve te ndryshme dhe nuk eshte e pranueshme qe te behet mes homoseksualeve”, thote monsinjor George Frendo.
Edhe imami i Xhamise se Tabakeve, Elvic Naci thote se ky akt shihet si nje mekat i madh, ndaj parlamentaret nuk duhet te behen pjese e ketij drafti.
Madje Monsinjor Frendo shkon me tej dhe parlajmeron se ligjerimi i martesave gay, perben nje kercenim te madh per familjen.
“Ne rast se sot lejohen martesat mes homoseksualeve, ne te ardhmen do te kerkohet adoptimi i femijeve, gje qe do te coje ne shkaterrimin e familjeve. Sot duhet te luftojme kunder divorceve dhe jo te lejojme martesa te tilla”, tha Monsinjor Ftendo.
Qeveria e justifikoi miratimin e ligjit per martesat ne gjini si nje nga kriteret qe duhet permbushur per antaresimin e vendit ne Bashkimin Europian, por kjo teze hidhet poshte nga perfaqesues te komunitetit mysliman.
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Homoseksualët italianë: Do shkojmë të jetojmë në Shqipëri
Mediat e huaja përqendrojnë vëmendjen te martesat gay në vendin tonë
Shoqata e homoseksualëve italianë "Arcigay" paralajmëron se do të shpërngulet drejt Shqipërisë tani që në këtë vend do të lejohen martesat gay. Një lajm ky që duhet të gëzojë Ministrinë e Turizmit, e cila do të raportojë shifra më të larta turistësh nga bota. "Komuniteti homoseksual italian do të shkojë të jetojë pas disa muajsh në Shqipëri. Një tjetër vend europian po i tregon Italisë se çfarë do të thotë të rritesh në të drejtat civile dhe sociale", pohon shoqata "Arcigay". E përveç ankesave ndaj qeverisë së tyre, ata nuk kanë lënë mënjanë ovacionet për veprimin e kreut të qeverisë shqiptare. Sipas tyre, "me këtë ndërhyrje parlamentare, Kryeministri Sali Berisha e ka përcaktuar si të papranueshme diskriminimin e personave gay, duke shpjeguar se me adaptimin e këtij ligji Shqipëria do t‘i afrohej Europës. Ata kanë përfituar nga ky qëndrim për të goditur shtetin e tyre, për të cilin u shprehën se "vetëm në Itali politika si ajo e djathtë dhe e majtë nuk është e aftë as të diskutojë të drejtat e personave homoseksualë dhe tashmë jemi të fundit në Europë ku familjet homoseksuale nuk kanë asnjë lloj njohjeje". Në fund të qëndrimit të tyre, shoqata e homoseksualëve italianë thekson se "në muajt e ardhshëm, në shenjë të këtij zhvillimi kulturor dhe social do të organizojmë barka për të kaluar Adriatikun dhe për të shkuar e për të ndërtuar marrëdhëniet tona në këtë vend ballkanik".
Një reagim mjaft optimist dhe madje entuziast ka manifestuar dje edhe Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gay, biseksual, transxhender). Ajo pohon se e ka mirëpritur deklaratën e Kryeministrit Berisha në mbështetje të ligjit kundër diskriminimit dhe të drejtës së martesës për personat gay në Shqipëri. "Shpresojmë të kemi mbështetjen e të gjitha palëve dhe miratimin e ligjit kundër diskriminimit sa më shpejt pas fillimit të sezonit të ri parlamentar. Ky nuk është vetëm një hap drejt integrimit europian, por i shërben kryesisht emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ne jemi krenarë që vendi ynë po i bashkohet shumë vendeve të tjera, duke mbështetur barazinë dhe duke refuzuar diskriminimin ndaj personave homoseksualë, biseksualë dhe transxhender", thuhet në deklaratën e kësaj aleance.
Por, edhe lajmi se Shqipëria do të njohë me ligj martesat "gay" ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë mediave ndërkombëtare. Kështu, "Associated Press" duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit "Berisha", thekson se vendi ynë e ka shumicën e popullsisë myslimane dhe se e drejta e besimit ndalohej gjatë periudhës së regjimit komunist në vitet 1944-1990. "Earthtimes" në faqen e saj të internetit thekson se "homoseksualiteti dënohej me 10 vite burg në periudhën e komunizmit". Britanikja "Pinknews" bën të ditur se komisionerët e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut kanë vënë në dukje problemet që vuajnë homoseksualet në Shqipëri. A.Rr.

Une isha krejt i sigurte se ai Italjani qe foli mire per Shqiperine para disa diteve ,spaska pasur hallin e Shqiperise ,por paska pas hallin me largua pederat nga Italia
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Juristët
Kodi i familjes ndalon martesat gay
Kodi Shqiptar i Familjes nuk i lejon martesat brenda gjinisë,
edhe nëse për këtë mbërrin një projektligj në Parlament. Më parë duhet ndryshuar Kodi dhe për këtë nevojiten 84 vota nga 140 deputetë. Një shpjegim i tillë vjen nga Aureola Anastasi, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ajo thotë se "nuk ka një pikë në draftin e përgatitur nga organizatat për të drejtat e njeriut në vend, ku të kërkohet legjitimimi i martesave mes homoseksualëve, por edhe nëse do të kishte një të tillë, ky ligj nuk do të mund të kalonte për miratim në Parlament, pasi më parë, do të duhej të ndryshohej Kodi i Familjes". Në të vërtetë, Kodi i Familjes përcakton se martesë konsiderohet ai veprim që kryhet mes mashkullit dhe femrës. Pra, përjashtohet ligjërisht që të funksionojnë qoftë edhe me një ligj shtesë martesat brenda gjinisë. Elsa Ballauri, kryetare e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, shprehet se "ne jemi iniciatorë të projektligjit kundër diskriminimit të minoriteteve të caktuara. Në draftin që ne kemi paraqitur nuk kemi kërkuar dhe nuk kemi ndërmend të kërkojmë që të ligjërohen martesat brenda gjinisë".
Ajo theksoi se "ne e konsiderojmë të papërshtatshme për Shqipërinë që të ketë martesa të homoseksualëve".

O zot sa te degjeneruar dhe te flliqur jane keta Europjanet sidomos keta pasardhesit ROMAK, o zot sa te poshter ,shife kane cuar kete italianin me fole mire per neve ne Tiran dhe per ti thene kryeministrit se te gjitha punet per te shkuar ne Europe jane duke ecur mire ,vetem nje gje qe duhet ti prenoni edhe PEDERAT ,keta e kane ditur shume mire qe populli shqiptar nuk e lejon nje gje te tille ,atehere me gjete protekstin qe nuk i plotsoni kushtet,o zot sa te degjeneruar,
Po ky kryeministri jone sa i trashe me ra viktime e kesaj kurthe te kulshedres shtrige Europjane
Po ky kryeministri jone sa i trashe me ra viktime e kesaj kurthe te kulshedres shtrige Europjane
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
S'e besoj se do te ndodhe ,pasi do te kete reaksion te forte ne popull.
Po ka lujt mendsh Ky Sala mos te harroje se cndodhi me monumentin e diktatorit dhe ta vere veten ne vend te tij ,duke mos harru se vete eshte i gjalle
Po ka lujt mendsh Ky Sala mos te harroje se cndodhi me monumentin e diktatorit dhe ta vere veten ne vend te tij ,duke mos harru se vete eshte i gjalle
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Nuk eshte budall,sala,jo,pale si jane punete me keta dreq nderkombetare se na u henger shpirti me keto lloje detyre shtepie,s'me duket fare normale aprovimi i ketij ligje ne shoqerine e sotme shqiptare.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
arberia shkruajti:Nuk eshte budall,sala,jo,pale si jane punete me keta dreq nderkombetare se na u henger shpirti me keto lloje detyre shtepie,s'me duket fare normale aprovimi i ketij ligje ne shoqerine e sotme shqiptare.
Un nuk jam dakord hic, personalisht me duket se zotni Salia e ka bastardhu edhe e ka bastardhu shum keq, nerkomtart sju kan vu asnji kusht tjerve, as atyne qe jan tu apliku ne te njajten kohe si asht shqypnija, pse u dashka athere me i vu kusht shqipnise, por un menoj se kjo politike asht politik ekstreme si vet eksperianca politike Shqyptare, qe ju afron ligjin e homoseksualve per me i bin se Shqipnija asht shtet liberal politik, sepse zgjelljet ne njifar mnyret kan pas shum probleme dhe ka munsi mos mu njoft te nershme. Per mu kjo asht politik ekstreme e zotni Salise dhe nuk jam dakord hic me kthy shqipnine ne ven turistik te homoseksualve, jo se kam problem me kyt shtres te popullsis, por gjithsesi vetem 3 vene ne Europe jan ato qe kan kyt ligje pse u dashka na vendi ma i varfen ne Europe mu kthy ne shtetin thiths te turizmit homoseksual, a thu se i kena tana problemet tjera te zgjilluna.
Lec Neli- Antar i e aktiv
- Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009
Re: Berisha kurorëzon homoseksualët
Lec une jam plosisht dakort me ty,ai nuk ka pas nevoje me ba kete propozim te shemtuar ne kete kohe medhe menyra si e ka thane ka vra shume keq tek populli
Similar topics
» Berisha nuk dorezohet
» Berisha: Investimet u rritën
» Berisha: Nuk jemi ne krize
» Berisha: Tolerance zero ndaj krimit
» Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
» Berisha: Investimet u rritën
» Berisha: Nuk jemi ne krize
» Berisha: Tolerance zero ndaj krimit
» Berisha, fetarëve: Jo më para nga jashtë
FORUM SHQIPTAR :: SHOQERORE :: SKANDALE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi