Centrali nuklear, Kroacia: Le ta ndërtojmë në Shqipëri
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Centrali nuklear, Kroacia: Le ta ndërtojmë në Shqipëri
Centrali nuklear, Kroacia: Le ta ndërtojmë në Shqipëri
Shmangen rregullat e "Euratom". Bërthamori, jashtë BE-së
Shmangen rregullat e "Euratom". Bërthamori, jashtë BE-së
Gjergj Erebara
Ndërtimi i një centrali bërthamor nga një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian detyron marrjen e përgjegjësisë që lind nga Traktati Evropian i Energjisë Atomike, Euratom, por Kroacia duket se dëshiron të programojë ndërtimin e një centrali të tillë në një vend jashtë BE-së si Shqipëria, për t‘i shpëtuar detyrimeve që rrjedhin nga traktati. Lajmi bëhet i ditur nga ekspertë të çështjeve evropiane.
Kroacia ka si detyrim për anëtarësimin e saj në BE, të pranojë monopolin e Euroatomit në furnizimin me material bërthamor, por duket se nuk dëshiron t‘i hyjë telasheve të procedurave burokratike të BE-së dhe e sheh si më të lehtë e më të shpejtë ndërtimin e një centrali në Shqipëri. Traktati për energjinë bërthamore krijoi një agjenci të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e energjisë bërthamore në atë që sot është Bashkimi Evropian. Kroacia, e cila shpreson të anëtarësohet në BE në vitin 2011, ka të drejtë të zhvillojë energjinë bërthamore, por vetëm brenda rregullave të traktatit të energjisë atomike. Ndryshe nga Kroacia, Shqipëria ka pak gjasa të marrë anëtarësim të plotë deri rreth vitit 2020. Në rast se ideja për central bërthamor në Shkodër bëhet realitet, rregullat e përbashkëta mbi sigurinë energjetike që janë të detyrueshme për vendet anëtare të BE-së, mund të shmangen.
Interes ndërkombëtar
Media ndërkombëtare filloi të interesohej gjatë ditëve të fundit mbi një memorandum mirëkuptimi që qeveria shqiptare dhe ajo kroate pritet të nënshkruajnë brenda këtij muaji mbi ndërtimin e një termocentrali bërthamor për prodhim energjie elektrike në Shqipëri. "Deutsche Welle" dhe agjenci të ndryshme italiane dhanë lajmin se centrali i ideuar nga Kroacia mund të ndërtohet mbi lumin Bunë pranë Shkodrës. Sipas "Deutsche Welle", centrali i ri do të ketë një fuqi të instaluar prej 1500 MW dhe pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro.
Lajmi për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, ishte dhënë fillimisht nga Ministria kroate e Ekonomisë më 27 mars. Ministri kroat i Ekonomisë, Damir Polancec, diskutoi mbi detajet e memorandumit, me homologun e tij Genc Ruli në Tiranë.
Memorandumi i mirëkuptimit është një dokument i shprehjes së vullnetit politik, por nuk shoqërohet nga asnjë angazhim konkret financiar dhe as nuk përmban afate të përcaktuara. Memorandumi pritet të nënshkruhet brenda këtij muaji nga Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kroat, Ivo Sanader.
Termocentrali i ideuar nga Kroacia mund të ketë një kapacitet të instaluar prej 1500 MW dhe mund të kushtojë mbi 4 miliardë euro. Nëse realizohet, energjia e prodhuar prej tij do të shpëtojë Shqipërinë dhe Kroacinë nga varësia energjetike e Serbisë. Të dyja vendet kanë hasur gjatë viteve të fundit vështirësi dhe çmime shumë të larta në importimin e energjisë elektrike, për shkak se Serbia zotëron monopol virtual në linjat e transmetimit dhe po i përdor ato si një mekanizëm për të taksuar energjinë që i shitet Ballkanit Perëndimor.
Largim nga BE
Kroacia synon të financojë ndërtimin e një centrali bërthamor jashtë territorit të saj për një arsye të thjeshtë: Marrëveshja e anëtarësimit të Kroacisë me Bashkimin Evropian ka një klauzolë që i jep Euroatomit ekskluzivitetin e furnizimit të këtij vendi me materiale bërthamore, në rast se Kroacia dëshiron të ndërtojë një impiant të tillë. Kroacia zotëron një pjesë të centralit bërthamor të Krsko-s në Slloveni, por ky termocentral i vogël pritet të mbyllet në vitin 2023. Krsko garanton 20 për qind të konsumit të energjisë elektrike në Kroaci. Për pasojë, Kroacia beson se duhet të ndërtojë një termocentral të ri bërthamor brenda vitit 2020. Por paratë mungojnë. Sipas ekspertëve të Agjencisë Atomike të Kroacisë, cituar nga media vendëse, do të nevojiten kredi të huaja me vlerë rreth 4 miliardë euro për një projekt të tillë, por kjo shumë është e konsiderueshme për ekonominë kroate.
Re: Centrali nuklear, Kroacia: Le ta ndërtojmë në Shqipëri
Nuk e di ,por me sa po kuptoj ,mos po largohem nga antaresimi ne BE,me mos respektimin e rregullave nga ana e kroacise dhe ceshte ky vrap i Kroacise,mos eshte ne demin tone?
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: Centrali nuklear, Kroacia: Le ta ndërtojmë në Shqipëri
TE THEM TE DREJTEN AS UNE NUK PO KUPTOJ AS NJE GJE
Similar topics
» "MJEKET NE SHQIPERI
» Kthim" në Shqipëri
» Milan mberrin ne Shqiperi
» do ti kaloni keto pushime ne shqiperi?
» Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi
» Kthim" në Shqipëri
» Milan mberrin ne Shqiperi
» do ti kaloni keto pushime ne shqiperi?
» Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi