FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

2 posters

Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 27, 2009 12:10 pm

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi
27/04/2009 19:25

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Tirana-mbremje
Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.
“Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me gene te virusit te derrave A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

“Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 28, 2009 4:23 am

OBSH: Virusi i derrave mund te godase kudo
28/04/2009 01:20

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Virusi-maskat
Numri dy i Organizates Boterore te Shendetesise, Keiji Fukuda ka deklaruar se asnje vend i botes nuk mund te konsiderohet i paprekshem nga virusi A/H1N1, i njohur si virusi i derrave.

Ne Evrope tashme jane regjistruar tre raste, dy ne Skoci dhe nje ne Spanje.
Epidemia ka shkaktuar deri tani 149 te vdekur ne Meksike dhe 40 raste te infektimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga arberia Tue Apr 28, 2009 7:53 am

mjere ata qe ka zene kjo epidemi,mos e paçim kismet
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 28, 2009 7:55 am

Nuk eshte cilsuar akoma EPIDEMI ,eshte ne nje shkalle me te ulet por eshte shume i rrezikshem dhe i frigshem
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga arberia Tue Apr 28, 2009 7:58 am

po Alban,m.gj.a. s'jane pak te vdekurit...
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga ADMIN Wed Apr 29, 2009 6:19 pm

Gripi i derrit, urdhërohet "blindimi" i kufijve të vendit
Inspektorët sanitarë, kontrolle "pa kufij" udhëtarëve


Frika se gripi i derrit mund të prekë edhe Shqipërinë, duke u "importuar" përmes kufijve të saj, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë një paketë të posaçme masash. Ato i detyrojnë inspektorët sanitarë në pikat kufitare të shndërrohen në "barriera të virusit" dhe bartësve potencialë të tij.

Inspektorët sanitarë në të gjitha pikat kufitare, si në aeroport, porte apo kufijtë tokësorë, bëhen të plotfuqishëm në kuadër të zbatimit të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit dhe ligjit të luftës kundër sëmundjeve infektive.

Punonjësit shëndetësorë të kufirit e kanë për detyrë që të pyesin të gjithë udhëtarët në se kanë qenë në zonat e prekura nga gripi i derrit, në përputhje me një listë të posaçme të këtyre zonave, e cila do të përditësohet nga strukturat shëndetësore.

Dokumenti i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, përcakton se "çdo inspektor sanitar apo punonjës shëndetësor në kufi duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë çdo mbërritjeje të udhëtarëve dhe të vlerësojë gjendjen e tyre, referuar nga policia e kufirit, sipas përkufizimeve përkatëse të ministrisë". Sipas kësaj pakete masash, njohja e rregullores ndërkombëtare të shëndetit është detyruese për këta inspektorë.

Aty thuhet se "çdo udhëtar që ka qenë në një zonë të infektuar, ose që ka pasur kontakt me persona me probleme respiratore të vetëparaqitet pranë Inspektorit Sanitar, i cili duhet të bëjë vlerësimin e tyre. Për çdo problem, inspektori sanitar apo punonjësi shëndetësor në kufi duhet të referojë pranë Drejtorisë përkatëse të Shëndetit Publik, ose të kontaktojë ISHP-në në numrin 2374756, ose në 0682414332, si dhe në 0693087781 brenda 24 orëve.

Çdo inspektor sanitar duhet të sigurojë që pranë pikës së kontrollit ku ai ushtron detyrën të mos mungojnë mjetet e mbrojtjes personale, si maska, doreza, dezinfektantë etj. Për të realizuar ushtrimin e detyrës së tij, inspektorati sanitar në kufi do të bashkëpunojë me organet e policisë së kufirit. Po kështu, për çdo rast të dyshuar, sipas përkufizimeve të posaçme, ai duhet që t‘i referohet Spitalit Rajonal më të afërt. Çdo inspektor duhet të udhëzojë që personat të cilët vijnë nga vendet e prekura, në rast se kanë shenja respiratore, s‘duhet të dalin nga shtëpia, por të kontaktojnë menjëherë mjekun përkatës. Për të konkretizuar këtë paketë masash parandaluese për virusin e ri A-H1N1 të gripit të derrit, dje autoritetet shëndetësore kanë organizuar një mbledhje të veçantë me drejtuesit e drejtorive të shëndetit publik në rrethe. Ata janë udhëzuar se si të marrin të gjitha masat për të siguruar inspektimin sanitar në kufi.

Sipas përfaqësuesve të Shëndetit Publik në vend, një tjetër rekomandim është furnizimi i të gjitha pikave farmaceutike me antivirale, kryesisht Tamiflu, i cili ka efekt vetëm nëse përdoret brenda 48 orëve nga fillimi i infeksionit.

Zyrtarisht, deri tani janë konfirmuar 2300 raste të prekur në botë, por numri i tyre mendohet të jetë edhe më i madh.

Specialistët mendojnë se po të ndodhë pandemia, ajo zgjat deri në 8 javë dhe sipas parashikimeve, mund të prekë 500 vetë në ditë. Në kulmin e saj, vdekshmëria shkon në 20 persona në ditë. Aktualisht shkencëtarët kanë filluar punën për të krijuar edhe vaksinën kundër këtij virusi të trefishtë që përmban brenda vetes mikrobin që i përshtatet derrit, pulës, por edhe njeriut. Koha për përgatitjen e vaksinës mbrojtëse shkon nga 3 deri në 6 muaj.


Shkodër


Banorët në panik, i kanë

shtëpitë pranë kompleksit të derrit


Përhapja me shpejtësi e gripit të derrave dhe viktimat e tij kanë krijuar frikë dhe panik te banorët që jetojnë pranë komplekseve të mbarështimit të derrave në Bushat të Shkodrës. Bëhet fjalë për banorët e lagjes "Molla", në Rranx të Bushatit, të cilët kanë disa metra larg stallat ku rriten qindra krerë derra. Banorët e kësaj lagjeje kanë katër vite në gjyqe me sipërmarrësit e këtij kompleksi derrash. Sipas banorëve, ndërtimi është bërë duke shkelur distancën me shtëpitë e tyre, që janë bërë thuajse të pabanueshme nga era e rëndë. Duke parë gripin vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë botën, banorët e kësaj lagjeje ndihen të kërcënuar nga afërsia me këtë kompleks. Përfaqësuesi i banorëve të kësaj lagjeje, Ndoc Molla, shprehet se "kompleksi i derrave është vetëm 300 metra larg nga banesat, ndërsa duhet të ishte të paktën 1500 m larg. Kjo ka bërë që në shtëpitë tona nuk mund të hapen dritaret nga era e rëndë". Sipas tij, banorë të lagjes kanë shfaqur probleme shëndetësore të rrugëve të frymëmarrjes. Ai shton se ekspertët, të cilët kanë matur ndotjen e ajrit në këtë lagje, kanë nxjerr përqindje të lartë amoniaku dhe substancash të tjera të rrezikshme, që e bëjnë këtë zonë të pabanueshme.


Kërkesa

Gecaj: Kemi nisur monitorimin, por kushtet lënë për të dëshiruar


ASHR: Të instalohen ambientet

e karantinës në aeroportin e Rinasit


Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës ka kërkuar vendosjen e ambienteve të karantinës në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas. Kjo për rastet nëse do të konstatohen të infektuarit me virusin e gripit të derrit, A-H1N1. Ndërkohë që një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, mësohet se është instaluar tashmë në portën më të madhe dhe të vetme hyrëse ajrore në vendin tonë. Gjithashtu, sipas drejtorit të ASHR-së, Mhill Gecaj, në këtë aeroport ka nisur edhe monitorimi i udhëtarëve, ku një kujdes i veçantë tregohet për ata që vijnë nga shtete të cilat kanë deklaruar publikisht persona të prekur me virusin e gripit të derrit.

"Në këtë pikë kufitare ka një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, por kushtet lënë për të dëshiruar. Në bashkëpunim dhe me policinë kufitare dhe me shërbimin e aeroportit ‘Nënë Tereza‘ merret një informacion i detajuar mbi pasagjerët, si dhe janë marrë numrat e kontaktit të tyre", u shpreh dje kreu i ASHR-së për kryeqytetin, Gecaj. Ai theksoi se ASHR ka marrë masat edhe në bashkëpunim me qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, që në rastet e konstatimit të të infektuarve të ndërmerret menjëherë izolimi i tyre i mundshëm.

Drejtori i ASHR-së ka kërkuar nga Aeroporti i Rinasit marrjen e masave urgjente për vendosjen e ambienteve të karantinës për raste të tilla, që kanë të bëjnë me hyrjen apo daljen e pasagjerëve dhe të marrë masa urgjente për ta realizuar këtë.

Por pavarësisht punës së deritanishme, Gecaj nuk ka munguar që t‘i mëshojë edhe pakënaqësisë për kushtet aktuale të monitorimit të situatës në këtë aeroport.

Gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave, që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit. Në shumicën e rasteve, virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me derrat, ndërsa rastet e transmetimit nga njeriu te njeriu më parë kanë qenë të rralla. Ky virus nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit, apo produkteve të tij. Në rastet e transmetimit nga njeriu te njeriu më parë, transmetimi ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe rrugëve respiratore.



Porti i Durrësit

Fillon verifikimi i pasagjerëve


Në Portin detar të Durrësit, e vetmja masë që është marrë deri tani për parandalimin e gripit të derrit është ajo e vëzhgimit të listës së pasagjerëve të trageteve dhe vendet nga vijnë. Ndërkohë që pritet mbërritja e udhëzimeve konkrete nga Ministria e Shëndetësisë. Mjeku epidemiolog i Portit të Durrësit thotë se po u kushtohet kujdes i veçantë pasagjerëve të trageteve që vijnë nga portet italiane dhe që mund të ndjehen të sëmurë gjatë udhëtimit. Vëmendja është përqendruar kryesisht tek ata që mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara apo Meksika, vende këto ku virusi i rrezikshëm gripal është përhapur shumë. Pasagjerëve që kanë probleme shëndetësore gjatë udhëtimit u rekomandohet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, asnjë masë tjetër nuk duket të jetë marrë në portin më të madh të vendit, nga ku çdo ditë lëvizin një mori mallrash, produktesh ushqimore dhe njerëzish. Drejtoresha e Shëndetit Publik në Durrës, Lida Boshku, tha se do të merren masa të rrepta për të parandaluar futjen e gripit në vend, si dhe trajtimin e çdo të sëmuri që vjen nga jashtë dhe mund të jetë prekur nga virusi i tij. Maska dhe doreza sterile do të përdorë i gjithë personeli në port që nga nesër, ndërsa çdo punonjës policie do të pyesë pasagjerët e ardhur nga jashtë për gjendjen shëndetësore, pasi të ketë këqyrur me vëmendje dhe lëvizjet e tij kufitare të fiksuara në pasaportë. Në sitën e analizave laboratorike të imtësishme do të kalojnë dhe të gjitha produktet ushqimore, veçanërisht mishi dhe produktet e tij të importuara.

Kapshticë

Ndalohet futja e mishit dhe kafshëve të gjalla


Pikat e kalimit kufitar me shtetin grek kanë nisur të marrin masat e para për të parandaluar gripin e derrit, që mund të importohet si virus nga përtej kufijve. Edhe pse shërbimet mjekësore të vendosura në kufi për çdo situatë ende nuk kanë në dorë një plan konkret të një ndërhyrjeje te personat që vijnë nga jashtë, puna është përqendruar për të ndaluar futjen e produkteve të rrezikshme. Dogana e Kapshticës e ka të ndaluar hyrjen e produkteve dhe nënprodukteve të mishit dhe të kafshëve të gjalla. Megjithatë, siç konfirmon inspektorati veterinar i kësaj pike, për t‘i paraprirë sëmundjes po mbahen nën kontroll të dhënat nga shteti fqinj lidhur me situatën. Përgjegjësi Oliver Topçiu thotë se shanset që virusi i gripit të derrit të përhapet në vendin tonë janë të pakta, pasi një situatë epizotike nuk është shfaqur ende as në shtetin fqinj. "Kemi vendosur kontaktet dhe komunikimin ditor nëpërmjet një buletini veterinar, ku sinjalizohemi për situatën epizotike në vendet fqinje dhe në vendin tonë. Dogana e Kapshticës e ka të ndaluar hyrjen e produkteve dhe nënprodukteve të mishit dhe të kafshëve të gjalla, megjithatë inspektorati veterinar i rrethit dhe ne si shërbim veterinar me informacionet që disponojmë e kemi nën kontroll gjendjen. Janë marrë masa shtesë për t‘i paraprirë përhapjes së kësaj sëmundjeje. Aktualisht kemi vendosur për të mos lejuar kalimin e produkteve të ndaluara. Situata epizotike në vend paraqitet e mirë dhe raste të dyshuara nuk ka as te fqinjët tanë, që njihen për mbarështimin e derrit.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga arberia Thu Apr 30, 2009 2:11 am

Nuk eshte per te dale deri ne panik,por edhe te fleme gjume jo.Çdo mase sigurie eshte shume e vlefshme.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga ADMIN Thu Apr 30, 2009 5:32 pm

Godo: Gripi, vetem nje rast i dyshuar


Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Gripi
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka bere te ditur se ne Shqiperi eshte shfaqur vetem nje rast i dyshuar i prekjes se njerezve nga gripi i derrave.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Godo ka deklaruar se behet fjale per nje shtetase amerikane, qe sapo ka mberritur ne Shqiperi iu eshte nenshtruar kontrolleve.

“Sot patem dyshime per nje shtetase amerikane qe mberriti ne aeroportin e Rinasit, por pas kontrolleve rezultoi se ajo nuk ishte e prekur nga asnje faze e virusit”, ka pohuar Godo.

Ministrja ka sqaruar se struktura te specializuara po kontrollojne pikat kufitare kryesore, nga te cilat pervec rastit te siperpermendur nuk ka rezultuar asnje person me simptomat e gripit.

Sipas saj, Ministria e Shendetesise ka marre edhe masa te tjera, duke u koordinuar me Organizaten Boterore te Shendetesise, e cila ka shpallur nivelin 5 te alarmit nga virusi.

“Virusi i derrave neve na gjeti te pergatitur. Ne kemi riaktivizuar komitetin e pandemise, i formuar ne periudhen e gripit te shpendeve, i cili ka nisur punen per te adaptuar strategjite e duhura. Gjithashtu, po perditesojme qendrimin tone me informatat qe vijne nga OBSH”, ka nenvizuar Godo.

Ministrja ka shtuar me tej se per te shmangur hyrjen e virusit ne Shqiperi u jane percjelle direktiva te caktuara agjenteve te policise kufitare, te cilet po bashkepunojne me inspektoret sanitare.

“I kemi kaluar direktiva policise kufitare ku shpjegohet se cfare duhet te behet, duke filluar nga pyetja “nga vjen” per cdo pasagjer. Nuk ka karantine per nje njeri qe vjen nga jashte, por jane pyetur personat qe vijne nga vendet ku ka pasur vatra infeksioni”, ka shtuar Godo.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi Empty Re: Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi