Kthim" në Shqipëri
2 posters
Faqja 1 e 1
Kthim" në Shqipëri
Kthim" në Shqipëri
Ai njihej si artisti me personalitet të madh, ndjeshmëri e imagjinatë. Ekspozitat e tij, kudo që janë hapur, kanë qenë gjithmonë të suksesshme dhe piktura e tij është konsideruar si një nga më të mirat të prodhuara në dyzet vitet e fundit të shekullit XX... Quhet Artur (Anastas) Tashko. Piktori është vëllai i sopranos Tefta Tashko Koços, por ndryshe nga e motra, për një pjesë të mirë të publikut shqiptar nuk njihet, ose njihet shumë pak. Për herë të parë do të çelet në Tiranë një ekspozitë me veprat e tij. Në galerinë "Zenit", duke nisur nga 28 prilli, do të ekspozohen për herë të parë vepra të panjohura të artistit shqiptaro-amerikano-kolumbian. Por një pjesë e mirë e veprave që paraqiten për herë të parë në këtë ekspozitë të veçantë, janë riprodhime dhe u qëndrojnë besnikërisht përmasave origjinale. Arsyet janë disa. Vajza e piktorit, Ivonne Tashko, e cila do të vinte në Shqipëri bashkë me disa vepra të autorit, nuk mund të jetë prezente në këtë aktivitet. Por nga Amerika do të vijë Artur Tashko LeGacy, djali i artistit shqiptar, i cili do të sjellë për ekspozitën disa punime krejtësisht të panjohura, të cilat do t‘i shtohen origjinales që disponon Galeria Kombëtare e Arteve dhe që do të ekspozohet me këtë rast në "Zenit". I përkiste rrymës së kubizmit, ashtu si shqiptari tjetër i madh, Ibrahim Kodra.
"Arturi është vëllai i nënës sime, Tefta Tashko-Koços, por dhe i Koços, Gaqos, Lekos dhe Katinës. Arturi (i tillë u bë emri i tij artistik), nuk mundi vijë në Shqipëri për një mori arsyesh, fillimisht për hir të studimeve në Harvard, pastaj martesa e parë me amerikanen Elsa Tashko dhe ardhja në jetë e djalit; më pas karriera si piktor në Evropë gjatë viteve 1930. Por kur dëshira për të parë Shqipërinë bëhej më e fortë, Lufta e Dytë Botërore e hodhi Arturin në krahun e aleatëve dhe si nënshtetas amerikan ai shërbeu si përkthyes i forcave ushtarake amerikane deri afër Shqipërisë, në Brindisi. Kjo bëri që ai të konsiderohej i padëshirueshëm për Shqipërinë e viteve të pas-luftës, aq më tepër që piktura e tij paraqiste një vizion abstraksionist-konstruktivist, rrymë kjo jo e pëlqyeshme për ideologjinë e realizmit socialist", rrëfen dirigjenti Eno Koço, nip i piktorit. Studioi në Vjenë, në Harvard, u diplomua në Drejtësi, gjithashtu u diplomua edhe në flaut, sepse një tjetër e dhënë e tij ishte muzika. Siç do ta shikojmë, pavarësisht eksperimentimeve në fusha të ndryshme, Anastas Tashko iu kushtua tërësisht pikturës. Për të kreu udhëtime të shumta, shkoi sa në një shtet, në tjetrin, për t‘u njohur e për të mësuar nga më të mirët e kohës. Dhe ia arriti. I madhi Matisse e ftoi në pikturonin së bashku në atelienë e tij, me Picasso-n e të tjerë piktorë të njohur të kohës ia doli të ishte në një ekspozitë të përbashkët në Vjenë, një nga më të mirat e kohës.
Artur (Anastas) Tashko ishte piktor konstruktivist, ndoshta përfaqësuesi i fundit i kubizmit. Piktura e tij ndjek një sekuencë interesante të tri periudhave: kubizmin analitik, kalimin në gjysmë-konstruktivizëm e më pas në konstruktivizmin abstrakt. "Veprat e tij evokojnë jehona të cilat janë afër dhe larg në kohë, duke përfshirë ato të LÃger, Matisse, Torres García dhe shumë ndjekësve e mbrojtësve të tjerë të parimeve kubiste. Edhe pse i frymëzuar nga shpirti kubist, zgjidhjet formale të artit të Tashkos përcaktoheshin gjithmonë nga qenia e tij. Ndoshta ishte dashuria e tij për muzikën ajo që bëri të mundur gjetjen e përbërësve së duhur sensualë për pikturat e tij. Veprat e tij shfaqen si kompozime tingëlluese, shpesh duke ofruar një model vizual të ngjashëm me tingujt e valëzuar e magjepsës të flautit", shkruan kritiku Javier Gill Marin. Artur Tashko u lind në Korçë në vitin 1901. Më pas, familja e tij u transferua në Egjipt. Ai u dërgua në Austri, ku studioi gjermanishten dhe ndoqi shkollën e lartë në gjuhën gjermane. Aty merr kontaktet e para me grupin artistik të Degës Vjeneze. Në vitin 1923 largohet për në SHBA, për t‘u vendosur në Boston, ndërsa studioi drejtësi në Universitetin Harvard. Më pas martohet me Elsa Evans, aktore amerikane, pjesëtare e grupit të artit dramatik të teatrit "Shakespeare" të Bostonit. Në vitin 1936, pas përfundimit të studimeve për flaut në Konservatorin e Bostonit, Tashko u pranua në Orkestrën Simfonike të Bostonit, që drejtohej aso kohe nga Sergei Kusevitski. Ai luante në flaut edhe në shtëpi, i shoqëruar nga e shoqja, që ishte edhe pianiste, ndërkaq ishin bërë me një djalë që në vitin 1933, i cili do të mbante emrin e babait, Artur. Viti 1937 e gjen Artur Anasatas Tashkon në një udhëtim nëpër Evropë, ku u përfshi në lëvizjet artistike evropiane të kohës. Gjatë kësaj kohe, ai njihet me piktorin e shquar, Matisse, në studion e tij në Nice. Një vit më pas kthehet në Amerikë. Gjatë kësaj kohe divorcohet nga bashkëshortja e tij aktore. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Tashko u caktua të punojë si korrespondent lufte për disa gazeta të Bostonit dhe si përkthyes në Casablanca, Afrikë e Veriut, më pas në Brindisi dhe Frankfurt, deri në mbarim të luftës. Ai perfeksionon tetë gjuhë: shqip, greqisht, arabisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht. Një vit pas përfundimit të luftës, ai vendoset në Frankfurt, ku i përkushtohet tërësisht pikturës. Për këtë arsye udhëton shpesh në Paris. Dëshiron të njihet me piktorët më në zë të kohës. Njihet me piktorin e famshëm kubist, Albert Gleizes, i cili e fton Tashkon të pikturojë në atelienë e tij, në Marseille, deri më 1949. Gjatë kësaj kohe ai i bashkohet një grupi piktorësh nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Viti 1950 do të ishte shumë i rëndësishëm dhe mbresëlënës për piktorin shqiptar. Së bashku me të madhin Picasso, e piktorë të tjerë si LÃger, Delaunay, Metzinger, Van-der Velden, Jean Arp dhe Winslow Eaves, paraqitet në një ekspozitë të përbashkët në Vjenë. Më pas transferohet në Firence, ku çel ekspozitën vetjake. Viti 1954 e gjen në Madrid. I bashkohet një grupi piktorësh spanjollë. Hap disa ekspozita personale, por mbi të gjitha njihet me bashkëshorten e ardhshme, një pianiste kolumbiane, Rosa Alvarez, me të cilën, pas disa udhëtimeve në Londër e Cambridge, nisen për në Kolumbi. Ky ishte stacioni i fundit për Tashkon. Në Kolumbi kalon 30 vitet e fundit të jetës. Teknikën e të pikturuarit, dijet dhe eksperiencën e tij ua transmeton piktorëve të rinj dhe studentëve të arteve të bukura të Universitetit Kombëtar të Kolumbisë. Në Bogota, ku jetonte, ai çel një sërë ekspozitash personale e të përbashkëta, ku një nga më të rëndësishmet është ajo me piktorët kolumbianë, Jorge Riveros, Omar Rayo, Manuel Estrada. Ndërron jetë në vitin 1994, po në Kolumbi. Po atë vit, si homazh për veprën e maestro Tashkos në galerinë "Planetarium", u hap një ekspozitë e madhe retrospektive me 55 piktura në vaj, organizuar nga e veja e tij, Rosa Tashko, si dhe nga përfaqësues të shquar të Institutit Kolumbian të Pikturës.

Re: Kthim" në Shqipëri
Po Shqiperia gjithnje ka lindur talente te tilla te nivelit boteror,qe kane patur nje perfaqesim dinjitoz, te te qenurit shqiptar.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» "MJEKET NE SHQIPERI
» Britney Spears, starton turneu "Circus World Tour"
» Maps of ancient Hellenic Empire "Harta te Perandorise Helene"
» Maps of ancient Macedonian Empire "Hartat te Perandorise Maqedonase "
» Maps of Ottoman Empire " Harta te Perandoris Osmane"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi