Bogdani: Në Siena shkojmë për të fituar
Faqja 1 e 1
Bogdani: Në Siena shkojmë për të fituar
Bogdani: Në Siena shkojmë për të fituar
As pas festës së Pashkëve, Erjon Bogdani nuk arrin ta përtypë humbjen ndaj Milanit.
“Të shtunën kemi luajtur shumë mirë. Kemi sulmuar shumë portën, por për fat të keq nuk kemi qenë konkretë. Ishim të shpejtë, qarkulluam topin, krijuam raste për gol dhe goditëm edhe një traversë me Pinzin. Do të kishim merituar të paktën barazimin. Në dune të ndeshjes edhe lojtarët e Milanit e pranuan”.
Kievo tani do të përballet me Sienën më pas me Udinezen. Dy sfida që do të jenë si antipastë në krahasim me ato ndaj Romës e Interit. “Siena? Do kërkojnë fitoren, mbi të gjitha në shtëpinë e tyre. Ne jemi në një moment pozitiv, në 4 ndeshjet e fundit kemi marrë 7 pikë, por mund të merrnim më shumë. Duhet të vazhdojmë kështu. Barazim? Kurrë! Duhet të luajmë për fitore. Siç e përsërit shpesh trajneri, duhet të kemi besim te vetja. Tani jemi pesë pikë larg zonës së ftohtë. Mendojmë ta ruajmë këtë distancë”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi