Bogdani, e ardhmja shume prane Lacios
Faqja 1 e 1
Bogdani, e ardhmja shume prane Lacios
Bogdani, e ardhmja shume prane Lacios
Klubi i ardhshëm i Erjon Bogdanit mund të jetë Lacio. Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, shtatlarti i Kombëtares sonë mund të përdoret si kundër-këmbim në një tratativë të nisur mes dy klube para pak ditësh. Edhe pse një nga të përditshmet sportive shqiptare e ka dhënë për të sigurt kalimin e tij te skuadra e kryeqytetit italian, duke u bazuar në një burim të besueshëm pranë vetë lojtari, dje ka munguar zyrtarizimi i këtij lajmi. Megjithatë, sipas shtypit italian, tratativat për këtë lëvizje në merkato vazhdojmë midis Lacios dhe Kievos. Në fakt, janë futbollistët Makinaua dhe Simone Inzagi, ata që dëshirojnë të lënë klubin bardhekaltër për shkak të mungesës së hapësirës për sa i përket aktivizimit të tyre. Destinacioni i mundshëm i tyre do të jetë Kievo. Por skuadra aktuale e shqiptarit nuk ka aq shumë para në dispozicion sa të paguajë për të dy futbollistët, prandaj ka menduar të hedhë idenë e kundër-këmbimit me Bogdanin. Mësohet se kjo ide ka gjetur edhe mbështetjen e shqiptarit Igli Tare, menaxherit të skuadrës së Lacios, por trajneri Rosi nuk është ende shumë i bindur. Orët në vazhdim mund të rezultojnë deçizive.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi