FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

2 posters

Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 30, 2009 6:27 pm

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Nga Faktori Plus, Tema
Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika NATO2
Shqipëria bëhet këtë javë vend anëtar me të drejta të plota në NATO. Prej vitit 1968, kur ajo doli de jure nga Traktati i Varshavës, vendi ka kaluar një periudhë izolimi ndërkombëtar deri në vitin 1990, dhe më pas nisi një përpjekje për t’u integruar në institucionet perëndimore.
Denoncimi i Traktatit të Varshavës ishte një akt më shumë politik sesa juridik. Shqipëria de facto ishte larguar nga Traktati i Varshavës, qëkur ishte prishur me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961, por ruante ende formalisht vendin anëtar në Traktatin e Varshavës. Denoncimi i Traktatit të Varshavës u bë në një seancë të posaçme të Kuvendit Popullor në vitin 1968, ku fjalën kryesore e mbajti ish-kryeministri komunist, Mehmet Shehu.
Pas kësaj seance në Kuvendin e Shqipërisë, në gjithë vendin filluan takime denoncuese për Traktatin e Varshavës. Televizioni zyrtar i asaj kohe jepte punëtorë, ushtarë, oficerë, studentë dhe intelektualë të mbledhur në salla që përsërisnin sloganet për denoncimin e Traktatit të Varshavës. Vendi u përfshi nga një histeri kundër Traktatit të Varshavës, por shumë vetë ndjenin ankth dhe shpresë se vendi mund të hapej drejt Perëndimit.
Por asgjë nuk ndodhi. Përveç tullumbaceve denoncuese ndaj Traktatit të Varshavës, vendi shkoi drejt izolimit më të thellë.
***
Pas rënies se komunizmit në vitin 1990, vendit iu ringjallën shpresat për lidhjet me Perëndimin.
Në dhjetor të vitit 1992, ish-presidenti, Sali Berisha, i kërkoi zyrtarisht Aleancës së Atlantikut Verior anëtarësimin. Kjo ishte kërkesa e parë e një vendi ish-komunist, që u arkivua në aleancën e madhe ushtarake të Perëndimit.
Ushtria shqiptare nisi një sërë reformash që përmblidheshin në shkurtim dhe ristrukturim të burimeve ushtarake dhe njerëzore.
Koncepti për të hyrë në NATO nuk ishte ende shumë i qartë te popullsia dhe në radhët e ish-ushtarakëve kishte rezistencë.
Ngjarjet e vitit 1997 frenuan shumë gjëra. Ushtria u shkërmoq brenda dy javësh nën presionin e rrugës dhe paqartësinë politike për ta mbajtur atë larg përdorimit politik. Ish-ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, braktisi ushtrinë dhe u largua me anije drejt Italisë, në një nga aktet më të turpshme të një ministri në historinë e shtetit shqiptar.
***
Rikthimi i socialistëve në pushtet, fillimisht ngjalli dyshime të mëdha për kthimin e gardës së vjetër të ish-ushtarakëve në detyra. Por monitorimi i rreptë i Perëndimit e shmangu situatën. Ngjarjet e Kosovës në vitin 1999 ishin një shans i madh për ushtrinë shqiptare, e cila u bë bashkëpunëtore në terren e forcave të NATO-s, sidomos në ndihmat logjistike për refugjatët e luftës dhe kampet e tyre.
Më pas qeveria socialiste u angazhua në dërgimin e misioneve paqeruajtëse dhe strukturimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s.
Në vitin 2003, ish-kryeministri, Fatos Nano, bëri një gjest të fortë pro SHBA, duke kritikuar hezitimin e disa vendeve perëndimore për të mbështetur luftën në Irak. Ai dërgoi atje kompaninë modeste të ushtrisë shqiptare, e cila më shumë se sa u jepte kurajë ushtarëve amerikanë, i jepte shanse Shqipërisë të shihej si një vend me vullnet të fortë për t’u integruar në NATO.
Kjo bëri që ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, të vizitonte Shqipërinë në pranverën e vitit 2003 dhe të nënshkruante Kartën e Adriatikut, sipas së cilës tri vende të rajonit, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, do të ecnin me të njëjtën shpejtësi drejt NATO-s.
Në vitin 2004, tre kryeministrat e rajonit u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti George Bush. Aty thuajse u vulos se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia brenda pak vitesh do të ishin anëtare të NATO-s.
Një rezolutë e Kongresit amerikan do i hapte dritën jeshile vendit tonë për anëtarësim në samitin e afërm, duke shtuar shanset që Shqipëria të mund të bëhej anëtare dhe në vitin 2006, nëse shanset do të ishin të mira.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, më 31 mars 2004, ish-kryeministri Fatos Nano konfirmon mbështetjen amerikane.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që Shqipëria, të cilën unë përfaqësoj me autoritetin e kryeministrit, u ftua në ceremoninë e zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut me shtatë anëtarë të rinj, së bashku me vendet anëtare të Kartës së Adriatikut, të këtij partneriteti në zhvillim me Shtetet e Bashkuara, i cili na dha mundësinë të prekim me dorë realitetet e reja të bashkëpunimit, të solidaritetit dhe të rritjes sonë në koalicionin global të luftës kundër terrorizmit, në bashkëveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe me institucionet e tjera drejtuese të Aleancës që po shoqërojnë afrimin dhe përgatitjen për t’u bërë e denjë për anëtarësim edhe të vendit tonë, në një rajon delikat, siç e dini, dhe të dëgjonim vlerësimet shumë miqësore dhe mbështetjen e lartë politike të presidentit Bush - Ju e dini që ai e përmendi tri herë Shqipërinë në fjalën e tij në këtë ngjarje historike - të sekretarit Powell, të sekretarit Rumsfeld, të kryetarit të mazhorancës në Kongres, Tom Delay, të kryetarit të Komisionit të Jashtëm, Henry Hyde, dhe të një numri të madh kongresmenësh, me të cilët pata kënaqësinë të ndaj gëzimin e rezolutës që u votua dje në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, me rezultatin shumë domethënës 422 me 2, që shpreh praktikisht mbështetjen e madhe që ka Shqipëria, qeveria e saj, aktorët e shoqërisë civile dhe të strukturave të luftës kundër dobësive të sistemit, krimit të organizuar, trafiqeve, të cilat me mbështetjen amerikane po rrisin efektin dhe rolin e tyre konstruktiv në gjithë rajonin e Ballkanit”, - tha Nano.
***
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 30, 2009 6:29 pm

Vullneti për t’u integruar në NATO vazhdoi në mënyrë konstante dhe në vitin 2005. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, deklaroi për herë të parë se vendi ishte shumë më afër integrimit në NATO sesa në BE.
Qeveria e re e kryeministrit Sali Berisha vazhdoi përpjekjet për hapat strukturues drejt afrimit me NATO-n, por shumë rrethana nuk ishin në dorë të Shqipërisë.
Presidenti George Bush e ktheu këtë temë në një nga pikat e axhendës së tij në udhëtimin që pati në Evropë në pranverë të vitit 2007. Ai kundërshtoi ashpër pikëpamjet e presidentit rus, Putin, për të ndaluar mbrojtjen atomike të Evropës dhe vendosjen e një baze raketash në Evropën Lindore. Në këtë rast ai premtoi se do të përkrahë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë e Rusisë, duke futur në listë dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
Vizita e presidentit Bush në Shqipëri gjatë këtij turi e konfirmoi këtë politikë. Ai premtoi në Tiranë se do të mbështeste zgjerimin e NATO-s dhe futjen e Shqipërisë si anëtare bashkë me Kroacinë dhe Gjeorgjinë. Këtë e deklaroi dhe gjatë drekës zyrtare me tri kryeministrat e rajonit në vilën qeveritare në Tiranë.
“Gjithashtu, biseduam me kryeministrin për dëshirën e madhe të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Unë e mbështes këtë. Unë i thashë kryeministrit se nevojiten më shumë reforma politike dhe ushtarake, më shumë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe ai e kupton këtë. Ai më tha: “Jemi të vendosur”. Kjo është ajo që kryeministri pohoi; Shqipëria është e vendosur për t'i plotësuar këto standarde. Dhe unë i thashë se ne jemi të vendosur t’ju ndihmojmë. Është shumë e rëndësishme për figurat politike këtu të kuptojnë çfarë kërkohet. Politikanët duhet të punojnë së bashku tani për të përmbushur standardet. Ata duhet të lënë mënjanë diferencat politike dhe të përqendrohen në atë që është e drejtë për Shqipërinë. Nëse populli shqiptar dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë politikanët duhet të punojnë për përmbushjen e standardeve. Për këtë iu bëj thirrje të gjithëve, qeverisë dhe opozitës, të bëjnë atë që është e domosdoshme për anëtarësimin në NATO dhe ne do t'ju mbështesim dhe do t'ju ndihmojmë. Mendoj se është gjë e mirë që Shqipëria të jetë vend i NATO-s. Pres me padurim t’ju uroj mirëseardhjen në NATO një ditë”, - deklaroi Bush në Tiranë.
***
Dhe frytet nuk vonuan. Në pranverën e vitit 2008, në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesën për në NATO së bashku me Kroacinë, ndërsa Maqedonia u pengua për shkak të konfliktit me emrin me Greqinë.
“Me vendimin tuaj, ju keni vendosur një besim të madh te ne. Por edhe unë, marr sot këtu një zotim solemn para jush se, ne vlerësojmë këtë besim, para së gjithash, si një përgjegjësi madhore të kombit tim ndaj kombeve tuaja për të ndërmarrë çdo reformë, për të miratuar dhe zbatuar çdo vendim dhe ligj, për të arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.
Duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen ndaj jush dhe vendeve tuaja për vendimin historik që morët sot, me lejoni ta mbyll fjalën time me një ndjesi personale: Sot, në këtë pallat, historia e të cilit është tashmë e njohur, ftohet për t’u anëtarësuar në NATO vendi që u sundua nga diktatori më i egër i Evropës së pasluftës, i cili për më shumë se 4 dekada me radhë ndërtoi aq shumë bunkerë në qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, që po të mblidheshin së bashku, mund të ndërtonin dy herë piramidat e Egjiptit. Për mua kjo është një mrekulli.
Mrekullia e lirisë!” - deklaroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha pas marrjes së ftesës.
***
Karta e Adriatikut e vitit 2003 funksionoi dhe pritet të shkojë drejt konkretizimit këtë javë.
Por NATO, përveçse një aleancë ushtarake, është dhe një aleancë politike. NATO i kushton shumë rëndësi standardit e demokracisë në vendet anëtare dhe respektimit të shtetit ligjor. Parimi i sigurisë së saj mbështetet mbi sigurinë e qytetarëve nga shteti ligjor dhe standardet demokratike.
Në verën e vitit që shkoi, Shqipërisë iu vunë pikëpyetje të mëdha në këtë drejtim. Konflikti i qeverisë me institucionet e drejtësisë për shkak të hetimeve mbi tragjedinë e Gërdecit dhe rrugën Rrëshen-Kalimash krijoi dyshime të forta në Uashington dhe hezitime për një mbështetje të mëtejshme.
Por ngjarjet rajonale ishin në favorin tonë. Konflikti në Gjeorgji nxiti SHBA të shpejtonte anëtarësimin e vendeve të Adriatikut në NATO dhe në tetor Senati amerikan ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Prej asaj kohe, gjithçka ishte e sigurt. Në një vit të gjatë konsensual me opozitën, qeveria e kishte përdorur ndërkohë anëtarësimin në NATO për reforma gjysmake në drejtësi dhe një reformë elektorale të dyshimtë sa i përket vlerave politike.
***
Tashmë që dita e ceremonisë së madhe po afron, qeveria po përpiqet të marrë përsipër gjithë meritat e anëtarësimit. Në një fushatë propagande shpesh qesharake dhe bazuar në rivalitete personale, Berisha dhe Topalli po përpiqen ta paraqesin anëtarësimin në NATO si një fushatë të muajve të fundit dhe jo si një proces të gjatë 17-vjeçar, i cili po vjen shumë vonë në Shqipëri edhe për shkak të kësaj klase politike.
Fjalimet patetike në Kuvend dhe parullat kudo nëpër Tiranë të krijojnë idenë e një propagande false që më shumë synon të përvetësojë këtë fitore të shqiptarëve sesa ta evidentojë atë. Nëse doni të shikoni se sa jo-seriozisht e ka qeveria propagandën për në NATO, shikoni faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
E vetmja rubrikë bosh është ajo e integrimit në NATO. Aty s’gjen dot as historinë dhe as ndonjë të dhënë se ç’është NATO. NATO-n këto ditë mund ta shikosh vetëm te mbulimi me flamuj blu i tavolinave të parlamentit apo fasadës së zyrës së kryetares së Kuvendit, një propagandë kjo qesharake, e ngjashme me histerinë e daljes nga Traktati i Varshavës 40 vjet më parë.
Ndërkohë, shqiptarët, të cilët realisht ndihen mirë që janë anëtarë të NATO-s, nuk kanë ende në dorë një broshurë, një fletëpalosje apo një informacion serioz publik për vlerat e NATO-s për vendin tonë, për imazhin tonë dhe për historinë tonë të re properëndimore.
“Faktori Plus”
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 30, 2009 6:31 pm

Nga Paskuqani në Balldre, Berisha dhe Topalli deklarojnë se NATO ishte meritë e mazhorancës


27.03.2009
Kryeministri, Sali Berisha, në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Fushë-Krujë-Krujë



“Sot, qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Fushë-Krujës duhet të ndihen më krenarë se kurrë, sepse për një javë, me përkushtimin dhe përpjekjen tonë të përbashkët, me mbështetjen e madhe dhe të jashtëzakonshme të miqve tanë, ne e rivendosim Shqipërinë, pas shekuj paudhësish, pushtimesh e diktaturash, aty ku prijësi ynë legjendar e vendosi dhe e projektoi atë. U deshën shekuj udhëtimi shumë të vështirë të këtij kombi, pas vdekjes së Tij, që ne të zëmë sërish vendin që meritojmë përkrah kombeve më të zhvilluara të Perëndimit dhe të botës. Edhe një herë dua t’ju uroj për këtë ngjarje të madhe, më e madhja në historinë tonë kombëtare që pas shpalljes së pavarësisë. Ne patëm shansin historik ta bëjmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, realizimi më i madh i jetës sonë, trashëgimia më e shkëlqyer që ne lëmë për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë.”


28.03.2009
Kryeministri Sali Berisha në konferencën paraelektorale në Durrës



“Në emër tuaj, dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Durrësit, t’i uroj përzemërsisht durrsakët, të cilët katër vite më parë, me votën e tyre u shndërruan në një faktor madhor të reformave dhe transformimeve të mëdha, u shndërruan në një faktor madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe përparimit të saj drejt Bashkimit Evropian.
Dua të përshëndes të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e PD të Durrësit, por së bashku me gjithë qytetarët e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, ne ndajmë këto ditë gëzimin, krenarinë, ndajmë përgjegjësitë, sepse në datën 4 prill shohim të realizuar projektin tonë ëndërr, projektin që Durrësi në shekuj e mijëvjeçarë e mbrujti, projektin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e kombeve të qytetëruara, projektin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.”


28.03.2009
Kryeministri Berisha në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rrugën Paskuqan 2 - Shkolla e mesme



“Ne po ecim drejt një mandati të dytë. Sot ka dy platforma njëra platformë bazohet në fjalë boshe, bazohet në trillime, bazohet në nihilizma. Platforma e vetme e tyre është të mohojnë, ne rrisim rrogat, ata thonë nuk janë rritur, ne garantojmë furnizime me energji, ata fikin dritat për të treguar se nuk kanë energji. Ne rrisim pensionet, ata deklarojnë se nuk po rriten, ne po anëtarësohemi në NATO, ata thonë se nuk ka ndryshim.”


30.03.2009
Kryeministri Berisha në inaugurimin e fillimit të punimeve për fabrikën e re të çimentos, në Balldren të Lezhës



“Ju keni brigjet më të bukura të vendit për të zhvilluar, ju keni portin që do të shndërrohet në një nga portet më të mëdha të Adriatikut, në funksion të Kosovës. Pasuritë tuaja janë të mëdha, por pasuria juaj më e madhe është shpirti juaj i hapur dhe unë ju falënderoj shumë për këtë..
Kjo ngjarje e madhe për Lezhën dhe Shqipërinë ndodh në prag të aktit më madhor të historisë sonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, anëtarësim i cili do të rrisë besimin e kombeve të qytetëruara te Shqipëria dhe shqiptarët, anëtarësim i cili rrit përgjegjësinë tonë për të qëndruar në lartësinë e këtij besimi.”


28.03.2009
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në komunën e Kallmetit, Fushë-Kuqes dhe Dajçit në turin “NATO, ne ia dolëm”



“Na thanë që nënshkrimi i MSA është i pamundur, por ne e arritëm pas 9 muajsh që erdhëm në pushtet. E bëmë për një kohë rekord, siç nuk e kishte bërë asnjë vend tjetër, që ishte anëtarësuar në BE. Kujtoni kur para pak ditësh që të merrnim ftesën për në NATO, kur doli zëdhënësja e Edi Ramës dhe tha se Shqipëria nuk pranohet dhe nuk do të marrë ftesën për NATO, por pas dy ditësh Sali Berisha u ul përkrah George Bushit dhe politikanëve të tjerë botërorë për të marrë ftesën në NATO.
Ne nënshkruam Marrëveshjen e Protokollit në NATO dhe ne e dinim që afati për të mbyllur procesin e ratifikimit ishte jashtëzakonisht i ngushtë, sepse 60-vjetori koincidonte me datën e 3-4 prillit dhe ne kishim vetëm 6-7 muaj, në të cilët duhet të ratifikonim protokollin e NATO-s nga 26 vendet anëtare.
Vetëm kjo mazhorancë bëri të mundur që vendin tonë, nga një vend me histori diktaturash, dhimbjesh të mëdha e sakrificash sublime, e vendosi në anën e drejtë të historisë, e vendosi në krah të Perëndimit, e bëri anëtar me të drejta të plota në NATO”




Shqiptarët e duan NATO-n më shumë se vetë Zotin


Shqiptarët e duan NATO-n, ndoshta me shumë se çdo vend tjetër në botë. Sigurisht që arsyeja më e fortë është se duan ta shohin veten e tyre nën varësinë e një strukture të fuqishme dhe mbrojtëse. Po aq sa duan dhe Bashkimin Evropian.
Por ajo që është më e rëndësishme, është se shqiptarët e duan NATO-n ndoshta më shumë se Zotin vetë. Një sondazh i organizatës prestigjioze Gallup, i quajtur Ballkan Monitor, që synon të japë një panoramë të asaj se çfarë mendojnë banorët e Ballkanit Perëndimor, rajonit më të nxehtë dhe më të prapambetur në Evropë, nxjerr në pah se, ndërsa vendet e rajonit besojnë pikësëpari tek institucionet fetare, shqiptarët besojnë te NATO në radhë të parë.
“Njerëzit e rajonit nuk kanë shumë besim në trupat politike të vendeve të tyre. Në fakt, institucionet politike kombëtare marrin një vlerësim të nivelit të mesëm për sa i përket besimit; Kisha dhe të tjera organizata fetare janë në krye në shumicën e vendeve.
Kosova dhe Shqipëria janë përjashtime; atje, në vend të organizatave fetare, NATO është më e besueshmja.
Kosova dhe Shqipëria e shohin BE veçanërisht pozitivisht; qytetarët në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë - veçanërisht në etnitë serbe - janë më negativë. Në Shqipëri, 83 për qind e të intervistuarve besojnë se anëtarësimi në BE i vendit të tyre është një gjë e mirë. Kosovarët, megjithatë, i besojnë më shumë NATO-s sesa institucioneve të BE.
Dy vendet kandidate zyrtare për në BE, Kroacia dhe Maqedonia, janë të vetmet vende ku shumica ndjehet e mirinformuar për BE”, - thuhet në sondazh.




Godo: Në NATO nuk po hyjmë për meritat tona


Dy javë pas tragjedisë së Gërdecit dhe një ditë përpara marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, kryetari i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, foli pa dorashka në lidhje me anëtarësimin në NATO


Në gjykimin tuaj, ishte koha për të hyrë në NATO për hir të stabilitetit në rajon apo realisht kishim realizuar standardet për të qenë pjesë e saj?


Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Sikur të shohim me vëmendje, ne nuk i plotësojmë kushtet për të qenë pjesë e NATO-s, jo për sa i përket pjesës ushtarake, pasi kjo është e dorës së dytë. NATO, fillimisht është një strukturë edhe politike. Nëse shikojmë se çfarë ka mirë dhe çfarë ka keq, kandari do të jetë nga ana e dytë. Pra, do të thoshim që nuk është gati. Por, fati është këto kohë në rrugën e shqiptarëve. Janë interesa gjeopolitike të mëdha të rajonit. Ndoshta është kjo ndërhyrje e Rusisë që kërkon të kthehet në Evropë e më tepër në Ballkan dhe këtë e ka parë edhe NATO-ja. Por, edhe stabiliteti në rajon.
Pra, janë disa arsye për këtë ftesë. Nuk dua që të tjerët të kuptojnë që Shqipëria po hyn nga dera e pasme e NATO-s, pasi edhe ne kemi meritat tona, por rrethanat na favorizuan kryesisht.


Ka një luftë për meritat e ftesës së NATO-s. Pjesa kryesore i takon Berishës, Mediut, qëndrimit opozitar apo situatës gjeopolitike?


Nëse ka persona që ia atribuojnë vetes, e bëjnë për arsye politike, por jo se është ashtu. Individët kanë rolin e tyre. Kjo është meritë dhe vullnet i të gjithë shqiptarëve. Doemos, atij që e drejton i bie të përfaqësojë këtë vullnet të popullit, por të mos shkojnë me mendimin se ne po hyjmë NATO për shkak të zotësive të tyre. Nëse ndonjë thotë që këto dy vjet e gjysmë u bënë përpjekje maksimale, edhe pse ka pasur një slogan, kjo nuk do të thotë që është vetëm meritë e këtij kabineti
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga arberia Tue Mar 31, 2009 4:27 pm

Merua dhe gazeta e tij ,le te gezohen njehere per kete ngjarje historike shume te rendesishme qe po i vjen Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ndodhen,dhe me rrjedhen e datave te historise dhe se kush e beri nkete e kush ate do te merren me siguri historianet.Une dhe shqiptaret,more Mero ,lumemadhi nuk e dime se je edhe historian
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 6:22 pm

Dasa kane edhe zili,gezuar o shqiperi gezuar,dhe fat ne NATO
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga arberia Wed Apr 01, 2009 4:04 am

Po kane zili se nuk jane ne shpirt shqiptare.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika Empty Re: Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi