Topi: Politika po gabon rëndë
Faqja 1 e 1
Topi: Politika po gabon rëndë
Topi: Politika po gabon rëndë
Kreu i shtetit kritikon ashpër partitë: Zgjedhjet, sfida më e madhe. Debati për kartat mund të kthehet në kaos psikologjik
Kreu i shtetit kritikon ashpër partitë: Zgjedhjet, sfida më e madhe. Debati për kartat mund të kthehet në kaos psikologjik
Eva Gjura
Partitë politike të mos krijojnë kaos te qytetarët, të lënë mënjanë debatin politik dhe të gjejnë një zgjidhje për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Ky ishte mesazhi që kreu i shtetit, Bamir Topi, u adresoi dje partive politike gjatë një takimi me studentët e shkollës shqiptare për studimet politike, i cili mbështetet nga KE-ja. Presidenti u ndal te politika e ditës, duke prekur hapur çështjen më të debatueshme, atë të zgjedhjeve parlamentare dhe konkretisht pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Presidenti la të kuptohet se do të presë nga partitë të gjejnë zgjidhje, më tutje mund të iniciojë thirrjen e një tryeze për të kapërcyer ngërçin për letërnjoftimet. "Sfida më e madhe janë zgjedhjet. Gjatë këtyre ditëve kam mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë Presidenti. Ajo që duhet të bëjë Presidenti, është të japë mesazhin që të gjithë duhet të aplikojnë. Presidenti nuk futet në debatin politik, por jep mesazhin", nënvizoi kreu i shtetit. Ne duhet të shkojmë patjetër sipas asaj që kemi përcaktuar, tha Presidenti, sipas asaj që ka Kushtetuta, sipas asaj që ka ligji, sipas asaj që ka dhe dekreti që, data 28 qershor të jetë datë kur ne duhet të zhvillojmë zgjedhje, të cilat do të jenë pikë shumë e rëndësishme referimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. "Ribëj thirrjen për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve dhe të debateve, në mënyrë që njerëzit të shkojnë dhe të aplikojnë për letërnjoftimet dhe të mos vihet në dyshim asgjë për zhvillimin e zgjedhjeve më 28 qershor", tha kreu i shtetit. Ai theksoi se kanë mbetur vetëm dy muaj nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të pajisur shtetasit me karta, me qëllim që të mos krijohet kaos mes tyre dhe për rrjedhojë të ketë probleme me zgjedhjet. "Ky është një hap mjaft i gabuar për politikën, që mund të kthehet në një kaos psikologjik për shqiptarët. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të debatuar për kartat. Qytetarët duhet të dëgjojnë programet. Partitë t‘i largohen debatit dhe të gjejnë zgjidhje që të mos krijojnë kaos te qytetarët. Politika ka dhënë shenjë që kur ka dashur të marrë vendime të rëndësishme, i ka marrë brenda një nate", vlerësoi Presidenti. Topi theksoi më tej se nuk ka vendim më të rëndësishëm sesa të krijohet një situatë e qetë, dhe kontakti me partitë te qytetarët të mos kthehet në stres. Sipas kreut të shtetit, Shqipëria duhet të japë provën e madhe që zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të mos kontestohen. Duke i vlerësuar si të rëndësishme zgjedhjet e 28 qershorit, Topi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për kartat e identitetit dhe të mos vënë në dyshim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Presidenti tha se "zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Çdo qytetar nuk duhet ta lidhë kartën e identitetit vetëm me ditën e zgjedhjeve. Karta është respekt për vetveten. Të dimë të identifikohemi sa njerëz janë në Shqipëri. Të mos vënë në dyshim asgjë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Institucionet duhet të gjejnë ekuilibrin dhe duhet të japin mesazhe inkurajuese".
Similar topics
» Topi: Ne vitin 2012, Shqiperia ne BE
» Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht
» Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953
» Politika fiskale, TVSH per tre vitet e ardhshme nuk preket
» Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita
» Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht
» Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953
» Politika fiskale, TVSH per tre vitet e ardhshme nuk preket
» Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi