Withers garanton: Shqiperia ne NATO
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Withers garanton: Shqiperia ne NATO
Tryeze pune mazhorance-opozite
Ne nje tryeze te perbashket pune me mazhorancen dhe opoziten, ambasadori Withers nuk le hije dyshimi per anetaresimin e vendit tone ne aleance.
“Ne me pak se dy muaj, Shqiperia do te behet anetare e NATO-s me te drejta dhe privilegje te barabarta. Po e perseris edhe nje here sepse tingellon bukur: me te drejta dhe privilegje te barabarta”, u shpreh Withers.
Nje qendrim i tille i ambasadorit amerikan duket se nuk eshte rastesor. Nje dite me pare, ne samitin joformal te ministrave te Mbrojtjes ne Krakov te Polonise, ku ishte i pranishem edhe ministri shqiptar, Gazmend Oketa, sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Skefer eshte shprehur i shqetesuar, vecanerisht per Kroacine, kunder te ciles nje parti e vogel nacionaliste sllovene ka marre 5 jave kohe per te mbledhur 40 mije firma per referendum.
Por megjithese, ceshtja nuk ka lidhje direkte me Shqiperine, sekretari i pergjithshem i NATO-s, u tha gazetareve ne Krakov, se “zhvillimet ne Slloveni, me te drejte, ngrene shqetesimin se ne Samitin e Prillit ne Strasburg dhe Kel, mund te mos krijohen kushtet e duhura per te mirepritur Shqiperine dhe Kroacine ne familjen e NATO-s”.
Por ne Shqiperi, klasa politike, nuk eshte shfaqur e shqetesuar nga keto zhvillime. Duke besuar tek fjalet e ambasadorit amerikan drejtues kryesore te qeverise dhe opozites shohin drejt sfidave te se ardhmes.
“Me anetaresimin ne NATO nuk do te shterroje procesi i reformave, perkundrazi, qeveria eshte e bindur te vazhdoje rrugen e ndermarre deri tani”, u shpreh ministri i Jashtem, Lulzim Basha.
Po ashtu edhe kryetarja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se eshte hera e pare qe nje opozite behet iniciatore dhe angazhohet per reformen ne drejtesi dhe ate zgjedhore. Prova e pare jane zgjedhjet e 28 qershorit.
Por megjithe besimin e politikes dhe diplomacise ne Tirane zhvillimet ne Slloveni duhet ndjekur me vemendje, perderisa kryeministri i vendit Pahor me zhvillon takime intensive me partine nacionaliste per ta bindur te terhiqet nga referendumi kunder Kroacise, qe sipas sekretarit te Pergjithshem te NATO-s mund te kete efektin domino edhe mbi anetaresimin e Shqiperise gjate samitit te prillit.
Re: Withers garanton: Shqiperia ne NATO
Gje shume e mire kjo qe edhe opozita rrjeshtohet ne nje rradhe me poziten,qe edhe pas antaresimit ne NATO,reformat do te vazhdone natyrshem.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» Nga Traktati i Varshavës në NATO, një histori aleancash, diktuar nga politika
» NATO, Obama takohet me Schaffer
» Berisha: Hyrja ne NATO, e ardhme e sigurte
» NATO, Scheffer do t’i jape ftesen Shqiperise
» Flamuri shqiptar ne seline e NATO-s ne Bruksel
» NATO, Obama takohet me Schaffer
» Berisha: Hyrja ne NATO, e ardhme e sigurte
» NATO, Scheffer do t’i jape ftesen Shqiperise
» Flamuri shqiptar ne seline e NATO-s ne Bruksel
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi