FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

3 posters

Shko poshtë

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames Empty Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

Mesazh nga Ilda Tue Jan 20, 2009 4:53 am

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

Kreu i opozitës lëshon alarmin e manipulimit të zgjedhjeve, ndërkohë që Kryeministri ka marrë menjëherë parasysh kërkesën e Ramës. Ndonëse të shqetësuar për standardet e zgjedhjeve parlamentare të qershorit, Sali Berisha dhe Edi Rama u duk dje se u morën vesh mirë në distancë. Teksa lideri i opozitës parashtroi një sërë kërkesash për qeverinë, kreu i kësaj të fundit “hapi derën”, duke urdhëruar Ministrinë e Brendshme të zbatojë porositë. Arritja e standardeve dhe garancia për një proces të ndershëm zgjedhor më 28 qershor duket se ka mobilizuar dy aktorët kryesorë të politikës.

Opozita

“Në emër të opozitës shpreh sot shqetësimin shumë serioz për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të 28 qershorit nga ana e qeverisë shqiptare”, tha Rama. Sipas tij, një analizë e thjeshtë e ecurisë së deritanishme të procesit, si dhe një sërë të dhënash të konfirmuara edhe zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, flasin për një situatë vërtet aspak optimiste. Rama këmbënguli se nuk është pastruar ende regjistri kombëtar i gjendjes civile, i cili, sipas versionit zyrtar të qeverisë, përmban ende mbi 100 mijë publikime. “Ndërkohë që ky proces, sipas vetë angazhimeve publike të qeverisë, duhet të kishte përfunduar në korrikun e vitit 2008, pastaj në shtatorin e vitit 2008 dhe pastaj në dhjetorin e vitit 2008″, tha Rama. Teksa konstatoi se me një regjistër në këtë gjendje mund të kemi gjithçka, por jo lista të rregullta zgjedhësish, që janë bazë e domosdoshme për zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ana tjetër, shtoi Rama, në më pak se 5 muaj nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore nuk është shpërndarë asnjë kartë identiteti, ndërkohë që ecuria e deritanishme e procesit të aplikimit të qytetarëve për marrjen e këtyre kartave tregon qartësisht se qeveria nuk ka as plan, as kalendar dhe as objektiva të qartë e të bazuar në kushtet e kohës së mbetur deri më 28 qershor. “Quajmë absolutisht të domosdoshme ngritjen e një komisioni parlamentar ‘ad hoc‘ që të monitorojë procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore dhe të ushtrojë kontrollin e posaçëm të Parlamentit mbi strukturat qendrore e vendore”, propozoi Rama.

Kryeministri

Kryeministri Berisha i hap derën çdo kërkese të bërë nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, për një proces zgjedhor transparent. Shefi i qeverisë porositi dje ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, për të qenë i gatshëm ndaj çdo propozimi që do të vijë prej kampit rozë lidhur me zgjedhjet e qershorit 2009. Sakaq, Kryeministri Berisha ftoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, që të bashkëpunojë për të ndërtuar një komision zgjedhor me kredibilitetin më të lartë. “Ftoj opozitën të ushtrojë të gjithë kontrollin që dëshiron mbi përgatitjet për procesin zgjedhor. Ne do ta konsideronim kontrollin e saj kontribut të madh. Nuk kemi asnjë qëllim, vetëm një proces dinjitoz zgjedhor”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se është informuar se kryetari i opozitës ka kërkuar vendim qeverie për pasaportat ekzistuese. “Unë do të autorizoj Ministrinë e Brendshme që menjëherë të vendosë kontaktet me ta. Çdo lloj propozimi që opozita e gjykon dhe që i shërben transparencës e kompletimit më të mirë të procesit ne jemi të hapur. Ne duam që çdo forcë politike të gjejë veten e vet në këtë proces. Nuk kemi asgjë përjashtuese në këtë proces”, shtoi Berisha. Zgjedhjet e afërta parlamentare ishin një tjetër temë për të cilën Kryeministri Berisha ftoi opozitën të kontrollojë procesin përgatitor dhe ofroi konsensusin për ngritjen sa më parë të KQZ-së së re.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames Empty Re: Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

Mesazh nga arberia Tue Jan 20, 2009 4:55 am

Po pra,shume mire.Kjo eshte Qeveri e Konsensusit.Per hajer!
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames Empty Re: Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

Mesazh nga ADMIN Tue Jan 20, 2009 12:41 pm

Mirkuptim ,shume bukur per te ardhmen e popullit tone
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames Empty Re: Kartat, Berisha pranon kerkesat e Rames

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi