FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet

2 posters

Shko poshtë

Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet Empty Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 17, 2009 7:26 pm

Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet
Myftinitë: Jo vetëm me një kandidaturë


Përplasja për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman përfundon në gjykatë. Disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman kanë vendosur të çojnë në gjykatë kundërshtimin për mbledhjen e së shtunës, më 21 mars, ku është lajmëruar se do të rizgjidhet kryetari. Lajmin e dërgimit të çështjes në gjykatë e ka bërë të ditur dje për mediat avokati i kësaj çështjeje, Isuf Shehu. Përfaqësuesi ligjor ka publikuar edhe disa nga pikat ku edhe kundërshtohet mbledhja e lajmëruar nga kryetari i komunitetit, Selim Muça.

"Në vija të përgjithshme mund të them se kam konstatuar shkelje të rënda dhe foshnjore nga ana e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilat lidhen ngushtësisht me ushtrimin e kompetencave nga ana e tij", tha avokati Shehu, që konfirmoi dërgimin në gjykatë të kundërshtimit të mbledhjes së 21 marsit, e programuar për t‘u zhvilluar larg kryeqytetit në Medresenë e Kavajës. Sipas Shehut, nga ana e kryetarit ka shkelje procedurale dhe materiale të cilat mbrohen si në ligj, ashtu dhe në statutin e KMSH-së. "Sa për dijeninë tuaj, mbi mbledhjen e radhës asnjërit prej anëtarëve nuk i është bërë i ditur rendi i ditës, qëllimi i kësaj mbledhjeje dhe në anën tjetër një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nuk janë thirrur në këtë mbledhje. Kjo është një shkelje e neneve të Statutit të KMSH, si dhe të ligjit nr. 8788, datë 07/05/2001 "Për organizatat jofitimprurëse". Për mos të folur që vetë anëtarët e këshillit që prej kohësh nuk janë njohur me financat dhe aktivitetin fiskal dhe ekonomik të vetë KMSH, por ky është një problem tjetër", tha avokati Shehu, duke paralajmëruar se edhe në rast se kjo mbledhje do të zhvillohet, vendimet e saj do të mbeten pa hyrë në fuqi, për shkak të shkeljeve në statut. Çështja ka përfunduar në gjykatë dy ditë pasi disa prej anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, si dhe të këshillave të xhamive të kryeqytetit kanë kundërshtuar publikisht mënyrën dhe kohën se si është lajmëruar mbledhja e 21 marsit. "Dhe nëse mbledhja do të zhvillohet ditën e shtunë, për pasojat që të vijnë më vonë ndaj personave të tretë dhe vetë anëtarëve të komunitetit, kryetari do të mbajë përgjegjësi individualisht. Nuk ka asnjë dyshim që çdo bashkëpunëtor i mëvonshëm, dhe për këtë të jeni plotësisht i bindur, mund të përballet gjyqësish", tha avokati. Ndërkaq, kreu i këtij komuniteti ka deklaruar dy ditë më parë se e kishte konstatuar vetëm ditët e fundit faktin se po i mbaronte mandati, ndaj dhe e kishte vendosur këtë lajmërim në mbledhje. Por argumenti është konsideruar i pamatur nga kundërshtarët e mbledhjes, të cilët i kanë bërë edhe një herë thirrje Muçës të ndalë mbledhjet ilegale, dhe t‘u hapë rrugë zgjedhjeve demokratike në këtë institucion, me përgjegjësi të mëdha shpirtërore jo vetëm për besimtarët, por edhe për mbarë shoqërinë shqiptare.





Takimi


Muça pret myslimanët

shqiptarë të Amerikës


Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, priti dje një përfaqësi të Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve të Amerikës, kryesuar nga kryetari i qendrës "Albanian American Islamic Center" nga Nju Xhersi dhe Nju Jorku Sami Merke, sekretari i përgjithshëm Xheladin Leka dhe anëtarë të tjerë të kryesisë si, Selim Leka, Raif Xherraj etj. Delegacioni nga SHBA është njohur me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me infrastrukturën e institucionit, si dhe me shkollat dhe medresetë e suksesshme që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë. Delegacioni ka vlerësuar shumë punën e institucionit drejtuar prej pesë vitesh nga Haxhi Selim Muça, si dhe frymën e dialogut dhe bashkëpunimit midis komuniteteve tradicionale fetare në Shqipëri, institucioneve më të larta zyrtare në vend, ringjalljen e besimit islam, si dhe përcjelljen e mesazheve islame nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë pasur jehonë edhe në diasporën e SHBA-së. Delegacioni është prezantuar edhe me kryesinë, e cila përbëhet kryesisht nga të rinj të shkolluar jashtë vendit dhe të specializuar edhe me grada shkencore, si dhe kanë vizituar gjithashtu ambientet e disa medreseve në vendin tonë.






Reagimi


Myftiu Duka: Duhet të ketë kandidatura të tjera, përveç Muçës


Myftinia e Elbasanit kërkon shtyrjen e zgjedhjeve


Sido që me tone të buta, edhe Myftinia e Elbasanit ka reaguar ndaj procedurave që po praktikon Komuniteti Mysliman Shqiptar për zgjedhjet e reja. Dje në mesditë, kreu i Myftinisë së Elbasanit, Arben Duka, ka reaguar në një deklaratë për shtyp, duke i konsideruar jostatuore procedurat për zgjedhjen e kreut të institucionit më të lartë të myslimanëve të Shqipërisë. "Ne jemi përfaqësues të 67 xhamive në Qarkun e Elbasanit dhe zëri ynë duhet të dëgjohet nga drejtuesit e komunitetit, pavarësisht se kemi vetëm dy përfaqësues me të drejtë vote në Këshillin e Përgjithshëm", ka deklaruar myftiu Duka. Ai tha se procedurat parazgjedhore nuk janë në përputhje me pikat e statutit të këtij komuniteti, duke fajësuar Këshillin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman. Sipas tij, shkelja e parë dhe shmangia nga statuti është mungesa e kandidaturave alternative për kreun.

"Deri tani nuk ka asnjë kandidaturë, përveç kreut aktual të komunitetit, Selim Muça, të cilit i ka mbaruar mandati pesëvjeçar për të drejtuar", shpjegoi Duka. Më tej ai theksoi se të paktën 20 anëtarë të këtij komuniteti kanë të drejtën e propozimit të një kandidature alternative, nga ku mund të kuptohet se edhe përfaqësuesit e Elbasanit mund të plotësojnë 20 firma brenda komunitetit për kandidaturën e tyre. Duka ndërkohë ka precizuar edhe një herë kurrikulumin e kandidatit për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, që sipas tij duhet të ketë mbaruar Medresenë, fakultetin teologjik, të jetë mbi 40 vjeç, të ketë 10 vjet punë në këtë komunitet, si dhe të ketë prejardhjen e një familjeje besimtare myslimane. Kërkesa zyrtare e Myftinisë së Elbasanit mbetet shtyrja e zgjedhjeve për në datën 21 prill, por ky komunitet e ka lënë të nënkuptuar se do të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se kërkesa e tyre mund të mos merret parasysh. Në një farë mënyre, reagimi i Myftinisë së Elbasanit krahasuar me disa myftini të tjera mbetet më i moderuar.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet Empty Re: Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet

Mesazh nga arberia Wed Mar 25, 2009 9:58 am

po pse ky e ka marre me tapi kreun e muslimaneve?Ky ka bere shume pislliqe sipas debateve ne tv dhe shkrimeve ne shtyp,sikur te jene te qena.....sa keq njeriu i fese..... Shocked
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi