Studentët
2 posters
Faqja 1 e 1
Studentët
Studentët
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë tepër të shqetësuar për sa i takon kërkesave të tyre dhe problemeve nisur që nga mungesat e librave, kapaciteteve në bibliotekë, tek rregullorja e specializimeve e deri te frekuentimi i orëve të mësimit nga pedagogët e këtij fakulteti, që janë shumë të punësuar dhe angazhuar me veprimtari e punë të tjera.
Pas denoncimit që i bëri këshilli studentor mbarëvajtjes së punës në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e dekanatit. Studentët sqarojnë se të ndodhur në të tilla kushte, kur problematika dhe përgjegjshmëria në fakultet nuk paraqesin asnjë rëndësi për negociata e përmirësim, atëherë ajo që mbetet janë protestat e bojkoti i mësimit. Lidhur me problemet e Fakultetit të Mjekësisë është vënë në dijeni edhe rektorati i Universitetit të Tiranës si dhe Kryeministria.
Studentët, duke nisur nga kjo javë kanë sqaruar se do të organizohen, dhe madje do të rakordojnë për gjithçka të nevojshme për një lëvizje studentore.
Sakaq, pritet që në dhjetor të zhvillohet dhe konkursi për specializimet e mjekëve. Janë rreth 350 kuota. Rregullorja e miratuar në korrik të këtij viti dhe sistemi i vlerësimit është një tjetër problem që ka shqetësuar studentët e Mjekësisë, edhe ata që kanë studiuar e kthehen nga universitetet e huaja. Një pikë e rregullores së specializimeve thotë që nuk lejohen të marrin pjesë në konkurs mjekët mbi 35 vjeç

Re: Studentët
mire do te beje nje levizje studentore per arsye se Ministria e Arsimit ,nuk eshte ne nivelin e duhur ,persa i perket plotesimit te mungesave me libra ,gjeja me elementare e te tjera si keto.Duhen shkundur apo zgjuar nga gjumi qe i ka zene.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi