FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’

Shko poshtë

Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’  Empty Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’

Mesazh nga ADMIN Mon Aug 23, 2010 10:25 am

Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’
» Dërguar më: 23/08/2010 - 11:51
Esmeralda Keta

A duhet të legalizohen shtëpitë publike në vendin tonë apo jo? Cilat janë mënyrat që t'i japin zgjidhje fenomenit të prostitucionit, i cili gjithsesi ekziston, cilat janë rrugët ligjore apo masat që duhen marrë për kontrollimin e tij? Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në forumin që ka hapur "Gazeta" për shtëpitë publike, debat për të cilin morëm shkas pas rasteve dhe operacioneve të fundit, siç ishte "Summer 2010" ku u prangosën tre klientë dhe tri prostituta që u kapën në zonën e plazhit. Disa nga emrat më të njohura në fushën e të drejtave të njeriut japin opinionet e tyre pro dhe kundër legalizimit të prostitucionit në vendin tonë.
Edlira Haxhiymeri
Aktiviste e njohur për të drejtat e grave, ajo shprehet totalisht kundër hapjes së shtëpive publike në vendin tonë. Sipas saj jo vetëm që opinioni nuk është i përgatitur për të hedhur një hap të tillë, por ne kemi edhe mungesë legjislacioni në shërbime që mbrojnë njerëzit edhe në marrëdhëniet në çift. "Unë jam kundër legalizimit, pasi publiku shqiptar nuk është i përgatitur për një hap të tillë dhe nuk e përtyp dot, shto këtu që duhet të kemi një proces të tërë legjislacioni të një sërë shërbimesh që janë të munguara. Unë e shikoj se edhe legjitimimi është risk i madh për sa kohë publiku s'është i gatshëm. Ne nuk kemi aktivitete për mbrojtje të individit që do të merren me ushtrimin e këtij profesioni, ne kemi mangësi në planifikimin familjar, apo në marrëdhëniet në çift dhe jo më të flasim për hapje të shtëpive publike. Pastaj kjo është edhe çështje kulturash, vlerash, por edhe mungese legjislacioni total", - ka përfunduar ajo.
Briseida Mema
E njohur në fushën e të drejtave të njeriut, ajo e konsideron cinizëm të madh të legjitimosh një biznes, i cili i vë një çmim njeriut në varësi të madhësisë së gjoksit apo ngjyrës së lëkurës. Për këtë dhe shumë arsye të tjera ajo thotë se është kundër hapjes së shtëpive publike. "Debati i hapjes së shtëpive publike po zhvillohet edhe në vende më të përparuara. Në Francë shtëpitë publike u mbyllën që në vitin 1946 dhe tashmë ata quhen shtëpi të mbyllura publike. Në të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut tashmë ka lindur debati dhe po diskutohet nëse legjitimi i këtij profesion, shkel apo është e drejtë e njeriut të prostituojë. Fakti që dikush shet trupin është një veprim kriminal. Pastaj, ka edhe probleme të tjera: a do të jenë të gatshëm tutorët që të paguajnë taksat, pasi shtëpitë publike do të jenë një biznes privat sepse shteti nuk do të merret me taksimin e trupave. Unë jam kundër shtëpive publike edhe për një arsye parimore, pasi për mua është shumë cinike që të legjitimosh një biznes ku njeriut i vihet një çmim në bazë të madhësisë së gjoksit, bukurisë, ngjyrës apo gjatësisë, pasi tutorët në bazë të këtyre kritereve do t'i përzgjedhin vajzat që do të punësojnë, e cila gjithnjë e më shumë po quhet 'skllavëri e kohëve moderne'. Shto këtu që në vendin tonë ka edhe shumë specifika të tjera që lidhen me nivelin e lartë të papunësisë, mentalitetin e prapambetur. Ndërkohë, që unë jam kundër hapjes së shtëpive publike që tashmë kanë marrë termin shtëpi të mbyllura publike, pasi një gjë e tillë do të dëmtonte rëndë imazhin e Shqipërisë, e cila do të hyjë në garë me vendet e tjera jo me turizmin seksual, por me turizmin e vlerave kulturore", - ka përfunduar psikologia e njohur Briseida Mema.
Altin Hazizaj
Ai shprehet se ata kanë propozuar që në 2004 që të legalizohen shtëpitë publike. Kjo sipas tij do të ishte në favor të fëmijëve, pasi do të ulte numrin e abuzimeve seksuale me to. "Unë jam pro legalizimit të prostitucionit, i cili pavarësisht se nuk është i ligjshëm vazhdon të ekzistojë, madje ka ekzistuar edhe në kohën e komunizmin. Pastaj kjo është një çështje edhe e të drejtave të njeriut, pasi shteti nuk mund dhe nuk duhet të kontrollojë të gjitha aspektet e jetës së njeriut, qoftë kjo se çfarë vendosim të bëjmë ne me trupin tonë", - ka thënë ai.
Nora Malaj
Ajo tregohet më e kujdesshme në dhënien e opinioneve, ku nuk pozicionohet as pro e as kundër, por deklaron se nisja e këtij debati bëhet në një moment mjaft të përshtatshëm. "Fakti që fenomeni i prostitucionit në Shqipëri ekziston, aq më tepër kur këto të fundit bëhen edhe objekt i veprave penale, tregon se ka ardhur koha që këtë fenomen duhet ta shohim realisht dhe të ballafaqohemi me të duke e parandaluar, për të mirë dhe në të mirë të shoqërisë, për ta ruajtur këtë të fundit, nga shumë rreziqe që mund të jenë pjesë e situatave dhe fenomeneve shumë problematike të shoqërisë sonë", - thotë Malaj, e cila përshëndet iniciativën e "gazetës" për hapjen e këtij debati që do të shërbejë edhe si një tryezë për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes dhe thyerjen e tabuve në këtë drejtim
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi