Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
Faqja 1 e 1
Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
Kur mungojnë afro tri javë nga sfida me Hungarinë, objektivi i Kombëtares shqiptare mbetet i qartë: vetëm fitore. Një rezultat të tillë, në takimin që do të zhvillohet më 28 mars në “Qemal Stafa”, e shpreson edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Çfarë kërkoj nga skuadra për këtë sfidë? Natyrisht që me hungarezët shpresoj vetëm të fitojmë”, tha ai. Tri pikët në Tiranë do të ishin hakmarrje për humbjen e vetme që kuqezinjtë kanë pësuar në këto eliminatore. Por, ato do të merrnin edhe më shumë vlerë, në luftën për vendin e katërt, në renditjen finale të Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010.
Trajneri
Rezultati i këtij takimi mund të vendosë edhe të ardhmen e trajnerit Ari Han. Holandezi nuk ka asnjë pikë në kontratë, në të cilën përcaktohet se në rast rezultatesh negative do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses. Por, humbja mund të rezultonte “fatale”: nuk përjashtohet që FSHF-ja t’i kërkojë të largohet, edhe pse kjo do të thoshte humbje të konsiderueshme financiare. Për prishjen e njëanshme të kontratës, Han do të përfitonte të gjithë shifrën financiare të parashikuar për qëndrimin në Shqipëri.
Presidenti Duka nuk preferon ta komentojë këtë situatë, edhe sepse në këtë mënyrë do të shtohej presioni përpara një ndeshjeje delikate. Gjithsesi, me fjalët “kundër Hungarisë shpresoj vetëm fitoren. Kaq mund të them”, ai lë vend për spekulime.
Malta
Me Hungarinë e drejtuar nga Ervin Kuman, gjithçka duhet përgatitur me detaje. Sipas drejtuesit të futbollit shqiptar, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe anës psikologjike të futbollistëve, një prej arsyeve që shkaktuan hapin fals në Maltë.
“Është e nevojshme që ta përgatisim mirë ndeshjen me Hungarinë, nëse kërkojmë të fitojmë, vazhdoi Duka. Nuk duhen përsëritur gabimet si në sfidën me Maltën, ku skuadra ishte euforike dhe me një ngarkesë të tepruar emocionale dhe psikologjike. Natyrisht që kjo ndikoi negativisht në fushën e lojës dhe në rezultat”.
Bogdani
Në federatë vazhdojnë të këmbëngulin se trajneri ende nuk ka përgatitur listën e madhe me lojtarët që duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen ftesës së ekipit kombëtar. Megjithatë, sipas burimeve pranë kuqezinjve, duket se në takimin me Hungarinë do të vazhdojnë “përjashtimet”.
Pas Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës, të njëjtin fat mund të ketë edhe Erjon Bogdani. Sulmuesi 31-vjeçar vazhdon të mos aktivizohet te Kievo (ose luan shumë pak), ndërkohë që me Maltën shpërdoroi një gol të sigurt. Forma e tij e dobët nuk është parë me sy të mirë nga Han, që tashmë mund t’ia besojë aksionin ofensiv Salihit, i cili do të mbështetet nga Skela, Duro dhe Gilman Lika.
Dhuna
Për përjashtimet e Tërbunit dhe Butrintit, pas dhunës së fundjavës që kaloi, Duka u shpreh: “Është e dhimbshme të lësh pa futboll një komunitet të tërë, por FSHF ishte e detyruar të merrte masa të tilla”

Re: Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
edhe un mendoj se do te jene nje ndeshje e forte dhe interesante!!!
dhe Shqiperia do te fitoje!!!
dhe Shqiperia do te fitoje!!!
Vizitor- Vizitor
Re: Duka: Kundër Hungarisë, shpresoj fitore
Haan publikon ekipin anti-Hungari
Publikohet lista e futbollisteve te kombetares kuqezi per ndeshjet me Hungarine dhe Danimarken, te vlefshme per eliminatoret e boterorit Afrike 2010.
Trajneri Arie Haan ka marre ne ekip kesaj radhe edhe Migen Memellin, Xhevahir Sukajn dhe Dorian Bylykbashin.
Ndeshja e radhes se kombetares sone do te jete ajo me Hungarine me 28 mars, pasuar nga perballja me Danimarken me 1 prill.

Kuqezinjtë zhgënjejnë, Hungaria ndëshkon sërish
Përsëritet refreni. Lala, Cana e Skela: Luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli
Përsëritet refreni. Lala, Cana e Skela: Luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli
Erald Kodheli
Shqipëria humbet përsëri me Hungarinë. Skuadra që mendohej si rivalja direkte në grupin eliminator, konfirmohet si "macja e zezë" e skuadrës së Han: dy humbje në gjashtë ndeshje kanë ardhur pikërisht pas përballjeve me skuadrën e Ervin Kuman dhe hungarezët janë të vetmit që kanë arritur të shënojnë në portën kuqezi. Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht shanset për vendin e katërt, përfundon ëndrra e largët për kualifikim, ndërsa pozita e trajnerit të Kombëtares nuk është nga më komodet.
Në formacionin e hedhur në fushë, Cana luan në qendër të mbrojtjes përkrah Currit, ndërsa Vangjeli zë vendin në të majtë. Niset titullar Besart Berisha, që luan në të djathtë si sulmues i fshehur, në ndihmë të Salihit, ndërsa pesha e mesfushës është mbajtur nga Lala, Skela e Duro. Skuadrat janë treguar agresive që prej fillimit dhe në dhjetë minutat e para nuk kanë munguar duelet e forta në mesfushë. Momenti i parë i rrezikshëm kalon nga këmbët e Berishës, por topi i tij nuk shfrytëzohet nga Salihi. Miqtë reagojnë me Hanjal dhe Hushti, pa gjetur portën e Hidit, ndërsa pak minuta më parë, Cana u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i pezulluar për sfidën e 1 prillit në Danimarkë. Një ndëshkim që ndoshta mund të shmangej, pasi ky ishte faulli i parë i shkaktuar nga zëvendëskapiteni. Shqipëria kërkon avantazhin me Salihin, që në harkun e pak sekondave tenton dy herë, duke shkuar fare pranë golit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Kombëtarja jonë shfaq shenja lodhjeje dhe gjuajtjet e Hajnal e Torgeles paralajmërojnë golin. Rrjeta e avantazhit të hungarezëve erdhi në të 38-tën, pas një aksioni të diskutueshëm ku protagonist bëhet edhe gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers. Pas një kontakti me Vangjelin, nga i cili mbrojtësi shqiptar mbetet i shtrirë në fushë, Hushti harkon në zonë. "Bilbili" lejon vazhdimin e lojës edhe pse Dallku, zhbalancohet në ajër nga një kundërshtar, duke mos e larguar topin nga zona. Sfera shkon në këmbët e Sandor Torgeles, që ka të gjithë kohën e mjaftueshme për ta kontrolluar dhe e dërgon në rrjetë. Fraksioni i dytë i lojës fillon me drithërima, por për fat, Torgele shpërdoron edhe pse shfaqet i vetëm me Hidin. Kuqezinjtë reagojnë dhe kanë shansin të barazojnë. Lika devijon me kokë pas harkimit të saktë të Berishës, portieri Babosh largon dhe Skela që gjendej në trajektoren e topit nuk arrin ta shtyjë në rrjetë. Një tjetër mundësi e mirë është paraqitur edhe për Berishën, por edhe pse në pozicion të afërt me portën, sulmuesi gabon. Miqtë mbrohen mirë e nuk harrojnë të sulmojnë, gjithsesi gjuajtja e Hushtit nuk krijon probleme për Hidin. Në të 70-tën, Han hedh kartën Elis Bakaj, në vend të Likës, duke spostuar në krahun e majtë Berishën. Mesfushori i Dinamos bëhet menjëherë i rrezikshëm me një gjuajtje nga distanca, por Babosh grushton. "Gardiani" hungarez reagon mirë edhe pas tentativave me kokë të Skelës e Berishës dhe nuk e lejon prekjen e rrjetës. Gjithçka përfundon me fitoren 1-0 të skuadrës së Ervin Kuman, që me këto tri pikë ruan vendin e dytë në grup, me dhjetë pikë, po aq sa edhe Danimarka kryesuese, kundërshtari i Shqipërisë më 1 prill. Në fund të ndeshjes, lojtarët kuqezi u shfaqën dukshëm të zhgënjyer, duke përsëritur se skuadrës i mungoi vetëm goli. "Humbëm një shans. Kërkuam fitoren dhe për këtë jemi të zhgënjyer. Vendimet e gjyqtarit, nga ku erdhi edhe goli i Hungarisë, ishin të diskutueshme", tha kapiteni Lala për "SuperSport". Ndërsa për Skelën dhe Canën, Shqipëria luajti mjaft mirë dhe në mbrëmjen e djeshme mungoi vetëm goli. "Kishim disa raste, por nuk ia arritëm të barazonim. Këta tifozë duhen falënderuar për mbështetjen. I kishim mundësitë të shënonim dhe fati nuk na ka ndihmuar", deklaroi Cana. Ndërsa Skela shtoi: "Kërkuam në çdo kohë të shënonim, por fatkeqësisht nuk ia arritëm. U ndëshkuam në të vetmin rast që Hungaria kishte dhe më pas ishte shumë e vështirë. Çdo humbje është shumë e dhimbshme, mbi të gjitha me një kundërshtar direkt në grup". Në kampin hungarez, trajneri Kuman u shpreh i kënaqur: "Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, pasi jo të gjithë arrijnë të fitojnë në Shqipëri. Jam i kënaqur me këto tri pikë, pasi na konsolidojnë pozitat në grup. Kualifikimi? Kemi ende edhe shumë rrugë dhe ndeshje të vështira".
Similar topics
» JAM KUNDER ADMINIT
» Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’
» Imamet e Kavajes, kunder zgjedhjeve
» 46 vjet pa fitore me danezët, bastet "kryqëzojnë" Shqipërinë
» Shtëpitë publike, ‘pro’ dhe ‘kundër’
» Imamet e Kavajes, kunder zgjedhjeve
» 46 vjet pa fitore me danezët, bastet "kryqëzojnë" Shqipërinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi