FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin

Shko poshtë

I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin  Empty I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin

Mesazh nga ADMIN Mon Aug 23, 2010 10:20 am

I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin
» Dërguar më: 23/08/2010 - 12:44
I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin  1282560251
Enkelejda Sula

LIBRAZHD -Loti ka ngrirë në sytë e Haki Bërdhashit. Tek sa i prin kortezhit që përcjell për në varr djalin e tij 28-vjeçar, ai mundohet të mbahet i fortë. Ndonëse dhimbja i ka prerë gjunjët, ai është më burrë se biznesmeni që i nxiu jetën të birit dhe mesnatën e së shtunës e ekzekutoi atë me 4 plumba në kokë dhe në gjoks. "Krimi ishte i tmerrshëm dhe Drejtësia duhet ta mbajë mirë parasysh këtë fakt. Nuk jemi për vetëgjyqësi nëse shteti jep dënimin e merituar. Jetën e djalit nuk mund të na e kthejë askush, por Drejtësia, duke vepruar me paanësi do të na e lehtësojë disi dhimbjen. Drejtësia nuk duhet të dorëzohet kurrë para ndërhyrjeve sepse kështu nxit krimet më shumë", - u shpreh dje 60-vjeçari Bërdhashi nga fshati Qukës i rrethit të Librazhdit. Reaguan fuqishëm dhe banorë të zonës për vrasjen e Artan Bërdhashit. Të indinjuar nga "dora e gjatë" e biznesmenëve vrasës, në shenjë proteste ata bllokuan për 45 minuta rrugën kombëtare Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Qukës. Ngjarja që rrënqethi banorët e zonës së Librazhdit ndodhi rreth orës 23:45 të së shtunës në fshatin Bushtricë, në një lokal pranë rrugës nacionale, pas një konflikti të gjatë për një femër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit bëjnë me dije se Bërdhashi dhe Çela fillimisht janë grindur me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin. Sherri mes palëve ka degjeneruar në ekstrem, deri në përdorimin e armës së zjarrit. Personat e pranishëm në lokal nuk kanë mundur të shmangin tragjedinë, e cila sipas policisë lokale, mori shkas nga xhelozia për të dashurën e përbashkët. Vrasja e 28-vjeçarit alarmoi efektivat blu, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje. Vetëm pas 30 minutash policia mundi të arrestojë autorin e krimit, që akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". Mësohet se biznesmeni vrasës është vëllai i Klorinda Çelës, gjykatëse në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.
NGJARJA
Zanafilla e incidenteve mes autorit e viktimës ka nisur vite më parë, kur 28-vjeçari ishte fejuar me një vajzë në fshatin Xhyrë të komunës së Hotolishtit. Në këtë fshat, prej 5 vitesh Bledar Çela kishte ngritur biznesin e tij, i cili kryesisht është në fushën e rezervatit të peshkut. Sipas burimeve policore, ndërsa Bërdhashi ishte i fejuar, nga ana tjetër biznesmeni Çela ushtronte presion ndaj vajzës dhe në këtë mënyrë kishte arritur të krijonte një lidhje intime. Kjo situatë ka vazhduar dy vite. Artan Bërdhashi, emigrant, është detyruar ta zgjidhë zyrtarisht fejesën, por konflikti me biznesmenin, i cili ishte bërë shkak i prishjes së kësaj lidhjeje, është thelluar. Po të njëjtat burime pohojnë se pak muaj më parë, po në Bushtricë ka pasur një konflikt mjaft të ashpër mes viktimës dhe vrasësit. Së fundi, biznesmeni Bledar Çela (sipas të afërmve të viktimës) i ishte bërë ferrë 28-vjeçarit. Mësohet se mbrëmjen e së shtunës, Çela ka shkuar te shtëpia e Artan Bërdhashit dhe e ka ftuar atë, duke i dhënë besën se donte të pinte një kafe për të sqaruar njëherë e mirë historinë e konfliktit me tyre. "Pasi janë ulur në një lokal pranë shtëpisë, për t'i shpëtuar syrit të bashkëfshatarëve, biznesmeni dhe i riu janë larguar në një lokal tjetër, pranë rrugës kombëtare në Bushtricë. Aty konflikti ka marrë përmasa të tjera. Biznesmeni pasi ka dalë jashtë bashkë me 28-vjeçarin, e ka qëlluar këtë të fundit në kokë e gjoks me pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Klientë të lokalit kanë deklaruar në polici se, ekzekutori ka hyrë sërish brenda dhe teksa ishte duke pirë një birrë, i ka kërcënuar që të mos bënin asnjë veprim.
ARRESTIMI
Biznesmeni Bledar Çela është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur në kohë rekord nga ana e policisë. 43-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma me të cilën bëri vrasjen. Burime konfidenciale thonë se Çela është pronar i lokalit "Leone" në qytetin e Pogradecit dhe i një rezervati të madh peshku në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Në polici, autori e ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër dhe në kushtet e tronditjes psikike.

I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin  Print_ok I mori të fejuarën dhe vrau emigrantin  Email_ok
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi