FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e vrau ‘New York Times‘-in?

Shko poshtë

Kush e vrau ‘New York Times‘-in? Empty Kush e vrau ‘New York Times‘-in?

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 20, 2009 4:04 am

Kush e vrau ‘New York Times‘-in?



Muhabeti i botës së mediave, pak javë më parë, ishte profili rraskapitës 11000 fjalësh i Mark Bowden-it në ‘Vanity Fair‘ i bërë për Arthur Sulzberger Jr, publikuesi i gazetës ‘New York Times‘ dhe kryetari i kompanisë që është pronare e saj. Bowden nuk përdor fjalë të fshehta për të shprehur mendimin e tij ndaj mbretërimit të Sulzberger-it, duke shkruar se ai e "ka çuar trashëgiminë e tij në një humnerë". Më së miri, i njohur për librin e tij "Black Hawk Down", për një mision ushtarak amerikan në Somali, që shkoi tmerrësisht keq, Bowden na thotë se Sulzberger, tani 58 vjeç, thjesht nuk po e kryen detyrën e shpëtimit të ‘New York Times‘-it, në një kohë kur biznesi i gazetës është duke shpërthyer.


***

Me çmimin e kompanisë ‘Times‘, në bursa dhe me borxhin korporal që kërcënon të përpijë gazetën tonë më të mirë dhe më të rëndësishme, koordinimi kohor i shkrimit të Bowden-it duket të jetë i patëmetë. Të hënën e shkuar, në orën 07.45 të mëngjesit, tregimi hyri në faqen e internetit të Jom Romensko-s në Poynter.org. Deri të hënën në mbrëmje shkrimi ishte analizuar nga gjithkush, prej Michael Calderone i ‘Politico‘-s ("shumë shkatërrues") e deri te Jeff Bercovici i ‘Portfolios‘ ("Uups"), Nga ‘Editor & Publisher‘ ("Njeriu magjepsës i ndruajtur?") e te Adam Relly i ‘Boston Phoenix‘ (njeri i gabuar për atë punë"). Mirëpo, edhe pse dola i impresionuar nga përpikmëria e shkrimit të Bowden-it, kam disa probleme me premisën qendrore të tij: që vendimet e dobëta për biznes të Sulzberger-it dhe udhëheqja e hallakatur e tij në masë të madhe janë fajtore për gjendjen në të cilën ‘New York Times‘ e ka gjetur veten.

Në fakt, Bowden është një reporter tejet i ndershëm që të mos gardhojë bastet e tij, duke na kujtuar vazhdimisht (thuajse duhet të na thuhet) që këto janë kohërat e fundit për gazetat. Ashtu si thotë Bowden, pothuajse e vetmja lëvizje e mençur biznesi nga cilado gazetë gjatë çerekshekullit të fundit ishte kur kompania ‘Washington Post‘, në vitin 1984, përvetësoi "Kaplan Inc", një kompani për testim edukativ, e cila u vërtetua të jetë një lopë që nxjerr para. Bowden punon rëndë nëpër një territor, që do të jetë i njohur për të varurit nga mediat.


***

Ashtu sikurse kanë raportuar të tjerët, Sulzberger përgjithmonë e vulosi veten në sytë e shumë kritikëve si joserioz nga themeli, pasi vendosi një ‘dre brilopatë‘ në skenën e një takimi të mllefosur të të gjithë punonjësve, pas skandalit Jayson Blair, një skandal që përfundimisht e mori me vete redaktorin ekzekutiv, të cilin Sulzberger e zgjodhi vetë, Howell Raines (tregimi shtjellohet në librin e Seth Mnookin-it, ‘Hard News‘). Para tri viteve, reporteri për media i ‘New Yorker‘, me sjellje të buta, Ken Auletta, shkroi një profil tejet të vrazhdë të Sulzberger-it, duke e portretizuar si të papjekur e të pavendosur. Auletta tha se Sulzberger dëshironte çështje si ‘raportimi shkel e shko‘ i ‘Times‘-it gjatë kohës pak para luftës së Irak dhe më vonë, llastimin që u ka bërë gazetarëve, të cilët e prodhuan shumicën e atij raportimi, Judith Miller, pasi shkoi në burg, sepse refuzoi të zbulonte që ndihmësi i Dick Cheney-t, Lewis ‘Scooter‘ Libby kishte qenë burimi i saj në aferën ‘Valerie Plame‘. Ishte shkrimi i Aulettas, shkruan Bowden, ai që çoi në vendimin e Sulzberger-it që të mos intervistohet dhe e mbushi shkrimin e tij me një saktësi të dorës së dytë.


***

Megjithatë, Bowden është i mprehtë në hapat e gabuar të biznesit të Sulzberger-it: konstruktimi i një qendre të shtrenjtë e të panevojshme, blerja e aksioneve pak para se të binin çmimet e bursës, dështimi që të investojë në ‘Google‘ dhe shmangia e një partneriteti me Amazon.com, për të mos i larguar ‘Barnes & Noble‘, një reklamues i madh. (Bowden gjithashtu kritikon Sulzberger-in për blerjen e ‘Boston Globe‘-it për 1.1 miliardë dollarë në vitin 1993 e që tani ndodhet në buzë të humnerës. Por, kjo nuk është tërësisht e drejtë, sepse babai i tij, Arthur ‘Punch‘ Sulzberger, mbeti kryetari i kompanisë ‘Times‘ deri në vitin 1997). Tani këto janë vendime mjaft kokëtrasha. Problemi është se Bowden nuk mund të na thotë se si do të kishin qenë gjërat ndryshe me një udhëheqësi më vizionare. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Veç kësaj, ‘Times‘ mbetet një sukses i madh për lexuesit. Si shtesë e shitjes së miliona gazetave çdo ditë të punës dhe rreth 1.4 milionë të dielave, website i ‘Times‘ tërheq 19.5 milionë vizitorë secilin muaj, afro dyfishi i ‘USA Today‘, gazeta rivale e saj më e afërt. Me të gjitha rezultatet e këqija të saj, gazeta ende është model për gazetari serioze të interesit të publikut.


***

Dhe çfarë ka për të thënë Bowden për këtë gjë? "Gjithmonë një bir që përmbush detyrat, e ka për mision të jetës së tij të mirëmbajë cilësinë që e ka trashëguar, për të dyfishuar të arriturat e babait të tij", shkruan Bowden. "Ai është shërbyes i kujdesshëm, ndërsa ajo që ‘Times‘ ka nevojë sot është një ndërmarrës gjeni me sy të egër". Bowden nuk e ka gabim. I tërë biznesi ka nevojë për një infuzion të madh të gjenive me sy të egër. Por, duke pasur parasysh zhdukjen e kompanive dikur të mrekullueshme të gazetave si ‘Knight Ridder‘ dhe rënia e ‘Tribune‘, ‘McClatchy dhe tjerët‘ (madje edhe Rupert Murdoch po paguan, pjesërisht sepse ka paguar tepër për ‘Wall Street Journal‘) është e vështirë të shikohet se si do t‘i kishte bërë dikush tjetër gjërat më mirë në ‘Times‘.

Bowden drejtësisht vrojton se shpërndarja po i thyen gazetat në pjesë vazhdimisht e më të vogla, me faqet e internetit që po forcohen, faqe që ‘specializojnë‘ në politikë, sport, art dhe gjëra të tjera. Por, ai e shtyn këtë vrojtim tepër larg, kur sugjeron se Sulzberger kishte dashur të çonte ‘Times‘-in në atë model. Shpëtimi i ‘Times‘-it, qoftë online, në shtyp apo të dyja, është një qëllim i vlefshëm. Nëse nuk mund të bëhet, atëherë lëreni dikë tjetër që të kryesojë rikrijimin e saj si diçka tjetër, apo ashtu si do të thoshte Bowden, një koleksion i diçkaje tjetër. Me të gjitha mossukseset e tij, Sulzberger po bën gjithçka që mund të bëjë. Duke pasur parasysh rrethanat, është vështirë të shikojmë se si dikush tjetër do të kishte vepruar më mirë.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi