FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FESE RREME PO I VJEN FUNDI

Shko poshtë

FESE RREME PO I VJEN FUNDI Empty FESE RREME PO I VJEN FUNDI

Mesazh nga BESIMTARI Sun Feb 14, 2010 3:38 pm

Çfarë është feja e rreme? A je i trazuar nga krimet që bëhen në emër të fesë? A të ngacmojnë ndjenjën e drejtësisë luftërat, terrorizmi dhe korrupsioni i atyre që pohojnë se i shërbejnë Perëndisë? Pse feja duket sikur është shkaku i kaq shumë problemeve?
Fajin nuk e ka çdo lloj feje, por feja e rreme. Jezu Krishti, një personalitet fetar shumë i respektuar, tha se feja e rreme prodhon vepra të këqija, pikërisht ashtu si një «pemë e kalbur prodhon fryt të keq». (Mateu 7:15-17) Çfarë fryti prodhon feja e rreme?


Feja e rreme



PËRFSHIHET NË LUFTËRA E NË POLITIKË: Në revistën Asiaweek thuhet: «Në Azi, por edhe në vende të tjera, udhëheqësit [fetarë] e etur për pushtet po shfrytëzojnë me cinizëm ndjenjat fetare të popullsisë për përfitimin e tyre.» Si pasojë, gazeta paralajmëron: «Bota po rrezikon të kalojë në çmenduri.» Një udhëheqës i shquar fetar në Shtetet e Bashkuara deklaroi: «Duhet t’i vritni terroristët, që të pushojnë së vrari të tjerët.» Cilën zgjidhje jepte ai? «Vritini që të gjithë në emër të Zotit.» Por ajo që thotë Bibla është krejt e kundërt: «Nëse ndokush thotë: ‘Unë e dua Perëndinë’, mirëpo urren vëllanë e tij, ai është gënjeshtar.» (1 Gjonit 4:20) Madje Jezui tha: «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj.» (Mateu 5:44) Sa fe mund të numërosh, anëtarët e të cilave marrin pjesë në luftëra?
PËRHAP MËSIME TË RREME: Pjesa më e madhe e feve mësojnë se shpirti është një pjesë e padukshme e njeriut, që mbijeton pas vdekjes së tij. Duke përdorur këtë mësim, shumë fe i zhvatin besimtarët e tyre, duke u kërkuar para që të luten për shpirtrat e të vdekurve. Kurse Bibla mëson diçka tjetër: «Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë.» (Ezekieli 18:4) «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5) Jezui mësoi se të vdekurit do të ringjallen, por kjo do të ishte e panevojshme po qe se njerëzit do të kishin shpirt të pavdekshëm. (Gjoni 11:11-25) A mëson feja jote se shpirti nuk vdes?
TOLERON IMORALITETIN: Në shumë vende, disa grupe fetare u japin caktime zyrtare klerikëve që janë homoseksualë e lezbike dhe i nxitin qeveritë që të njohin me ligj martesat e njerëzve të të njëjtit seks. Edhe ato kisha që e dënojnë imoralitetin, i kanë toleruar udhëheqësit fetarë që kanë abuzuar seksualisht me fëmijë. Por, çfarë mëson Bibla? Ajo e thotë hapur: «Mos u mashtroni! As kurvarë, as idhujtarë, as kurorëshkelës, as burra që mbahen për qëllime të panatyrshme seksuale, as burra që shkojnë me burra . . . nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.» (1 Korintasve 6:9, 10) A njeh fe që tolerojnë imoralitetin?
Ç’e ardhme i pret fetë që prodhojnë fryt të kalbur? Jezui paralajmëroi: «Çdo pemë që nuk prodhon fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.» (Mateu 7:19) Po, feja e rreme do të pritet e do të shkatërrohet! Por, si dhe kur do të ndodhë kjo? Përgjigjen na e jep një vegim profetik i dokumentuar në Bibël, në kapitujt 17 dhe 18 të librit të Zbulesës.

Feja e rreme ushtron ndikim «mbi mbretërit e tokës»
«Dilni prej saj, o populli im»

Si do t’i vijë fundi fesë së rreme?


Përfytyro këtë skenë. Një prostitutë është ulur mbi një bishë të frikshme. Bisha ka shtatë koka e dhjetë brirë. (Zbulesa 17:1-4) Çfarë paraqet prostituta? Ajo ushtron ndikim «mbi mbretërit e tokës». Vishet me rroba në ngjyrë të purpurt, përdor temjan dhe është jashtëzakonisht e pasur. Gjithashtu, me anë të praktikave të saj spiritiste ‘janë mashtruar të gjitha kombet’. (Zbulesa 17:18; 18:12, 13, 23) Bibla na ndihmon të kuptojmë se kjo prostitutë është një organizatë fetare mbarëbotërore. Nuk paraqet vetëm një fe, por të gjitha ato fe që prodhojnë fryt të kalbur.
Bisha mbi të cilën është ulur prostituta paraqet fuqitë politike botërore.* (Zbulesa 17:10-13) Feja e rreme i ka hipur në shpinë kësaj bishe politike, duke u orvatur të ndikojë në vendimet e saj dhe të kontrollojë drejtimin që merr.
Por, së shpejti do të ndodhë diçka e mahnitshme. «Dhjetë brirët që pe dhe bisha, do ta urrejnë prostitutën. Ata do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do të hanë mishrat e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr.» (Zbulesa 17:16) Me një lëvizje të papritur e tronditëse, fuqitë politike botërore do t’i kthehen fesë së rreme dhe do ta shkatërrojnë plotësisht! Çfarë do t’i shtyjë të veprojnë kështu? Libri biblik i Zbulesës përgjigjet: «Perëndia u shtiu në zemër, që ata të përmbushin mendimin e tij.» (Zbulesa 17:17) Po, Perëndia do t’i kërkojë llogari fesë së rreme për të gjitha veprat e neveritshme që ka bërë në emër të tij. Duke vepruar me drejtësi të përsosur, ai do t’i përdorë të dashurit e saj politikë si mjetin për të ekzekutuar gjykimin e tij.
Ç’duhet të bësh, nëse nuk dëshiron të kesh të njëjtin fund me fenë e rreme? «Dilni prej saj, o populli im»,—nxit engjëlli i Perëndisë. (Zbulesa 18:4) Po, tani është koha për të ikur nga feja e rreme! Por, ku mund të shkosh? Jo tek ateizmi, pasi edhe e ardhmja e tij është e zymtë. (2 Selanikasve 1:6-9) E vetmja strehë është feja e vërtetë. Si ta identifikosh fenë e vërtetë?
Si ta identifikosh fenë e vërtetë?


Çfarë fryti të mirë duhet të prodhojë feja e vërtetë?—Mateu 7:17.


Feja e vërtetë



DALLOHET NGA DASHURIA: Adhuruesit e vërtetë «nuk janë pjesë e botës», nuk janë të përçarë për shkak të racës ose kulturës dhe shfaqin «dashuri për njëri-tjetrin». (Gjoni 13:35; 17:16; Veprat 10:34, 35) Ata janë gati të vdesin për njëri-tjetrin, dhe jo ta vrasin njëri-tjetrin.—1 Gjonit 3:16.
KA BESIM TE FJALA E PERËNDISË: Në vend që të mësojë ‘tradita’ dhe «urdhërime njerëzish», feja e vërtetë i bazon mësimet e saj në Fjalën e Perëndisë, në Bibël. (Mateu 15:6-9) Përse? Sepse «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr».—2 Timoteut 3:16.
FORCON FAMILJET DHE MBAN NORMA TË LARTA MORALE: Feja e vërtetë i udhëzon burrat «t’i duan gratë e tyre, si vetë trupat e tyre», i ndihmon gratë të kenë ‘respekt të thellë për burrat e tyre’ dhe i mëson fëmijët ‘t’u binden prindërve’. (Efesianëve 5:28, 33; 6:1) Veç kësaj, ata të cilëve u janë besuar pozita autoriteti, duhet të kenë një moral shembullor.—1 Timoteut 3:1-10.
A ka ndonjë fe që i plotëson këto norma? Libri Politika e holokaustit (anglisht), botuar në vitin 2001, thotë: «Sikur të kishte më shumë njerëz që të ndiqnin atë çfarë predikojnë dhe praktikojnë Dëshmitarët e Jehovait, holokausti mund të ishte parandaluar dhe gjenocidi nuk do ta mundonte më botën.»
Është e vërtetë, në 235 vende Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që predikojnë normat morale të Biblës, por edhe jetojnë sipas tyre. Të nxitim t’u kërkosh Dëshmitarëve të Jehovait që të të ndihmojnë të mësosh çfarë kërkon Perëndia nga ti, që ta adhurosh në mënyrë të pranueshme. Tani është koha për të vepruar. Mos vono! Fesë së rreme po i vjen fundi!—Sofonia 2:2, 3
BESIMTARI
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi