"BIG BROTHER"
4 posters
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
"BIG BROTHER"
Arjoni dhe Bjordi, nis "beteja" për Mimozën
Arjoni i ka pranuar Adelajdes se ai e ndjen dhe e shikon Bjordin si konkurrent në lidhje me Mimozën
Dita e djeshme ka nisur me komente dhe debate nga më të ndryshmet për banorët e shtëpisë së "Big Brother". Pasi kanë festuar njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë nisur sërish t‘i kthehen diskutimeve të zakonshme. U vu re se Bjordi, është afruar më tepër me Mimozën. Ai, edhe pse me shaka, i ka thënë asaj se kur të dalin nga "Big Brother" do të jenë një çift publik. Ndërkaq, Arjoni, nga ana e tij, ka pranuar në një bisedë me Adelën se e ndien konkurrent Bjordin në raport me Mimozën. Edhe një herë, Aida është zënë sërish me Adelën. Qetsori ka deklaruar se nuk e tërheq asnjë prej vajzave të shtëpisë. Vetëm dje ata kanë nisur përpjekjet e para t‘i kushtohen provës së dytë të javës, kur 14 konkurrentëve do t‘iu duhet të mësojnë përmendësh 100 kuriozitete.
Aida dhe Adelajda përballen sërish
Një tjetër "zënkë" ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfarë ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. "Të lutem, i ka thënë Aida Adelajdes, - është kultura më minimale, që ti si zyshë që je, duhet ta dish". Më pas, ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë së cilës ajo i është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. "Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty", ka përfunduar ajo.
Arjoni dhe Bjordi, rivalë për Mimozën
"Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy", i ka thënë Adelajda Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. "Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi", ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit, duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. "Ti konkurrencën e ndjen, - i ka thënë ajo Arjonit, - dhe këtë pranoje" - "E ndjej konkurrencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat"
Aida "përplaset" me Bjordin
"Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vajzave, kali ynë i Trojës", i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t‘u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë, sepse, edhe pse ata janë të lidhur, ajo ka shumë afrimitet me ta. - "Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Republika? Po ne çfarë jemi, burra?"
"Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu"
Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjes një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta pasur shoqe një femër, "gjuhën e trupit" e shumë argumente të tjera për këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar: "Jua them me sinqeritet, unë nuk kam atraksion për asnjërën nga gocat, fare".
"Zysha" nuk ka asgjë të mirë
Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. "Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo - ka thënë Aida - por nuk kam gjetur asgjë". Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet një herë para se t‘u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t‘i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t‘i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë "Ej". Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t‘u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t‘i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s‘do të kishte ku të shkonte më keq.
Unë dhe Mimoza, "çift publik"
Bjori, me shaka, në prani të Adit dhe Republikës që bënte rolin e "përkthyeses" mes tij dhe Mimozës, i ka thënë kësaj të fundit se kur të dilnin nga "Big Brother" do të ishin çift publik. Dhe këtë ai e bënte për Mimozën e jo për vete, sepse ai nuk kishte nevojë, ishte thjesht një sakrificë nga ana e tij për hatër të saj. "Po, po, krejt do t‘i kryejmë" - i është përgjigjur Mimoza me të tallur, frazë të cilën Republika, pas pyetjes së Bjordit se çfarë i tha, e ka përkthyer që "edhe nëse Bjordi do të ishte djali i fundit në Tokë, nuk do të dilja me të".
Lirita: Nuk e pi cigaren para prindërve
Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar, banorët më në fund janë zhvendosur drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar së ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës. Më pas banorët flasin për darkën. Por duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç‘ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nga një sanduiç të vogël dhe e konsumojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së "Big Brother".
Prova, përmendësh 100 kuriozitete
Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurrentëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë, buxheti do përgjysmohet. Adelajda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentin kur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesante. Sipas saj 100, kuriozitetet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre për t‘i mësuar përmendësh. Pas disa minutash, Dritani bën pyetje dhe banorët ngrenë dorën që të përgjigjen, për të kuptuar sesi kanë arritur që t‘i fiksojnë në pak kohë.
Arjoni i ka pranuar Adelajdes se ai e ndjen dhe e shikon Bjordin si konkurrent në lidhje me Mimozën
Dita e djeshme ka nisur me komente dhe debate nga më të ndryshmet për banorët e shtëpisë së "Big Brother". Pasi kanë festuar njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë nisur sërish t‘i kthehen diskutimeve të zakonshme. U vu re se Bjordi, është afruar më tepër me Mimozën. Ai, edhe pse me shaka, i ka thënë asaj se kur të dalin nga "Big Brother" do të jenë një çift publik. Ndërkaq, Arjoni, nga ana e tij, ka pranuar në një bisedë me Adelën se e ndien konkurrent Bjordin në raport me Mimozën. Edhe një herë, Aida është zënë sërish me Adelën. Qetsori ka deklaruar se nuk e tërheq asnjë prej vajzave të shtëpisë. Vetëm dje ata kanë nisur përpjekjet e para t‘i kushtohen provës së dytë të javës, kur 14 konkurrentëve do t‘iu duhet të mësojnë përmendësh 100 kuriozitete.
Aida dhe Adelajda përballen sërish
Një tjetër "zënkë" ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfarë ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. "Të lutem, i ka thënë Aida Adelajdes, - është kultura më minimale, që ti si zyshë që je, duhet ta dish". Më pas, ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë së cilës ajo i është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. "Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty", ka përfunduar ajo.
Arjoni dhe Bjordi, rivalë për Mimozën
"Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy", i ka thënë Adelajda Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. "Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi", ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit, duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. "Ti konkurrencën e ndjen, - i ka thënë ajo Arjonit, - dhe këtë pranoje" - "E ndjej konkurrencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat"
Aida "përplaset" me Bjordin
"Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vajzave, kali ynë i Trojës", i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t‘u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë, sepse, edhe pse ata janë të lidhur, ajo ka shumë afrimitet me ta. - "Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Republika? Po ne çfarë jemi, burra?"
"Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu"
Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjes një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta pasur shoqe një femër, "gjuhën e trupit" e shumë argumente të tjera për këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar: "Jua them me sinqeritet, unë nuk kam atraksion për asnjërën nga gocat, fare".
"Zysha" nuk ka asgjë të mirë
Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. "Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo - ka thënë Aida - por nuk kam gjetur asgjë". Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet një herë para se t‘u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t‘i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t‘i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë "Ej". Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t‘u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t‘i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s‘do të kishte ku të shkonte më keq.
Unë dhe Mimoza, "çift publik"
Bjori, me shaka, në prani të Adit dhe Republikës që bënte rolin e "përkthyeses" mes tij dhe Mimozës, i ka thënë kësaj të fundit se kur të dilnin nga "Big Brother" do të ishin çift publik. Dhe këtë ai e bënte për Mimozën e jo për vete, sepse ai nuk kishte nevojë, ishte thjesht një sakrificë nga ana e tij për hatër të saj. "Po, po, krejt do t‘i kryejmë" - i është përgjigjur Mimoza me të tallur, frazë të cilën Republika, pas pyetjes së Bjordit se çfarë i tha, e ka përkthyer që "edhe nëse Bjordi do të ishte djali i fundit në Tokë, nuk do të dilja me të".
Lirita: Nuk e pi cigaren para prindërve
Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar, banorët më në fund janë zhvendosur drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar së ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës. Më pas banorët flasin për darkën. Por duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç‘ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nga një sanduiç të vogël dhe e konsumojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së "Big Brother".
Prova, përmendësh 100 kuriozitete
Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurrentëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë, buxheti do përgjysmohet. Adelajda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentin kur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesante. Sipas saj 100, kuriozitetet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre për t‘i mësuar përmendësh. Pas disa minutash, Dritani bën pyetje dhe banorët ngrenë dorën që të përgjigjen, për të kuptuar sesi kanë arritur që t‘i fiksojnë në pak kohë.
Re: "BIG BROTHER"
Mimoza me duket shume e pa rritur si goce ne kuptimin qe shpesh eshte shume naive ose ben rolin e tille ...ndersa ky Arjoni me duket shume kot ngeli duke i ardh rrotull kesaj mimozes por besoj qe e ben thjesht per ti dhene sado pak intensitet lojes dmth pse te mos behet dhe kete vit si Big Brother i vjetshen ku nocja dhe ai tipi qe spo me kujtohet emri per momentin vetem si pasoje e asaj loje qe bene si cift arriten ti shpetonin luftes se brendshme qe do ta quaja lufte per ekzistence ne shtepi e qe ia arriten qellimit dmth munden te ishin finaliste ne Big Brother 1..ndersa Bjordi me pelqen me duket tip interesant dhe inteligjent njekohesisht ...mgjth se ka pak probleme me ``SHQIPEN`` ne kuptimin qe shume fjale si kupton ndoshta si pasoje e diferences se dialektit te tij gege me ate toske gjithsesi per mua ai mbetet banori i preferuar per momentin ...
Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Une jam merzitur me kete loje ketu ne Amerik qe prej shume vjeteve ,dhe te them te drejten nuk me bene pershtypje sepse te gjitha ngjarjet jane te planifikuara nga producenta dhe regjisoret e lojes ,pastaj une vetem e shof per te kaluar kohen ,por kjo eshte e mire per te defryer rinine shqiptare
Re: "BIG BROTHER"
po,po Bjordi me pelqen deri tani edhe mua,shume aktiv dhe per moshen qe ka me duket goxha mire,m.gj.a. te shohim me tutje...,edhe Lirita,kosovarje me pelqen ,eshte tip me vehte dhe e gjalle .Nuk me pelqen ajo gjirokastritja,Bika dhe ai gjirokastriti ,Dritani,ketij ne deje i leviz uje dhe jo gjak,eshte i fjetur.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Po ç'do te mesojne aty? Ata jane ata qe jane.Po me then te drejten po me duken si kot nuk kane gjallerine per te na dhuruar spektakel sikunder shihnje pa fryme Big brotherin e pare,qe me te vertete kishte personazhe shume te fuqishem si ne debat ashtu edhe...edhe ....se di si ta them ishin te lindur te zhurmshem,kuptohet edhe aty jo te gjithe,kudo ndiheshin shume te gjalle dhe me te vertete do te mbahen mend shume gjate.
keta flene ne kembe,hahaha ose si eshte ajo shprehja,hahaha ,te me falni ,ja u ha pula....
keta flene ne kembe,hahaha ose si eshte ajo shprehja,hahaha ,te me falni ,ja u ha pula....
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Erjola: Jam habitur që më kanë quajtur llafazane
Për të, Arjoni është banori i dytë që duhet të dalë nga shtëpia
Për të, Arjoni është banori i dytë që duhet të dalë nga shtëpia
Erjola, e para banore e eliminuar nga shtëpia e "Big Brother 2", e ka lënë përfundimisht garën. Prej disa orësh i është rikthyer jetës së saj reale, edhe pse ajo nuk mund të jetë më si më parë. Tashmë, vajza nga Elbasani është e njohur për një publik të gjerë. Genti, bashkëshorti, ka qenë personi i parë që ka takuar, me të cilin kanë folur gjatë për ribashkimin e familjes. Ndërkohë që ka filluar të kuptojë përshtypjet që vetë ajo ka lënë te publiku gjatë dy javëve të qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother". Në një intervistë në emisionin "E Diell" në "Top Channel", Erjola ka rrëfyer minutat e para të "lirisë", si i ka pritur komentet, zhgënjimet brenda, por edhe jashtë shtëpisë.
Erjola, ti je e eliminuara e parë e "Big Brother 2". E prisje daljen nga shtëpia?
Në fakt nuk e prisja.
Tashmë je bërë e njohur, të bezdisin komentet e njerëzve?
Nuk më bezdisin, sepse përderisa pranova të bëhem pjesë e këtij show e kisha të qartë që edhe jeta ime do të bëhej publike. Por më ka shqetësuar mënyra se si është komentuar jeta ime private. Pas daljes kam lexuar se çfarë është thënë për mua nëpër forume dhe u çudita nga fakti se që në fillim isha karakterizuar si femra llafazane. Ne të gjithë aty brenda treguam diçka për jetën tonë, deri në një kufi të caktuar, e më pas filluam edhe t‘i diskutonim. Ndoshta unë fola pak më herët, apo ndoshta ishte dhe një strategji...
Ti le jashtë një vajzë të vogël, e cila nuk kishte as edhe praninë e babait. Ndoshta për këtë je komentuar më shumë?
Historia është e komplikuar dhe ndonjëherë edhe publiku mund të mos ketë qenë i qartë. Ajo çka unë doja të transmetoja është se fëmija qëndron mbi gjithçka. Ndoshta ndonjëherë nënat janë më shumë pasive e nuk marrin iniciativa për shkak të fëmijëve, por kjo që unë bëra është një lloj sakrifice për familjen, një arsye për të menduar për të ardhmen.
Prindërit e tu nuk e pritën fort mirë vendimin tënd për t‘u rikthyer me bashkëshortin. Ke folur me ta?
Prindërit e mi kanë arsyet e tyre dhe duhet t‘i kuptoj. Nuk kam pasur mundësi të flas me ta, sepse i vetmi njeri me të cilin jam takuar dje ka qenë bashkëshorti im, me të cilin diskutuam gjatë. Ata nuk duan të më shikojnë mua të trishtuar, por në këtë rast është familja në mes. I kuptoj më së miri.
I ke parë banorët tani që ke dalë. Si të janë dukur?
Besoj se ata që janë nominuar këtë javë do të jenë më të qetë.
Kështu bëra edhe unë. Javën e nominimit doja të dëgjoja më shumë.
Prej cilit nga banorët je e zhgënjyer?
Nga Qetsori. Aty brenda, pjesën më të madhe të opinioneve i thoshim në mënyrë të drejtpërdrejtë. E folura e tij në dhomën e rrëfimit më është dukur paradoksale.
Me cilin nga banorët nuk do të vazhdosh të mbash marrëdhënie edhe pas daljes nga shtëpia?
Me Adelajdën dhe Republikën. Që në momentin e parë nuk patëm afrimitet. Në mënyra të ndryshme, ato ishin njësoj. Të dyja donin të flisnin, të reagonin. Zysha ishte mësuar me imponim të rregullores. Me këto dy vajza nuk arrija të kuptohesha.
Të flasim për Zhuljetën. E shihje si konkurrente të fortë?
Ishte e fortë jo në tërësi, por për faktin se tregoi një karakter më të përmbajtur dhe luajti rolin e një femre të ftohtë, që mund të përballojë çdo situatë.
Kush nga banorët mendon se po aktron?
Aktor për mua mbetet Qetsori. Ai arrin ta ndryshojë situatën. Por edhe Arjoni.
Cili duhet të dalë javën e ardhshme?
Është e vështirë, por them se duhet të largohet Arjoni, sepse ecën me teori dhe jo me praktikë. Ai mendon se aty brenda nuk jetohet realiteti dhe aq më tepër është shprehur se nuk i interesojnë banorët, por shuma.
Të nominuarit rrëfehen
Ndërsa spektakli i së shtunës ka zgjidhur enigmën se kush do të linte e para shtëpinë e "Big Brother", banorët e tjerë i janë kthyer pak a shumë normalitetit. Tashmë ethet e konkurrimit janë gjithnjë e më të forta. Ndërkohë që rivalitetet brenda shtëpisë më të madhe bëhen edhe më të dukshme. Pas daljes së Erjolës, kjo është dukur e qartë në nominime. Këtë javë në kandidim janë Adelajda, Aida, Agoni dhe Arjoni. A e prisnin ata nominimin?
Adelajda:
U mërzita që dola në kandidim, sepse kam frikë se mos dal> Megjithatë e prisja, sepse po të bësh debate në shtëpi, kjo ndodh.
Agoni:
Dy vota i kam ditur të sigurta.
Aida:
Nuk e prisja kandidimin.
Arjoni:
Më duhej thika në kurriz. Nuk u tregova aq inteligjent sa duhej. Unë nominova dy nga emrat për të cilët e dija se kishin më pak mundësi për të dalë në kandidim.
Zhuljeta
"Gjatë gjithë mbrëmjes kisha emocion dhe ndihesha në siklet e në ankth. U çlirova pasi dëgjova emrin e Erjolës".
Banorët kujdesen për lopët
Dita e parë pas spektaklit të së shtunës i ka gjetur banorët duke u kujdesur për lopët dhe duke diskutuar buxhetin e javës. Në fakt, gjatë gjithë natës, të ndarë në çifte, ata janë kujdesur për lopët, Sonjën dhe Tean. Secili çift ka qëndruar nga 2 orë me lopët. Çifti i parë ka qenë Adelajda dhe Bjordi. Sipas këshillave të veterinerit, banorët duhet që t‘i ushqenin, lanin dhe milnin. Të parëve që u ka takuar t‘i ushqenin kanë qenë Adi dhe Lirita, madje, kjo e fundit, ka rregulluar edhe rrethimin e tyre, kur njëra prej tyre tentoi të largohej. Dritani u ka dhënë për të pirë dhe i ka pastruar për t‘i bërë gati për mjelje. Ndërkohë Pavlini, Qetsori e po ashtu edhe Dritani janë marrë me mjeljen. Atyre u nxori pak probleme lopa e zezë, sepse nuk i linte që ta milnin. Më pas ajo u qetësua dhe çdo gjë shkoi ashtu siç duhej. Në mëngjes veterineri erdhi të shikonte lopët e të kontrollonte punën e banorëve dhe përpara se të largohej, nuk harroi t‘i këshillonte sërish. Një ngjarje tjetër e rëndësishme e ditës ishte diskutimi i buxhetit. Kjo javë i gjen banorët e shtëpisë së "Big Brother" me një buxhet të përgjysmuar, rezultat i moskalimit të provës. Ndaj atyre u duhej të organizoheshin më mirë e të hiqnin dorë nga një pjesë e blerjeve, ushqime ose jo, për ta përballuar javën me të ardhurat e reduktuara.
Re: "BIG BROTHER"
Po mire ka bere stafi qe ju ka dhene si prove te kujdesen dhe te mjelin lopet se po rrinin tamam si lopet,vete hanin.dhe mier ,shume mire me njeri tjetrin.Nuk eshte kamp pushimi ,duhet te krijojne situata debati te fuqishem dhe duhet te jene me te gjalle edhe me njeri tjetrin,lufta behet per 70.000 euro,s'jane pak.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Agoni, petale lulesh Adelës: Dëshiroj të dal baba që këtu Kjo e fundit nuk e ka pëlqyer aspak gjestin e Agonit Kanë shprehur dëshira. Kanë bërë thashetheme. Kanë folur dhe kanë shprehur simpatinë për njëri-tjetrin... Kështu ka kaluar edhe një tjetër ditë për banorët e shtëpisë më të madhe në vend. Agoni duket se është më i bindur për t‘i shprehur simpatinë e tij Adelës, e cila nga ana e saj i ka thënë se nuk i pëlqen kjo lojë... Si për çudi, në mbrojtje të vajzës nga Kavaja për këtë gjest të Agonit është hedhur edhe Aida. Ndërsa në një bisedë në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelës se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë, ai ishte bërë flakë i kuq. "Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë?!", ka qenë reagimi i menjëhershëm i Bjordit... Me këto e të tjera episode interesante ka vazhduar një tjetër ditë në "Big Brother". "Më je dukur i padurueshëm" Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Lirita i thotë Arjonit se në fillim ka menduar që ta nominojë, sepse nuk i pëlqente, i dukej i padurueshëm, por tani që ka ndryshuar sjellje, i duket mirë. Ata flasin edhe për sjelljen e Arjonit kundrejt Mozës gjatë natës së spektaklit dhe Arjoni thotë se u nervozua shumë me të për gënjeshtrat që i kishte thënë ajo. As Liritës nuk i pëlqeu kjo sjellje e Mozës dhe e pa si të pavend gënjeshtrën e saj, ku tha se kishte pasur një të dashur biseksual. Për Liritën, shakaja duhet të kishte marrë fund në moment e jo pas disa ditësh. Arjoni thotë se Moza nuk është sjellë drejt me të, pasi ajo mendonte se ai kishte një prapamendim. Por, sipas Arjonit, nuk është e vërtetë se ai veç ka dashur që ta njohë e të krijojë një gjykim të drejtë për të. "Këtë kohë kur kemi qëndruar vetëm këtu, jemi njohur më shumë dhe kam vënë re se është një vajzë shumë e çiltër", ka shtuar ai. Ata flasin edhe për Adelën, e cila u duket shumë e përmbledhur dhe që nuk është vetja. Arjoni flet edhe për Adin, të cilin nuk e njohin ende dhe vazhdon ta quajë atë "kloun". Arjoni pretendon se Adi ka krijuar mendim negativ ndaj tij dhe se ai ka një mendim pozitiv vetëm për më të vegjlit e shtëpisë, ata që janë më të padjallëzuar, por me më të mëdhenjtë nuk e luan dot. "Nëse fitoj" Lirita ka shprehur dëshirat e saj se si do t`i shpenzojë paratë nëse fiton çmimin e parë dhe vlerën prej 70 mijë eurosh: "Do të rregulloja shtëpinë e nënës, të kryeja një master dhe një kurs parukerie në Tiranë, do të ndihmoja një familje që ka dy fëmijë me probleme mendore dhe pjesën tjetër për të bërë pushime". Kurse Arjoni do t`i shpenzonte për familjen e tij, do t`i bënte një dhuratë mamasë së tij. "Nuk kam menduar që t`ua fal të tjerëve, por do të ndihmoja të afërmit e mi", ka thënë ai. Thashetheme për Agonin "Kam menduar të dal baba që këtu", ka qenë fraza e Agonit, të cilën Zhuljeta e gjen si pretekst për të bërë pak thashetheme. Zhuljeta flet me Arjonin për pakënaqësitë që ka kundrejt Agonit dhe për bisedat që kishin pasur gjatë turnit të tyre. Ajo i thotë se bisedat që bën Agoni, nuk i pëlqejnë dhe se bën gjithmonë të njëjtat biseda me të gjithë, megjithatë ajo i ka diskutuar të gjitha këto me të. Zhuljetës nuk i pëlqen fakti që Agoni ka hyrë me të tilla plane në shtëpi, se në këtë mënyrë ka për të humbur respektin e gocave. Për Arjonin nuk është ai i vetmi që ka ardhur me plane. Thashethemet e tyre ndërpriten se me ta bashkohet Dritani. Adela apo Moza Agoni dhe Lirita po qëndrojnë në kopsht dhe po bisedojnë mbi dashurinë dhe shprehjet që thuhen për të. Agoni i thotë Liritës se do të dashurohet me një nga vajzat brenda shtëpisë, por nuk di me kë. Ai thotë se është në dilemë midis Adelajdës dhe Mozës. Lirita i thotë se Moza ka Bjordin, por për Agonin nuk është keq nëse ajo ka dy simpatizantë. Strategjia e Sorit Arjoni, Sori dhe Zhuljeta, duke përgatitur drekën, përfitojnë për të biseduar mbi nominimet dhe se cili do të largohet këtë javë. Për Sorin, mundësia më e madhe është që të largohet Agoni dhe jo Arjoni, megjithëse do preferonte zyshën dhe madje ka lënë dhe shenja për këtë. Arjonin e sheh si një personazh që do qëndrojë gjatë. Arjoni i thotë Sorit se me strategjinë e tij më shumë po e shfrytëzojnë të tjerët. Sori e di që nuk do ta fitojë ai lojën, madje ka menduar që për disa arsye të tijat ta lërë lojën përgjysmë dhe të largohet vetë. Arjoni e merr si shaka dhe duke menduar që kjo është një strategji e re e përdorur nga ai, i thotë se në këtë mënyrë del i fituar dhe se nuk do ta ngacmojë më njeri. Por, Sori i thotë se jashtë e presin punë dhe se e ka seriozisht. Petale në krevatin e Adelajdës Agoni ka hedhur petale lulesh në krevatin e Adelajdës. Kjo gjë duket ta ketë shqetësuar shumë Adelajdën, që i është shprehur Republikës se nëse do t‘i pëlqente Agoni, mund t‘i pëlqente edhe ai gjest, por asaj ai nuk i pëlqen fare, as fizikisht, as si tip. "Kur kam ardhur këtu, i ka thënë ajo Republikës, i kam vënë disa synime vetes! Dhe nuk kam ndërmend të krijoj lidhje dashurie me asnjë mashkull të shtëpisë". Sipas saj, kjo për dy arsye, sepse nuk e tërheq askush prej tyre dhe sepse ka një jetë tjetër jashtë shtëpisë. Ajo ka vazhduar duke thënë se njeriu njihet në jetën përjashta dhe jo në atë brenda një "reality show". Ajo nuk vonoi t‘ia bëjë të qartë edhe Agonit, se gjeste të tilla asaj nuk i pëlqejnë dhe ai nuk duhet t‘i përsërisë. Aida përkrah Adelajdën Hedhja e petaleve të trëndafilave nga ana e Agonit mbi krevatin e Adelajdës, e ka pozicionuar Aidën në mbështetje të Adelajdës. Asaj nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe këtë ia ka thënë hapur edhe atij. "Mua për budallë, nuk më bën dot njeri!", i ka thënë Aida Agonit. Agoni e ka pyetur pse ajo e ka kaq të vështirë të pranojë se ai vërtet mund ta pëlqejë Adelajdën. Ajo ia ka kthyer se, nëse do ta pranonte këtë, do t‘i duhej fillimisht të pranonte që ai po ndihej aq vetëm, sa s‘po dinte ku të kapej. "Ose je i zgjuar e po bën lojë, ose je shumë i dobët e po bie në dashuri edhe me diellin që del në mëngjes", i ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se tani po i jepte të drejtë Zhuljetës, kur thoshte se të gjithë po mundohen të bëjnë show. Mbështetjen e saj karshi Adelajdës ajo ia ka pohuar edhe kësaj të fundit, pavarësisht se ajo nuk e kuptoi fort mirë. Jo vetëm kaq, por edhe në prani të Liritës dhe Dritanit, Aida ka mbajtur të njëjtin qëndrim. "Nuk më pëlqen fare!", ka thënë ajo. Edhe nëse është me tallje, kjo mënyrë të talluri nuk më pëlqen". Lirita i ka thënë asaj se ndoshta Agoni nuk e kishte me të tallur, por Aida ia ka hedhur poshtë, duke i thënë se gjithsesi kjo nuk ishte aspak një mënyrë për të bërë për vete "zyshën". "Nuk bëhen këto gjëra, ka vazhduar ajo. Edhe unë kam pasur kontradikta me zyshën, madje o kam pasur unë, o s‘ka pasur njeri. Por këto gjëra nuk bëhen". "Arjoni u skuq kur më puthi" Duke biseduar në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelajdës se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë, ai ishte bërë flakë i kuq. Adelajda tha se edhe atë e kishte puthur, por nuk ishte skuqur, sipas saj, sepse atë e ka puthur pa të keq, ndërkohë që Mimozën e pëlqen. Ndërsa Bjordi kur e mori vesh i tha Mimozës: "Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë"?! "Po, iu përgjigj ajo me shaka. Ai më puthi dhe unë e putha". "Dua të bëhem si Qetsori!" Duke biseduar me Zhuljetën, Arjoni i ka thënë asaj se do të donte të ishte si Qetsori kur të arrinte në moshën e tij. Ai ka thënë se i pëlqente shumë natyra apo tipi i tij, gjë që e ka miratuar edhe Zhuljeta, duke shtuar se ai ishte interesant, i zhdërvjellët e nuk të linte kurrë të bije në monotoni. Ai ka vazhduar duke thënë se edhe pse mund të detyrohej ta nominonte, sepse e konsideronte si një konkurrent nga më të fortët, ai do të vazhdonte ta pëlqente. "Është pak herët, ia ka kthyer Zhuljeta, për të thënë se cili është më i forti". Megjithatë, ajo ka shtuar se po të kishte qenë djalë, do të ishte si Qetsori. |
Re: "BIG BROTHER"
kane treguar "te vertetat",per vehten dhe familjaret e tyre.Disa nuk jane edhe te sinqerte,duke menduar se eshte loje,lum kush e luan ate.
Adela,nje vajze kavajase,qe ka lene te fejuarin per te hyre ne BB
Nuk kisha per ta bere kurre,n.q.s ai nuk do te ishte dakort.
nuk e di se ç'e ka bere kete vajze t'i ndaje keshtu gjerat.te shohim si do te vene punet ,pasi perveç personazheve qe kane spikatur disi ,ne fillim te lojes,kane fillu me u çel nga pak te gjithe.
Adela,nje vajze kavajase,qe ka lene te fejuarin per te hyre ne BB
Nuk kisha per ta bere kurre,n.q.s ai nuk do te ishte dakort.
nuk e di se ç'e ka bere kete vajze t'i ndaje keshtu gjerat.te shohim si do te vene punet ,pasi perveç personazheve qe kane spikatur disi ,ne fillim te lojes,kane fillu me u çel nga pak te gjithe.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Edhe Adi qe ka pas qene perdorues droge dhe qe ka bere burg per drogen,pasi edhe shperndante,ka fillu me u pershtat nga pak me te rinjte,por jo se jep ndonje gje te madhe aty brenda.Eshte i varfer me idete qe mund te shpalose.
Qetsori i zgjuar ,njekohesisht njekohesisht nuk i shpeton gje pa vene re.
Aida tip .Goce tirone.
Interesante shume me duket si tip Kosovarja Lirita.
Qetsori i zgjuar ,njekohesisht njekohesisht nuk i shpeton gje pa vene re.
Aida tip .Goce tirone.
Interesante shume me duket si tip Kosovarja Lirita.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
arberia shkruajti:kane treguar "te vertetat",per vehten dhe familjaret e tyre.Disa nuk jane edhe te sinqerte,duke menduar se eshte loje,lum kush e luan ate.
Adela,nje vajze kavajase,qe ka lene te fejuarin per te hyre ne BB
Nuk kisha per ta bere kurre,n.q.s ai nuk do te ishte dakort.
nuk e di se ç'e ka bere kete vajze t'i ndaje keshtu gjerat.te shohim si do te vene punet ,pasi perveç personazheve qe kane spikatur disi ,ne fillim te lojes,kane fillu me u çel nga pak te gjithe.
Hahaha AVENTURE hesapi
Re: "BIG BROTHER"
Rrëfehet Mesida: Divorci i prindërve dhe jeta në Suedi
është 24 vjeçe dhe studion në degën Juridik
është 24 vjeçe dhe studion në degën Juridik
Një banore e re është bërë pjesë e shtëpisë së "Big Brother". Të shtunën në mbrëmje, Mesida u njoh me familjen më të famshme në vend. Derisa të njihen edhe me të, Mesida është në qendër të vëmendjes për të gjithë konkurrentët e tjerë. Të nesërmen, pas natës së spektaklit të madh, banorët kanë pasur mundësi ta njohin më nga afër atë. Mesida nuk është kursyer të rrëfejë pak më shumë për veten. Ajo ka treguar se ka jetuar në Gjermani e Suedi. Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte në moshë shumë të vogël. Mesida që prej asaj kohe ka jetuar me babanë dhe vëllain e saj. Me nënën i ka ndërprerë marrëdhëniet. Ndër të tjera, ajo u ka treguar banorëve se nuk e ka ndjekur "Big Brother". "Nuk e kam bërë, sepse doja që t‘ju njihja nga afër", u ka thënë ajo.
"Guida" e Qetsorit!
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Mesida ka shprehur dëshirën për të parë shtëpinë e "Big Brother", shtëpi ku ajo do të ishte tashmë banorja më e re. Ka qenë pikërisht Qetsori ai që e ka shoqëruar dhe e ka prezantuar atë me ambientet e ndryshme të shtëpisë. Mesida ka bërë komentet e saj për çdonjërin prej tyre. Për dhomat e gjumit, ajo tha se e djemve dukej si e vajzave dhe e vajzave si e djemve. Kjo jo për nga vendosja e mobilieve apo ngjyrat, por për nga rrëmuja. "Supozohet, - ka thënë ajo, - që dhoma e vajza të jetë më e rregullta, jo e djemve!"
Mesida zgjohet e para
Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e "Big Brother", Mesida ka qenë e para nga vajzat që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ndërsa e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.
Suedezët janë të ftohtë!
Biseda e parë mes Mesidës, Bjordit, Arjonit dhe Zhuljetës kanë qenë pikërisht për suedezët, e më saktë për femrat e Suedisë. Duke cituar një shok të të atit të saj, Mesida ka thënë se Suedia është vendi ku nuk ka diell, lulet s‘kanë erë dhe femrat s‘kanë ndjenja. Sipas saj, femrat suedeze janë shumë të ftohta, megjithatë kishte edhe përjashtime dhe ka sjellë si shembull vëllain e saj dhe bashkëjetesën e tij me një suedeze. "Suedezët janë të ftohtë, por po u bëre mik me ta, të kanë mik përjetë!" - ka përfunduar ajo.
S‘e kam ndjekur "Big Brother"!
Arjoni e ka pyetur Mesidën nëse ua mbante mend emrat apo jo. Ajo ka pohuar dhe Zhuljeta e ka provokuar menjëherë. "Unë jam Aida!" - i ka thënë ajo. "Jo, ti nuk je Aida!" - ia ka kthyer Mesida. Ajo ka vazhduar duke thënë se i njihte të gjithë me emra, por nuk e kishte ndjekur "Big Brother". Kjo, sepse ajo donte që t‘i njihte vetë ata. "Unë dua t‘i njoh njerëzit vetë, ka shtuar. Edhe në shoqëri bëj të njëjtën gjë!"
Mesida tregon për veten!
Banorja më e re e shtëpisë së "Big Brother" ka nisur të zbulojë pak nga karakteri i saj, duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Mesida ka thënë se është 24 vjeçe, se prindërit i janë ndarë që kur ka qenë 4-5 vjeçe. Ajo kishte jetuar me vëllain, që e ka më të vogël dhe me të atin. E ëma e saj është martuar dhe jeton në Gjermani. Mesida ka thënë se nuk ka kontakte me të ëmën dhe kjo ishte një zgjedhje e saj. Vëllai i saj bashkëjeton me një suedeze dhe ka me të edhe një djalë të vogël. Konkurrentja e re ka treguar gjithashtu se ka jetuar në Suedi, madje ka edhe pasaportë suedeze. Për sa i përket pamjes së jashtme, ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është "tip repisteje". Një nga gjërat që nuk i pëlqen te vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen shumë dhe kënga e saj e preferuar është "No stress" nga Laurent Wolf. Asaj i pëlqen jashtë mase të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pëlqen shumë pokeri dhe luan jashtë mase, madje e ka cilësuar veten si "bixhozxhije e keqe". Gjithashtu ka treguar se studion për Juridik. Pyetjes së Liritës se a kuptonte kur fliste, ajo iu përgjigj se jo vetëm e kuptonte, por kur ishte e vogël fliste tamam si ajo. Kjo, sepse edhe në Gjermani, edhe në Suedi kishte njohur shumë kosovarë.
Mesida duket e fortë!
Qetsori e ka pyetur Dritanin se si i duket Mesida, konkurrentja e re. Sipas Dritanit, me karakteristikat që ai mendon se ka i duket e fortë. Qetsori ka vënë në dukje se Mesida dhe "zysha" lidhën menjëherë miqësi, por sipas Dritanit, ato të dyja nuk i lidhte asgjë. Po sipas tij, Mesida do ta kishte të vështirë të krijonte lidhje me banorët, sepse ata i kishin krijuar tashmë lidhjet e tyre. Dritani e ka cilësuar gjithashtu ngjashmërinë e Mesidës me Ildën, konkurrenten e vjetshme të "Big Brother".
"Ti i ngjan shumë babait!"
Adelajda dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me surprizën që i bëri atij "Vëllai i Madh". Ajo i tha Bjordit se ai i ngjan shumë të atit. Kjo sepse, ndërsa lexohej letra, ajo kishte dëgjuar në të fjalët dhe shprehjet e tij. "Më dukej sikur e kishe shkruar ti atë letër!" - i tha ajo. Edhe Bjordi kishte përjetuar të njëjtën gjë. Ai u shpreh se kishte gjetur veten në fjalët e të atit.
Dritani, kujdestari i shtëpisë!
Banorët e shtëpisë së "Big Brother" kanë vendosur që kësaj jave, në ndryshim nga javët e tjera, kujdestar i shtëpisë të jetë jo Qetsori, por Dritani. Ai ka buzëqeshur gjatë gjithë kohës që Qetsori lexonte votat e banorëve për zgjedhjen e kujdestarit të javës dhe e ka pritur me gëzim rezultatin. Do të jetë pikërisht ai që do të administrojë të ardhurat dhe blerjet për javën që, në fakt, kësaj here janë reduktuar, si rezultat i moskalimit të provës së javës.
U nominova nga loja e shishes
Duke biseduar me Qetsorin dhe Dritanin në kuzhinën e shtëpisë, Pavlini u ka thënë se sipas mendimit të tij, shkak që u nominua ishte loja e shishes. Ai mendonte se kishte shkuar më tej se ç‘duhej me pyetjet që bënte dhe kjo nuk u kishte pëlqyer të tjerëve. Ai sqaroi se nëse e kishte bërë këtë, arsyeja ishte për ta bërë lojën më interesante e jo për të ngacmuar njeri. Sipas Qetsorit, fakti i të qenit në nominim nuk duhej marrë negativisht e për më tepër, sipas tij, Pavlini ishte konkurrent i fortë. Madje, ai shtoi se kishte vënë bast për të. Lidhur me nominimin e Pavlinit, Dritani tha se nuk do të donte kurrë të dilte me të, më mirë të ishte në nominim me Qetsorin, sesa me Pavlinin. "Ti je nga ata të urtët, - i tha ai Pavlinit, - që rri, rri, vetëm kur ia bëjnë ‘puf‘!"
"Unë kam halle më të mëdha!"
Pavlini dhe Dritani kanë diskutuar për surprizën që i bëri "Big Brother" Bjordit, leximin e letrës së të atit nga ana e nënës së tij, në dhomën e akuariumit, gjatë spektaklit. Kjo skenë, leximi i letrës dhe reagimet e Bjordit u ndoqën nga të gjithë banorët e tjerë, shumica e të cilëve u përlotën, madje të gjithë e përqafuan Bjordin kur ai u kthye tek ata. Lidhur me këtë, Pavlini dhe Dritani kanë qenë të një mendjeje, që ishte skena më prekëse dhe që ata ishin tronditur jashtë mase. Ai që kundërshtoi ishte Qetsori. Ai tha se nuk ishte prekur fare, nuk i kishte bërë fare përshtypje. Kjo, sepse hallet e tij ishin shumë më të mëdha sesa ato të Bjordit. "Lëri ato, i tha Dritani, se unë të pashë në sy!" Qetsori e pranoi se ishte prekur, por jo se i kishte bërë përshtypje aq sa banorëve të tjerë.
Buxheti
Java e katërt në shtëpinë e "Big Brother" i gjen banorët me buxhet të përgjysmuar sërish. Me këtë buxhet atyre u duhet të blejnë gjithçka që u nevojitet brenda shtëpisë, duke filluar që nga ushqimet, artikujt për përdorim vetjak, për higjienën personale e atë të përbashkët etj. "Vëllai i Madh" u dha atyre 60 minuta kohë për hartimin e listës së produkteve. Kësaj jave banorët e shtëpisë kanë zgjedhur kujdestar të shtëpisë Dritanin dhe do të jetë ai që do ta menaxhojë atë.
Re: "BIG BROTHER"
Arjoni ankohet: Aida, antipatike
BIG BROTHER/ Biseda me Zhuljetën: Nuk e duroj dot, vetëm bërtet si Duçja
BIG BROTHER/ Biseda me Zhuljetën: Nuk e duroj dot, vetëm bërtet si Duçja
Adelajda dhe Bjordi, Zhuljeta dhe Arjoni vazhdojnë të jenë kryefjala e shtëpisë së "Big Brother", e megjithatë edhe banorët e tjerë nuk mbeten pas. Aty po lindin simpati, miqësi, antipati... Në një shtëpi ku banorët jetojnë 24 orë në 24, ndodh gjithçka.
"Në Suedi ndihem më shumë shqiptare"
Mesida ka treguar se pjesën më të madhe të jetës së saj ajo e ka kaluar jashtë, megjithatë, kur është në Suedi ndihet më shumë shqiptare, sesa kur është në Shqipëri. Ajo ka thënë se një njeri që ka jetuar si ajo, gjithë kohës larg vendit të vet, që ka jetën, shoqërinë e gjithçka tjetër në shtetin tjetër e që nuk e ka idenë sesi funksionojnë gjërat në atdheun e vet, pavarësisht se është shqiptar, nuk ndihet si i tillë.
Arjoni tregon për veten
"Unë jam nga Vlora, ka thënë Arjoni, dhe prindërit e mi janë larguar në 1990-n nga Shqipëria. Në Itali jemi shumë mirë, kemi një jetë dinjitoze". Emigrant, sipas babait të tij, është dikush që mendon se një ditë do të kthehet andej nga ka ardhur, në shtëpinë e tij. Arjoni vazhdon të tregojë se prindërit i janë kthyer që para 4 vjetësh në Shqipëri dhe nuk janë ndjerë si emigrantë në vendin e tyre, me përjashtim ndoshta të fillimit. Ndërsa ai, kur kishte ardhur në Shqipëri, emigrant ishte ndjerë vetëm dy ditët e para, sepse më pas e shihte veten si pjesë të këtij komuniteti. Sipas tij, ata që nuk kanë emigruar ndonjëherë, të paragjykojnë e të shohin si emigrant. Ajo që ai kishte vënë re në Shqipëri, ishte se moshatarët e tij nuk e kishin idenë e punës, ndërkohë që atij, gjëja e vetme që i kishte dhuruar Italia ishte edukata e punës. "Në vendet e tjera jetohet shumë mirë, por ata që duan të jetojnë në tokën e tyre, kthehen një ditë", ka përfunduar ai.
"Adelajden e shoh si shoqe"
"Si e shikon ti Adelajden, e ka pyetur Republika Bjordin, si shoqe apo diçka më shumë"? Bjordi i është përgjigjur se e sheh thjesht si shoqe, për aq kohë sa ajo nuk e lejon për më shumë, kur gjithë ditën i largohet, i thotë të mos e prekë apo mos të bëjë atë, mos të bëjë këtë. Republika i ka thënë se kur ai e puth, Adela nuk i shmanget. Bjordi e ka kundërshtuar, sepse, sipas tij, ajo i shmanget. Republika vazhdoi duke i thënë se kishte vënë re që një ditë më parë ai e kishte përqafur dhe ajo nuk e kishte shmangur dhe se ajo mendonte që Adelajda e pëlqente, por nuk donte të bënte gjeste që të binte në sy. "Ti mendon se ajo të pëlqen si çun, apo të sheh si të shoh unë?", e ka pyetur sërish Republika Bjordin. Ai i është përgjigjur se nuk e dinte. Republika e ka pyetur edhe nëse e bezdiste që po e pyeste dhe Bjordi i është përgjigjur se do të bezdisej nëse do ta pyeste dikush tjetër, por jo Republika, pasi ai e kuptonte drejt qëllimin e pyetjeve të saj.
"Nuk jam arush, jam ari"
Pas Republikës dhe Adelajdes, në divanin ku ishte shtrirë Bjordi është afruar Mesida. Ajo e ka pyetur nëse ishte i mërzitur. Më pas i ka thënë se mendonte që e kishte kuptuar shkakun e mërzisë së tij, kishte të bënte me një person të veçantë në shtëpi. Ajo i ka thënë se i vinte shumë keq, sepse e kuptonte që ai ishte i ndjeshëm, madje shpresonte që ai të mos ishte aq i ndjeshëm sa mendonte ajo. "Sa keq më vjen, arushi im", i ka thënë ajo me përkëdheli. "Nuk jam arush, jam ari", ia ka kthyer Bjordi. Mesida ka vazhduar t‘i thotë se nëse ai ishte i mërzitur për atë që mendonte ajo (për Adelajden), ai duhet të kishte parasysh sesi funksiononin gjërat në Shqipëri dhe po ashtu brenda shtëpisë ku ata ndodheshin dhe, sipas saj, edhe nëse një vajzë do ta pëlqente Bjordin, ajo nuk do ta shprehte pikërisht për këtë fakt. "Por ti, i ka thënë ajo, duhet të vazhdosh të luftosh".
Bjordi: Banorët nuk duan të më kuptojnë
Duke biseduar me Mesidën dhe Arjonin, Bjordi ka thënë që kishte frikë se banorët e tjerë nuk e kuptonin. Më pas ai e ka saktësuar më mirë argumentin e tij, duke thënë se për ta kuptuar e kuptonin, por bënin sikur nuk e kuptonin dhe silleshin në mënyrë arrogante. Ai e shpjegonte këtë me faktin se atyre mund të mos u pëlqente që ai, 20-vjeçari, disa gjëra i dinte më mirë sesa ata që ishin më të rritur se ai. Arjoni i ka thënë se duhet të kishte parasysh që mosha ndikon shumë në njohuritë e një personi dhe se edhe ai vetë, në një moshë më të madhe, do të dinte më shumë nga ç‘dinte tani. Bjordi ka thënë se jo gjithmonë ishte kështu. Ai ka thënë se ka raste që edhe një fëmijë mund të dijë diçka më mirë nga ty, por kjo nuk të jep të drejtën të jesh arrogant me të e t‘i thuash: "Ku merr vesh ti". Sipas Bjordit, dikush më i rritur në moshë, patjetër që dinte më shumë, por ai e kishte fjalën për gjëra apo raste specifike, që ai, vërtet i dinte më mirë. Bjordi ka vazhduar duke thënë se e kishte ndjerë këtë arrogancë sa herë që fliste me Dritanin apo Qetsorin.
Basti i Arjonit
Arjoni dhe Zhuljeta kanë hedhur bast nëse ai do të dalë këtë të shtunë apo jo. Zhuljeta i thotë se nuk ka për të dalë, kurse Arjoni mendon të kundërtën. Arjoni i thotë se nëse fiton bastin, asaj do t‘i duhet të rregullojë krevatin e tij për një javë rresht. Zhuljeta i thotë se nëse del, çfarë krevati do të mund t‘i rregullojë. Arjoni i thotë se në këtë rast, ajo do të vijë çdo mëngjes në shtëpinë e tij, do t‘i rregullojë krevatin dhe do t‘i përgatisë mëngjesin dhe gjithsecili do të vazhdojë punën e tij. Zhuljeta e kontrollon se ndoshta kishte temperaturë e po fliste përçart por, Arjoni i thotë se është serioz. Ata vazhdojnë të qëndrojnë shtrirë në shtrat afër njëri-tjetrit. Zhuljeta i kërkon atij t‘i tregojë një përrallë dhe ai i tregon përrallën e "Kësulëkuqes" në versionin e tij.
"Aida nuk tregon feminilitet"
Arjoni dhe Zhuljeta qëndrojnë ende shtrirë në krevat. Arjoni i tregon asaj se cilat tipa vajzash i pëlqejnë. Ai i thotë se i pëlqejnë ato që vishen si djem, ose shumë sportive, por që në detaje të tregojnë feminilitet dhe brishtësi. Arjoni thotë se këtë gjë e pëlqen ta vërë re te vajzat dhe se nuk i pëlqen që një femër të humbasë krahasimin me një lule. Ai dëgjon zërin e Aidës dhe e merr atë si shembull, duke thënë se ajo është ky tipi i dytë i vajzave. Ai thotë se Aida është bërë si Duçja e vetëm bërtet dhe e krahason me ato gratë telendare që vetëm zihen e bërtasin, aq sa u dëgjohet zëri kudo. Zhuljeta qesh me këtë batutë të Arjonit.
Arjoni, antipati për Aidën
Arjoni vazhdon të tregojë për Aidën, se mbrëmë ka pasur një debat me të. Ai i thotë Zhuljetës se Aida futet kot në një diskutim dhe fillon të flasë e të kapet me fjalë. Ai i tregon asaj se mbrëmë ishte duke folur dhe Aida pa e ditur se përse bëhej fjalë filloi të debatonte me të me një ton jo normal. Arjoni thotë se kjo ndërhyrje e mërziti shumë dhe se i mban mëri edhe sot. Ai shton se ka filluar të mos e durojë dot dhe se çdo gjë tek ajo i duket antipatike. Zhuljeta thotë me ironi se Aida atë e ka xhan. Ajo i thotë Arjonit se ka krijuar një mendim të tillë, si ai për Aidën, edhe për Mesidën dhe i duket sikur të dyja kanë të njëjtën mënyrë sjelljeje. Ata flasin edhe për Bikën dhe Arjoni shprehet se tek ai ajo ka krijuar një përshtypje të mirë dhe i duket një njeri shumë i mirë që, edhe pse të tjerët mund t‘i bëjnë keq, ajo prapë u sillet mirë dhe nuk ja do askujt të keqen.
Identifikim me kafshë
Arjoni pyet Zhuljetën se me çfarë kafshësh mund t‘i identifikojë gjithë banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori, duke thënë se i duket si një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj Sori i duket si ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë. Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpanze, kurse Zhuljetën ose si kunadhe, ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por tek ai i personazheve vizatimorë dhe e personifikon si Yogi. Zhuljeta thotë se zyshës ja ka gjetur që ditën e parë personazhin që mund t‘i ngjajë dhe ai është Krudelia te filmi vizatimor "101 Dalmatët". Ajo i tregon Mesidës se edhe gjatë festës me maska që organizuan, ajo u bë identik me të. Mesida i thotë se nga sytë i duket si një Bambi, por Arjoni i thotë se ajo nuk është vetëm e mirë, por edhe dinake. Si Bambi, ata bien dakord që është Moza. Për Liritën mendojnë për një kafshë që të jetë argëtuese dhe Arjoni thotë se orangutangu i përshtatet mirë. Aidën e përcaktojnë si hipopotam. Zhuljeta pyet për Bjordin dhe Arjoni i thotë se ai është djali i mbretit luan, Simba. Dritanin, duke qenë se është i gjatë, e përcaktojnë si gjirafë. I fundit është Arjoni dhe Mesida e identifikon me aschi (qen slite) dhe atij i pëlqen kjo ide.
Re: "BIG BROTHER"
Pavlini lë shtëpinë e "Big Brother"
Në një video-mesazh, bashkëshortja i ka thënë se fëmijët, Meri dhe Mario, janë duke e pritur, ajo gjithashtu
Në një video-mesazh, bashkëshortja i ka thënë se fëmijët, Meri dhe Mario, janë duke e pritur, ajo gjithashtu
"Big Brother" surprizon sërish. Puntata e pestë e spektaklit të madh ka sjellë shumë emocione e të papritura për publikun. Tashmë, "Big Brother" nuk është më vetëm një "reality shoë" e as një spektakël televiziv, është kthyer në një ngjarje të rëndësishme shoqërore në vend. Tre kanë qenë të kandiduarit e kësaj jave, Arjoni, Aida dhe Pavlini. Njëri prej tyre u largua nga shtëpia e "Big Brother Albania". Publiku vendosi që pikërisht djali nga Thethi, Pavlini, të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në vend. Ai kishte hyrë në shtëpinë e "Big Brother" sepse dëshironte të tregonte historinë e jetës së tij, të jepte një mesazh pozitiv përmes saj, si dhe të fitonte çmimin e madh për të çelur një zyrë informacioni për zonën e Thethit. Ëndrra e tij përfundon këtu, ndërsa i hapet rrugë shpresës për një ribashkim me familjen. Përgjatë kësaj jave në "Big Brother", publiku ka pasur mundësi të njihet me një mori ndodhish. Mesida, konkurrentja më e re, duket se ka thyer disa ekuilibra të ndërtuara mirë mes banorëve të shtëpisë më të madhe në vend. Gjatë mbrëmjes së djeshme, publiku është njohur me reagimet, por edhe me banoren më të re brenda shtëpisë së "Vëllait të Madh"...
Bashkëshortja e Pavlinit, ftesë për bashkim
Banorët në shtëpi, por edhe publiku jashtë saj, kanë diskutuar gjatë mbi situatën familjare të Pavlinit. Atij i është dhënë mundësia të shprehej mbi vështirësitë që haste kur dëshironte të takonte fëmijët dhe të shoqen. Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Arbana tha se "Big Brother" ka venduar të mbështesë Pavlinin me dëshirën e mirë për ta ndihmuar ta thjeshtonte disi situatën e komplikuar mes tyre. E në këtë mënyrë, është mbërritur edhe tek një e vërtetë tjetër. Arbana ka thërritur Pavlinin në dhomën e rrëfimit dhe i komunikoi atij se do të fliste për diçka shumë delikate. Ajo i tha se "Vëllai i Madh" dëshironte t‘i bënte një surprizë dhe për këtë arsye ka kontaktuar me nënën e fëmijëve të tij. Në videomesazhin e transmetuar, gruaja i thotë Pavlinit se "Kanuni nuk ka ekzistuar asnjëherë mes nesh, fëmijët të presin dhe duan të të shikojnë. Ne jemi familja jote e vetme". Arbana i thotë se, ndërsa stafi ka bërë këtë surprizë për Pavlinin, kanë zbuluar se Meri dhe Mario nuk ekzistojnë të regjistruar në gjendjen civile. Ndërsa ai ka thënë se Meri (vajza) është e regjistruar, ndërsa Mario, (djali), ka lindur pak ditë para se të bëhej pjesë e "Big Brother" dhe nuk ka pasur mundësi ta regjistronte. Ai ka pohuar se familja e bashkëshortes nuk i ka çuar fjalë për gjak. Ndërsa Pavlini, pasi ka parë videomesazhin, tha se ishte një surprizë "e lezetshme".
Surpriza për Qetsorin
Gjatë kësaj jave, Qetsori ka bërë disa akuza të rënda. Nëpërmjet përmbledhjes javore, e cila u transmetua dje gjatë spektaklit, Arbana ka kërkuar të qartësohet me Qetsorin. Ajo i kërkon atij të shkojë te kutia postare. "Big Brother" ka vendosur t‘i bëjë atij një surprizë, e cila e qetëson dhe e lumturon atë në të njëjtën kohë. "Vëllai i Madh", brenda një zarfi, i ka dërguar ekografinë e fëmijës së tij. Bebi është mirë, e shtatzënia e bashkëshortes së Qetsorit po shkon po aq mirë. "Big Brother" ka vendosur t‘i japë mundësinë Qetsorit ta ndjekë në çdo hap shtatzëninë e së shoqes nga shtëpia. Megjithatë, arsyeja se përse Arbana kërkoi të fliste me të ishte fakti se gjatë javës ai ka bërë disa supozime të rënda në lidhje me letrën që Bjordi mori prej të atit. Qetsori ka thënë se ajo nuk ishte e vërtetë dhe se "Vëllai i Madh" kishte zgjedhur t‘ia dërgonte Bjordit, vetëm për të bërë shoë. Qetsori ka vënë në dyshim transparencën e këtij programi dhe vë në dyshim besueshmërinë e tij. Po tani që mori ekografinë prej së shoqes? Akuzat e Qetsorit janë të rënda, jo vetëm për publikun që ndjek me kureshtje ngjarjet në shtëpinë më të famshme në vend, por edhe të vetë stafit që i përkushtohet këtij programi. Arbana i referon Qetsorit se "Big Brother" është duke reflektuar mundësinë e marrjes së masave për sa i përket mungesës së besimit nga ana e tij. Qetsori pranon se bëri gabim për gjithë sa ka thënë mbi letrën e babait të Bjordit. "Kam analizuar vetëm njërën anë të medaljes", ka thënë ai, ndërsa pohon se bëri gabim që mendoi se letra nuk ishte e vërtetë. "Kjo surprizë që ju më bëtë, ishte thikë me dy presa, por mendoj se ekografia, është e vërtetë", tha ai.
Adelajda feston 7 Marsin me nxënësit
Me rastin e festës së 7 Marsit, "Zysha" e shtëpisë së "Big Brother" e ka kaluar atë në shoqërinë e nxënësve. Arbana i ka thënë Adelajdës se "Big Brother" e ka marrë parasysh këtë festë jo vetëm sepse është një detyrë fisnike dhe e vështirë, por sepse Adelajda, në jetën reale punon mësuese. Loja që "Big Brother" kishte menduar për të ishte një ndërrim rolesh. Kësaj here ishin nxënësit ata që morën në pyetje Adelajdën. Ata ndodheshin te tuneli. Pasi Adela shkon te zona e oborrit, zhvillohet edhe takimi me nxënësit, të cilët, pasi e kanë ndjekur në "Big Brother", kanë përgatitur disa pyetje për të. Adelës i është dashur ashtu si gjatë një ore mësimi të shpjegojë. Kësaj here ka shpjeguar kuptimin e fjalëve dashuri, lojë, liri, evolucion.
Re: "BIG BROTHER"
Adelajda: Bjordi, trego cilën nga vajzat pëlqen! Ndërsa vallëzonin, Bjordi i ka thënë Adelës se duhej ta puthte Djemtë kanë bërë gjithçka që vajzat të kalonin një drekë të bukur me rastin e festës së 8 Marsit. Ndërkaq, dita ka vazhduar me bisedat e debatet e zakonshme. Bjordi, pas puthjes me Mesidën, ka vazhduar sërish bisedat me Adelën, njërën prej vajzave me të cilën ai rri më shumë. Gjatë bisedës, Adela i ka thënë Bjordit se njëra nga vajzat në shtëpi e pëlqen shumë atë. "Vetëm njëra?" - ia ka kthyer Bjordi. Adela, nga ana e saj, ka këmbëngulur të dijë se cila ishte vajza që Bjordi pëlqen brenda shtëpisë... Ai nuk i ka kthyer përgjigje. Aida: Janë katër zjarre në shtëpi Banorët janë në kopsht duke marrë rreze dielli. Aida mendon se në shtëpi ka një atmosferë shumë të rënduar. Ajo i konsideron katër banorët e nominuar si katër zjarre, pasi i sheh disi të acaruar. Qetsori, Lirita dhe Zhuljeta e kundërshtojnë. Zhuljeta i thotë se nuk janë aspak të acaruar dhe debati që kishin pak më parë për buxhetin ishte i drejtë. Aida i thotë se i sheh të katërt shumë të tensionuar. Edhe Qetsori mendon se janë sjellë mirë deri tani dhe se në të kundërt do të ishte shprehur dhe dikush tjetër. Aida i thotë se ky është mendimi i saj dhe se deri tani ajo e mori guximin ta thotë. Lirita: Më nominuan se rrimë bashkë Lirita bisedon me Aidën për nominimin e saj. Më parë ajo ishte shprehur se e kanë kandiduar vetëm se Aidën nuk mund ta nominonin. Aida e pyet nëse mendon se ata banorë të cilët nuk mund ta nominonin atë, sepse kishte imunitet, ndaj kanë nominuar Liritën. Aida e pyet sërish nëse ajo ia vë fajin asaj për faktin se u kandidua, ndërsa Lirita i përgjigjet se e kanë nominuar sepse rrinë bashkë, por jo se i vë faj. Më pas, vajzat fillojnë të flasin me zë të ulët dhe Lirita i thotë se ka vënë re që në shtëpi po mbeten ata njerëz të cilët nuk kanë se çfarë të dhurojnë më shumë dhe Aida e komenton këtë fakt si mungesë publiciteti. Drekë madhështore Djemtë janë ata të cilët merren me të gjitha përgatitjet për drekën. Ata janë impenjuar të gjithë në gatim dhe në shtrimin e tavolinës. Djemtë kanë menduar për të gjitha, duke mos harruar as detajin më të vogël që vajzat të kënaqen dhe ta shijojnë deri në fund. Pasi kanë përgatitur një drekë të shijshme, ata përgatisin tavolinën, duke vendosur me kujdes lule, qirinj dhe mesazhe të shkruara me kujdes. Në sfond vendosin muzikë të qetë. Të gjitha vajzat mrekullohen me përgatitjet dhe e shprehin atë me entuziazëm. Djemtë urojnë njëzëri "Gëzuar 8 Marsin". Vajzat lexojnë me radhë urimet që djemtë u kanë përgatitur. Adelajda: Nuk më pëlqen kjo pjesë e imja Adela i thotë Bjordit se kohët e fundit e ka kaluar pak masën e seriozitetit dhe se kjo gjë nuk e bën të ndihet mirë me veten. Për të është e vështirë nëse mësohet të sillet në një formë dhe të bëjë ndryshime në veprime. Bjordi i thotë se nëse ajo është kështu, atëherë nuk ka për të ndryshuar, por, nëse ajo e bllokon veten, atëherë kjo nuk është diçka e mirë. Adela thotë se kjo pjesë e vetes nuk i pëlqen. "Ti i pëlqen Mesidës!" "Kam vënë re që ti i pëlqen një femre këtu!" - i ka thënë Adelajda, Bjordit. "Vetëm njërës?" - ia ka kthyer ai. Pastaj ka vazhduar duke thënë se nuk mund t‘i pëlqejë vetëm njërës dhe e ka pyetur atë nëse i vinte inat. Në bisedën e tyre ka ndërhyrë Adi dhe ajo ka marrë tjetër drejtim. Më pas, Adelajda ka insistuar që Bjordi t‘i tregojë se cilën nga femrat ai pëlqente më tepër. Kaq ka mjaftuar që ai të fillojë ta ngacmojë dhe, gjithsesi, të mos i japë një përgjigje. Pak më vonë, gjatë kërcimit e njëjta temë është hapur përsëri. Adelajda ka komentuar veprimet e Mesidës, kur kjo e fundit kërcente me Bjordin dhe i tha se ndjenja e Mesidës për të (Bjordin) nuk mund të ishte thjesht miqësi. Sipas Bjordit, gjestet që Adelajdës i duken si gjeste dashurie, mund të jenë edhe thjesht një miqësi e ngrohtë mes një femre e një mashkulli. "Ndërsa unë u jap shumë rëndësi gjërave të vogla!" - ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte parashikuar të ndodhte një gjë e tillë, duke qenë se ata (Bjordi dhe Mesida) kishin shumë të përbashkëta, e para nga të cilat ishte fakti që kishin jetuar të dy jashtë. Veç kësaj, sipas Adelës, Mesida nuk ka komplekse. Bjordi e ka pyetur Adelajdën se si ndihej ajo për afrimitetin e tij me Mesidën dhe ajo i është përgjigjur se i bëhej qejfi për të. "Prandaj u skuqe ti?" - e ka pyetur ai. "Kam një plan për ty!" "Kam një plan për ty!" - i ka thënë Bjordi, Adelajdës ndërsa vallëzonin. Më pas ka vazhduar t‘i tregojë se kishte menduar që nëse ai do ta puthte Adelën, publiku do të bëhej kurioz se si do të vazhdonte lidhja e tyre dhe do të afeksionohej pas historisë që mund të kishin të dy, kështu, ata do të qëndronin deri në fund. Adelajda i ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe Bjordi ia ka kthyer se e dinte shumë mirë dhe ia kishte thënë thjesht me shaka. Atëherë Adelajda e ka pyetur nëse i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend atij se "miqësia" e vajzave të tjera me të mund të kishte të njëjtin qëllim e të mos ishte e vërtetë. Bjordi i tha se po dhe se gjithsesi ai nuk dilte i humbur. "Mua s‘më pengon dot askush!" Duke biseduar jashtë në oborr, Mimoza i ka thënë Republikës se ishte e mërzitur. Ajo e ka pyetur se mos mërzitja e saj ka lidhje me Bjordin. Mimoza ia ka kthyer duke i thënë se Bjordi nuk i pëlqen aspak, sepse po t‘i pëlqente nuk do të pyeste as për Adelën, as për asnjëri, por do ta kishte marrë "fill". E vërteta, sipas saj, ishte që nuk e tërhiqte fare, sepse në të kundërt do të kishte vepruar krejt ndryshe. "Mua po më pëlqeu diçka, - ka thënë ajo, - nuk ka gjë që më pengon!" Republika i ka thënë se po e trembte me këto që thoshte dhe mënyrën si po i thoshte. "Adelajda s‘po sillet si shoqe!" Lirita i ka thënë Bjordit se kishte vënë re se Adelajda e pëlqente dhe e pyeti nëse edhe ai e pëlqente ashtu si ajo. Fillimisht Bjordi i tha se e pëlqente në të njëjtën masë sa pëlqente edhe Liritën, më pas i tha se ishin shumë shokë e më pas se e kishte xhan. Lirita vazhdoi me mendimin e vet se Adelajda nuk e shihte aspak si shok Bjordin, por si diçka më tepër dhe ajo e kishte vënë re shpeshherë këtë gjë. Për mendimin e saj, kjo dukej më tepër nga reagimet e Adelajdës, kur ai kërcente me vajza të tjera. "Ne këtu nuk kemi çfarë të bëjmë dhe rrimë e shohim njëri-tjetrin!" - i ka thënë ajo, ndërsa e ka këshilluar Bjordin, që nëse nuk ishte i sigurt për atë që ndjente, apo që donte të bënte, të ishte i kujdesshëm në atë që shprehte apo transmetonte, sepse Adelajda sjelljen e tij nuk po e kuptonte si shoqërore. Ajo i ka vënë gjithashtu në dukje se ai kishte ndryshuar shumë karshi Mimozës, nuk ishte me të si më parë dhe kjo donte të thoshte diçka. "Vajzat janë të pakujdesshme!" Adi, Qetsori dhe Dritani kanë diskutuar për pastërtinë e munguar të vajzave të shtëpisë. Sipas tyre, ato janë të pakujdesshme e të papastërta në lidhje me ambientin ku jetojnë. Adi ka thënë se nuk mjafton të shohësh vetëm higjienën personale, por edhe atë kolektive, kur jeton me të tjerë. Ata kujtuan rastin kur vajzat "u bënë namin", sepse ata ua thanë këtë dhe për këtë arsye nuk kanë më ndërmend t‘ua thonë. Sipas tyre, ato rrinë tërë ditën duke u marrë me veten, duke rregulluar fytyrën, flokët, thonjtë dhe nuk kujtohen të pastrojnë njëherë as kuzhinën, as tavolinën e asgjë tjetër. Adi ka shtuar edhe faktin se vajzat po pinin shumë cigare. Atij i dukej e këndshme një femër që ndez një cigare, por kur pinte shumë e bezdiste. Megjithëse nënvizuan faktin se kjo që po thoshin ishte për të mirën e shëndetit të vajzave, ata thanë se po të zvogëlohej buxheti, ato duhet t‘i harronin cigaret. "Pse e pëlqejnë femrat Bjordin?!" Adelajda i ka treguar Mimozës se Bjordi i kishte thënë se ishte puthur në buzë me Liritën dhe Mesidën. Ajo i tha gjithashtu edhe mendimin e saj, sipas të cilit, Mesida e pëlqente Bjordin. Mimoza i tha se nuk e besonte që Mesida ta pëlqente vërtet dhe se duhet të ishte ndonjë tip loje. Ajo shprehu gjithashtu, me shaka, habinë e saj se pse femrat e pëlqenin kaq shumë Bjordin. |
Re: "BIG BROTHER"
Bjordi kërcen me të mbathura në shtëpi I pashmangshëm afrimi i Mesidës me Bjordin Adelajda dhe Mimoza nuk kanë mundur ta shmangin një bisedë për afrimin e Bjordit me Mesidën. Bjordi, i cili është munduar të afrohet me të dyja vajzat, tashmë duket se i intereson Mesida, e cila është rritur në Suedi. "Ky afrim është normal, pasi të dy janë rritur jashtë Shqipërisë dhe janë ndryshe", ka thënë Adela. "Ajo ka shtuar se sido që të shkonte historia e tyre (Bjordit dhe Mesidës), asaj i vinte mirë që ai kishte gjetur dikë apo diçka që mund ta ndihmonte të ndjehej më mirë brenda shtëpisë së "Big Brother". "Dua ta bëj Mozën nevrike!" Qetsori i ka thënë Mimozës se kishte qejf ta shikonte një herë sesi do të ishte ajo, po të bëhej nevrike. Ai shtoi se nëse do të dilte të shtunën do t‘ia linte detyrë Dritanit, por banorët e tjerë i thanë se Tani nuk ishte tipi i duhur për ta bërë këtë. "I vetmi që je kapur me të gjithë këtu, je ti!", - i tha Qetsorit Republika. Ai vazhdoi të thoshte se kishte qejf ta shikonte Mimozën me nerva, pavarësisht se e kuptonte përpjekjen e saj që gjatë gjithë kohës të qëndronte e qetë, por Adelajda ndërhyri duke i thënë se Mimoza nuk përpiqet, por është vetë e qetë. "Nuk jam korrekte me oraret!" Duke diskutuar për korrektësinë në orare, Adelajda ka thënë se ajo nuk është kurrë korrekte në lidhje me to. Ajo tha se është gjithmonë vonë, shumicën e kohës ngaqë nuk i del gjumi, pjesën tjetër nga gjëra të tjera, por asnjëherë nuk ka qenë e rregullt me oraret. Ajo tha gjithashtu se i vinte shumë inat për këtë, e shihte si një defekt dhe e urrente këtë gjë te vetja, sepse për të, të mosqenit korrekt, ishte një defekt i madh. Ajo tha se vetëm në ditët e festave, kur nuk kishte asgjë për të bërë, apo asnjë orar për të respektuar, i dilte gjumi herët. Megjithatë ajo ka shprehur besimin se do ta ndryshonte, sepse duhet ta ndryshonte. "Kishe të drejtë për Bjordin dhe Mesidën!" Ndërsa të gjitha vajzat flisnin, Mimoza dhe Adelajda janë ngritur nga krevati dhe kanë shkuar në kuzhinë, sepse Mimoza donte të hante. Ato nisën të bisedonin në lidhje me Mesidën dhe Bjordin. Adelajda i ka thënë se tani ishte më se e sigurt se Mesida e pëlqente Bjordin dhe kësaj radhe edhe Mimoza e ka konfirmuar. "A të thashë?! Ca gjëra duken!", - i ka thënë ajo Mimozës. Adelajda ka thënë se ajo dhe Bjordi janë vetëm shokë dhe për më tepër, nga ajo, si femër, Bjordi nuk do të merrte kurrë asgjë, madje, sipas saj, edhe ai e kishte kuptuar këtë. Adelajda risolli si argument favorizues të afrisë së tyre edhe faktin që si Bjordi, si Mesida, kanë jetuar jashtë dhe e kuptonin shumë mirë njëri-tjetrin. Sipas mendimit të Adelës, Mesida nuk ishte si shqiptaret e Shqipërisë, nuk ishte as si Mimoza, as si Adelajda e po ashtu as Bjordi nuk ishte si djemtë e tjerë të Shqipërisë. "Çun shqiptar tamam është Tani, nuk është as Bjordi, as Arjoni!", - ka thënë ajo. Për të gjitha këto arsye, sipas saj, ishte e kuptueshme dhe e pashmangshme që Bjordi dhe Mesida do të afroheshin. Aq më tepër që, me gjithë simpatinë që kjo e fundit mund të kishte edhe për Arjonin, ai ishte i lidhur pas Zhuljetës, kështu që, sipas Adelajdes, i vetmi që ngelej i lirë, ishte Bjordi. Ajo ka shtuar se sido që të shkonte historia e tyre (Bjordit dhe Mesidës), asaj i vinte mirë që ai kishte gjetur dikë apo diçka që mund ta ndihmonte të ndjehej më mirë brenda shtëpisë së "Big Brother". Adi fle në divan Adi ka rënë shumë shpejt për të fjetur, gjë që i ka bërë përshtypje edhe Adelajdes dhe Mimozës. Kjo e fundit ka thënë se ndoshta ka qenë i mërzitur, por Adelajda e ka kundërshtuar. Fjetja shumë herët, ka bërë që pas disa orësh, ndërsa banorët e tjerë ishin në gjumë, Adi të zgjohej. Ai ka qëndruar për pak kohë i vetëm, në zonën e ndenjes, duke pirë çaj e duke lexuar manualin e lojës së Tëisterit. Më pas, atë e ka zënë gjumi dhe ka fjetur në divan dhe jo sipas rregullit, në dhomën e gjumit të djemve. Banorët zgjohen nga gjumi E para që është zgjuar nga vajzat ka qenë Mimoza dhe nga djemtë Dritani. Sapo është ngritur nga krevati, ajo ka shkuar të bëjë tualetin e mëngjesit. Më pas, janë zgjuar edhe Aida me Bjordin, ndërkohë që Qetsori, i pakënaqur nga pjesa e oborrit ku po flinte, është spostuar në një zonë me më tepër diell dhe ka fjetur përsëri. "Bjordi kërcen me të mbathura!" Pasi ka bërë dush, Bjordi ka hequr robdishanin dhe ka dalë me të mbathura duke thënë se ai do të rrinte kështu sot dhe shpresonte të mos i vinte keq njeriu për këtë. Më pas, vetëm me një këmishë sipër, ai ka kërcyer në dhomën e djemve. Pasi ka veshur edhe pantallonat, ka shkuar të zgjojë Liritën, duke e puthur e përqafuar dhe ka vazhduar gjatë gjithë kohës të kërcejë. "E dini sa vajza do të donin të zgjoheshin kështu si ju, - i ka thënë ai me shaka Mimozës dhe Liritës, - me mua këtu?!" Femrat suedeze janë të dobëta Duke diskutuar me Dritanin dhe Bjordin, për femrat e Suedisë, Mesida ka thënë se ishte ndjerë shumë në siklet, kur kishte shkuar fillimisht atje, madje shumë e vetmuar, sepse ato ishin të gjitha shumë të dobëta, ndërsa ajo jo. Diskutimi ka marrë shkas nga Beyonce dhe format e mrekullueshme, siç ka thënë Mesida, të trupit të saj. Republika flet në gjumë! Republika i tregoi Liritës dhe Mimozës, atë që i kishte thënë Adelajda, që ajo kishte folur në gjumë. Duke fjetur, Republika kishte thënë se "gocat bëjnë më shumë zhurmë se çunat!". Republika ka thënë se e dinte që fliste në gjumë, por kjo i ndodhte shumë rrallë dhe ato që thoshte nuk kuptoheshin, të paktën kështu i kishin thënë. "Edhe në ëndërr i kam mbrojtur çunat!", - ka qeshur ajo me veten. Nga samuraj në geishë Adit i kanë sjellë një robdishan. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndërmend që t‘ia bëjë fytyrën me miell e kështu të ngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samuraji dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita, e cila ndodhet në dhomë, e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat, duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë edhe bajamet e mushkëritë. Vajzat qeshin e argëtohen. Ai, herë pas here, shikon veten në pasqyrë dhe u thotë vajzave se po i ngjan vetja me një kinez nga Shqipëria e Mesme, kurse më pas u thotë se mendoi të bëhej kinez i thjeshtë, por në fund do dalë majmun cirku. Adelajda i hedh paruke mbi prehër dhe Adi trembet. Vajzave u lind një ide që është e ndryshme nga ajo e Adit. Ato i lyejnë buzët me buzëkuq, sytë me laps të zi dhe mundohen t‘i vënë parukën që i dha Adelajda. Pjesa tjetër e banorëve nuk di asgjë se çfarë po ndodh në dhomë, përveç Qetsorit, i cili i shikon rastësisht dhe i lajmëron banorët se pas pak do të shohin ndodhinë më të bukur që u ka ndodhur deri më tani në shtëpi. Vajzat përfundojnë veprën e tyre të artit dhe me gjithë Adin nisen për në kopsht ku ndodhen banorët. Kur ata dalin, banorët fillojnë të qeshin me të madhe dhe fillojnë t‘i kërkojnë Adit të bëjë një rrotullim që ata ta shohin mirë. Adi u thotë se po vjen direkt nga "Big Brother Kina". Në kopsht krijohet një situatë komike. Banorët nuk pushojnë së qeshuri dhe Adi shkon menjëherë të lahet. |
Bjordi, festë për 21-vjetorin. Aida: Do dashurohesha me Tanin
Bjordi, festë për 21-vjetorin. Aida: Do dashurohesha me Tanin
Mesida: Shoqërinë e ngushtë e puth në buzë
Mesida: Shoqërinë e ngushtë e puth në buzë
Bjordi ka mbushur 21 vjeç. Adela i ka kërkuar Vëllait të Madh ta kujtojë kur të kalojë mesnata dhe e ka uruar Bjordin në dhomën e rrëfimit. Më pas, edhe banorët e tjerë i janë bashkuar festës, duke mos harruar të ngacmojnë Adelën për skuqjen e saj pasi kishte dalë nga dhoma e rrëfimit. Mesida i ka treguar Aidës se e pëlqen Bjordin, duke lënë të kuptohet se puthja e saj nuk ishte thjesht një shaka. Nga ana tjetër, në bisedë me Bjordin, i ka thënë se Adela është xheloze për ta dhe se ai duhej të sqarohej me të.
Aida: "Do dashurohesha me Dritanin"
Aida tregon për Dritanin se ka krijuar simpati për të dhe se ai ka karakteristikat e një mashkulli që asaj i pëlqen, kjo jo duke u nisur nga aspekti fizik, por nga karakteri. Bika e pyet se nëse Dritani nuk do ishte i dashuruar, a do mundohej ajo ta bënte për vete? Aida i përgjigjet se po, sepse nuk mund t‘ia privonte vetes këtë ndjenjë apo simpati, por kjo vetëm nëse ai nuk do ishte i dashuruar me një vajzë, ose në të kundërt që Aida të mos e dinte këtë fakt. Ajo thekson se, nëse ai do ishte i dashuruar, nuk do ta kishte marrë mundimin të bënte asgjë, sepse ajo nuk mund të dashurojë dikë që dashuron dikë tjetër. Aida tregon se te Dritani i pëlqen shumë fakti se ai është i dashuruar dhe e respekton shumë të dashurën e tij.
Mesida: Shoqërinë e ngushtë e puth në buzë
Mesida i thotë Arjonit se kur të dalë ka qejf të takojë mamanë e tij. Arjoni i thotë se ajo i ngjan Zhuljetës në paraqitje. Mesida mendon se meshkujt tërhiqen shumë nga ato vajza të cilat i ngjajnë mamave të tyre dhe i thotë Arjonit se këtë gjë e vë re edhe tek ai. Arjoni e pyet se cili i ka thënë se ai është i tërhequr nga Zhuljeta, apo nëse asaj i duket ashtu. Mesida i përgjigjet se nuk e paragjykon, sepse nuk do të thotë se nëse rri me dikë, je i tërhequr prej tij. Ajo i tregon se fakti që ka jetuar jashtë me një mentalitet ndryshe, ka mësuar që të mos krijojë këto ide të gabuara dhe nëse rri shumë me një person, rri sepse të pëlqen shoqëria e ndihesh mirë. Mesida tregon edhe për shoqërinë e saj që kanë një raport shumë të mirë dhe se me shoqet e shokët e saj të ngushtë, puthet edhe në buzë pa të keq. Ajo i thotë se veç po e ngacmonte.
Mimoza: Do bëhem këngëtare
Mimoza u thotë vajzave se i pëlqen që të studiojë për muzikë. Adelajda i thotë se që të vazhdosh një shkollë për këngëtare duhet të kesh zë. Lirita mendon se shkollën e muzikës, duhet ta fillosh që fëmijë, duke i bërë të gjitha etapat me radhë. Mimoza u tregon vajzave se një kompozitor i kishte dëgjuar zërin dhe i kishte thënë se e ka të mirë. Ajo thotë se edhe në fakultet mund të fillojë të studiojë për kanto, kurse Lirita mendon se disa gjëra duhet t‘i dish duke i mësuar në shkollë që i vogël, sepse mund ta ketë shumë të vështirë më pas. Mimoza i thotë se kur e ke hob i kap mësimet. Lirita i bën krahasim me shkollën e baletit, të cilën një njeri nuk mund ta mësojë i rritur. Për Mozën, këto janë dy gjëra të ndryshme dhe se ajo nuk ka ndërmend të bëhet këngëtare e famshme, por si gjithë këngëtarët e tjerë.
Surpriza për Bjordin
Adelajda diskuton me banorët për surprizën për ditëlindjen e Bjordit. Ata mendojnë që në mëngjes, para se ai të zgjohet, të zbukurojnë shtëpinë dhe Adelajda do vishet si Michael Jackson. Banorët mendojnë që të marrin dhe macen e tij, por për këtë ide duhet të vendosë "Big Brother". Secili prej tyre do t‘i bëjë një dhuratë të vogël dhe Mesida ka vendosur që t‘i përgatisë Bjordit mëngjesin sipas tipit tradicional suedez. Në një bluzë ose pantallona të bardha, ata do shkruajnë komentet e tyre për Bjordin. Ata mendojnë që në darkë të organizojnë një festë për ditëlindjen e tij.
Mesida pëlqen Bjordin
Mesida i shpreh Aidës pëlqimin që ajo ka për Bjordin. Ajo kërkon mendimin e saj dhe e pyet nëse do pritet mirë jashtë. Aida i thotë që e kishte kuptuar. Ajo shton që është një gjë normale dhe nuk ka pse të merret për keq nga publiku jashtë. Mesida shpreh dyshimin e saj, nëse kjo ndjenjë është reciproke. Ajo i thotë Aidës për këshillën që i kishte dhënë shoku i saj i ngushtë para se ajo të futej në shtëpi, që të mos krijonte asnjë lidhje. Mesida i thotë që ajo shprehet shumë lirshëm me të (Aidën) dhe i kërkon një mendim se si do të sillej ajo në vendin e saj. Aida i thotë që nuk do ta kishte problem dhe shpreh dëshirën që në shtëpi të futet një djalë. Mesida thotë që ndihet mirë për momentin.
Mesida: Nuk dua të lëndoj njeri!
Mesida dhe Bjordi diskutojnë rreth debatit me Adelën. Ai i thotë që ajo duhet ta kuptojë që ai nuk i flet për keq. Mesida i thotë Bjordit që ajo ka vënë re se sa herë ata të dy qëndrojnë bashkë, Adela mërzitet. Ajo shton: "Për mua ajo është xheloze!". Bjordi i thotë që nuk e ka vënë re këtë gjë dhe shton që ajo nuk ka arsye pse të jetë, pasi ata të dy janë shokë. Mesida është e mendimit që ai të sqarohet me Adelën nëse ata e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Bjordi i thotë që kjo nuk është e mundur, pasi dhe po të ekzistonte pëlqimi, ajo nuk do të pranonte, për vetë mentalitetin që ka. Ai thotë: "Këtu luftohet me murin!". Mesida i thotë që nuk duhet ta përqafojë, pasi kjo gjë e mërzit Adelën. Bjordi i thotë që nuk ka pse ai të sillet ndryshe, por ajo i thotë që do ta ndryshojë ajo qëndrimin. Mesida thotë: "Nuk dua të lëndoj njeri!".
Moza: Bjordi po sillet keq!
Aida dhe Mimoza diskutojnë për sjelljen e Bjordit. Aida thotë që kohët e fundit, ai po e sulmon dhe nuk e kupton arsyen. Mimozës i kishte bërë përshtypje sjellja e tij në momentin që ai i kishte gjuajtur Adelës me shaka. Ajo thotë që nuk mund të sillesh me një femër në atë lloj mënyre, "po sillet keq!" shton ajo. Aida e pyet Mimozën nëse është sjellë në mënyrë jo korrekte me Bjordin. Ajo i thotë që banorët e tjerë e kanë sulmuar njëri-tjetrin, por Bjordin asnjë. Ajo mundohet ta justifikojë sjelljen e tij duke thënë që ndoshta e shqetëson diçka. Sipas Mimozës, Bjordi është afruar shumë kohët e fundit me Mesidën.
"Bjordi e Adela janë shumë të ndryshëm!"
Duke komentuar qëndrimin e gjatë të Bjordit dhe Adelajdes në dhomën e rrëfimit, Tani ka thënë: "Po këta ç‘bëjnë?! Sikur kanë rënë në dashuri!". Mesida ia ka kthyer se mund edhe të ishte e vërtetë dhe ai nuk duhet të habitej. Por sipas Dritanit, kjo i dukej e pabesueshme, sepse ata të dy ishin tipa shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Mimoza ka thënë se këtyre gjërave nuk i dihej kurrë, por edhe sikur të ndodhte, nuk do të ishte gjë e keqe, por përkundrazi, do të ishte shumë bukur. Ajo ka shtuar gjithashtu se Adelajda e ka thjesht shok Bjordin, gjë për të cilën Mesida, me ironi, i është përgjigjur se Mimoza ishte ende e vogël dhe kishte shumë gjëra për të mësuar ende.
"Gëzuar ditëlindjen Bjordi!"
Bjordi ka mbushur 21 vjeç dhe në ndryshim nga vitet e tjera të jetës së tij, kjo ditëlindje nuk e ka gjetur atë pranë familjarëve apo miqve të tij, por në shtëpinë e "Big Brother", ku ai ka festuar me banorët e tjerë. Të kthyer nga dhoma e rrëfimit, Adela u ka thënë të gjithë banorëve të tjerë se sapo kishte hyrë data e ditëlindjes së Bjordit dhe se të gjithë mund ta uronin atë. Ajo u ka shpjeguar se i kishte kërkuar Vëllait të Madh që ta njoftonte për momentin e ndërrimit të ditëve, në mënyrë që t‘i uronte Bjordit ditëlindjen. Të gjithë banorët e shtëpisë kanë nxituar ta përqafojnë e t‘i urojnë ditëlindjen, duke i bërë edhe urime nga më të ndryshmet. Dritani dhe Mimoza, me shaka, "i uruan" atij që të mos e fitonte "Big Brother", ndërkohë që Qetsori i kërkoi të falur për të gjitha herët që e kishte bezdisur. Arjoni dukej më indiferenti, pasi ndërsa gjithë të tjerët uronin Bjordin, ai vazhdonte të luante.
"Zyshe pse je skuqur?!"
Megjithëse Adelajda u ka shpjeguar se i kishte kërkuar Vëllait të Madh që ta njoftonte për momentin e ndërrimit të ditëve, në mënyrë që t‘i uronte Bjordit ditëlindjen, banorët kanë filluar ta ngacmojnë atë. Ata e kanë pyetur në lidhje me bluzën me emrin e Bjordit, që ajo kishte veshur dhe për trëndafilin e kuq që Bjordi mbante në dorë. "Pse je skuqur?!" - e ka pyetur fillimisht Aida e më pas edhe Mesida. Adelajda është përgjigjur se ishte shumë vapë në dhomën e rrëfimit dhe ngaqë të gjithë po i rrinin tani mbi kokë. Aida e ka ngacmuar duke thënë se do të shkonte të bënte ca pyetje te dhoma e rrëfimit, kurse Qetsori, me shaka, i ka thënë se për të, ajo mund të bënte ç‘të donte, por do të kishte probleme me Mirin. Banorët kanë vazhduar ta ngacmojnë Adelajden dhe ajo, pasi nuk ka duruar më, ka filluar t‘i gjuajë me jastëkë.
Bjordi organizon banorët
Pasi kanë kërcyer përgjatë gjithë mbrëmjes, Bjordi është përpjekur t‘i organizojë banorët në lojëra të ndryshme. Fillimisht ai ka rreshtuar të gjithë djemtë sipas gjatësisë dhe i ka "detyruar" vajzat që t‘i puthin ata me radhë. Më pas ishin vajzat që duhet të bënin të kundërtën. Pas kësaj, kanë kaluar në lojë. Njërit prej banorëve i mbylleshin sytë dhe duhet të gjente kush ishte banori që e puthte. Banorët janë zbavitur me lojën pasi ngatërresat që bënte banori me sytë e mbyllura ishin qesharake. Më pas, në oborrin e shtëpisë, vajzat kanë komentuar buzët e buta të Bjordit.
Re: "BIG BROTHER"
Big Brother", surpriza të këndshme për katër banorë
Arjonit i bie maska
Jam tezja e Roselës. Jam
martuar në vitin 2000 dhe
atë kohë Rosela ishte vetëm
13 vjeçe. Momentin që provoja
fustanin e nusërisë, ajo më
shoqëroi dhe më rrëfeu se ëndërronte
që edhe ajo një ditë të
mund të vishte një fustan të tillë
përkrah Arjonit. Për Roselën,
mundësia për t‘u lidhur me
Arjonin ishte realizim i dëshirës
më të madhe. Ai kurrë, e përsëris
kurrë, nuk e ka lënë me të vërtetë.
Rosela ende ka makinën
e Arjonit dhe shumë gjëra të
tjera që ai duhet të vijë patjetër
t‘i sistemojë. Unë jam 42 vjeçe,
kam një punë të mirë, familjen
time, dhe nuk kam asnjë shkak
për të gënjyer. Jam thjesht e
nevrikosur që mbesa ime po
vuan. I thoni Arjonit që Lorenzo
dhe Patrick (babai dhe vëllai i
Roselës) po e presin... Jo dhunë,
për hatër të Perëndisë, duan
vetëm ta shohin në sy. Gjynah që
e-mail-et e mia nuk mund të publikohen…
Sigurisht, nuk mund
të rrëzohet kështu një mit.
Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten
70 mijë eurot, sesa fama
Përse ka hyrë Qetsori në "Big Brother" dhe cili ishte reagimi juaj
kur e mësuat këtë fakt?
- Arsyet ishin të shumta: ishte çmimi, reklama e biznesit dhe mundësitë
që mund të jepen nga pjesëmarrja në këtë "reality show" etj.
Sori ma komunikoi vendimin për t‘u bërë pjesëmarrës në "Big
Brother", pasi kishte fituar të drejtën për të marrë pjesë dhe reagimi
im nuk ishte pozitiv. Pas shumë bisedash pamë anët pozitive dhe
negative, dhe vendosa ta mbështesë tim shoq në vendimin e marrë.
Si ju duket Qetsori i izoluar në shtëpinë e "Big Brother"?
- Sori, në shtëpinë e "Big Brother", është i njëjti person me të cilin
unë jam martuar: i sinqertë, me humor, xhentil dhe ngacmues.
Çfarë të mungon më shumë prej tij?
- Të jetosh me Sorin, çdo ditë është e ndryshme nga dita tjetër,
më mungon shumë jo vetëm mua, por edhe djalit që e kujton në çdo
moment të ditës. Sori ka një lidhje shumë të veçantë me djalin, në
çdo moment i ka ndenjur pranë dhe çuni e ndien shumë mungesën
e tij. Gjatë ditës, e zë gjithmonë në gojë dhe në mbrëmje, kur fle, i
tregoj përralla ku personazhi kryesor është Sori. Kjo është mënyra
më e lehtë që djalin ta zërë gjumi.
A ka lënë Qetsori punë të papërfunduara jashtë "Big Brother"
dhe a je ti ajo që e ka zëvendësuar atë në shumë drejtime?
- Ka lënë punë të papërfunduara në hotel dhe me to po merret i
vëllai, sepse unë aktualisht jam punonjëse e Paraburgimit Vlorë dhe
pjesën tjetër të ditës i përkushtohem djalit.
Cila është ajo gjë që do ta bënte Qetsorin të humbte kontrollin
gjatë qëndrimit në "Big Brother"?
- Në karakterin e tij të fortë është e vështirë të gjendet një shkak
për të humbur kontrollin. Ai thjesht i anashkalon ato me një batutë.
Nga mediat kemi mësuar se Qetsori i ruhet xhelozisë tënde. Pse
ndodh kjo? Ti je më xheloze se ai?
- Me Sorin kemi pesë vjet të mrekullueshëm që njihemi dhe në
asnjë moment nuk më ka lënë shkas që të bëhem xheloze. Kam besim
te vetja dhe tek ai. Për mendimin tim, ai nuk po ruhet nga asgjë,
thjesht është përshtatur me të gjithë banorët.
Cilat nga femrat aty brenda të bën xheloze kur i afrohet Qetsorit?
- Kjo është një lojë dhe nuk besoj se ka vend për rivalitet. Tashmë
ne kemi krijuar një familje të këndshme.
Po nga meshkujt, cili të duket rivali më i fortë?
- Deri tani Sori është paraqitur shumë mirë, nuk mendoj se ka
ndonjë rival të fortë, por mund të them se Dritani është një rival i
mundshëm.
Përse Qetsori kërkon të fitojë me çdo kusht?
- Kjo është arsyeja që të gjithë banorët janë futur në "Big Brother",
me ndryshimin e vetëm se Sori e ka shprehur që në fillim.
A mendon se bashkëshortit dhe familjes suaj i duhet më shumë
fama apo 70 mijë eurot?
- Më shumë na nevojiten 70 mijë euro, sesa fama, pasi ai ka lënë
shumë gjëra pa përfunduar. Jam shumë e sigurt që do t‘ia arrijë
qëllimit.
E dashura e Adit, anonime. Pse?
Edhe sa kohë e dashura 25-vjeçare e
Adit do të mbetet anonime?
Ka dashur të thotë pak gjëra Adi
në lidhje me të dashurën e tij jashtë, por
duket se kjo më shumë se dëshira e tij, është
zgjedhja e vajzës me të cilën ai ka rrëfyer
se ka disa kohë që është i lidhur. Nuk dihet
pse kaq shumë heshtje nga e dashura e
Adit, që kemi mësuar se me profesion është
ekonomiste. Ndoshta duhet që ajo vetë të
bëjë përpara dhe të rrëfejë për lidhjen e
tyre, që deri tani duket pak e mistershme.
Tironsi 40-vjeçar, ndoshta duke mos gjetur
një banor moshatar apo të besueshëm,
ka rrëfyer shumë pak edhe për jetën e tij
para se të hynte në "Big Brother". Adi nuk e
ka fshehur të shkuarën e tij, kur tregoi edhe
për eksperiencën e hidhur të burgut: jo për
izolimin, por më shumë për ndjenjën e
vetmisë që ka përjetuar. Atij shumë persona
iu larguan pas asaj përvoje dhe duket se kjo
gjë e ka shënuar jetën e tij. Megjithatë, Adi
është gati të rifillojë dhe të gjithë e kanë
vërejtur se ai ka vendosur të rikthehet, duke
komunikuar me ndihmën e një arme që ai
e përdor shumë mirë, humorit.
Nuk ka një situatë apo dialog që Adi të
mos fusë disa batuta të këndshme, të cilat
zbusin ndjeshëm edhe ato situata që herëherë
ngjajnë të acaruara.
Suplementi, sot bashkë me "Shqip"
Arjonit i bie maska
Jam tezja e Roselës. Jam
martuar në vitin 2000 dhe
atë kohë Rosela ishte vetëm
13 vjeçe. Momentin që provoja
fustanin e nusërisë, ajo më
shoqëroi dhe më rrëfeu se ëndërronte
që edhe ajo një ditë të
mund të vishte një fustan të tillë
përkrah Arjonit. Për Roselën,
mundësia për t‘u lidhur me
Arjonin ishte realizim i dëshirës
më të madhe. Ai kurrë, e përsëris
kurrë, nuk e ka lënë me të vërtetë.
Rosela ende ka makinën
e Arjonit dhe shumë gjëra të
tjera që ai duhet të vijë patjetër
t‘i sistemojë. Unë jam 42 vjeçe,
kam një punë të mirë, familjen
time, dhe nuk kam asnjë shkak
për të gënjyer. Jam thjesht e
nevrikosur që mbesa ime po
vuan. I thoni Arjonit që Lorenzo
dhe Patrick (babai dhe vëllai i
Roselës) po e presin... Jo dhunë,
për hatër të Perëndisë, duan
vetëm ta shohin në sy. Gjynah që
e-mail-et e mia nuk mund të publikohen…
Sigurisht, nuk mund
të rrëzohet kështu një mit.
Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten
70 mijë eurot, sesa fama
Përse ka hyrë Qetsori në "Big Brother" dhe cili ishte reagimi juaj
kur e mësuat këtë fakt?
- Arsyet ishin të shumta: ishte çmimi, reklama e biznesit dhe mundësitë
që mund të jepen nga pjesëmarrja në këtë "reality show" etj.
Sori ma komunikoi vendimin për t‘u bërë pjesëmarrës në "Big
Brother", pasi kishte fituar të drejtën për të marrë pjesë dhe reagimi
im nuk ishte pozitiv. Pas shumë bisedash pamë anët pozitive dhe
negative, dhe vendosa ta mbështesë tim shoq në vendimin e marrë.
Si ju duket Qetsori i izoluar në shtëpinë e "Big Brother"?
- Sori, në shtëpinë e "Big Brother", është i njëjti person me të cilin
unë jam martuar: i sinqertë, me humor, xhentil dhe ngacmues.
Çfarë të mungon më shumë prej tij?
- Të jetosh me Sorin, çdo ditë është e ndryshme nga dita tjetër,
më mungon shumë jo vetëm mua, por edhe djalit që e kujton në çdo
moment të ditës. Sori ka një lidhje shumë të veçantë me djalin, në
çdo moment i ka ndenjur pranë dhe çuni e ndien shumë mungesën
e tij. Gjatë ditës, e zë gjithmonë në gojë dhe në mbrëmje, kur fle, i
tregoj përralla ku personazhi kryesor është Sori. Kjo është mënyra
më e lehtë që djalin ta zërë gjumi.
A ka lënë Qetsori punë të papërfunduara jashtë "Big Brother"
dhe a je ti ajo që e ka zëvendësuar atë në shumë drejtime?
- Ka lënë punë të papërfunduara në hotel dhe me to po merret i
vëllai, sepse unë aktualisht jam punonjëse e Paraburgimit Vlorë dhe
pjesën tjetër të ditës i përkushtohem djalit.
Cila është ajo gjë që do ta bënte Qetsorin të humbte kontrollin
gjatë qëndrimit në "Big Brother"?
- Në karakterin e tij të fortë është e vështirë të gjendet një shkak
për të humbur kontrollin. Ai thjesht i anashkalon ato me një batutë.
Nga mediat kemi mësuar se Qetsori i ruhet xhelozisë tënde. Pse
ndodh kjo? Ti je më xheloze se ai?
- Me Sorin kemi pesë vjet të mrekullueshëm që njihemi dhe në
asnjë moment nuk më ka lënë shkas që të bëhem xheloze. Kam besim
te vetja dhe tek ai. Për mendimin tim, ai nuk po ruhet nga asgjë,
thjesht është përshtatur me të gjithë banorët.
Cilat nga femrat aty brenda të bën xheloze kur i afrohet Qetsorit?
- Kjo është një lojë dhe nuk besoj se ka vend për rivalitet. Tashmë
ne kemi krijuar një familje të këndshme.
Po nga meshkujt, cili të duket rivali më i fortë?
- Deri tani Sori është paraqitur shumë mirë, nuk mendoj se ka
ndonjë rival të fortë, por mund të them se Dritani është një rival i
mundshëm.
Përse Qetsori kërkon të fitojë me çdo kusht?
- Kjo është arsyeja që të gjithë banorët janë futur në "Big Brother",
me ndryshimin e vetëm se Sori e ka shprehur që në fillim.
A mendon se bashkëshortit dhe familjes suaj i duhet më shumë
fama apo 70 mijë eurot?
- Më shumë na nevojiten 70 mijë euro, sesa fama, pasi ai ka lënë
shumë gjëra pa përfunduar. Jam shumë e sigurt që do t‘ia arrijë
qëllimit.
E dashura e Adit, anonime. Pse?
Edhe sa kohë e dashura 25-vjeçare e
Adit do të mbetet anonime?
Ka dashur të thotë pak gjëra Adi
në lidhje me të dashurën e tij jashtë, por
duket se kjo më shumë se dëshira e tij, është
zgjedhja e vajzës me të cilën ai ka rrëfyer
se ka disa kohë që është i lidhur. Nuk dihet
pse kaq shumë heshtje nga e dashura e
Adit, që kemi mësuar se me profesion është
ekonomiste. Ndoshta duhet që ajo vetë të
bëjë përpara dhe të rrëfejë për lidhjen e
tyre, që deri tani duket pak e mistershme.
Tironsi 40-vjeçar, ndoshta duke mos gjetur
një banor moshatar apo të besueshëm,
ka rrëfyer shumë pak edhe për jetën e tij
para se të hynte në "Big Brother". Adi nuk e
ka fshehur të shkuarën e tij, kur tregoi edhe
për eksperiencën e hidhur të burgut: jo për
izolimin, por më shumë për ndjenjën e
vetmisë që ka përjetuar. Atij shumë persona
iu larguan pas asaj përvoje dhe duket se kjo
gjë e ka shënuar jetën e tij. Megjithatë, Adi
është gati të rifillojë dhe të gjithë e kanë
vërejtur se ai ka vendosur të rikthehet, duke
komunikuar me ndihmën e një arme që ai
e përdor shumë mirë, humorit.
Nuk ka një situatë apo dialog që Adi të
mos fusë disa batuta të këndshme, të cilat
zbusin ndjeshëm edhe ato situata që herëherë
ngjajnë të acaruara.
Re: "BIG BROTHER"
Bjordi: "Big Brother"-i im ka dy dyer
Duket se nuk do të
rrijë gjatë me çelës
në dorë djaloshi
simpatik 20-vjeçar,
i cili rrëfen se përballë ka dy
dyer.
Nuk janë dyer që të çojnë
në ndonjë dhomë të zakonshme,
por drejt e në zemrën
e dy vajzave.
Por ndërsa njëra nga
dyert, siç thotë ai, është e
lehtë për t‘u hapur, tjetra
është paksa e ndërlikuar. Me
pak llogari dhe me atë që të
gjithë kemi parë, duket se
vështirësia nuk qëndron te
dera (zemra) e Mesidës, e
cila me lirshmërinë e saj ka
treguar se Bjordi i pëlqen,
por te hyrja kryesore në derën
(zemrën) e Adelajdës, e cila
vjen nga një përvojë dhe jetë
krejtësisht e ndryshme nga
ajo e vajzave të tjera që Bjordi
ka njohur deri tani.
Por edhe sikur Bjordi ta
gjejë apo ta hapë me forcën
e pasionit derën e kyçur fort
të Adelajdës, përsëri "lufta"
e tij për të hapur dyer të
rëndësishme vazhdon. Ai
duhet të mendojë mirë edhe
për të hapur i fundit derën
që të nxjerr nga shtëpia më
e lakmuar në Shqipëri, "Big
Brother 2".
Bikja kritikon Mozën, që pas himnit të flamurit këndon një
këngë të Çiljetës
Pas drekës, në një ditë të fillimit të javës, kur
Bikja ishte duke larë enët në kuzhinën e
shtëpisë "Big Brother", pas saj u vunë duke
kënduar Lirita dhe Adi. Dy këngëtarët e improvizuar
u lidhën dorë përdore dhe filluan të këndojnë
në mënyrë ceremoniale himnin e flamurit kuqezi.
Herë pas here duetit të Liritës dhe Adit i bashkohej
edhe zëri i hollë i Mozës, e cila ndodhej gjithashtu
në kuzhinë. Megjithëse e zënë me punën që po
bënte, Bikja nuk mungoi të korrigjonte miqtë e
saj, të cilët, përveç dëshirës për të kënduar, nuk
është se fjalët e këngës i kishin shumë parasysh.
Vajza nga Lazarati e kujtonte mirë dhe saktësisht
tekstin e himnit të flamurit dhe ua sugjeroi edhe
konkurrentëve që po e këndonin. Por gjithë ky
bashkëpunim i Bikes u ndërpre kur Moza, menjëherë
pas himnit të flamurit, nisi të këndojë
këngën e Çiljetës: "Aj, aj, aj, aj, për kokën time ti je
i paparë". Bikja iu drejtua Mozës me fjalët: "Po ti,
pas himnit të flamurit, Çiljetën gjete të këndosh"?
Mesa duket, serioziteti i Bikes nuk pranon që pas
himnit të flamurit të mund të këndohet një këngë
dosido, ose të paktën të jetë e Alban Skënderajt.
Aida lavdëron gjoksin… e gjyshes
Është zakon i njohur i shqiptarëve,
që pas darke të shtrohen dhe të
pijnë kafe turke, dhe kjo gjë nuk ka
pse të mos ndodhë edhe në shtëpinë më
të lakmuar dhe të përgjuar "Big Brother".
Pasdrekën e ditës së martë, kur një pjesë
e mirë e banorëve ishin në verandë duke
pirë kafe dhe duke shijuar diellin, Aida iu
rikthye kujtimeve dhe foli për gjyshen e saj.
Ajo tregoi me krenari se gjyshja e saj kishte
pasur një gjoks të tonifikuar, edhe pse në
moshë të thyer. "Gjyshja ime e ka pasur
gjoksin tullë", ka thënë Aida, duke shtuar se
"dikur gjyshes i kërkonim t‘ia shihnim trupin,
për të parë sesi edhe ne do të bëheshim
si ajo, por ajo na la gojëhapur me formën e
mirë dhe fortësinë e gjoksit". Aida vazhdoi
rrëfimin, duke e kujtuar me shumë dashuri
gjyshen e saj, si një grua me karakter tepër
të fortë. Nuk dihet nëse Aida në këtë pikë
dëshiron t‘i ngjajë gjyshes, por cila femër
nuk do ta dëshironte formën perfekte edhe
në moshën 75-vjeçare. Megjithatë, kujtimet
"rozë" mbi gjyshen Aida i përfundoi duke
treguar se ajo gjyshen, duke e krahasuar
me yllin e serialit "Baywatch", e thërriste
"Pamela ime".
Aida: Me Dritanin, po të ishte i lirë, mund të isha dashuruar
Fakti që Dritani ka një
lidhje jashtë, është arsyeja
pse Aida nuk po i
afrohet më shumë atij. Vajza
vetëm pak ditë më parë i rrëfeu
Dritanit mendimin e saj
për banorët, që i dukeshin
si "lepurushë", ndoshta me
qëllimin që ai ta kuptonte se
bënte përjashtim. Por Aida
nuk i ka lënë shumë hapësirë
Dritanit që ai të kuptojë se
është tipologjia e mashkullit
që asaj i pëlqen. Ajo këtë gjë
ia ka shprehur haptas, në sy
të të gjithë banorëve të tjerë,
ndërkohë që Dritani e ka
zgjedhur Aidën për të qenë
kryefamiljare, duke e mbajtur
në shtëpi të pakandiduar
edhe për një javë.
Reagon e fejuara e Dritanit
"ME DRITANIN MUND TË DASHUROHET ÇDO FEMËR"
Ek a m l e x u a r
mendimin e
Aidës në lidhje
me Dritanin. Nuk më ka
krijuar ndonjë përshtypje
të veçantë, për faktin se
me Dritanin, për shkak të
cilësive që ai ka, mund të
dashurohet çdo femër".
Është shprehur qetësisht e
fejuara e Dritanit në lidhje
me thënien e Aidës, se nëse
"Dritani do të ishte i lirë,
ajo do të ishte dashuruar
me të". Komentin lakonik,
e fejuara e Dritanit e ka
bërë me një buzëqeshje,
por edhe duke sqaruar më
tej shkakun e qetësisë së
saj. Sipas Evës, ajo thënie
e Aidës nuk përbën shqetësim.
"Aida është një femër e
hapur dhe është shprehur
se nuk do të hynte kurrë
në mes të lidhjes sonë. E
ka shprehur vetë një gjë të
tillë". Por siguria më e madhe
për Evën vjen nga vetë
Dritani. Duke ndjekur me
vëmendje bisedën mes tij
dhe Aidës në mesnatën e 7
marsit, Eva thotë se Dritani
kishte folur pikërisht për
të, duke i thënë Aidës se,
përveç festës së mësuesit,
ajo ditë ishe një festë e tij
dhe e Evës, pasi bëheshin
plot 70 muaj që kur ishin
lidhur bashkë. "E prisja të
thoshte diçka atë ditë dhe
ai më përmendi", thotë
Eva, e cila shpjegon se lidhja
e tyre matet me muaj
dhe se numri 7 ka fituar një
simbolikë të veçantë në historinë
e tyre të dashurisë.
Po a e priste Eva që Dritani
të zgjidhte si kryefamiljare
Aidën? E ulur në studion e
"live show"-t, të shtunën e
kaluar, teksa Dritanit i kërkohej
të bënte zgjedhjen
e tij për t‘ia lënë detyrën e
kryefamiljarit njërës prej
femrave të shtëpisë, ajo
e kishte shqiptuar vetë
e para emrin e Aidës: "E
dija që Dritani do të zgjidhte
Aidën, për shumë
arsye. Dhe jo vetëm për ta
shpëtuar nga nominimi,
por për t‘i treguar Aidës
se pavarësisht shoqërisë,
fjala vjen me Adelën, ai
është i drejtë në vendimet
e tij. Kryefamiljaren mund
ta bënte shumë mirë Aida,
ndoshta edhe Lirita, por
asnjë tjetër përveç tyre
nuk do të ishte e zonja të
drejtonte shtëpinë".
Flet "Doktori" i "Fiks Fare"...
Kurrë me Ylli Pangon në një "reality show"
-Nëse do t‘ju ofrohej të ishit pjesë e një "reality show", por në shtëpi të ishit vetëm ju dhe
një banor tjetër, do zgjidhnit Ylli Pangon, njërën nga velinat apo një maçok? Pse?
- Do pranoja të hyja në një "reality show" dhe do të merrja me vete vetëm një maçok. Velinat i
kam si tip shoqe klase. Ndërsa bashkë me Ylli Pangon nuk do të hyja kurrë, jo për gjë, po me mbathje
hekuri nuk flihet hiç rehat.
- Pse hyjnë njerëzit në lojën "Big Brother"?
- Për lekë.
-Nëse do të bënit skenarin e një telenovele me subjekt "Big Brother", ku do të ambientohej
ajo dhe si mund të rridhnin ngjarjet? A do të kishte historia një fund të lumtur?
- Telenovelën do ta ambientoja në Shqipërinë e viteve ‘80 dhe vendi i ngjarjeve do të ishte
Kombinati i Autotraktorëve. Banorët do të ishin ca punëtorë, ca shefa e ca spiunë. Do kishte edhe
skena seksi, por ato do të ndodhnin vetëm rrëzave, pas tornove apo frezave. Loja nuk do të zgjaste
3 muaj, por 50 vjet, pasi xhaxhi Enver do t‘i eliminonte konkurrentët, por nuk do t‘i nxirrte jashtë që
të merrej vesh. Fundi do të ishte i lumtur, se me urdhër të "xhaxhit", të gjithë do të martoheshin me
njëri-tjetrin.
REPUBLIKA (BIJKA)
- Më duket se fatkeqësia i vjen
nga emri, madje shpesh rri
e nxehur se e ndjen këtë gjë.
Duket sikur pyet veten: Pse në
Lazarat, pse në Shqipëri me
këtë emër?
ADELAJDA
- E pakënaqur për atë që s‘ka.
Vërtet mësueset mësojnë, por
duhet të japë edhe ndonjë
shembull konkret.
ZHULJETA
- Sikur ta njihte Shekspiri, do
linte kokën pas Otellos.
AIDA
- Çfarë pret?
LIRITA
- Fluturo Shqipe... qesh më
pas... se mbaroi lufta.
MIMOZA
- Si i ka "shpëtuar" Vera
Grabockës... Ajo do kishte një
profesion për këtë vajzë.
MESIDA
-Guerrilase. I rroftë bereta mbi
kokë.
ERJOLA
-Ia arriti qëllimit, të
trashëgohet.
ADI
- Respekte!
PAVLINI
-Kur e shikoja, kisha ftohtë.
DRITANI
-I ka hyrë detit më këmbë.
Ashtu siç e ruan gruaja kur
e sheh të dalë në ekran, s‘ka
shans të lëvizë. Dritan çlirohu,
nëndetësja është në rregull.
BJORDI
-Duket si student në
Spartakiadat e vitit ‘87. Si të
them, Michael Jackson, por i
lodhur...
ARJONI
- Gjynah që s‘po bëhet ndonjë
sfilatë atje brenda. Tipik çun
katalogu... mobiliesh.
QETSORI
- Lab i hidhur brenda një
ene me ujë. Të presim të
ëmbëlsohet...
AGONI
- Kishte ngatërruar pub-in dhe
doli.
Duket se nuk do të
rrijë gjatë me çelës
në dorë djaloshi
simpatik 20-vjeçar,
i cili rrëfen se përballë ka dy
dyer.
Nuk janë dyer që të çojnë
në ndonjë dhomë të zakonshme,
por drejt e në zemrën
e dy vajzave.
Por ndërsa njëra nga
dyert, siç thotë ai, është e
lehtë për t‘u hapur, tjetra
është paksa e ndërlikuar. Me
pak llogari dhe me atë që të
gjithë kemi parë, duket se
vështirësia nuk qëndron te
dera (zemra) e Mesidës, e
cila me lirshmërinë e saj ka
treguar se Bjordi i pëlqen,
por te hyrja kryesore në derën
(zemrën) e Adelajdës, e cila
vjen nga një përvojë dhe jetë
krejtësisht e ndryshme nga
ajo e vajzave të tjera që Bjordi
ka njohur deri tani.
Por edhe sikur Bjordi ta
gjejë apo ta hapë me forcën
e pasionit derën e kyçur fort
të Adelajdës, përsëri "lufta"
e tij për të hapur dyer të
rëndësishme vazhdon. Ai
duhet të mendojë mirë edhe
për të hapur i fundit derën
që të nxjerr nga shtëpia më
e lakmuar në Shqipëri, "Big
Brother 2".
Bikja kritikon Mozën, që pas himnit të flamurit këndon një
këngë të Çiljetës
Pas drekës, në një ditë të fillimit të javës, kur
Bikja ishte duke larë enët në kuzhinën e
shtëpisë "Big Brother", pas saj u vunë duke
kënduar Lirita dhe Adi. Dy këngëtarët e improvizuar
u lidhën dorë përdore dhe filluan të këndojnë
në mënyrë ceremoniale himnin e flamurit kuqezi.
Herë pas here duetit të Liritës dhe Adit i bashkohej
edhe zëri i hollë i Mozës, e cila ndodhej gjithashtu
në kuzhinë. Megjithëse e zënë me punën që po
bënte, Bikja nuk mungoi të korrigjonte miqtë e
saj, të cilët, përveç dëshirës për të kënduar, nuk
është se fjalët e këngës i kishin shumë parasysh.
Vajza nga Lazarati e kujtonte mirë dhe saktësisht
tekstin e himnit të flamurit dhe ua sugjeroi edhe
konkurrentëve që po e këndonin. Por gjithë ky
bashkëpunim i Bikes u ndërpre kur Moza, menjëherë
pas himnit të flamurit, nisi të këndojë
këngën e Çiljetës: "Aj, aj, aj, aj, për kokën time ti je
i paparë". Bikja iu drejtua Mozës me fjalët: "Po ti,
pas himnit të flamurit, Çiljetën gjete të këndosh"?
Mesa duket, serioziteti i Bikes nuk pranon që pas
himnit të flamurit të mund të këndohet një këngë
dosido, ose të paktën të jetë e Alban Skënderajt.
Aida lavdëron gjoksin… e gjyshes
Është zakon i njohur i shqiptarëve,
që pas darke të shtrohen dhe të
pijnë kafe turke, dhe kjo gjë nuk ka
pse të mos ndodhë edhe në shtëpinë më
të lakmuar dhe të përgjuar "Big Brother".
Pasdrekën e ditës së martë, kur një pjesë
e mirë e banorëve ishin në verandë duke
pirë kafe dhe duke shijuar diellin, Aida iu
rikthye kujtimeve dhe foli për gjyshen e saj.
Ajo tregoi me krenari se gjyshja e saj kishte
pasur një gjoks të tonifikuar, edhe pse në
moshë të thyer. "Gjyshja ime e ka pasur
gjoksin tullë", ka thënë Aida, duke shtuar se
"dikur gjyshes i kërkonim t‘ia shihnim trupin,
për të parë sesi edhe ne do të bëheshim
si ajo, por ajo na la gojëhapur me formën e
mirë dhe fortësinë e gjoksit". Aida vazhdoi
rrëfimin, duke e kujtuar me shumë dashuri
gjyshen e saj, si një grua me karakter tepër
të fortë. Nuk dihet nëse Aida në këtë pikë
dëshiron t‘i ngjajë gjyshes, por cila femër
nuk do ta dëshironte formën perfekte edhe
në moshën 75-vjeçare. Megjithatë, kujtimet
"rozë" mbi gjyshen Aida i përfundoi duke
treguar se ajo gjyshen, duke e krahasuar
me yllin e serialit "Baywatch", e thërriste
"Pamela ime".
Aida: Me Dritanin, po të ishte i lirë, mund të isha dashuruar
Fakti që Dritani ka një
lidhje jashtë, është arsyeja
pse Aida nuk po i
afrohet më shumë atij. Vajza
vetëm pak ditë më parë i rrëfeu
Dritanit mendimin e saj
për banorët, që i dukeshin
si "lepurushë", ndoshta me
qëllimin që ai ta kuptonte se
bënte përjashtim. Por Aida
nuk i ka lënë shumë hapësirë
Dritanit që ai të kuptojë se
është tipologjia e mashkullit
që asaj i pëlqen. Ajo këtë gjë
ia ka shprehur haptas, në sy
të të gjithë banorëve të tjerë,
ndërkohë që Dritani e ka
zgjedhur Aidën për të qenë
kryefamiljare, duke e mbajtur
në shtëpi të pakandiduar
edhe për një javë.
Reagon e fejuara e Dritanit
"ME DRITANIN MUND TË DASHUROHET ÇDO FEMËR"
Ek a m l e x u a r
mendimin e
Aidës në lidhje
me Dritanin. Nuk më ka
krijuar ndonjë përshtypje
të veçantë, për faktin se
me Dritanin, për shkak të
cilësive që ai ka, mund të
dashurohet çdo femër".
Është shprehur qetësisht e
fejuara e Dritanit në lidhje
me thënien e Aidës, se nëse
"Dritani do të ishte i lirë,
ajo do të ishte dashuruar
me të". Komentin lakonik,
e fejuara e Dritanit e ka
bërë me një buzëqeshje,
por edhe duke sqaruar më
tej shkakun e qetësisë së
saj. Sipas Evës, ajo thënie
e Aidës nuk përbën shqetësim.
"Aida është një femër e
hapur dhe është shprehur
se nuk do të hynte kurrë
në mes të lidhjes sonë. E
ka shprehur vetë një gjë të
tillë". Por siguria më e madhe
për Evën vjen nga vetë
Dritani. Duke ndjekur me
vëmendje bisedën mes tij
dhe Aidës në mesnatën e 7
marsit, Eva thotë se Dritani
kishte folur pikërisht për
të, duke i thënë Aidës se,
përveç festës së mësuesit,
ajo ditë ishe një festë e tij
dhe e Evës, pasi bëheshin
plot 70 muaj që kur ishin
lidhur bashkë. "E prisja të
thoshte diçka atë ditë dhe
ai më përmendi", thotë
Eva, e cila shpjegon se lidhja
e tyre matet me muaj
dhe se numri 7 ka fituar një
simbolikë të veçantë në historinë
e tyre të dashurisë.
Po a e priste Eva që Dritani
të zgjidhte si kryefamiljare
Aidën? E ulur në studion e
"live show"-t, të shtunën e
kaluar, teksa Dritanit i kërkohej
të bënte zgjedhjen
e tij për t‘ia lënë detyrën e
kryefamiljarit njërës prej
femrave të shtëpisë, ajo
e kishte shqiptuar vetë
e para emrin e Aidës: "E
dija që Dritani do të zgjidhte
Aidën, për shumë
arsye. Dhe jo vetëm për ta
shpëtuar nga nominimi,
por për t‘i treguar Aidës
se pavarësisht shoqërisë,
fjala vjen me Adelën, ai
është i drejtë në vendimet
e tij. Kryefamiljaren mund
ta bënte shumë mirë Aida,
ndoshta edhe Lirita, por
asnjë tjetër përveç tyre
nuk do të ishte e zonja të
drejtonte shtëpinë".
Flet "Doktori" i "Fiks Fare"...
Kurrë me Ylli Pangon në një "reality show"
-Nëse do t‘ju ofrohej të ishit pjesë e një "reality show", por në shtëpi të ishit vetëm ju dhe
një banor tjetër, do zgjidhnit Ylli Pangon, njërën nga velinat apo një maçok? Pse?
- Do pranoja të hyja në një "reality show" dhe do të merrja me vete vetëm një maçok. Velinat i
kam si tip shoqe klase. Ndërsa bashkë me Ylli Pangon nuk do të hyja kurrë, jo për gjë, po me mbathje
hekuri nuk flihet hiç rehat.
- Pse hyjnë njerëzit në lojën "Big Brother"?
- Për lekë.
-Nëse do të bënit skenarin e një telenovele me subjekt "Big Brother", ku do të ambientohej
ajo dhe si mund të rridhnin ngjarjet? A do të kishte historia një fund të lumtur?
- Telenovelën do ta ambientoja në Shqipërinë e viteve ‘80 dhe vendi i ngjarjeve do të ishte
Kombinati i Autotraktorëve. Banorët do të ishin ca punëtorë, ca shefa e ca spiunë. Do kishte edhe
skena seksi, por ato do të ndodhnin vetëm rrëzave, pas tornove apo frezave. Loja nuk do të zgjaste
3 muaj, por 50 vjet, pasi xhaxhi Enver do t‘i eliminonte konkurrentët, por nuk do t‘i nxirrte jashtë që
të merrej vesh. Fundi do të ishte i lumtur, se me urdhër të "xhaxhit", të gjithë do të martoheshin me
njëri-tjetrin.
REPUBLIKA (BIJKA)
- Më duket se fatkeqësia i vjen
nga emri, madje shpesh rri
e nxehur se e ndjen këtë gjë.
Duket sikur pyet veten: Pse në
Lazarat, pse në Shqipëri me
këtë emër?
ADELAJDA
- E pakënaqur për atë që s‘ka.
Vërtet mësueset mësojnë, por
duhet të japë edhe ndonjë
shembull konkret.
ZHULJETA
- Sikur ta njihte Shekspiri, do
linte kokën pas Otellos.
AIDA
- Çfarë pret?
LIRITA
- Fluturo Shqipe... qesh më
pas... se mbaroi lufta.
MIMOZA
- Si i ka "shpëtuar" Vera
Grabockës... Ajo do kishte një
profesion për këtë vajzë.
MESIDA
-Guerrilase. I rroftë bereta mbi
kokë.
ERJOLA
-Ia arriti qëllimit, të
trashëgohet.
ADI
- Respekte!
PAVLINI
-Kur e shikoja, kisha ftohtë.
DRITANI
-I ka hyrë detit më këmbë.
Ashtu siç e ruan gruaja kur
e sheh të dalë në ekran, s‘ka
shans të lëvizë. Dritan çlirohu,
nëndetësja është në rregull.
BJORDI
-Duket si student në
Spartakiadat e vitit ‘87. Si të
them, Michael Jackson, por i
lodhur...
ARJONI
- Gjynah që s‘po bëhet ndonjë
sfilatë atje brenda. Tipik çun
katalogu... mobiliesh.
QETSORI
- Lab i hidhur brenda një
ene me ujë. Të presim të
ëmbëlsohet...
AGONI
- Kishte ngatërruar pub-in dhe
doli.
Re: "BIG BROTHER"
Me sa e kam pare ,kjo Zhulieta ishte shume e shtirur ,mundohej te fliste por ne fund nuk thoshte asgje.
edhe me lojen qe demek ndjeu per Arjonin doli skifo.Mire bene qe e nxorren.tani Arjoni besoj se do te mare fryme lirisht.
edhe me lojen qe demek ndjeu per Arjonin doli skifo.Mire bene qe e nxorren.tani Arjoni besoj se do te mare fryme lirisht.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Arjoni: Zhuljeta nuk më ka shfrytëzuar
Banorët e shohin më të çliruar Arjonin pas daljes së Zhuljetës nga "Big Brother"
Banorët e shohin më të çliruar Arjonin pas daljes së Zhuljetës nga "Big Brother"
Nominimet e kësaj jave, dalja e Zhuljetës, marrëdhëniet e saj me banorët e tjerë, dhe veçanërisht me Arjonin, kanë qenë temat kryesore të diskutimit mes banorëve. Marrëdhënia mes Adelajdës dhe Bjordit është komentuar sërish, ndonëse banorët janë të bindur se dy të rinjtë ndiejnë për njëri-tjetrin.
Prova e javës: Stërvitje ushtarake
Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se prova e kësaj jave konsistonte në disiplinën ushtarake. Banorët duhet të respektonin të gjitha rregullat që do t‘u caktoheshin nga banorët e zgjedhur për të drejtuar provën: Dritani dhe Republika. Ata duhet të zgjoheshin me rënien e sirenës në mëngjes, duhet të rregullonin krevatet brenda një minute, me hap ushtarak të dilnin në oborr për gjimnastikën, duhet të ngrinin flamurin e "Big Brother" duke e nderuar dhe të bënin gjimnastikë ushtarake në jo më pak se 30 minuta. Rënia e sirenës do të lajmëronte fundin e stërvitjes.
Kështu, në orën 08:00, banorët, ndryshe nga herët e tjera kur muzika u shoqëronte zgjimin, janë ngritur me zhurmën e një sirene. Ata janë përpjekur t‘i rregullojnë krevatet siç duhet, por nga "komandant" Dritani ka pasur vërejtje në lidhje me këtë. Megjithatë, ai ka theksuar që në rregullimin e krevateve, vajzat kishin qenë më mirë se djemtë. Më pas ata kanë dalë në oborrin e shtëpisë, janë rreshtuar nga Bika për të përshëndetur komandantin dhe kanë nderuar ngritjen e flamurit nga Qetsori. Në mungesë të himnit, Qetsori e këndoi vetë atë. Më pas, banorët kanë filluar stërvitjen ushtarake. Fillimisht kanë bërë disa xhiro me vrap, përqark oborrit, duke kënduar "Ne jemi 10 ushtarë" e pastaj kanë zhvilluar ushtrime fizike, përgjatë gjithë kohës së caktuar, nën drejtimin e Arjonit. Me rënien e sirenës, ata kanë përfunduar stërvitjen dhe janë këshilluar nga Republika e më pas nga Dritani, për mënyrën sesi ishin zhvilluar gjërat sot e si duhet të zhvilloheshin nesër. Si Dritani, ashtu edhe Republika dukeshin mjaft të kënaqur nga detyra që u kishte caktuar Vëllai i Madh dhe kanë treguar zell e përkushtim në përmbushjen e saj.
Kënga e banorëve
Vjen Dritani me ushtriBikja është ndihmësja e tijNe jemi 10 ushtarëCa të martuar,ca beqarëNgrihemi herët në mëngjesÇdo të shtunë bëjmë nga dy vezëNë "Big Brother" bëjmë ushtriSecili bën qejfin e tijKur të dalim nga kjo shtëpiSecili merr hisen e tij.
Aida: "Bjordi rri larg"
Aida ngacmon Bjordin e Adin dhe u thotë që ata duhet të krijojnë pak konflikt me të tjerët, sepse kështu kanë për të shkuar drejt e në finale, ndërsa të tjerët ngelën duke nominuar njëri-tjetrin, duke dalë gjithmonë në nominim. Edhe Mesida thotë po të njëjtën gjë, kurse Bjordi thotë se nuk ka pse të krijojë konflikte kot, kur ai bën atë që ndjen. Ai thotë se asnjë nuk ka konflikt me të. Mesida i thotë se ai nuk ka asnjë konflikt, sepse nuk e ka bërë veten për t‘u konfliktuar me të tjerët. Aida shton se Bjordi tani po del, sepse gjithë kohën rri me Adelën, ose vetëm i mërzitur. Adela e kundërshton, se ai nuk rri vetëm me të, por rri dhe me të tjerët, ose në të kundërt mund të rrijë në sallon, por rri pa folur. Mesida thotë se edhe nëse rri në sallon me ta, si ajo, ashtu edhe Bjordi, rrinë veç nga të tjerët. Adela nuk e mohon këtë fakt, por thotë se ai nuk rri vetëm me të, por edhe me persona të tjerë. Bjordi thotë se ai nuk ka ndryshuar sjellje, është po ai që ka qenë edhe në fillim. Ai thotë se kështu duan ta shohin, se ai kalon kohë edhe me të tjerë. Bjordi u kërkon të tjerëve që edhe ata të vijnë e të flasin me të e jo të jetë vetëm ai që e bën këtë gjë. Si Aida, ashtu edhe Mesida i thonë se janë munduar por ai largohet. Aida dhe Bjordi fillojnë të diskutojnë për një rast të ngjashëm dhe secili mundohet të shpjegojë reagimin e tij.
"Nuk po e kuptoj Bikën"
Adela diskuton me Adin për Bikën. Ajo i thotë se ka tri ditë që sillet çuditshëm me të dhe nuk po e kupton se çfarë ka. Pak më parë, në tavolinën e ngrënies, Bika i tha se po e bezdiste me ato grindjet që po bënte Adela me Bjordin. Adela me shaka i thotë që të mbyllë veshët, kurse Bika ia kthen se do ta shohin nëse do mbyllë ajo veshët, apo ata gojën. Adela e merr sërish me shaka, por Bika dukej shumë serioze, edhe pse mundohej të mbante të qeshurën. Adela i tregon Adit se ajo këto kohët e fundit po sillet shumë çuditshëm me të. Edhe Adi i thotë të njëjtën gjë. Ai i tregon se Bika i kishte thënë që i kishte ngelur hatri me të që natën që dolën për darkë, pasi Adi ishte shprehur se po të ishte në vend të saj, ai do kishte zgjedhur Mozën. Adi e kishte kundërshtuar, por ajo i kishte thënë se ishte ofenduar. Adela komenton se nuk po e kupton më nëse Bika flet me shaka, apo jo, pasi ka gjithë ditën që i flet në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera.
"Jam e mërzitur me Adelën"
Bika i tregon Dritanit se është e mërzitur me Adelën. Ajo i thotë se nuk i erdhi mirë që ajo dje e mori si urdhër fjalën e saj dhe Bika sot ia ktheu me të njëjtën monedhë në tavolinën e ngrënies. Ajo thotë se përgjigjja e djeshme e Adelës nuk i pëlqeu, pasi Bika ia kishte thënë pa të keq që të largohej, sepse po ta vazhdonin debatin, do mund të lëndonin njëra-tjetrën. Bika thotë se Adela sot ia solli në shteg mundësinë që ajo t‘i kthente këtë përgjigje, pasi nëse do t‘i kishte thënë për t‘u sqaruar, ajo nuk do të kishte pranuar. Ajo thotë se edhe nëse nuk i kthen përgjigjet në moment, kjo nuk do të thotë se i harron. Bikës i vjen keq që Adela nuk e ka kuptuar shakanë e saj dhe thotë se preket nëse të tjerët i lëndon padashje.
"Zhuljeta të ka larguar"
Arjoni e pyet Mesidën se çfarë mendon për Zhuljetën. Mesida i tregon se ajo nuk i pëlqeu që kur hyri në shtëpi. Ajo thotë se i bëri përshtypje se që ditën e parë Zhuljeta e puthi në faqe, kur ajo ishte në gjumë. Mesida thotë se s‘mund të sillesh kështu me një person që nuk e njeh. Arjoni i tregon se Zhuljeta e pëlqente Mesidën. Ajo thotë se nuk e beson, por do ta shohë këtë kur të dalë. Arjoni i thotë se Zhuljeta pati një reagim kundrejt saj kur pa që ajo u afrua me Liritën dhe Aidën, pasi ajo nuk i pëlqente ato. Mesida thotë se shumë veprime dhe sjellje të Zhuljetës nuk i pëlqenin, mënyra se si fliste me të tjerët, apo edhe me Arjonin, nuk i dukej e përshtatshme. Ajo thotë se edhe fakti kur Zhuljeta debatonte me dikë dhe më pas i fliste me dashamirësi, nuk i pëlqente, pasi kur debaton me dikë, nuk mund ta puthësh. Arjoni i thotë se kur jeton në një shtëpi, kjo do ndodhë patjetër. Mesida mendon se nëse ajo grindet me dikë, duhet t‘i japë kohë si atij, ashtu edhe vetes që të qetësohen e qartësohen, se në të kundërt, nëse i afrohet, do të grindet më keq. Mesida i thotë Arjonit se një arsye pse ai mund të jetë nominuar është se ka qëndruar me një person që të tjerët nuk e pëlqenin dhe sepse ai rrinte shumë kohë me të, pa i lënë mundësi vetes që të njihej. Arjoni i thotë se i vetmi person që ju afrua ishte Zhuljeta dhe ndaj u afeksionua pas saj, ndërsa të tjerët u ndanë në grupe. Ai i thotë Mesidës se vetëm ajo ka ardhur e i ka folur tani, banorët e tjerë nuk i afrohen. Mesida i përgjigjet se edhe kur janë munduar t‘i afrohen, mes tyre ka qenë gjithmonë Zhuljeta dhe nga kjo është krijuar distancimi.
"Zhuljeta nuk më ka shfrytëzuar!"
Sipas Arjonit, tek banorët e shtëpisë ekzistonte mendimi që Zhuljeta e shfrytëzonte. Kjo, sipas tij, nuk ishte e vërtetë. Ai çdo gjë që kishte bërë, e kishte bërë me dëshirën e tij. Ai tha se ishte i gatshëm që për çdo banor që t‘i kërkonte ndihmë, t‘ia jepte. Ndërsa sipas Bikës, raporti i tij me Zhuljetën nuk shihej si një miqësi normale. Arjoni theksoi se pavarësisht se çfarë mund ta kishte konsideruar Zhuljeta atë, ai e kishte pasur vetëm një shoqe të mirë. Veç kësaj, sipas Arjonit, ajo kishte qenë e vetmja që i ishte afruar dhe i kishte dhënë miqësinë e saj, gjë që nuk e kishte bërë asnjë nga vajzat e tjera.
"Bjordi dhe Adela shkojnë shumë!"
"Po iki pak te zysha ime!", ka thënë Bjordi dhe Arjoni ka marrë shkas për t‘i komentuar. Sipas tij, ata ishin një çift i bukur. Ai vazhdoi duke thënë se edhe pse Bjordi në fillim pati disa shkëndija me Mimozën, ai më shumë shkon me Adelajden. Adi ka thënë se ata të dy vërtet mund të shkojnë fizikisht si çift, por Adelajda është shumë e ndrydhur. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Dritani. Sipas Arjonit, ajo këtë ndrydhje nuk e ka nga vetja, por janë të tjerët që e detyrojnë të jetë kështu. Ai vazhdoi duke thënë se atë e frenon frika se çfarë mund të transmetojë te të tjerët. Ndërsa sipas Adit, nëse do të donin të bëheshin më të famshëm, ata duhet të ishin më të hapur.
"Jashtë jam shumë ndryshe!"
Në dhomën e gjumit, Mimoza u ka treguar vajzave dhe Bjordit se po ta takonin jashtë shtëpisë së "Big Brother", "nuk do ta njihnin". Kjo për arsye se jashtë ajo ishte një njeri krejt tjetër, ishte shumë e hapur, shumë e qeshur, fliste gjithë kohës, ndërsa këtu ishte më e mbyllur dhe nuk po hapej aq shumë.
"Nuk pozoj për kalendar!"
Të gjithë banorët kishin dalë në verandën e shtëpisë për të bërë banjo dielli, dikush me rroba banje e dikush jo. Ndërsa rrinin pranë njëri-tjetrit, Adelajda vazhdimisht i thoshte Bjordit që të mos rrinte pa bluzë, të mos i ngrinte këmbët e pantallonave, veprim të cilin ai e bënte për të marrë sa më shumë rreze dielli. Ai i ka thënë se nuk mund të rrinte me bluzë apo pantallona të gjata në diell, vetëm sepse kishte turp ajo. "Po sikur ty të të thoshin të bëje një kalendar?", e ka pyetur ai Adelajden. Ajo i ka thënë në mënyrë kategorikisht të prerë se nuk do ta bënte kurrë, as për 100 mijë euro, shifër kjo e shtruar në diskutim nga Bjordi. "Rri ti rri, debile!". Adelajda i ka thënë se mbase ishte dhe debile, por i pëlqente kështu. Ajo ka thënë se nuk do ta kishte bërë kurrë, as nudo, as me rroba banje, sepse nuk e imagjinonte dot veten që ta shihnin të gjithë, apo ta varnin në muret e shtëpive, edhe kundrejt shifrës më të madhe të mundshme. Bjordi ka insistuar të dinte për çfarë arsyeje ajo nuk e pranonte dot këtë gjë dhe më në fund, pas këmbënguljes e më pas indiferencës së tij për të dëgjuar përgjigjen e saj, ajo ka thënë: "Feja".
Re: "BIG BROTHER"
Moza: Më kafshoi në faqe: Adi sqarohet para banorëve
BIG BROTHER 2/ Komentohen raportet mes Adelës e Bjordit
BIG BROTHER 2/ Komentohen raportet mes Adelës e Bjordit
Adi ka kërkuar të sqarojë pozicionin e tij në prani të të gjithë banorëve, në lidhje me "incidentin" e pretenduar nga Mimoza dhe fjalët e thëna prej Aidës mbi këtë çështje. Pak ditë më parë, Adi kafshoi në faqe Mozën, e cila e shqetësuar ua interpretoi vajzave këtë fakt si një "ngacmim seksual"
Adi sqarohet në prani të banorëve
Disa ditë më parë, Mimoza u ka treguar vajzave se Adi e ka kafshuar në faqe, në një mënyrë që asaj nuk i është dukur aspak shoqërore dhe që atë e ka bërë të ndihet shumë keq. Në mbrojtje të përshtypjes së saj ajo ka sjellë si argument se Adi kishte jashtë një të dashur 25-vjeçare, diferencë e vogël vitesh me moshën e saj, gjë që mund të përligjte faktin se ai mund ta kishte "ngacmuar seksualisht" atë, pra se po e shihte si femër dhe jo si një motër të vogël. Adi i ka thënë Mimozës, para gjithë të tjerëve, që ai atë ishte munduar ta mbante gjithmonë pranë, si shok e si mik, që ta mbronte dhe që të ndryshonte imazhin e saj të përgjumur në sytë e të tjerëve. Qetsori ka ndërhyrë duke thënë se ai, personalisht, nuk kishte vënë re asnjë qëllim apo veprim të tillë tek Adi. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë e kishin vënë re që Adi mundohej ta mbronte gjithmonë Mimozën. Adi ka thënë se e gjithë kjo e bënte të ndihej i ofenduar dhe i sulmuar. "Unë kam qenë i pari këtu - ka thënë Adi, - që kam thënë se duhet të bëjmë lojë, por me dinjitetin e tjetrit nuk duhet të luajë askush!". Aida ka thënë se ////////////////nuk ka thënë kurrë që Adi, derisa kishte të dashurën 25 vjeçe, nuk mund ta shihte Mimozën si vajzë të vogël. Ajo ka thënë se ato fjalë kishin dalë nga goja e Mimozës. Ajo ka shtuar se ishte e vërtetë që kishte reaguar keq, por ky reagim nuk ishte i ndryshëm nga ai i Adelajdes apo Bjordit, në momentin që dhe ata e kishin marrë vesh. Në atë moment ka ndërhyrë Adelajda, të cilës pak më parë Adi i ka shprehur keqardhjen që nuk e kishte vënë në dijeni të kësaj gjëje kaq të rëndësishme. Adelajda tha se kur Mimoza i kishte thënë që Adi e kishte kafshuar, ajo kishte thënë, fillimisht, se atij duhet t‘i vinte turp e më pas se kjo mund të kishte qenë me shaka e që Mimoza mund ta kishte marrë më keq se ç‘duhej. Por vazhdimi i fjalëve të saj e ka vënë atë përballë Aidës. Ajo ka thënë se në analogji me rastin e Mimozës, Aida kishte sjellë një ngjarje të fëmijërisë së saj, kur daja e shoqes së saj kishte bërë kundrejt saj, një veprim që atë e kishte bërë të ndihej keq. "Ti the që Adi është 40 vjeç, ku ta dimë ne sesi është ai. Nuk është përmbajtur! - i ka thënë ajo Aidës. Po sipas Adeljades, biseda mes vajzave, për Adin, është bërë sikur Adi të ishte vërtet "i tillë". "Mos e dridh muhabetin, Aida, -ka vazhduar ajo, ti në asnjë moment nuk the që Adi është djalë i mirë!". Ajo shtoi, duke iu drejtuar Republikës, se edhe ajo kishte thënë që Adi i kishte bërë një gjest të ngjashëm, duke e kafshuar në kokë, por ajo nuk ia kishte vënë re. Adelajda u rikujtoi vajzave ato çfarë u kishte thënë në dhomë, ditë më parë, se po krijonin një histori të tërë, për një gjë kaq të vogël. "Zoti të gjitha t‘i fal, por mosmirënjohjen jo!"- i ka thënë Adi Mimozës. Ai ka vazhduar duke thënë se ajo e kishte nxjerrë shumë të poshtër, në sytë e të gjithëve.
Adi:"S‘pranoj të cenohem!"
Adi kërkon mendimin e Bjordit në lidhje me debatin e tij me Mimozën. Bjordi i thotë që ai bëri mirë që i sqaroi gjërat në sy të gjithë banorëve. Sipas Adit, sqarimi ishte i nevojshëm në atë moment, pasi po ta linte për më vonë gjërat mund të keqkuptoheshin dhe më shumë. Ai fillon e diskuton për Adelajdën duke i thënë që një person kur thotë një fjalë duhet të marrë parasysh që mund ta lëndojë tjetrin. Bjordi mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke i thënë që mentaliteti i saj shikon vetëm anën negative të gjërave, por i kupton më vonë, dhe mundohet të sqarohet. Ai thotë për banorët e tjerë që përpiqen ta tregojnë tjetrin sa më keq. Sipas Bjordit, nuk mund t‘i luftosh njerëzit me fjalë, por janë faktet ato që tregojnë të vërtetën. Adi thotë: "Nuk e pranoj të cenohem për diçka që nuk e kam!" Ai thotë që problemi qëndron te Mimoza që e ka ndërtuar situatën gabim, dhe personat e tjerë e kanë shfrytëzuar këtë gjë.
Aida: "E kemi nënvlerësuar Adelën!"
Aida diskuton në lidhje me debatin e saj, me Liritën, Mesidën dhe Mimozën. Sipas saj personat në shtëpi ruhen që të mos krijojnë armiqësi, duke mos e shprehur mendimin e tyre. Ajo diskuton për Adelajdën duke thënë që ajo nuk kishte pse të fliste në emër të saj duke i dhënë diskutimit tjetër ngjyrim. "Paska qenë shumë e zgjuar, e kemi nënvlerësuar!", shton ajo për Adelajdën. Aida thotë që është munduar të justifikojë sjelljet e saj, por mendon që është gabuar. Ajo thotë: "Nepërkë e zezë!" Mesida i thotë: "Paskemi pasur një Zhuljetë të dytë në shtëpi!" Aida thotë që konfliktet që ka pasur, kanë qenë për arsye se ka parë diçka të padrejtë. "Unë kam për ta nxjerrë kush është Adelajda!"-thotë ajo
Mimozës i bën përshtypje sjellja e Adelajdes me Bjordin, sepse sipas saj ata kanë diçka, por ajo nuk e tregon. Ajo thotë që i kishte parë duke u puthur një natë.
Adela: "Më vjen zor nga Adi!"
Adelajda dhe Bjordi qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për debatin. Adelajda nuk kupton arsyen se pse banorët kapen vetëm me të. Sipas Bjordit ato kapen pasi e shikojnë si më të "dobët". Adelajda i thotë: "Më vjen zor nga Adi, për fjalët që i kam thënë!". Ajo shton se nuk di çfarë t‘i thotë. Mendimi që ka thënë Adelajda për Adin vjen nga mentaliteti i saj i thotë Bjordi. Ai shton: "Shko thuaji vetëm më fal, se jam një budallaqe!" Sipas Adelajdës, Mimoza nuk arrin ta kuptojë kush e do me të vërtetë. Ajo nuk kupton sjelljen e Mesidës në lidhje me të, dhe i thotë që ajo kapet, pasi i pëlqen Bjordi. Adelajda thotë: "Qëndroi afër që të qetësohet Mesida!". Bjordi diskuton për Aidën duke thënë: "Ajo është e keqe, por nuk di si ta demonstroj!"
Mesida: "Adela ka fat që ka Bjordin!"
Argumenti i ditës u kthye debati në lidhje me Adin. Mesida komenton me vajzat sjelljen e Adelës brenda në shtëpi, duke thënë që ajo vepron në atë mënyrë pasi gjen përkrahje te Bjordi. Ajo thotë:-"Ka fat që ka atë në krah!" Mesida i thotë Liritës që afrimi i me saj Bjordin në fillim ka qenë për lojë, pasi donte të shikonte reagimin e Adelajdës. Ajo thotë që nuk e zgjati shumë atë lojë pasi filloi t‘i pëlqente Bjordi. Për Mesidën, Adelajda është një person i padëshirueshëm dhe ajo thotë që nëse nuk del ajo do ta nominojë atë.
"Jeni shumë të ndryshëm!"
Sipas Adit, Adelajda ishte një vajzë shumë e mirë, por nëse do të dinte të tregohej e zgjuar, duhet ta përdorte afrinë me Bjordin edhe për spektakël. Kjo, sipas tij, do t‘i siguronte asaj famën e nevojshme. Ai ka thënë gjithashtu se një lidhje brenda shtëpisë së "Big Brother" do t‘i jepte asaj gjithë vëmendjen e nevojshme të publikut, që do t‘i kishte sytë veç tek ata të dy. Megjithatë, ai ka shtuar se ata të dy, në mentalitet apo në mënyrën sesi mendonin e vepronin, nuk kishin asnjë pikë kontakti me njëri-tjetrin, ishin shumë të ndryshëm.
"E kam kaluar masën!"
Duke biseduar me Adin, Adelajda i ka thënë se afrimiteti dhe miqësia që ajo ka me Bjordin, është shumë e bukur, por ajo e kishte kaluar masën me kontaktin fizik. "Unë i di kufijtë e mi!- ka thënë ajo, -Është sikur kam abuzuar me besimin që më është dhënë kur kam ardhur këtu". Ajo ka shtuar se nuk ishte tipi që të bënte të tilla gjëra dhe nuk i kishte ndodhur asnjëherë të përqafohej apo të përqafonte një shok. Ajo tha gjithashtu se ia kishte bërë Bjordit të qartë këtë dhe njëkohësisht shprehu frikën se gjithçka do të përfundonte duke mos i folur më njëri-tjetrit. Adelajda i ka thënë Adit se që në fillim ajo i kishte kërkuar të mos i afrohej shumë, sepse ajo nuk ishte si vajzat e tjera që nuk e kishin problem, por, sipas saj, ai ngaqë shihte që ajo stepej, i afrohej më shumë. Sipas Adelës, Bjordi ka dashur dhe është përpjekur ta ndryshojë, por problemi nuk qëndronte tek ajo. Sipas saj, tani që ajo i kishte vënë kufij njëherë e mirë, Bjordi do të duronte një a dy ditë, pastaj do të largohej. Ajo, pikërisht këtë, kishte dashur të evitonte, largimin e tij, sepse sipas Adelës, të jesh me 14 të panjohur e të zësh një mik të mirë, nuk është gjë e vogël. Më pas, Adi e ka këshilluar Bjordin të bënte si i kishte thënë Adelajda dhe sipas tij, nuk ishte ndonjë gjë aq e vështirë të ruante miqësinë, pa u puthur e pa u përqafuar.
"Moza nuk është e vogël"
Sori thotë se në debatin që pati Adi me Mozën, nxori dy konkluzione: e para që Lirita nuk i pëlqeu me qëndrimin që mbajti dhe e dyta që Moza nxori se ka shumë të meta në tipin e saj. Ai tregon se ka qenë jashtë kësaj historie dhe nuk mund të vlerësojë se çfarë ka ndodhur por, si spektator, ka vënë re këto gjëra. Sori shton se me mendjen e tij ka bërë krahasimin se si u soll Adelajda me Agonin dhe se si u soll Moza me Adin. Ai thotë se Moza është sjellë shumë keq në atë debat, ndërsa Adela e refuzoi Agonin në një mënyrë të pëlqyeshme dhe të vendosur. Sori mendon se Moza duhet të kishte reaguar në atë moment ose në të kundërt të mos i fuste të gjitha vajzat në debatin e mëvonshëm. Adelajda komenton sjelljen e Mozës dhe thotë se dhe asaj nuk i pëlqeu. Ajo thotë se nëse Adi do ia kishte bërë asaj, do kishte reaguar shumë keq, ndërsa sjelljen e Mozës ajo e justifikon, sepse është e vogël. Si Sori dhe Dritani, e kundërshtojnë, pasi Moza nuk është e vogël; ajo është një konkurrente e tyre dhe kjo e bën të barabartë me të tjerët dhe sjellja e saj duhet të jetë e një të rrituri.
Re: "BIG BROTHER"
Nuk mund te krahasoj zguarsine dhe finesen ne te shprehurit e mednimeve ,midis kavajses,Adelajde(21 vjeç),dhe kosovares,mimoze(19 vjeçe).
mimoza nuk ka kapacitetin e duhur per t'u perballur ne ne debat me pjesmarrje te gjere,p[ra nuk di se si te pergjigjet kur e pyesin,por kalon ne arrogancen e njohur tashme te saj.
Nuk mjafton te jesh e bukur si Mimoza dhe trubosh.
mimoza nuk ka kapacitetin e duhur per t'u perballur ne ne debat me pjesmarrje te gjere,p[ra nuk di se si te pergjigjet kur e pyesin,por kalon ne arrogancen e njohur tashme te saj.
Nuk mjafton te jesh e bukur si Mimoza dhe trubosh.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: "BIG BROTHER"
Adela: BB, shpresa ime e vetme
BIG BROTHER/ Aida zhgënjehet nga indiferenca e Liritës
BIG BROTHER/ Aida zhgënjehet nga indiferenca e Liritës
Kanë qenë të ndryshme bisedat e banorëve brenda shtëpisë së "Big Brother". Tashmë janë në fazën që e njohin më mirë njëri-tjetrin e madje kanë nisur edhe të analizojnë veprimet mes tyre. Ata diskutojnë gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, parashikojnë edhe se çfarë do të ishte mirë të ndodhte në mënyrë që ngjarjet brenda shtëpisë të bëhen më interesante.
"Nuk kam pse të pozicionohem"
Aida ngacmon Dritanin dhe i thotë se ai nuk ka qejf të pozicionohet. Dritani i thotë se do të pozicionohet atëherë kur ta shohë të arsyeshme, por jo se e ka me frikë. Aida i jep të drejtë, por i thotë se ai ka marrë disa ngjyra pozicionimi. Dritani mendon se, nëse e ka fjalën për debatin e saj, ai nuk ka pse të pozicionohet, pasi nuk i takon.
Mungojnë flirtet
Adi gjen në kopsht shapkat e tij, të cilat mendonte që i kishte marrë Agoni. Këtu merr shkas Qetsori dhe diskuton për Agonin. Ai thotë: "Agoni do jetë mërzitur jashtë!" Adi e kundërshton duke i thënë se ai nuk ishte nga ata tipa që e vrisnin shumë mendjen për këto gjëra. Qetsori fillon të diskutojë se si do jetë kur ata të gjithë të dalin. Ai thotë: "Kur të dalim do jemi shokë, apo ku të kam parë?". Adi i thotë që ata do takohen, por jo shumë shpesh. Qetsori mendon se të gjithë duhet të shkojnë në dasmën e Dritanit. Biseda kalon në jetën brenda në shtëpi. Ata janë të mendimit që në shtëpi mungojnë flirtet. Sipas Qetsorit, mes Zhuljetës dhe Arjonit mund të lindte diçka e bukur. Ai thotë që nuk i kupton të rinjtë brenda në shtëpi, pasi sipas tij janë shumë pasivë. Adi i thotë: "Po të kisha një moshataren time brenda dhe të më pëlqente, unë do ta provoja!"
Mesida: "Dua të kem një lidhje!"
Arjoni dhe Mesida diskutojnë për jetesën brenda në "Big Brother". Mesida i thotë që për të është shumë e vështirë, pasi ajo ka ndryshuar shumë që kur ka hyrë në shtëpi. Ajo tregon që jashtë është person shumë i qeshur dhe nuk i pëlqen që brenda është bërë shumë nervoze. Arjoni fillon të diskutojë për lidhjet dhe e pyet nëse ajo do të pranonte të kishte një flirt me dikë. Mesida i thotë: "Kur të gjej dikë, dua të kem një lidhje. Flirti mua nuk më hyn në xhep!". Ajo vazhdon duke i thënë që për të, një lidhje është shumë e rëndësishme, pasi dëshiron që personi që të ketë në krah të ndihet mirë me të. Arjoni tregon për lidhjen e tij 10- vjeçare dhe i thotë që ndihej mirë me atë person dhe që kishte besim tek ajo. Biseda kalon duke diskutuar për Shën Valentinin. Arjoni shprehet se nuk i pëlqen si festë, ndërsa Mesida thotë: "Mua më pëlqen, pasi ka shumë zemra. Mua më pëlqejnë shumë zemrat!"
"S‘e kanë kuptuar sensin e provës!"
Djemtë diskutojnë për provat e javës, duke përmendur disa nga ato. Adi i thotë Tanit që të jetë më i rreptë më të. Arjoni thotë që banorët nuk e kanë kuptuar ende sensin e provës së javës. Ai thotë që vërtet ata duhet të jenë seriozë në realizimin e tyre, por që njëkohësisht dhe të kënaqen.
Bjordi: "Pse sillesh mirë, kur ajo të shan?"
Pas mbarimit të provës, banorët ndjehen të lodhur. Adelajda qëndron shtrirë dhe diskuton me Bjordin fjalët që i kishte thënë Mimoza. Sipas saj, Aida dhe Mesida e kishin influencuar, duke i thënë që nuk duhet të rrinte më me të. Mimoza i kishte thënë që ato rrinin gjithë ditën duke e sharë Adelajdën. Sipas Adelajdës, Aida ose Mesida duhet të largohet nga shtëpia. Bjordi nuk e kupton sjelljen e Adelajdës në lidhje me Liritën. Ai i thotë: "Pse sillesh mirë me Liritën, kur e di që ajo të shan ty?" Adelajda mundohet ta justifikojë, duke thënë që sipas mendimit të saj, ajo nuk flet keq për të, por janë Aida dhe Mesida ato që e shajnë.
"Jetoje momentin!"
"Ty të pëlqen Bjordi!", i ka thënë Qetsori Adelajdes. Ajo e ka pyetur në ç‘kuptim e thoshte këtë, dhe ai është shpjeguar se donte të thoshte që ata, përveçse janë shokë, kanë edhe një farë ndjenje për njëri-tjetrin. "Bjordin e dua fort, por nuk e dashuroj, nuk më pëlqejnë këta tipa!", - i është përgjigjur ajo. Qetsori i ka thënë se "dashuroj" është një fjalë shumë e madhe, ai e kishte fjalën për një ndjenjë në kufijtë e pëlqimit me të dashurisë, por Adelajda ka kundërshtuar, duke thënë se ajo dhe Bjordi ishin shumë larg me konceptet e tyre. Ajo ka shtuar se Bjordi po përpiqet ta ndryshojë, por, në këtë moshë, vështirë që ajo të ndryshojë. Qetsori i ka thënë se ajo vet ka deklaruar se donte ta ndryshonte jetën dhe për këtë, momenti i duhur ishte tani.
"Do të luaj, sepse duhet të fitoj!"
Duke biseduar me Qetsorin, Adelajda ka thënë: "Kur hyra këtu, të gjithë njerëzit, opinioni i të cilëve nuk është se më intereson shumë, por gjithsesi më prek, kanë menduar se kam bërë një gabim të madh. Unë kam lënë jashtë një jetë të ndërtuar, kjo edhe me personin që kisha lidhje, por që nuk ndihesha mirë. Faktikisht, nuk jam ndjerë asnjëherë mirë. Ishte një zgjedhje e gabuar, por isha 18 vjeçe. Jam përpjekur ta ndryshojë, por asnjëherë nuk më është dhënë mundësia. Kështu që, nëse unë dua t‘iu tregoj të tjerëve, që nuk kam bërë gabim, por përkundrazi, kam bërë mirë, duhet të shkoj deri në finale. Qetsori e ka pyetur me kë ishte në garë ajo në këtë lojë: me të tjerët jashtë apo me veten. Adelajda i ka thënë se që kur kishte hyrë brenda, i kishte harruar ata jashtë. Sori i ka thënë sesi ishte e mundur atëherë që interesohej aq shumë se çfarë mendonin të tjerët. "Unë kam hyrë si konkurrente dhe duhet të fitoj! Sepse po fitova, së pari fitoj lojën dhe së dyti dhe më e rëndësishmja, ndryshoj jetën time!" Qetsori i ka thënë se në këtë rast, ajo duhet të bënte hapa të mëdhenj dhe jo lëvizje të matura.
"Aida nuk e priste këtë reagim"
Arjoni i tregon Bikës se Aida është ndjerë shumë keq që Lirita nuk e përkrahu fare në debatin që bëri me Adelën edhe pse ajo e kishte mbrojtur kur ajo kishte nevojë. Arjoni mendon se Lirita nuk duhet të mbante këtë qëndrim pasi janë shoqe, dhe shoqen e përkrah në çdo moment sikurse bëri Mesida, e cila e mbështeti Aidën edhe pse nuk ishte fare në brendësi të bisedës. Për Bikën, ndërhyrja e Mesidës ishte e pavend ndërsa për Liritën, mendon se duhet të kishte shprehur atë që mendonte vërtetë edhe pse mund të kishte mendim ndryshe nga ai i Aidës. Bika tregon se e kundërshtoi Adelën sepse nuk iu duk e drejtë që ajo foli në emër të saj por, gjithsesi kjo nuk bëri që relatat mes tyre të ndryshonin.
"Kësaj jave, jam në nominim!"
"Kësaj jave, jam në nominim!", i ka thënë Adelajda Republikës. Sipas Republikës, ajo nuk duhet të ishte aq e sigurt, sepse asgjëje nuk i dihej, madje, mund të ishte ajo e nominuara e kësaj jave dhe jo Adela. Adela i ka thënë se për mendimin e saj, Bika nuk ishte shumë e rrezikuar, ndërsa ajo po. Duke qeshur, Republika i ka thënë: "Më duket se do të vëmë edhe ne baste si Sori!"
"Dua të punoj në ‘Top Channel‘!"
Mimoza ka shprehur dëshirën dhe shpresën që pasi të dilte nga "Big Brother", të punonte në "Top Channel". Por fillimisht, ato janë "zënë" me Adelajden, se cila do të ishte prezantuese e cila do të bënte reklamën e "DigitAlb"-it. "Reklamën e ‘DigitAlb‘-it do ta bëj unë!, i ka thënë Mimoza Adelajdes, ti do të jesh prezantuese!". "E pse mos ta bëj unë?, i ka thënë Adelajda, e kam parë dhe në ëndërr!". Më në fund Bika, që për vete do të donte gazetare apo folëse lajmesh, i ka ndarë gjërat: Moza do të bëjë reklamën, Adelajda do të jetë prezantuese.
"Bjordi është shprehur gabim"
Arjoni i tregon Sorit dhe Dritanit se Bjordi ishte shprehur se askush nuk mund ta nominojë, pasi ka njerëz lart. Djemtë habiten me këtë shprehje dhe Dritani thotë se bëjnë mirë që t‘i sulen një herë Bjordit e të shohin reagimin e tij. Arjoni, i prekur nga këto fjalë, mendon se është e kotë që të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Sori mendon se është vetëm një mendim i shprehur gabim e me nxitim, sepse nuk mund të jetë e vërtetë kjo gjë. Ai thotë se me Bjordin veproi një herë gabim dhe ja ku gjendet në këtë situatë dhe e këshillon Arjonin që të mos i marrë këto fjalë si të mirëqena. Arjoni tregon se Mesida i kishte thënë Bjordit se me këtë shprehje po dënonte veten, ndërsa Dritani shton se Bjordit veç i ka hyrë vetja në qejf.
"Grupi i Labërisë po ecën fortë"
Bika dhe Arjoni flasin për këtë të shtunë. Bika mendon se do të dalë Mesida dhe i vjen keq se ajo e ka nominuar si atë, edhe Arjonin dhe tregon se u ndje shumë keq kur i përmendi të dy emrat në momentin e nominimeve. Bika tregon se kishte menduar për tjetër person, Adin, por ai fitoi imunitet, por sidoqoftë, këtë javë do ta nominojë. Arjoni i thotë se personat që do të nominojnë duhet t‘i mendojnë mirë, sepse duhet parë loja që bëjnë në shtëpi. Ai komenton sjelljen e disa banorëve në shtëpi si Moza, Bjordi, Lirita apo Adela, të cilët nuk japin shumë dhe mendon se mjaft i kanë lejuar të qëndrojnë ende në shtëpi, si parazitë. Për Adin, ai mendon se edhe pse nuk është shfaqur, ka ende për të treguar për veten. Arjoni flet se banorët e tjerë duke përfshirë dhe veten, po e mbajnë lojën dhe thotë se katërshja e Labërisë, po ecën më fortë si grup.
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Maps of ancient Hellenic Empire "Harta te Perandorise Helene"
» Maps of ancient Macedonian Empire "Hartat te Perandorise Maqedonase "
» Britney Spears, starton turneu "Circus World Tour"
» Pushimet, Berisha, Meta dhe Olldashi "pushtojnë" Dhërmiun
» 46 vjet pa fitore me danezët, bastet "kryqëzojnë" Shqipërinë
» Maps of ancient Macedonian Empire "Hartat te Perandorise Maqedonase "
» Britney Spears, starton turneu "Circus World Tour"
» Pushimet, Berisha, Meta dhe Olldashi "pushtojnë" Dhërmiun
» 46 vjet pa fitore me danezët, bastet "kryqëzojnë" Shqipërinë
Faqja 1 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi