FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rishfaqen maskat në Tiranë, dy grabitje brenda një ore

Shko poshtë

Rishfaqen maskat në Tiranë, dy grabitje brenda një ore Empty Rishfaqen maskat në Tiranë, dy grabitje brenda një ore

Mesazh nga ADMIN Tue Aug 25, 2009 4:12 pm

Rishfaqen maskat në Tiranë, dy grabitje brenda një ore
Vjedhjet kthehen në "epidemi", policia e kryeqytetit merr 10 denoncime çdo ditë. Shumica e hajdutëve, të mitur


Dy grabitje, njëra me maskë, kanë
ndodhur brenda 1 ore në Tiranë
gjatë mesditës së djeshme. Ngjarja e
parë ka ndodhur në afërsi të doganës
së kryeqytetit, ku është marrë një sasi
parash dhe ka ngelur një person i plagosur,
ndërsa e dyta ka ndodhur te Rruga e
Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të
ditur se, një person është grabitur sapo
ka dalë nga një pikë këmbimi valutor.
Ai është grabitur nga dy të rinj që kanë
qenë të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në
Rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë
së Ambientit, rreth orës 13.15 minuta. Siç
bëhet e ditur, mësohet se dy të rinjtë kanë
mundur të grabisin një sasi prej afro 100
mijë lekësh. Sipas burimeve zyrtare nga
Policia e Tiranës, forcat e policisë aktualisht
kanë shkuar në vendin e ngjarjes
dhe janë duke punuar për zbardhjen e
rrethanave të ngjarjes, si edhe zbulimin
dhe kapjen e autorëve. Dëshmitë kanë
qenë kontradiktore për policinë. Në fi llim
është thënë që ka qenë vetëm një person
që i është drejtuar agjencisë me një armë
në dorë dhe ka kërcënuar punonjësit,
duke marrë paratë nga qytetari që i kishte
thyer. Por, dëshmi të tjera janë dhënë
për uniformat blu, duke thënë se ishin
dy veta, pasi njëri ishte jashtë agjencisë.
Por, policia ka ngritur patrulla gjatë zonës
ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që
është përgatitur edhe një identikit për të
dyshuarit. Ende nuk ka persona të dyshuar
për këtë grabitje me armë në mes të
Tiranës, por hetimet janë duke vazhduar.
Një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur
në kryeqytet, por këtë radhë i grabituri
ishte duke ecur në rrugë. Burime nga
uniformat blu kanë bërë të ditur se, dy të
rinj pa maska kanë grabitur një punonjës
të një hoteli në Tiranë dhe janë larguar
me shpejtësi. 26-vjeçari Genci D., e ka
kuptuar se është vjedhur prej tyre dhe
është vënë në ndjekje të dy grabitësve. Në
momentin që i ka kapur dhe ka kërkuar t‘i
kthehen paratë e grabitura, ai është qëlluar
me thikë. Për fat të mirë, 26-vjeçari
Domi ka marrë plagë në një pjesë të
trupit që nuk rrezikon jetën. Ai ndodhet
i shtruar në Spitalin Ushtarak.


Vjedhjet në Tiranë kthehen në
"epidemi", alarmohet policia


Nuk ka asnjë ditë "pune" të
departamentit për marrëdhënien
me publikun
dhe median pranë Drejtorisë së
Policisë së Tiranës nga ku nuk
raportohet zyrtarisht se të paktën
dy persona janë vënë në pranga
për veprën penale të vjedhjes. Sipas
burimeve jo zyrtare, por tepër
të besueshme, bëhet fjalë që për
këtë krim "të vogël" raportohet
vetëm për "majën e ajsbergut".
Grabitjet e portofolave, çantave
e celularët të pensionistëve në
urbanët e qytetit, rezultojnë të
paktën 10 raste brenda 24 orëve.
Ndërkohë, në pranga përfundojnë,
sipas njoftimeve zyrtare, dy
ose më pak persona të dyshuar
a të kapur në fl agrancë. Dhe pse
është shtuar lufta ndaj këtij krimi,
që konsiderohet "i vogël" prej
policisë, prokurorisë apo medias,
ai nuk konsiderohet njësoj
me vrasjet e grabitjet me armë,
prandaj zbulueshmëria e tyre lë
për të dëshiruar. Nuk është zero,
por është afër këtij kufi ri.
Kontingjentet, minorenë
Shumica e protagonistëveautorë
të këtyre vjedhjeve janë
të mitur. Duke respektuar ligjin,
policia në komunikatat e saj
raporton vetëm nëpërmjet inicialeve.
Sipas raportimeve të
fundit, që vijnë nga policia e
kryeqytetit, kohët e fundit është
rritur numri i vjedhjeve të çantave
apo edhe bizhuterive, me
autorë adoleshentët. Objekti i
tyre përgjithësisht janë vajzat ose
gratë e moshuara. Mosha e tyre e
vogël u jep guxim dhe përparësi
për të mos u "kapur" nga ligji, gjë
që do të thotë "bëj ç‘të duash se
s‘ka burg nëse nuk ke mbushur
14 vjeç". Kështu, sipas policisë,
mosha e tyre i favorizon që të mos
ndëshkohen, pasi sipas ligjit, një
person nën moshën 14-vjeçare,
përveç se mund të shoqërohet në
komisariat, të pyetet e të mbahet
aty për ca orë, shpëton nga çdo
masë tjetër. Kjo thjesht se ai është
i mitur dhe maksimumi mund të
çohet në një shkollë riedukimi
ose institucion "paraburgimi",
i cili në vendin tonë ende s‘ka
nisur të funksionojë. Pikërisht
kjo sjell edhe shfrytëzimin e tyre
nga personat më të rritur, apo të
cilësuar si tutorë, që pas vjedhjes
së një çante apo bizhuve të ndryshme,
si byzylykë apo varëse, këto
t‘u çohen mbikëqyrësve të tyre.
Për të qenë më konkretë, rasti
më i fundit ishte ai kur forcat e
Komisariatit Nr. 3 në Tiranë kanë
arrestuar dy të mitur, emrat e të
cilëve nuk janë bërë asnjëherë
të ditur për arsye etike, pasi në
Rrugën e Durrësit dyshohet se
në bashkëpunim me njëri-tjetrin
i kanë vjedhur me dhunë varësen
e fl oririt nga qafa një 16-vjeçari.
Plani i masave
Pak kohë më parë, policia
bëri edhe një plan masash për
të parandaluar apo zbuluar këtë
krim rruge. Duke dyfi shuar patrullimet
gjatë natës, policia hartoi
një plan masash, me qëllim
zvogëlimin sa më të mundshëm
të numrit të ngjarjeve kriminale
që ndodhin në Tiranë, e sidomos
vjedhjeve të ndryshme. Veç
shtimit të shërbimeve të policisë
gjatë natës, ku edhe shënohet
numri më i madh i vjedhjeve,
eprorët e Policisë së Tiranës
kanë ndryshuar edhe mënyrën
e funksionimit dhe kanë marrë
një sërë masash të tjera. Pak ditë
më parë, policia nxori nga shkolla
e saj shumë studentë, të cilët u
emëruan në patrullën e përgjithshme
dhe pjesa dërmuese në
Tiranë. Me këtë ndryshim, ku u
rrit edhe numri i uniformave blu,
drejtuesit e rendit dhe krimeve
në Policinë e Tiranës hartuan një
plan masash për parandalimin e
ngjarjeve të ndryshme. Kështu,
me këto masa u rritën patrullimet
në këmbë të punonjësve të policisë,
të cilët instalohen në zonat
më problematike. Policia shpjegon
se patrulla të përbëra nga dy
ose tre persona janë shpërndarë
në zonat ku shënohet edhe numri
më i madh i vjedhjeve. Gjatë
gjithë natës, këta persona kontrollojnë
zonën dhe verifi kojnë të
dyshuar, të cilët qarkullojnë aty.
Gjithashtu, janë shtuar patrullimet
edhe me makina civile. Sipas
policisë, punonjësit e patrullës
së përgjithshme "fshihen" në
makina civile, zakonisht pranë
parkingjeve publike, me qëllim
parandalimin e vjedhjes së
makinave. Madje, specialistët
e policisë tregojnë se gjatë kryerjes
së shërbimit përballen me
persona të ndryshëm, sidomos
mosha të reja, që lëvizin pranë
dyqaneve, apo makinave, duke
kontrolluar rrugën që të mos ketë
lëvizje. Në këto raste ndërhyhet
dhe ata persona verifikohen.
Gjithashtu, agjentët kriminalë
janë shpërndarë në këto zona për
të mbajtur nën vëzhgim personat
problematikë, apo edhe ata me
precedentë të mëparshëm në
aktivitet kriminal. Megjithatë,
vetëm pak kohë më parë, Drejtoria
e Policisë së Tiranës bëri një
analizë, ku ndërmori edhe një
plan masash për këtë fenomen
shqetësues. Madje, nga të dhënat
zyrtare mësohet se punonjësit
e policisë u urdhëruan që të
dyfi shojnë numrin e patrullave,
sidomos gjatë natës. Por, policia
shpreson në sensibilizimin e popullsisë
për një bashkëpunim më
të mirë me ta, që deri tani është në
përqindje të vogël, pavarësisht se
shifrat kanë ardhur në rritje. Por,
masat e marra duket se po japin
frytet e tyre. Policia shpjegon se ka
rënë shumë numri i vjedhjeve në
kryeqytet dhe kjo lloj praktike po
sjell produktivitet në parandalimin
e krimit, sidomos atë të vjedhjeve.
Megjithatë, me këtë mënyrë, policia
shprehet se ka minimizuar
edhe krimet e tjera, duke qenë se
kontrollon më shumë sipërfaqe
nga shërbimet e shpërndara dhe
ndodhet më pranë njerëzve.


"Krimi i vogël",
si kërcënim i jetesës

Nëpërmjet një faqeje specialeje në gazetën "Shqip",
i ashtuquajturi "krim i rrugës" u cilësua (sipas
burimeve zyrtare policore) si një fenomen "ende problematik
për kryeqytetin shqiptar". Në analizën vjetore
të policisë për vitin 2008, faktikisht nuk u vu shumë në
dukje ky fenomen gjithmonë në rritje. Të huajt që trajnojnë
dhe monitorojnë policinë shqiptare, e dinë shumë
mirë se çfarë është socio-krimi. Nga vendet që ata
vijnë, më shumë "rëndësi" sesa vjedhjes së një banke
i jepet sigurisë së fëmijëve në shkolla apo sigurisë së
nënshtetasit në publik e familje. Edhe vetë policia e ka
pranuar gjithmonë se "krimet e vogla", ose më troç,
vjedhjet, rrahjet, kërcënimet presionet apo edhe dhuna
psikologjike në familje apo në punë etj., etj., kanë shifra
shqetësuese gjithmonë në rritje. Të mos harrojmë se
policia "fl et" vetëm nëpërmjet denoncimeve. Ndërkohë,
tashmë dihet që për arsye "alla shqiptare", pra tradite,
por edhe të kulturës demokratike të mësuar gjysmakshe,
për këto lloj krimesh "të vogla" njerëzit nuk shkojnë
të rrëfehen në polici apo prokurori. Megjithatë, këtë vit
janë dyfi shuar shërbimet policore, sidomos në lagjet
më problematike të kryeqytetit.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi