Grabitje piratesh ne autostraden Tirane-Durres
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1

Grabitje piratësh në superstradën Tiranë-Durrës. Tre të rinj i kanë ndjekur që nga Durrësi ndërsa udhëtonin drejt Tiranës dhe kanë grabitur rrugës çiftin e bashkëshortëve Dhora, të cilët administrojnë një pikë “Western Union” në një nga lagjet e qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e vonë të së martës, në superstradën Durrës-Tiranë, dhe pikërisht në Maminas. Vladimir Dhora, 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, dhe bashkëshortja e tij 51-vjeçare, kanë qenë duke u kthyer me automjetin e tyre tip “Ford Mondeo”, me targa DR6662D, pas mbarimit të punës drejt shtëpisë, kur janë goditur nga një tjetër automjet në pjesën anësore të krahut të shoferit. Përveç përplasjes, Vladimiri ka parë se si mjeti që i goditi u ka prerë rrugën dhe e detyroi të ndalojë automjetin, ndërsa nata kishte zbritur mbi superstradë dhe ndriçimi në të ishte i ulët. Prej automjetit kanë dalë tri persona të panjohur prej çiftit, të cilët e kanë goditur drejtuesin e automjetit, duke e lënë të plagosur dhe ndërkaq i kanë marrë me forcë çantën gruas së tij. Në çantë, çifti kishte 8 milionë lekë të vjetra. Grabitësit kanë qenë në moshë të re, po të dy bashkëshortët kanë pohuar në polici se nuk i kishin parë kurrë më parë. Pas dhunës që kanë ushtruar mbi Vladimirin dhe të shoqen, si dhe pas marrjes së parave, të rinjtë janë larguar në drejtim të Tiranës. Pasi ka marrë veten nga sulmi i papritur, i dëmtuari është nisur me mjetin e tij për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që ka bërë dhe njoftimin për grabitjen pranë policisë së Tiranës. Nga hetimet e para dyshohet se autorët e grabitjes e kanë ditur që Vladimir Dhora administronte një pikë “Western Union” në Lagjen Nr.12 të Durrësit dhe kanë planifikuar grabitjen e tij, kur si çdo ditë pas pune udhëtonte nga qyteti bregdetar drejt Tiranës, ku kishte shtëpinë. Policia deklaroi se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, në bazë të të dhënave që kanë dhënë bashkëshortët lidhur me automjetin dhe paraqitjen e tre të rinjve që i dhunuan dhe vodhën në mbrëmjen e së martës. Ndërkohë, ndaj të panjohurve është ngritur akuza e vjedhjes me dhunë, e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal dhe hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Durrësit, pasi ngjarja ndodhi në territorin e saj.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: Grabitje piratesh ne autostraden Tirane-Durres
Uroj te mos ndodhin kurre ,keto ngjarja kaq te shemtuara dhe pse jo edhe te frikeshme,ne vendin tim.keto lloj ndodhin kudo neper bote,kurre s.kane per t'u zhdukur ,perderisa te ekzistojne njerez ordinere qe e kane kete kenaqesi te jetojne te menyre krejt te pandershmedhe duke dhunuar tjetrin.M.gj.a.policia kam besim se siç ka kapur bandat e tjera,do t'i kape edhe keta dhe per mua ah,qe s'ka denime me te egra....
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Similar topics
» Rishfaqen maskat në Tiranë, dy grabitje brenda një ore
» Durrës, digjet një tjetër biznes në autostradë
» SKANDAL NE TIRANE
» PublicitetVrasje ne Tirane, ekzekutohet 35-vjecari
» Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj
» Durrës, digjet një tjetër biznes në autostradë
» SKANDAL NE TIRANE
» PublicitetVrasje ne Tirane, ekzekutohet 35-vjecari
» Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi