FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza

Shko poshtë

Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza Empty Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza

Mesazh nga ADMIN Wed May 13, 2009 5:45 pm

Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza
Ndryshon procedura. Jo më kërkesa me e-mail, faks ose postë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vendosur që të ndryshojë mënyrën e aplikimit për vizat jo-emigruese drejt këtij vendi. Kërkesat për viza jo-emigruese në SHBA do të bëhen vetëm në faqen e internetit të ambasadës dhe jo sikundër deri tani, përmes e-mail-it apo postës dhe faksit.

Afati

Përfaqësuesit zyrtarë të kësaj ambasade sqarojnë se ndryshimet në aplikim do të fillojnë të bëhen faktike që prej 15 qershorit 2009. Nisur që nga kjo ditë, metodat e vjetra të aplikimit apo paraqitjes së kërkesës për t‘u paraqitur me një vizë jo-emigruese për në SHBA nuk do të kenë më vlerë.

"Duke filluar nga data 15 qershor 2009, ju do të caktoni takimin tuaj për vizë jo-emigrimi (për shembull: biznes, turist, vizitor, student, punë etj.) sipas udhëzimeve të paraqitura në faqen tonë të internetit: http://tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html theksojnë përfaqësuesit zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ata bëjnë të qartë për të gjithë të interesuarit se caktimi i takimeve në internet në dhe mbas kësaj date (15 qershorit) është i detyrueshëm. "Ne nuk do të pranojmë më kërkesa të dërguara me e-mail, faks apo postë. Ju lutemi lexoni udhëzimet me vëmendje, në mënyrë që të shmangni ngatërrimet", orientojnë më tej përfaqësuesit e kësaj përfaqësie diplomatike.

Sipas tyre, me këto rregulla të reja të vendosura, vetëm aplikantët me takime të caktuara do të lejohen të hyjnë në Seksionin Konsullor.


Dokumentacioni

Mes të tjerash, në qëndrimin zyrtar të ambasadës amerikane lidhur me aplikimin për viza jo-emigruese drejt SHBA-së, të gjithë të interesuarve u kujtohet gjithashtu fakti se: pasi të kenë caktuar një takim interviste, nuk duhet të dërgojnë pasaportat, pagesat e vizave ose dokumentacionin mbështetës me postë, faks ose e-mail. Ata sqarojnë se dokumentacioni mbështetës duhet të paraqitet në kohën e intervistimit për vizë.

Po kështu, bëhet e ditur se pagesat e vizave do të mblidhen ditën e intervistës. Pagesa aktuale e aplikimit për vizë jo-emigrimi në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është 131 dollarë, ose e barasvlershme në lekë sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e paguar me para në dorë. Kjo shumë është e pakthyeshme.

Pasi caktohet takimi, aplikantët duhet të mbërrijnë në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë në orën 08:00 paradite. Orari i intervistave fillon në orën 09:00 paradite dhe vazhdon deri në drekë. Pikërisht për shkak të këtyre orareve që janë të pandryshueshme, përfaqësuesit e ambasadës kërkojnë nga të gjithë aplikuesit që të planifikojnë kohën në përputhje me këto rrethana.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi