FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse femrat jetojne me shume se meshkujt

2 posters

Shko poshtë

Pse femrat jetojne me shume se meshkujt Empty Pse femrat jetojne me shume se meshkujt

Mesazh nga ADMIN Tue May 12, 2009 7:45 pm

Femrat jetojnë më gjatë se meshkujt. Të paktën ky është mendimi i mjekëve kudo në botë. Sipas tyre, një arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti. Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto siptoma tek të 50-at dhe 60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe tashmë e dimë se po t’u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është e dëmshme për to. Një arsye për shfaqjen më vonë të sëmundjeve kardio-vaskulare mund të jetë fakti se femrat kanë relativisht deficencë hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat në fund të adoleshencës, për shkak të menstruacioneve. Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke prodhuar radikale të lira, të cilët u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-së, çka mund të ndikojë në plakjen e qelizave.
Mishi
Në fakt, në dietat tona, mishi është burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit është mendohet se është një prej arsyeve kryesore pse është e shëndetshme të jesh vegjetarian. Pak kohë më parë u zhvillua një studim shumë i mirë që vëzhgonte konsumin e mishit të kuq dhe sëmundjeve të zemrës në Leiden, Holandë. Në rajonet, ku njerëzit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmën e rrezikut të infarkteve, në krahasim me popullsinë që konsumonte mish të kuq. Një mundësi tjetër më e ndërlikuar (për jetëgjatësinë e femrave) është se femrat kanë dy kromozome X, ndërkohë që meshkujt kanë një. Kur qelizat plaken ose dëmtohen, ato kanë mundësi zgjedhjeje për sa u përket gjeneve, ose një kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmë në këtë mënyrë: kemi një grup kromozomesh, të gjitha plaken bashkërisht. Në disa qeliza, gjenet në njërin kromozom X janë aktive; në qelizat e tjera, rastësisht, të njëjtat gjene me variacione të ndryshme janë aktive në kromozomin tjetër X.
Gjenet
Mos harroni, të gjithë kemi të njëjtat gjene, arsyeja pse ndryshojmë është sepse shprehim variacione të ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave të ndryshme të një makine. Tani, nëse njëri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese për qelizat në krahasim me tjetrin, atëherë qelizat me avantazh do të dominojnë, ndërkohë që të tjerat do të vdesin duke lënë pas më shumë qeliza me gjene në kromozomin e favorizuar X. Kështu, tek gratë, qelizat mund të mbrohen nga një variacion lehtësisht më i mirë i një gjeni në kromozomin e dytë. Meshkujt nuk e kanë këtë shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk është akoma e qartë se sa i fortë është ky ndikim. Ka meshkuj, të cilët e kanë dëmtuar fizikun e tyre në mënyrë të tmerrshme me kalimin e kohës, duke pirë duhan dhe alkool, të cilët kanë mbushur 100 vjeç e më shumë, edhe pse një gjë e tillë është shumë e rrallë. Sipas studiuesve, arsyeja e kësaj jetëgjatësie te meshkujt qëndron në faktin se ata mund të kenë pasur kombinimin e duhur të disa variacioneve shumë të rralla gjenetike që quhen: “Gjenet që mundësojnë jetëgjatësinë”. Ndërkohë, individë të tjerë mund të mbajnë një regjim të hekurt përgjatë gjithë jetës dhe të mos i kalojnë të 80-at.
Kjo mund të ndodhë për arsye se ato mund të kenë “gjenet e sëmundjes”, disa variacione gjenetike që janë relativisht të dëmshme për to. Tani, disa prej këtyre (gjeneve të sëmundjeve) mund të ndodhen në kromozomin X (çka do të thotë se femrat, të cilat kanë dhe një kromozom tjetër X, me të cilin ta kompensojnë kanë avantazh).
Meshkujt
Ka dhe disa arsye të tjera pse meshkujt vdesin më herët se femrat. Meshkujt, në fund të adoleshencës së tyre kalojnë një fazë që quhet “stuhia e testoteronit”. Nivelet e hormoneve mund të jenë shumë të larta dhe të ndryshueshme dhe mund të shkaktojnë sjellje të rrezikshme tek të rinjtë. Ata nuk vënë rripat e sigurimit, pinë shumë alkool, mund të jenë agresivë dhe të përdorin armë e kështu me radhë. Këto sjellje ndikojnë në shkallën më të lartë të vdekjeve. Një pjesë tjetër, ku shihet një shkallë më e lartë e vdekshmërisë tek meshkujt është tek ata që vuajnë nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetër. Nëse ata tentojnë të vetëvriten, i’a dalin më me sukses se femrat. Në përgjithësi, rreth 70 përqind e faktorëve që përcaktojnë jetëgjatësinë janë faktorë mjedisorë që varen nga sjellja juaj dhe mënyra e jetesës. Ka gjasa që vetëm 30 përqind të përcaktohet nga gjenet. Dhe ky është lajm shumë i mirë. Sepse ne mund të jetojmë në një mënyrë të tillë që të kapim të 100-at. Por në përgjithësi, ka tre gjëra që meshkujt i bëjnë me keq se femrat. Së pari, meshkujt pinë më shumë duhan; Hanë më shumë ushqime që shkaktojnë rritjen e kolesterolit; Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat. Ata e brendësojnë stresin në vend që ta lënë atë të ikë, edhe pse kjo është një pikë mjaft e diskutueshme për momentin. Por sidoqoftë, stresi luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse femrat jetojne me shume se meshkujt Empty Re: Pse femrat jetojne me shume se meshkujt

Mesazh nga arberia Wed May 13, 2009 2:13 am

Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat. Ata e brendësojnë stresin në vend që ta lënë atë të ikë, edhe pse kjo është një pikë mjaft e diskutueshme për momentin. Por sidoqoftë, stresi luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare

mendoj se femra eshte me ne aktivitet se mashkulli.Gjithe jeten e shte e dypunesuar,ne shtepi dhe ne pune dhe normale qe ky aktivitet qofte mendor dhe qofte fizik eshte nje tregues ne perballimin e shume situatave stresante qe dalin gjate jetes.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi