E idhët është buka e diasporës
Faqja 1 e 1
E idhët është buka e diasporës
Për një debat të mirëfilltë për diasporën
E idhët është buka e diasporës
Shkruan: Besnik Kryeziu
Ditën e dielë po diskutoja me mikun tim, inxhinierin e elektroteknikës për problemet me të cilat po përballet aktualisht diaspora shqiptare në Evropë. Temë qëndrore ishin fëmijët që janë lindur dhe po rriten në diasporë dhe natyrisht ne vetë. Biseda zhvillohet nga pak edhe me një lloj nervozizmi. Sicili nga ne i ka argumentet e veta. Psikologët thonë se frika është normale, në raste të veçanta ajo edhe na mbron për të qenë të kujdesur. Mirëpo kur ajo kalon në përditshmëri dhe bëhet pjesë e pandashme e jona është e rrezikshme. Pa dashur ta lodhi lexuesin e nderur me detalet e bisedës vetëm dua të them se në fund të bisedës edhe unë edhe miku im e kuptuam se sa të fiksuar jemi për të ardhmen e fëmijëve tanë sepse ata po rriten në një ambient tjetër, ku rreziku nga asimilimi është tepër i madh. Thonë se jeta nuk është vetëm fat por edhe zgjidhje, nuk e di se sa e vërtetë është sepse po të ishte zgjidhje unë nuk do ta zgjidhja të jetoj në diasporë. Në mbrëmje si zakonisht i lexoj gazetat. E filloj me Gazetën Express. Kureshtar më bën titulli i editorialit: ,,Për pishpirikat e diasporës”, i shkruar nga Valon Syla. E lexoj me shumë kujdes. Në fund ndihem i dëshpëruar. Nuk e di por ndoshta duke qenë larg atdheut dhe njerëzve të mi nuk e dua ndarjen, për me shumë e urrej. Pa dashur të merrem shumë me tezat që Valoni i ngre në këtë editorial, dua të them se ne shqiptarët që për fatin tonë të keq na ra hise të jetojmë në diasporë jemi njerëz të Kosovës.
Ndarja: ne të Kosovës dhe ju të diasporës është e keqe dhe shkakton dhembje të pa nevojshme. Besoj se Valoni e dinë këtë, burimin e kësaj të keqe të madhe të kurbetit. Ajo nuk është e sodit por shumë e hershme, na ka ndjekur gjatë gjithë historisë sonë.
Gjyshja ime e ndjerë shpesh më fliste për këtë të keqe të madhe, pa e ditur e shkreta se edhe unë nipi i saj një ditë do të bëhem pjesë e kësaj të keqe. Më tregonte se si gjyshi im kishte punuar për vite të tëra si hamall për ta siguruar bukën e gojës nëpër rrugët e Beligradit, siç i thoshte ajo Beogradit, deri sa një ditë sëmuret nga puna e rëndë, nga të ushqyerit e keq, nga ftohti, duke fjetur rrugëve ku për shtrat e kishte tokën e për mbulojë qiellin dhe më në fund kthehet në atdhe ku e merr vdekja. Buka e kurbetit është e rëndë Valon, shumë e rëndë. Po të shprehem me fjalët e Migjenit ,,është kafshatë që skapërdihet dhe shpesh të zë trishtimi”. Për kontributin tonë për Kosovën nuk dua të flas sepse e kuptoj si obligim njerëzor e moral, por pse jo edhe patriotik për vendin ku u lindëm. Duke qenë larg atdheut e ndjen më mirë rëndësinë e tij dhe e kupton më mirë se pa atdhe je njeri i humbur në botën e madhe. Dhe të gjitha ato figura kombëtare qe t’i i përmende në kontekstin tënd, për ne në diasporë janë madhështore sepse e bënë atdheun. Kam pritur nga klasa politike e Kosovës e sidomos nga ata që edhe vetë ishin deri paralufte pjesë e diasporës të bëjnë diçka për ne, të paktën për fëmijët tanë që ata të mos asimilohen sepse nuk besoj se Kosova është kaq e madhe që t´ia kthej shpinën njerëzve të vet, kjo vërtetë do të ishte e pa falshme. Por pritja ime si duket tani po na kthehet në dëshpërim. Diaspora shqiptare ka nevojë për një debat të mirëfilltë, ku do të diskutohej organizimi i mirëfilltë i saj, ku do të debatohej se si mund të ruhen nga asimilimi këta shumë fëmijë të diasporës. Një diasporë e organizuar do të jetë në shërbim të atdheut. Prandaj ta bëjmë këtë se edhe ashtu jemi vonuar. Diaspora nuk ka nevojë për dëshpërime por ka nevojë imediate për përkujdesje nga atdheu dhe instucionet e tij sepse edhe ne jemi pjesë e pa ndarë e tij. Besoj se Valoni më ka kuptuar drejt dhe se si gazetar që është do të na ndihmojë në këtë drejtim të organizmit dhe fuqizimit tonë si bashkësi, për tu organizuar si shqiptar dhe jo në baza partiake si deri më tani, që për mendimin tim fajtor janë shefat e partive politike në Prishtinë. Andaj na duhet bashkimi si komb për të përballuar këtë fazë shume delikate për Kosovën. Sa për bombat besoj se po pajtohemi se as nuk ju duhen juve e as UNMIK-ut, por assesi edhe neve në diasporë.Të fala shumë Valon, e ta ruajmë atdheun tonë të përbashkët dhe po pajtoj me ty që ta bëjmë pjesë të Evropës. Deri atëherë mirupafshim se kemi shumë punë për të bërë .

Hene@- Antar i e regjistruar
- Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009
Similar topics
» Foto nga Qytete te Ndryshme te Shqiperise dhe Diaspores
» Cfare filmi eshte?
» Cfare Eshte Psikologjia???
» DASHURIA ESHTE INTERES
» Eshte mire te kemi armiq.!
» Cfare filmi eshte?
» Cfare Eshte Psikologjia???
» DASHURIA ESHTE INTERES
» Eshte mire te kemi armiq.!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi