FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:53 pm

Vet shkenca mbi studimin e gjallesave biologjia si kompozitë apo fjalë e përbërë ka prejardhje ethymologjike nga shqipja-illire, ku fillon me diftongun BI që është diftongu shqip-illir – bii, bima, bima që biinë (bima që mbinë) biima biinë dhe fjala e dytë e kompozitës log log, provë, studim, vendprovim i aftësive psikofizike të njeriut – logu i diturisë, logu i mënçurisë, logu i kuvendit, logu i trimërisë, logu i heroizmit, guximit, - logu i sprovimit të fuqive, aftësive psiko-fizike të njeriut.
Në kuptimin filozofik krijimi i qenies së gjallë në natyrë është nga mbimja – bii – bimë-bima – biinë bima, që merret nga kuptimi i krijimit të jetës mbi tokë – krijimi i gjallesës, të gjallit mbi dhee.

Fjalët arë e farë (ara e fara ) si fjalë të lashta PIE mësa më duket janë me origjinë përciellëse gjenetike qysh pas Përmbytjes së Madhe të tokës së atllantëve – pas Përmbytjes së Atllantidës (kur edhe kjo është fjalë illire-pellgase – llandi i atit – atllantida – vandi-vendi i atit – vendi i etërve - toka e baballarëve) dhe si përciellëse gjenetike e kohës duke aluduar se doli nga uji apo sipas thënieve biblike, nga – N’UJI – NUHI – Noa (profeti Nuu, Nuhi, Noa), pas shpëtimit të farës së gjallë njerëzore e shtazore.
Ara e Fara janë dy fjalë të lidhura në vetvete në kuptimin ekzistencial, ku shihet edhe vet nga afërsia fono-morfologjike e ndërtimit të tyre, ku nga fjala arë i shtohet fillesa tingulli F si kuptim i florës dhe formohet fjala Farë – fara në arë / ara e mbjellur me farë / ara e zezë – fara e bardhë / fara biinë në arë (fara mbinë në arë) / biinë fara në arë / fara mbillet në arë / arë me farë / etj.
Nga fjala shqipe-illire arë duke nënkuptuar mbjellën, mbimjen e frytit të farës në arë, rritjen e bimës, pjekjen, korrjen, formimin e drithit të ri, bluamjen e drithit, gatimin e miellit të bluar – për ta bërë – bukë dhe për ta pjekur në zjarr – nga vet fjala – bukë – u muar tingulli fillesë – B – duke iu shtuar fjalës emër – arë, nga rrënja – AR + B rrodhi emri i ri i punëtorit që punoi arën dhe bëri bukën nga ara e bukës – si fill i etnonomit – ARB. Ky tingull B ka kuptimin e bukës dhe poashtu kuptimin e bërjes, bamjes (me ba^ bukë – për të bërë bukën) dhe kështu rrodhi etnonomi - ARBËR – arbëri (njajësi i emrit, në trajtën e pashquar dhe të shquar) dhe njëkohësisht edhe arbërë, arbërit, arbëresh-arbëreshët ( shumësi i emrit në trajtën e pashquar dhe të shquar) e deri tek toponomi – Arbëria - Arbania në të dy dialektet e shqipes-illire.
Kështu rrodhi etnonomi - arbër – arban nga kuptimi fonologjik e morfologjik deri tek kuptimi linguistik me ethymologji përkatëese shqipe me domethënien – arbër – ai që bëri arë / ai bëri arë / arbërësi = arbëri, deri tek toponomi – Arbëria, ashtu sikurse në gegënishte – arban – ai që bani arë(n) / ai bani arë / arbanësi (arbanasi) = arbani e deri tek toponomi Arbania – Arbnia.
Ajo copë toke e punuar – arë nga arbëri – arbani me gjetjen e përsosjen e farës së drithërave, nga fara e drithërave të ashtuquajtur – drithëra të vetbiimë – drthëra që mbinë vetiu – drithi i egër – drithi i vetmbimë nga natyra që e krijoi – ajo arë – ara e bukës – u bë e çmueshme, e vlefshme si ari (në kuptimin e metalit të çmueshëm) , ku me veprimin e punës u bë ekzistenca më e qendrueshme, më e vlefshme, jetëgjate e njeriut – pikërisht lidhen të dy fjalët arë (ara) dhe ar (ari) në kuptimin e ndërsjelltë të vleftës, si të çmueshëm. Ashtu rrodhen shprehjet e vjetra shqipe një strajcë dhee – një strajcë ar / një strajcë dhee ka më vlerë se një strajcë ar (në kuptimin e arit të çmueshëm), / më mirë një strajcë dhee – sesa një strajcë ar / më e vlefshme është një strajcë dhee, sesa një strajcë ari / një grusht dhee është më i mirë sesa një grusht ari / në kuptimin ekzistencial të ruajtjes së trollit erbëror, tokës, ruajtjes së atdheut, sepse një strajcë ari, mund ta harxhoshë, kurse, një strajcë dhee është e gjithmonshme.

Tingulli A krijoi në bashkëtingullim fonetik me tingulln r diftongun ar duke formuar emrat: ar – arë, ara, arat toka e bukës dhe ar, ari guri i çmueshëm me të vetmin qëllim barabarësinë e tyre të artë, të çmeshme për ekzistencën jetëgjate të njeriut mbi tokë. Ara e ari janë dy emra që për nga formimi material janë të ndryshëm, kurse përkah vlefta, vlera janë krejtë të njejtë, bile siç thohet ara ka më vlerë sesa ari – sepse prej arës bëhet buka si ekzistencë e përditshme kurse ari nuk hahet anipse është vlerë e gatshme, apo si kundërvlerë buke.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:53 pm

ETHYMOLOGJIA E FJALËS - ETNONIMI
*) Fjala – Etnonom si fjalë e folur dhe e shkruar edhe në shqipen letrare e shkencore, si - Etnonim e cila është shprehur gabimisht deritash sipas direktivës ballkanologjike edhe në shkencën e Albanologjisë kështu, si fjalë e përbërë greke ethnos = popull dhe onoma = emër është krejtësisht gabim në të folur e në të shkruar shqip, sepse kjo fjalë e përbërë nuk është aspak greke, por thjeshtë është me origjinë linguistike apo me ethymologji të pakontestueshme fuqimisht shqipe-illire.
Fjala – etnonim është falsifikim dhe deformim i vet strukturës fonetike e morfologjike të termit, i huazuar direkt edhe në shqip, e që ethymologjinë e vet të vërtetë e ka në gjuhën shqipe-illire si kompozitë e përbërë nga dy fjalë etno + nom, ku fjala e parë e kompozitës – ETNO është kuptimi i drejtë për fjalën emër etën, etër – në numrin shumës, nga fjala emër at, ati, baba, babai, në shumësin etën, etnit (gegënishte) dhe etër, etrit (toskërishte)– babatë, baballarët.

Ndërsa fjala e dytë e kompozitës (etno)- NOM kjo fjalë nom është kuptimi i drejtë i fjalës emër – nom, nomi, nome, nomet, nomike, nomuese, (emër, emri, emra, emrat, emruese) nom = emër si fjalë e lashtë në shqipen e folur ballkanike, që flitet edhe sot e kësaj dite, përmes shprehjeve shqipe të vjetra nomi, / u ba^ nom, / u ba^ nomi, / s’u ba^ nomi-nuk u ba^ nomi, (u ba nomi qatje poshtë,/ nuk u ba nomi që foli ashtu / hajt ebu se s’u ba^ nomi,/ u ba^ nom i madh që foli / çka ke kështu bre...se nuk u ba^ nomi!) nomi i zotit (punë tepër e madhe, punë shum e madhe), / bahet nomi (bahet keq, bahet vështirë, tmerr) / s’ bahet nomi (s’bahet kurgja^, asgja^ s’ashtë ajo punë) / s’u ba^ nomi (s’u ba^ asgja keq, punë e madhe se s’u ba^ nomi për atë punë), / hajt ebu se s’u ba^ nomi që fola ashtu...! / bani nom (filani), / bëri nom (punoi shumë, tepër, tejmase), u ba^ nomi i zi (u ba keq, vështirë, kijamet, ngjarje e rëndë, tmerruese, trishtuese) / çka nomi i zotit u ba^ k’shtu bre...?! (kur ndodhë diçka e papritur, n’zgabim) shprehje këto gegënishte dhe u bë nom,/ bëhet nomi / u bë nomi / s’u bë nomi-nuk u bë nomi / nomi i zotit, / bëri nom (filani), / bëri nom / u bë nomi, / nomi i zi (kur bëhet diçka shumë keq) / u bë nomi i zi / çka nomi i zotit u bë kështu bre...?! (kur bëhet a ndodhë diçka e tmerrshme, e çuditshme, e habitshme dikund, për diçka në befasi, në zgabim) / këto shprehje toskërishte të njejta me kuptim të njejtë në të dy dialektet e shqipes.
Pra, fjala NOM është fjalë shqipe-illire e lashtë, nga shqipja e vjetër apo Illirishtja e Re, me kuptimin emër-nom e cila krijoi shumë fjalë e kompozita i.e. linguistike e shkencore. Mund të veçojmë këtu krijimin e emërtimeve në gjuhën frenge, për fjalët emri e mbiemri = le nom et le prenom, që në shqipen spjegohet si nom e prenom-paranom-paraemër=mbiemri, pra nom=emri / prenom=paraemri-mbiemri.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:54 pm

Poashtu në linguistikën i.e. fjala shqipe-illire nom-i formoi shumë fjalë e fjalëformime shkencore sikurse janë: topo-nom, antropo-nom, antropo-nomi, antropo-nomike, antropo-nomia, syno-nom (sikurse sytë që janë të njejtë, diçka e njejtë, fjalë me kuptim të njejtë dhe e shkruar ndryshe, synonomi, synonome-t fjalë të njejta përkah kuptimi i tyre) , hidro-nom, asrto-nom, pseudo-nom, alter-nom, etno-nom, bio-nom, bota-nom, zoo-nom, ono-nom, ono-nomi-a, astro-nom-i-ke, topo-nom-i-ke, antropo-nom-i-ke, topo-nom-(m)astike, topo-nom(m)i-a, antropo-nom(m)i-a, o-nom(m)i-a, o-nom-i-ke, o-nom-a-siologjia (o-nom-masio-logji-a), o-nom-(m)asio-logjike (masa), o-nom-(m)as-tika (masa), matja, njësia matëse linguistike, mathematike etj.
Pra, fjala etnonom-etnonim nuk ka sesi të dali si fjalë e përbërë greke, kur e ka ethymologjinë krejtësisht nga gjuha shqipe-illire, ku është krejtësisht kompozitë shqipe, edhe në pjesën e parë etno që është shumësi i emrit at, ati (baba, babai) në fjalën shqipe etën, baballarë – që është logjikisht në kuptimin e bashkësisë së një populli, etni, etnia, etnika (populli i të njejtit gjak, i të njejtës gjuhë e kulturë), etnike, etnologjia, etnolog-u-e-et-ët, etnologjike. Kështu edhe vet emri i shkencës mbi prejardhjen e popullit, origjina e popullit, vet shkenca Etnologjia dhe Etnografia ethymologjitë e tyre fuqimisht e kanë nga gjuha shqipe-illire.

Fjalët shqipe-illire etno – nom janë fjalë parësore fillesa të formimit të shumë kompozitave e emërtimeve të shkencave i.e. e botërore, që duhet respektuar origjina e tyre e drejtë, reale nga Illirishtja e Lashtë PIE.
Kompozita etnonom-i përbëhet nga dy fjalët kryesore etën + nom që kanë kuptimin baballarë + emër, me kuptimin logjik emri i baballarëve, emri i një populli i të njejtit gjak, i të njejtës gjuhë, kulturë e historiografie. Kjo kompozitë etnonom-i, mund të zbërthehet apo dëshifrohet në këto pjesë përbërëse, si fjalë e përbërë kështu : ETN+O+NOM = ETNONOM ku fjala e parë është etën (gege), shumësi i emrit baballarë, kurse tingulli O në mes është lidhëza, që ka për qëllim vetëm lidhjen e dy fjalëve në një të përbërë apo në kompozitë dhe fjala e dytë NOM është emri, kuptimi i emrit – emërtimi i fjalës – emën-emër si pjesë e lakueshme gramatikore e ligjeratës – NOMI – EMNI-EMRI .

Në gjuhën shqipe të folur popullore, është interesant sot, se fjala nom ka një kuptim të veçantë më të madh se fjala – emër, emën. Me fjalën nom kuptohet veprimi psiko-fizik i njeriut në shkallën më të lartë të të shprehurit e të paraqitjes së mbivlerave t njeriut, kur është në pyetje ana pozitive e veprimit të tij. Këtë e kemi sodomos në shprehjet shqipe të popullit: la nom (filani) (në kuptimin – bëri famë, e la famën e punës, diturisë, guximit – la famë, vdiç e shkoi. Apo, ai/ajo la zulmën, famën heroizmin në fushëbetejë çlirimtare) / e la nomin e shkoi / apo për shprehjet negative nuk la kurrëfarë nomi / shkoi pa nam-nishan, shkoi pa shënjë pa dokë e hupi (humbi) etj.
Mendoj, se sot duhet të intervenojmë në këto shprehe gjuhësore e shkencore, për t’i drejtuar deformimet e fjalëve dhe kompozitave sidomos në shqipen, pasi vet kompozita etnonom si edhe fjalët tjera të përbëra ku është rrënja nom në fillim, në mes apo edhe në fund të kompozitës, kur dihet se janë me prejardhje shqipe-illire – kjo detyrë kulturore e shkencore iu takon më se parit vet shqiptarëve.

Fjala shqipe-illire nom gjindet edhe në fillim të kompozitës nominativ, Nominativi – Emnorja rasa e parë e emrit në gramatikë, ku rrënja nom e ka rolin kryesor të formimit të këtij fjalëformimi dhe është përciellur në gjuhët latine të vjetra pikërisht nga Illirishtja e lashtë PIE.
Fjala nom është fjala emër në gjuhën illire. 

Shkrimi është përgatitur nga albanologu prof. Nezir Myrta (Drillon Gega)



  
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:54 pm

Titulli: Etimologjia e fjaleve 
SKENCA SKIPE SPIKATJE SPJEGON ANTIKUITETIN

Shqipja shpjegon Antikuitetin. Shkenca shqipe linguistike Illiristika, si shkencë e lanun pasdore qëllimisht, për të mos dalë gjuha illire-pellgase, si burimi I përbashkët I gjuhëve i.e. edhe në mungesë të paraqitjes se fakteve historiko-linguistike edhe në pamundësi të paraqitjes faktografike për shkaqe përmbytjesh natyrore e njerëzore nga zjarret e luftërave - Illiristka si shkencë linguistike Ama e Albanistikes - është fuqimisht shkencë paraindo-europiane, e cila difton me argumente të pakontestueshme, se Shqipja ka fuqi spjegimi ethymologjik - jo vetëm në përmasa linguistiko-historike indo-europiane, por edhe në përmasa botërore të Linguistikës Gjenerale.

Antikuteti është një varg hallkash historiko-linguistike – hallka të këputura (edhe të zhdukura) por, që sot mund të lidhen përmes rrënjeve të Shqipes së Vjetër, ku ato rrënjë fjalësh kanë fuqi spjegimi dhe lidhjeje kronologjike, të atyre hallkave antikuitike, autentike - për ta njohur drejtë Historinë e Vërtetë!
Etnonomi – arbër-arban-arbën-arbëresh- arvan- I cili përcakton sot emrin - shqiptar që lidhet me diftongun më të lashtë paraindo-europian – ar I përcaktuar si emër përmes zanores ë - arë - ara difton gjëllën e të gjallit – jetën e të gjallit - njeriut në formimin e vet si emër që shprehë gjuhën e natyrës – pjesë toke natyrore , copë toke, e dheut, toka e bukës, pra, ekzistenca e njeriut kuptohet arë buke - arë e bukës – ara e bukës – ara që bën bukën e motmotit. Ara bën bukën – na jep rrokjen – arb nëpërmjet të fillesave morfologjike nga të tri fjalët që e përbëjnë këtë fjali. Por, vetëm atëherë kur njeriu bën arë ngase faktori njeri është kryesori - si lidhje dyfishe logjike për përcaktimin e etnonomit – arbër.
Diftongu ar që difton natyrën e etnonomit – arbër kuptohet si shprehje e të çmuarit të vlerës – si materje e çmueshme, prej nga edhe rrodhi emërtimi në përcaktimin e materialit të çmueshëm – ar – ari – si element me symbolin (Au) dhe të argjentit – (Ag) me ethymologji shqipe-illire – pikërisht nga diftongu ar ku në gjuhën shqipe thohet – ar-ari, I artë, e artë, të artë, të arta, prarim me ari, praruar me ar,prej arit etj. Kjo lidhje dyfishe e fuqizon peshën e artë të emrit – arbër duke krijuar shprehjet shqipe arë e artë – duart e arta të punëtorit – puna është ari – punëtori në arë bën punë të artë – ara është ari etj.
Fjala shqipe – ari – për kuptimin e metalit të çmueshëm, për ndryshim nga gjuhët tjera i.e. fuqizon ethymologjine shqipe të emrit – arbër, duke na sjellur deri tek gjuha e parë e njeriut nëpërmjet të të folurit shqip - spik skip – spikja skipe – gjuha e spikatur, spikatje, spikamë, deri tek emri shkencor (Au) për arin duke na hapur një kuptim shumëdimenzional shkencor historiko-linguistik edhe vërtet, deri tek vet emërtimi I vet fjalës – shkencë, skenca skipe – shkenca shqipe – që difton ethymologji shqipe në përbërjen e të dy fjalëve me kuptim të një gjuhe. Pra vet fjala – shkencë, (shkenca, shkencat, shkencore) lidhet me fjalën – shqipe – skipe – si fjalë me origjinë shqipe nga gjuha shqipe e hershme p.e. Ky është një fonemen për Shqipen e sotme si gjuhë i.e. Shqipja e Vjetër – kuptohet para formimit të alfabetit të saj, si gjuhë illire-pellgazgjike e lashtë deritek spika skipe e psika skipe thotishte e hieroglifeve linguistike – pra kjo Shqipja -
që I ofrohet aqë afër Gjuhës së Natyrës – gjuhës së Amës Natyrë – si një gjuhë amtare natyrore – gjuha e perëndive të antikuitetit botëror.
Poashtu edhe fjala argjent – argent e cila rrjedhë nga rrënja e fjalës nomuese arg në kuptimin shkencor të emrit (Ag) dhe rrjedhë poashtu nga diftongu ar por që përcakton një gur të çmueshëm, me vlerë më të ultë apo më të vogël sesa ar-ari, ky emër i formuar me rrënjen e vet ar+g=arg, mund të spjegohet përmes gjuhës shqipe – arg = gur are – gur I çmueshëm gur si ari - I cili gjindet duke gropuar në arë, duke gropuar në tokë. E ky gur are – arg – argent – argjent – kuptohet si gur I gjetur duke lavruar arat – respektivisht duke krijuar arë, arën nga toka e papunuar më parë, në vende specifike duke shpuar thellë në tokë gjatë përcaktimit të megjave, kufinjve të arës etj. Kjo rrënjë fjale arg formoi edhe shumë fjalë tjera e kompozita shqipe dhe në gjuhët i.e. dhe botërore sikurse janë: arg – argum, argumi, argumet, argument, argumenti, argumentet, që mund të spjegohet shqip, si gur I artë I mendimit, gur I mendimit të gjetur, për ta vërtetuar një mendim tjetër, theori, gur I artë mendimi për ta ndriçuar një ngjarje, ndodhi të thjeshtë,penale apo suplementare, gur ari mendimesh që vërtetojnë ndodhin, ngjarjen historike, shkencore, juridike, gjeo-historike, gjeo-politike – ky gur ari I mendimit të zgjedhur, të gjetur për ta justifikuar një vërtetësi të zakonshme apo edhe të rrallë, gur I artë I mendimit të gjetur dhe të parashtruar, për ta zbuluar një të vërtetë historike, gur I artë I mendimit të gjetur, për ta zbuluar një sekret personal apo kolektive, shoqëror gjeopolitik e gjeohistorik, gur ari I mendimit për ta ndriçuar një vepër penale në Jurisprudencë etj., I,e,të argumentuar-a, argumentimi, argumente të gjalla, argumentet, argmentoj, argumentimet, argumentuese, etj. Poashtu ky diftong ar, formoi fjalët i.e.: area ang., Argos antroponom dhe toponom, ashtu sikur tek emrat Argir, Argira – Argjira, Argjiro… Tëvona pasojnë emërtimet tjera nga rrënja e fjalës arg –sikurse: argan, argas, arganist, arganisti, argano çikrik, poashtu argas = regjë lëkurën, argasem, argasma, argasje, argat = punëtor I arës, fuqi punëtore individuale e një njeriu (punëtori) në arë, argat = meditës are (puna e një punëtori are brënda një dite argat-argati-agatët. Kurse në shumësin e emrit shqip e kemi argatshti, argatshtia – argatëria argatët në arë, argati, argatia – argati I arës.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:55 pm

– Në gjuhët i.e. e kemi tek formimi I emërtimeve argon, argoni, Argonaut-I-e-ja-ët (nga shqipja), argotizëm-argotisme, argumentacion, argumentation, arginatura, argirose, përsëri në shqipen deri pas formimit të alfabetit të shqipes, e kemi në gjuhën e folur popullore argill – argjill, argjilli, argjillor-e, argjiri-a, argjorozë, argjiroza etj. Pra, të gjitha këto fjalë e kompozita shqipe e indo-europiane formohen nga rrënja arg realisht duke u nisur në gjurmimin ethymologjik shqip,(udha është e hapur për të gjitha gjuhët i.e. e botërore, për spjegim) që nga origjina e tingujve, diftongut në fjalë dhe vet rrokjes së formuar arg është rrënjë shqipe-illire-pellgase e cila spjegohet përmes Shqipes ballkanike, Arbërishtes së lashtë.

Mirëpo, diftongu ar që difton dy tinguj të natyrës, përceptohet dënjësisht si fjalë shqipe-illire-pellgase, që formoi edhe njësinë matëse matematikore për sipërfaqën katrore, si një shumëfish I metrit katror – ari – ari toke – një ari toke – dhjetë metra katrorë (ari – a, hektari – ha), është me ethymologji shqipe, pasiqë fillimisht bëhet fjalë për emrin arë-ara nga emri – ar(ë) – ku vet fjala – ari (njësi për sipërfaqen e tokës) është me prejardhje nga Illirishtja. Të gjitha këto argumente linguistike (si vetëm disa nga shumë tjera, nga një det I tërë fjalësh të tilla) mund të na çojnë në përfundime të rralla historiko-lnguistike dhe linguistiko-gjenetike – se Illiristika është shkencë botërore paraindo-europiane.

Përndryshe, mund të përsëris prore se udha e gjurmimeve shkencore për gjurmime ethymologjike është e hapur për të gjitha gjuhët i.e. që mund të kenë fuqi spjegimi më të thellë me argumente përkatëse, por dihet se edhe kjo fjalë gjeo-morfologjike, si njësi matëse e tokës ari, ari toke derisot është e papërcaktuar shkencërisht.
Diftongu ar përveç që formoi emërtime shqipe: Aran-I, aranitas-I-e-et-ët, (antroponom), Aranitasi toponom dhe antroponom, sikurse edhe emërtimet Arapi, Arapaj, Arapi, gjithashtu edhe si zoonom arap-I, toponomet Arbanë, Arbana antroponom e toponom, Arbanon-I toponom, Arbnesh-I toponom, Arbërishtja linguinom, arvan- arvanit- avanitët, (arban-arbanit-arbanitët) arbitrazh, arbiter, arbitri, Ardenika toponom, Ardiejtë fis illir Ardian-ët, Arian, arianit, Arianit-I-ët, armë, arma, armata, armik-u, armike, armiq-ët, armiqësi-a si kompozita shqipe, zoonomi ari-u, arijtë, arushë-arusha-t kafsha që I han arat e bukës I dëmton arat harusha etj.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:55 pm

Tëvona kemi fjalën - artak-u-e-ja-et, artak në arë, kur dy persona e mbajnë në artaki arën, apo një punë, biznes etj. Artake, artakja, artaket dy gra në bigami, dy gra në martesë me një burrë etj.si dhe fjala shqipe Artan antroponom, Artë – Arta toponom etj. Të gjitha këto fjalë burojnë nga diftongu I Illirishtes – ar.
Vet fjala shqipe artak me prejardhje illire ka kuptimin e artakisë në arë, si kuptim I hershëm PIE që lidhet me emrin – arë, ara e bukës, si profesioni më I hershëm i njeriut në bujqësi, shumë përpara formimit të zejeve tjera e deri tek ato industriale, si industria etj.

Në bazë të përbërjes fono-morfologjike të emrit shqip, është interesant kuptimi shqip I emrit të formuar nga diftongu ar - arkë, arka arkë druri-hekuri-metali e tjetër materialit e punuar, për tu ruajtë drithi, të lashtat tjera, pasuritë personale e kolektive të njeriut, vendi ku ruhen gjërat e rëndësishmee edhe ato të çmueshme, arka si orendi shtëpiake, arka për ruajtjën dhe sigurimin e materialit të nëvojshëm të njeriut – arka për ruajtjen e monedhave, arit florinjve, arka për ruajtjen e materialeve gjyqësore, dokumenteve, arkiva, arkiva historike, pikërisht kjo fjalë shqipe-illire – ark(ë)-arka I tejkalon përmasat linguistike i.e. në Linguistikën Gjenerale. – Nga kjo rrënjë – ark- shqipe-illire, duke u bazuar me argumente të sakta prej atyre etno-linguistike e deri tek ato leksikografike u formua edhe vet fjala – arkiv, arkiva, arkivore arkivi, arkivet, arkitekt-I-e-et-ët, arkitektura, arkitektural-e, e deri tek emërtimi mbi shkencën – Arkeologji-a, arkeolog-u-e-et-ët, arkeologjike, arkivore, arkimetri-a-ke, arkaike, arkan, Arkan, arkivol-I-e-et arka e të vdekurit, Arkimed-I antroponom, aritmetikë, Arithmetikë, Arithmetika, arenë-arena, etj.

Vlenë këtu të theksohet me kuptim të veçantë preokupimi në gjurmime ethymologjike të vet numrit – pra spjegimi I fjalës – numër-numri pasi jemi tek fjala-emër arithmetikë, ku ethymologjia e fjalës numër-numri është me fillesën – NU çka nënkuptojmë emrin e njeriut që solli numrin-numrat themelor, gjendjen numerike, numratoren natyrale pas Përmbytjes së Atllantidës në Egjypt – a në brigjet e Nillit NUMRI I NUHIT – NUMRI I N’UJIT, Noas. Kjo formë numerike (1,2,3…) e cila sot merret si emërtim – numra arab është fuqimisht gjuha para Përmbytjes së Atllantidës – mathematika e atllantëve illirian, ku vërtetohet me spjegimin e vet emrit si antroponom, toponom dhe etnonom me Shqipën e Vjetër – llandi I atit – atllandi-atllanti – Atllantida.
Vet emërtimin për fjalën emërtuese mathematikore numerike – Nuhi – N’uu, N’ujë, nga Uji (Noa, profet) – Nui (Noa) solli fjalën – NUMËR – emërtim ky që formulon pëcaktimin nominativ numerik dhe që tëvona u ndanë: numrat arab dhe numrat romak!
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:55 pm

Fjala shqipe arkë-arka, që vet tregon kuptimi I emrit – ar+kë=arka – ar ka – ka ar – aty ka ar aty ku ka ar, aty ka thesar, ari - që ruhet dhe gjëra të çmueshme si ari, materiale të domosdoshme të njeriut, pikërisht fjala shqipe-illire – ARKA formoi emërtimin e shkencës – Arkeologjia në Linguistikën Gjenerale përveç atyre emërtimeve të përmendura i.e.
Diftongu ar formoi edhe shumë antroponome, arab, Arabi-a, arabe, arabik-e, arabë, arabët, ku vet emri arab vie nga emërtimi antroponomik sipas gurit të çmueshëm – ar, ari - njeriu nga vendi I arit, njeriu nga toka që ka shumë arë, ar, ari të bardhë dhe ari të zi (naftë), Toka e Arit = Arabia si toponom dhe etnonomi arab.
Gjithashtu etnonomi - aram, aramët, aramike – tëvona etnonomi armen, armeni, armenët – Armenia toponom, poashtu etnonomi argjentinas, Argjentina toponom, që mund të spjegohet me kuptimin e pamjes natyrore e njerëzore, si pamje argjendi, për shkak të rrezatimit të pjerrtë të diellit, në Amerikën Jugore, si emërtim specifik, për argjentinasit etj.

Kjo do të thotë se Illirishtja tejkalon Indo-europianishten në përmasa botërore, ku lidhet me Thotishten – gjuhën e Thotit – themeluesit të hieroglifeve të para botërore – Thoti Skipe.
Diftongu ar në bazë të kuptimit për të çmuarit e diçkafes, qoftë materie, material, ide, ideologji, sfond kulture të njeriut, ngritje profesionale e shkencore, çmimi I një vlere historike, shkencore, artistike, kulturore - formoi shumë fjalë tjera shumë të rëndësishme i.e. e botëroretë sotme siç janë: art-arti-artet, artistike, artikullim, artikull, artificial, artitektonik, artizanat, artizanat-I-e-et, artileri-a, Arthemidë – Artemidha (perëndia e arteve illire), ku vet emri Artemida spjegohet përmes shqipes arte + m’I + dha që ka kuptimin m’I dha artet, perëndia e arteve ( arte=emër, m’I=trajtë e shkurtë e përemrit vetor të shqipes, dha= folje shqipe – me dhanë, gege-toske).
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:56 pm

Rrjedhimisht në pikëpamje ethymologjike shqipe fjala art – si art pune, arti I punës – bukuria e punës, puna krijuese – arti, arti I krijimit, arti poetik, arti skenik, arti figurative, arti sculptural, arti arkitektonik, arti politeknik e krijoi fjalën-rrënje – ars – për përcaktimin e emrit arsim, arsimi, arsimtar-I-e-ët, arsimimi, arsimore që lidhet me fjalën art si art I ngritjes edukative e kulturore të njeriut ars – arsimi si ent I ngritjes dhe përsosjes e zhvillimit të njohurive të njeriut, mbi njeriun e botën dhe natyrën në përgjithësi universale.
Krejt, kjo lidhje etno-linguistike lidhet në përmasa i.e. dhe botërore, si ethymologji shqipe-illire-pellgazgjike, sa I përket këtyre emërtimeve, ngase vetëm Shqipja e thekson fono-morfologjitetin e fjalës – AR – ARI si emër I të çmuarit material, shpirtëror, mendor, krijues, kultural, filozofik, psikofizik - të vlerës së të bukurës, si kategori estetike - përjetshmërisë së bukurisë dhe qendresës kohore materiale e shpirtërore, të përsosjes dialektike të materies dhe idesë në natyrë. Kjo shprehje e çmueshme, që vërteton enticitetin linguistik – si vlerë universale e njeriut, shihet dhe argumentohet nëpërmjet fjalës – ar-ari, si vlerë e artë e përsosshmërisë!
Shqipja I thotë arit – ar- ari.

Fillesa ar si diftong shqip-illiro-pellgazgjik formoi emra e përcaktime emërtimesh në të gjitha fushat më kryesore të jetës së njeriut dhe të natyrës, që vrojtohen në kontekste të shumëta lingistike, ku emrohen: vende, vendbanime, troje, ujëra, njerëz, perëndi, vegla pune, mjete lufte, armë, zeje, zanate, artizanate, mythe, symbole, poetikë, figura letrare, artistike, historike, shkencore juridiksione, (hidronome, botanome, etnonome, toponome, zoonome, bionome…). E për neve sot, poashtu edhe për botën në tërësi - është e çuditshme se si dhe qysh mundet ethymologjikisht kjo Shqpja e Vjetër, ka mundësi spjegimi në shumë fusha diturie – shqipja shpjegon antikuitetin. Gjuha përcakton Historinë
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:56 pm

ETNONOMI – ARVAN - ARBAN – ARBËRESH - SHQIPTAR
Diftongu arbërisht ar – arb formoi fjalën greke për shqiptarët në Greqi – arvan, si etnonom – arvan – arvnitas, ngase nuk iu qet goja tingullin b dhe në vend të emrit etnonom arban e thonë arvan – arvanitas – arvanitët – arbanitët - arbanët në token e tyre të atdheut arbëror – në krahnat Elimea, Orestida, Eordea, deri në ujdhesat e detit Egje, duke pasqyruar një lidhje kompakte arbërore, në krahinat Atika, Beotika, Lokrida, Morena, Pellagonia, në Athinë e deri nëpër ishujt: Eubea, Hidra, Speca, Sallamina, Kreta, Rodosi, në Pelloponez, etj. Arvanitët janë themeluesit e Greqisë moderne, përderisa Pellgazët ishin themeluesit e antikës illire paragreke!
Fjala pellazg si përcaktim i emrit të paraardhësve të illirëve dhe para-paraardhësve të shqiptarëve të sotëm, për emërtimin e ‘popullit të pellgut të ujit’ si popull mediterran, egjean, jonik, adriatik sot thohet në gjuhët greke-sllave me një ndryshim morfologjik të vet fjalës nga pellg në pellag, ashtu sikur kur është fjala tek emërtimi i të kundërtes së emrit – pellg që është – arkipellg – dhe thohet greqisht e sllavisht arkipellag.

Përderisa thirrët ‘populli i pellgut të ujit’ kjo fjalë PELLG-PELLGU si fjalë illire-pellgase, atëherë duhet të hohet drejtë, sipas origjinës ethymologjike të saj – PELLG – PELLGAS – PELLGAZËT – PELLGANIA e jo pellazg, pellazgët – Pellagonia. Kur dihet se vet fjala shtë shqipe-illire-pellgase pellg, pellgu i ujit, populli i pellgut të ujit, pellgu-pellgjet. Poashtu edhe tek emri i kundërt me këtë fjalën – pellg – që sot thohet edhe në shqipen gabimisht, me një deformim morfologjik, duke u bazuar jo në origjinën e saktë reale të emrit, por me theksim greko-sllav – arkipelag – që duhet të thohet – arkipellg, arkipellgu.
Si mund të bëhet pellgu – pellag dhe arkipellgu – arkipelag, ashtu sikurse Pellgonia – Pellagonia. Shih, mu për këtë deformim morfologjik edhe derisot nuk kaë mundur satktësisht, ta përcaktojnë shkencëtarët, linguistët, historianët – vet emrin – pellazg, duke e gjurmuar në fjalën e hershme pellgaze bulëz, bulëza, diçka që bulëzon. Kjo theori shkencore na duket skeptike, në mungesë të rrgullimit të mirëfilltë linguistik, e posaçërisht atij morfologjik, kur dihet se fjala pellg e formon fjalën pellgas, si fjalë e hershme pellgasgjike.
Etnonomi pellgas-pellgaz na jep kuptimin e vërtetë të emërtimit të ‘popullit të pellgut të ujit’ – e që fjala pellgas për pellgasët-pellgazët – pellgazgjik – është krejtësisht e drejtë të thohet sipas rrjedhës ethymologjike të saj.
Pellgazët ndërtuan Akropolin dhe janë arkitektët e Pellgonisë (Pellagonisë) që ishte emri i lashtë i tokës arbërore illire-pellgazgjike. Ashtu, sikundër edhe pasardhësit e tyre, ishin arkitektët e Konstantinipolit qytetit të Konstantinit të Madh - shqiptar i vërtetuar shkencërisht!


Shkrimi është përgatitur nga albanologu prof. Nezir Myrta (Drillon Gega)
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:57 pm

rrëmjet (ARV gr. ARN turq.) janë të asaj origjinale ARB të fjalës së njejtë - ARBANIA

pra: arv.arn.=arb (greqisht b=v, turqisht b=n

ARVANITOS ARNAUT - ARBANAS

ARVAN, ARVANITOS, ARVANIA greq.
ARNAN, ARNAUT, ARNAUTIA turq.
ÇAMERIA APO ARBANIA?



ARBAN, ARBANAS - ARBANIA shqip

por jo çam, Çamëria=Thyama, Kallamanis...po ARBAN, ARBANAS, ARBANIA

pra, rrënjet:arv e arn - janë vet rrënja ARB (b=v, b=n)

si fjala arvan-it, si ajo arna-ut, janë e njejta fjalë - arbanit, arbanas - që skipohet, merret vesh, kuptohet - njeri i arës, njeri që bën arën = arban, ban arë - Arbania(gege)

-bën arë-arbën - Arbëria (toske)

turqisht: arn - arna - arnaut (arnavut), Arnavutlia, ARNAUTIA

ARBANIA - ARVANITIA - ARNAUTIA e njejta fjalë në tre gjuhët: shqipe, greke, turke.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:57 pm

Emërtimet e hershme ishin: shkaa (për servët)e shkipe,(për shqiptarët) apo ski, skit- skije, shkije, nga ku edhe kanë konceptin e tyre për gjuhën (srp+ski=srpski) dhe emërtimet për shqiptarët: skipe, skipet skipetarët - Skiperia

SHKAU (SERVI) E SHKABA(SHQIPJA, SHQIPTARI)

Ata na thirrnin neve - SHIFTAR-I (sot merret ofendim)
NA I THIRRNIM ATA - SHKA-SHKIJE (sot merret ofendim)

Por nuk janë këto bash krejt nënçmuese, ofenduese, por reale - servët thonin - shiptar-shiftar- shiptari (shqiptarët)

Kurse NA thonim - shkaa-shkiij-shkinë-shkina, shkijet - kur ata ishin skit-skitët, por me theksimin e sotëm shqip (shkaa-shkau-shkinë-shkina-Shkinia

Kurse ata na thirrën nga mesjeta - arbanas-arbanasi (srbi i arbanasi - Dimitrije Tucoviqi - servët e shqiptarët, libër i tij, ku edhe vet Karagjorgjin atin serv, ai e nxierr me origjinë shqiptare nga Kelmendi, kelmendas i sllavizuar...ashtu sikundër u sllavizuan shumë duka shqiptarë, shumë princër shqiptar, qe nga Stefan Nemanja, e Batua - Ballsha, princi shqiptar...ballshajt...
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:58 pm

Të nderuar, të gjitha toponomet, hidronomet në Mal të Zi janë me ethymologji shqipe, po edhe vet etninomi mal i zi, rrjedhë nga shqipja - malci, ku sufiksi - ci, formoj fjalën crna, kjo - ci, që edhe duhet të thohet origjinal edhe shqip MALCI, malcor, e jo malësi-a e malësor-i - është një kundërshti fonetike e shqipes, që u bë gjoja modernizim gjuhe... Këtë sufiks - ci, e trajtoi edhe Millan Shufllai, ku dha një kontribut të madh historiografik. Mua për vete ma shumë më pëlqen të them Malci, malcor, se sa malësi, malësor dhe është ma origjinal shqip.

Koncepti - mali i zi, në serb. crna gora, ka krejtsisht prejardhje shqipe, ashtu sikur kanë edhe krejt malazezët, nipat e Skenderbeut, Ballshes etj. Fjala - crn-a=cii-zii dhe pikërisht ai tingulli - c, formoi gjith intonomin - crn=zi dhe pikërisht ai tingull nuk duhej të zhdukej...edhe fjala e dytë e konceptit (mali i zi) - gora, vie nga fjala shqipe - guri (gor-gur), ashtu sikundër kemi - pod gore-podgore, Podguri - rrethbjeshket e Burimit (Istogut), e përkeq e përdreq shumë linguist edhe tanë thonë se fjala - pod, është sllave, si edhe fjala - gore - ku është krejt gabim, se këto dy fjalë: pod-i, gor-e janë krejt origjinalisht shqipe-illire, podi i gurit - Podguri, e pastaj e morën si - podgorje (rrënzëbjeshkë-a)!
Këto dy fjalë - pod e gur, ishin në Shqipen (arbanishten, illirishten e lashtë), kur asnjë sllav nuk ishte në këto troje që janë sot! E sot shumë fjalë shqipe, vet do shqiptarzinj i vetquajnë fjalë sllave...kjo është e tmerrshme! Sepse janë shkolluar në shkolla e univerzitete sllave, bashkëjetuar me ta, bashkfamiljar etj.
Krejt toponomet e hidronomet, antroponomet malazeze janë shqipe! Malazezët janë të fundmit illirian, që u sllavizuan - ku krejt pak ndryshime gjenetike e kulturore kanë prej shqiptarëve atje - malcorve të Malcisë!
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:59 pm

GJUHËT - HUNE E FINE



... shkrova një shkrim spontan origjinal mjaftë të qëlluar edhe nuk dij si me paska humbur gjatë postimit, por po mundohem ta rishkruaj përsëri...

grupi nordik i gjuhëve: norvege, svede e fine (norvegjishtja, suedishtja e finlandishtja) edhepse kanë ngjajshmëri me hungarishten, janë ma të ndikuara nga linguistika gjermane, kuptohet ndikimi gjerman atje. Por vlenë të theksohet se origjinaliteti i atyre gjuhëve qëndron dhe si (background) vëzhgohet historiku i lashtë, i qendreses së atyre popujve në disa kushte: klimatike, linguistike, historike e sociologjike, ku linguistika sociologjike jep prova, për imunitetin e atyre popujve përmes gjuhëve të tyre - anipse ende nuk kemi burime të sakta linguistike, që diftojnë origjinën e saktë, e mbijetesen linguistike në veriun europian.

Fjalët HUN E FIN sikur janë rrënjë gjuhësore shumë të afërta, ku përcaktojnë gati të njejten gjenezë, a trung por që ndikimet e mëdha gjermane, bënë që të mbeten përzierje elementesh, e të mbesin në grupin e gjuhëve gjermanike. Kurse hunët e Atilës, pushtuesit ma të madh mongol
mbeten ma poshtë ndikimeve nordike gati të tjetërsuara - dhe pushtimet hune mongole, bënë tëveten duke formuar edhe një komb ballkanik - hungarez. Pra, origjina e emrit vie nga emri - HUN, emri i hunëve mongol, po gjuha pësoi ndryshime të shumëta nga ndikime të kohës, e kjo mbeti një shtyllë e veçantë linguistike, krahas asaj historike, duke u përballë me gjuhë e kulturë gjermanike në një anë, poashtu edhe me ndikime sllave në anën tjetër. Sot bëj pyetje a janë hungarezët sllav? Apo janë gjermanik apo janë - hun, hunët e lashtë të Atilas (mbretit të tmerrshëm mongol)?

Lidhja linguistike hune - fine, ekziston si lidhje e lashtë që përcakton qendresen e tyre përballë gjermanizimit e europianizimit - në esencë, por në sipërfaqe duket diçka krejt tjetër, që studimet e mirëfillta edhepse u bënë mbi historikun e atyre gjuhëve që mbeten si grup nordik ashtu sikur ata popuj nordik (veriorë europian) - përsëri i shohë si studime sipërfaqësore- ku mungos origjinaliteti historik!

Geni e qendresa stoike historike, bënë që nordiket, po i quaj me një fjalë, të përballën me kulturën europiane - por në esencë sot mbeti një liri e tyre e veçantë, liri shumë e përkrahur nga dy blloqet lindje-perëndim, që duket sikur një top, maje e liberalizmit demokratik joveç europiane por edhe botërore. Këtë e them për shumë arsyera historike e deri edhe tek ato shkencore.

Bëra disa parabolla gjeometrike shkurt, po që mbetet të vijohet...

- Helsinku, qendër homogjene politike europiane edhe botërore, e pse bash u zgjodh Helsinku qendër, se mbeti një zonë debatike politike e historike neutrale europiane, por edhe botërore në raste të veçanta...

Poashtu, Nobeli, pishtarët shkencorë në top-maje të shkencës, që nga themeluesi, apo shkaku i formimit të atij institucioni botëror, që ishte Alfred Noble, zbuluesi i dinamitit, ekspllozivit - ku në atë top-maje shkencore, çmohet krejt shkenca botërore, e të gjitha fushave historike e shkencore në përgjithësi... Shih, tash zbuluesi i dinamitit, eksplozivit - qendra e arritjeve shkencore e historike, nga dinamiti në letërsi, po çka është ma kontestuese edhe Nobeli për Paqje?

Pse demokracia nordike është specifike? Gjegja kërkon trajtim tjetër theme. Por, në lidhje gjuhësore, finlandishtja, suedishtja, norvegjishtja, tregojnë degëzimin e tre gjuhëve, që duken nga i njejti trung linguistik, a në realitet njihen si gjuhë gjermanike! Po vet ata popuj e shkenca e tyre - çka thonë për të vërteten historike të atyre popujve? Apo duket si një bardhësi natyrore nordike e gati polare...pa shkronja që origjinen e kanë shumë larg gjeografikisht... dhe për ballkanasin janë shumë të panjohura...

Politizimi europian, ndryshimet pas luftërave botërore, nga mosbesimi politik - bëri që të krijohet një vendbesim historik, në mes tre faktorëve: lindje e perëndim e gjermanik në mes tyre, që dha elemente gjermanizimi.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:59 pm

VIJON

po unë e thashë edhe në shkrimin që kontestuat se - Fjalët HUN E FIN sikur janë rrënjë gjuhësore shumë të afërta, ku përcaktojnë gati të njejten gjenezë, a trung por që ndikimet e mëdha gjermane, bënë që të mbeten përzierje elementesh, e të mbesin në grupin e gjuhëve gjermanike. Kurse hunët e Atilës, pushtuesit ma të madh mongol
mbeten ma poshtë ndikimeve nordike gati të tjetërsuara - dhe pushtimet hune mongole, bënë tëveten duke formuar edhe një komb ballkanik - hungarez. Pra, origjina e emrit vie nga emri - HUN, emri i hunëve mongol, po gjuha pësoi ndryshime të shumëta nga ndikime të kohës, e kjo mbeti një shtyllë e veçantë linguistike, krahas asaj historike, duke u përballë me gjuhë e kulturë gjermanike në një anë, poashtu edhe me ndikime sllave në anën tjetër. Sot bëj pyetje a janë hungarezët sllav? Apo janë gjermanik apo janë - hun, hunët e lashtë të Atilas (mbretit të tmerrshëm mongol)?

Lidhja linguistike hune - fine, ekziston si lidhje e lashtë që përcakton qendresen e tyre përballë gjermanizimit e europianizimit - në esencë, por në sipërfaqe duket diçka krejt tjetër, që studimet e mirëfillta edhepse u bënë mbi historikun e atyre gjuhëve që mbeten si grup nordik ashtu sikur ata popuj nordik (veriorë europian) - përsëri i shohë si studime sipërfaqësore- ku mungos origjinaliteti historik!
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 12:59 pm

PREJARDHJA E EMRIT - EUROPA



EMRI EUROPA, EVROPA LIDHET ME EMRIN E PROFETIT HIBRAHIM-IBRAHIM

e skemat, pema linguistike, apo projektet linguistike siper këru të postuara (copy paste), ka me mijëra në botë, në Linguistiken Gjenerale, ku secila fuqi e kohës, ia përshtatë vetes vendin prioritar, dmth. secila pemë është politizuese, por çka është drastike as ajo pema e gjuhësisë në shqip atje, nuk përkon me realitetin, anipse shqipen e vën afër vendit të merituar.

Një gjë unë kontestoj gjithkund e gjithmonë: pse kemi dy kuptime konceptesh 1. grupi i gjuhëve indo-europiane dhe gjuha indoeuropiane, apo indoeuropianishtja edhe shkenca që merret me studimin e saj - indoeuropianistika? E gjermanët e marrin indogermanistika, duke abstrahuar krejtsisht emrin (indo) duke dalur para indishtes. Kurse shkenca gjenerike europiane - europianistika, e thekson termin indo, si fillesë, e para...

Kurse unë mendoj me fakte se koncepti - indo-europiane, është një kamoflazhë, mjergullë, për ta mbuluar një të vërtetë krejt tjetër - illiro-pellgazgjishten, e cila është baza, rrënja e linguistikes indo-europiane, kurse përdit shkenca botërore thotë se ''ekziston një burim i përbashkët i të gjitha gjuhëve indo-europiane'' e kush është ai burim, nuk e thonë, anipse e dijnë fortmirë, se është illirishtja edhe kësaj i thonë gjuhë e vdekur, tok me hittitishten, frigishten, latinishten etj...?

Përdeisa ka ekzistuar një popull i madh perandori illire, që kishte gjith Ballkanin tonë HILLIRIA, e na jemi pasardhësit e illirëve, e edhe e flasim gjuhën e tyre - pse illirishtja të mbetet gjuhë e vdekur. Na mund të mos e shkruajmë illirishten se kishte tjetër alfabet e shkronja e shkrim, por na e flasim atë gjuhë madhore dhe illirishtja është Ama e Shqipes!

Shqipja është gjallë me shqiptarët, pasardhësit illirian-pellgazgjik!

PO DROJA EUROPIANE ËSHTË: se po dual shqipja nëvendin e merituar, duhet ndrruar e gjithë historia e Evropes, ngase sipas studimeve të mia, vet fjala europë, është evropa = jevropa = jevrejka = evreja, që lidhet me emrin hevrej=hebrej=hebra=hibra lidhet me emrin Hibrahim, me emrin e profetit Hibrahim, ku kemi Hebron=Hibron=Hibra=Hibrahim! Mu për këtë shkak themelor linguistik (ngase linguistika ndryshon krejt historinë e botës) edhe dredhuan fonetikisht emrin EVROPA në EUROPA!!!

mars, 30.2008
nezir myrta
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 1:00 pm

PREJARDHJA E EMRI - RUMANIA




RACA ROME ERDHI DHUNSHËM NGA KARTAGJENA, TEK LATINËT- ROMA E ROMAKËT E PËRCOLLËN EDHE DERI TEK DAKIA ILLIRE, E TASH RUMANIA


Latinët u bënë romak, nga Kartagjena, e romakët i bënë rumunë dakët!

Etninomi rom - rum-rumun - roman-romak janë e njejta gjë, i njeti kuptim ashtu sikurse edhe rom, romët në tokat shqiptare, që i thirrin magjup, e ata veten herë magjup e herë rom... - Kurse etninomi magjup, dallon pakëz, se është egjyptas(magjup=megjyp=egjyp=egjyptas, racë që pruni POASHTU DHUNSHËM pushtuesi egjyptas Remziu i III-të)- gati krejt është i njejti kuptim - por sa për tu dalluar roma (rromak), Roma-Rroma - gjoja është - rumun-Rumunia. Por kemi edhe toponomin Romania, që ka po të njejtin kuptim...

Etninomi rumun, n'daç thuaj - roman, romak - por për tu dalluar nga ai etninomi romak i Romes - kyfar rumuni i Rumunisë, ishte dak e toponomi ishte vendi - Dakia, që ishte shtet illirian.

Pra rumun - Rumania
ishte
dak - Dakia - illire, që u romanizua tërësisht nga pushtimi romak i Trajanit dhe pas pushtimeve sllave, u sllavizua, duke kaluar nga rraca illire, në rromake, e pastaj sllave (po që sllavët nuk mund t'iu heqin të zitë).

Kurse vet etninomi romak dhe toponomi vendi Roma, poashtu vie nga përzierja e rracës etrure-latine, me afrikanët veriorë, nga luftat e Kartagjenes, ku princi kartagjenas Hanibali, e pushtoi gadishullin Apenine tërësisht e tmerrsisht dhe zhduku e shfarosi të gjithë mashkujt, duke lënë ushtri të njëpasnjëshme afrikane dhe pas martesave të dhunshme, në fillim pushtimesh - tevona bëhet krejt e natyrshme dhe ndrrohet raca latine - në racë rome - nga përzierja e gjakut afrikan e latin, që është racë e mesme (as e bardhë as e zezë), po kjo raca e ardhme rome-romake, ku erdhi edhe tek etninomi - rom dhe toponomi, vendi Roma.

Dhe po këta romak, me Trajanin, pas rënies illire, pas pushtimit të Dakisë illire, e ndryshuan gati krejt racën illire në racë romake edhe formuan etninomin - rumun (për tu dalluar nga etninomi romak) e vendi Rumania, për ndryshim nga Roma, Romania - por që edhe kështu dikush i thirrë...

Pra, Kartagjena afrikano-veriore me mbretin Hanibalin, pushton tmerrshem Apeninet latine, sa edhe sot është një moto e lashtë (Haniban antre portas romana - Hanibali para dyerve të Romës), ku rrfen tmerrin e frikën e latinëve nga Hanibali i tmerrshëm, ku u ndryshua etninomi latin, në atë romak (as i bardhë as i zi, i mesëm, rom, zeshkan) EDHE tash ushtria romake pushton Dakinë, (Rumaninë) edhe ia ndrron gati krejtsisht racën dake - në rome -e bëhet rumun, etninomi për rumunët - dakët e hershëm...

etninomi - rom-romak, për Romën edhe romun-rumun për Rumaninë ishte dhurata ndëshkuese e Hanibalit, në dy gadishujt - Apenin e Ballkanik - ashtu sikundër, po e njejta dhuratë ndëshkuese na vie edhe nga krahu tjetër turk, pas pushtimeve otomane... tash shihen shenjat e të dyve...
(01. prill.08 e nuk është rrënë, po e vërtetë

poashtu rrjetlidhja www.arbitalia.it/cultura/interventi/nezir/myrta_... - 37k
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 1:00 pm

Etimologjia e fjalës ROB dhe ROD



Se janë me ethymologji shqipe fjalët ROD e ROB, kemi shumë dëshmi e fakte historike e linguistike, se janë fjalë parasllave, që kur ishin e foleshin në Ballkanin illirik, as kishte sllav aty.


Po kur do njeri me dalë rodit e sojit, nuk mund ta ndali askush edhe mund t'i quaj fjalë sllave edhe botërisht. Sllavët nuk u shtrinë vetëm mbi territoret shqiptare, por edhe mbi gjuhën e kulturën dardhane, duke e deformuar historiografikisht tërë antroponominë, e toponomastiken e hidronominë dardhane, aq sa gatie zhduken edhe vet emrin - Dardhania.

Çka pruan sllavët në dardhaninë antike, nga Karpatet? Kapela me strehë, argat korrtarë (srp-ski), derisa vonë në shek.VI- VII-të ER erdhen me zjarr dhe u shtrinë në zemrën e Dardhanisë, ndryshuan krejt emrat e qyteteve dardhane, moren gjuhë e kulturë, se asgjë nuk kishin Karpateve - nga fjalët shqipe, formuan fjalëe fjalëformime, kompozita,që dikush edhe i thekson me qejf - pa e dijtë se krejt rrënjet e gjuhës serve janë illire-shqipe,bile edhe vet sufiksat e fjalëve, duke cekur edhe sufiksin - viq - ku shqipja e hershme, e kishte: Nemanjitt (tët),me dy tt=q Gjonovitt (tët), Qosovitt (tët), e edhe sot në pjesën e Podgurit (Kosovë), si lokalizma mbiemrash thonë: Demovitt (Demajt), Tahirovitt (Tahirajt), Mujovitt (Mujajt), Salihovitt(Salihajt), Bajramovitt (Bajramajt) etj., ku pikërisht nga ata dy tt, rrodhi në gjuhën serve - q. Erdhen të parodët dhe menduan se u bënë rod, sepse fjala ROD, ishte dhe është brënda gjuhës e kulturës shqiptare, ku edhe grekët e morën me sufiksin - os (Rodos), e nëse ende dikujt i duken ma rod shkijet - mua nuk më duken, as janë.Shqiptarët në mos paçin zhvillim nga robëritë shekullore - janë ROD, e rodpasrodi përciellen vetitë e karakteret e hershme: guxim shqipje, mendjemprehtësi, filozofi popullore, traditë shqiptare - ku edhe vet emri - TRADITË-A, vie nga rrënjefjala shqipe - rod, të rodit, t'rodit=troditë=traditë (tradition, tradita, tradicione, në gjuhët romane e gjermanike). Vetëm shqip thohet: të rodit, jan të rodit (sojit), t'rodit - me traditë!

A mundet dikush ta gjejë prejardhjen e fjalës TRADITA, në çdo gjuhë tjetër?

Kurse fjala - ROB, rop (p=b), si vuajtje, repje lëkure nga puna e vështirë, ropje e deri tek -robzoti, rob shpije, robushtrie, roblufte, robbote etj...
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 1:01 pm

Nezir Myrta / SKIPJA ILLIRE


STUDIME ETHYMOLOGJIKE


EMRAT: ILLIR, SKUPI, SKARDI, SKODRA - ILLIR, SHKUPI, SKARDI
(SHARRI), SHKODRA (ILLYR, SCUP, SCARD, SCODRA)


DYTINGULLORI - SK (SC) SKIPE, SKUPI, SKARDI, SKORDI, SKUTI, SKODRA, SKOTI, SKOCI

(SCIP-E, SCUP, SCARD, SCORD, SCUT, SCODRA, SCOC, SCOT)




HILLYRIUS



– Si e lidhin disa theoricient, fjalën – illir, me fjalën gjarpër.

Studjuesit e kohëve të shkuara, po edhe sipas theorisë së illirologut ballkanas Aleksandër Stipçeviqit,
illirolog kroat - dhanë disa theori shkencore lidhur me
përcaktimin e emrit illir, nga fjala – Hillyrius (illyrios), që do të
thotë – i lakueshëm, gjarpëror – S, duke e lidhur me fjalën greke të
lashtë – illyo, ashtu sikurse e nxierr edhe illirologu Aleksandër
Stipçeviqi, duke u munduar ta spjegojë origjinën linguistike të emit –
illir, në prothezë të theksuar se prejardhja e illirëve lidhet me
gjarpërin, me emrin – illyriana, si besim që ka luajtë rol në
religjionin illirian. Që, sipas studjuesit gjërman Otto Gruppe, në
veprën "Mythologie..." Mynchen, 1906, fq.358, i pari që vuri në dukje
një theori të tillë ku ethymologjia e emrit – illir, lidhet me
gjallesën gjarpëri - "kjo fjalë greke – illyo=lakohet, kthehet".
Stipçeviqi vazhdon rreth emrit – illir: "filologu slloven, Karel
Oshtir, gjithashtu erdhi deri tek konkluzioni, ku në këtë emër –
illir(illyr) fshehet gjarpëri. Vërtetimin për këtë e gjeti në
argumentin që është edhe mythi i madh mbi gjarpërin tek Hititët
indo-europian, e mbajti emrin e kuptimit të njajtë." Sipas K. Oshtirit,
"ai gjarpër është quajtë – illyriana dhe gjithashtu është vështirë, që
në përbërjen e atij emrit, nuk shihet ngjashmëria me emrin - illir".

Kështuqë, theoritë e theoricientët heshten për një kohë, kur, iu shkoi
përshtati duke mos e njohur brëndësinë ethymologjike të emrit – illir,
sepse gjarpëri në besimin fetar illirian, kulti totemik mbi gjarpërin,
ishte vetëm një cilësi a veti e karakterit të idhtë, të sertë, të
ashpër, guximtar, të rrebtë të njeriut, si rr’feja n’beteja – guximi si
një element psikik illirian. – Ndërsa, ethymologjia e vërtetë qëndron
në përcaktimin e emrit – illir, nga fjala e hershme PIE – hill-i
(hyll-i), ill-yll, (me shëmangien e tokzanores – H,
indo-europiane-hindoeuropiane) - që do ta përkufizojsha me shprehjen –
Llama e illit, drita e yllit.



Sot në shqipen ballkanike, disa fjalë lidhur me këtë rrënje hyj, hyji,
hyjni, hyjnia, hyjneshë, hyjnesha-t, hyjnitë, hyjnore, hyjnike, Hyjnor,
Hyjnori, Hyjnorët, i,e,të hyjnueshme, hyjnueshëm - janë si emërtime të
shënjta, hyjnore, ku edhe i përgjigjet fjala tjetër shqipe poashtu –
shënjt, Shënjti, shënjtënit, shënjtëri-a, shënjtëritë, i,e,të shënjta,
shënjtërore, shënjtëror, shënjtërore, (shëjt, shëjti, shëjnim-i, shëji,
me shëj, i shëjuem, gege-shqipe).
Sipas, studjuesit Niko Zhupaniqit, në veprën e tij ‘Etnologu’ 5-6/1933,
fq.100-101, thotë lidhur me prejardhjen e emrit illir: "një paraqitje
është gati si naive (naivisht), por që shpesh citohet, - arkeologu Qiro
Truhellka, sipas theorisë së tij, thotë se emri ilir, mund të spjegohet
përmes fjalës shqipe – ‘i lirë’.Përveç kësaj kemi edhe mendime, që emri
illir nuk është indo-europian, por paraindo-europian, i rrjedhes
mediterane ("pellgazgjike")- pellazgjike". Ky mendim na jep të kuptojmë
se emri illir, shtrihet në përmasa botërore trekontinentale të kohës së
tij, duke rrjedhur nga rrënja pellgazgjike dhe vet prejardhja shihet
kjartë – illiro-pellgazgjike, apo pellgazo-illire, sipas theorisë,
sepse, bota përjetoi disa përmbytje e fatkeqësi natyrore, sëmundje
gjenerale shfarosëse - ku u shua gati tërësisht, por që në secilën
fatkeqësi, u ruajt fara e njeriut dhe filloi e rifilloi përsëri nga e
para, nga fillesa – si filli i jetës (që na duket neve), apo – rifillim
jete!





SKUP - SKOP - SHKUP - SKOPJE


KUN - SKUN - SKUP - SKOP


Të dy fjalët – skup – skop, lidhen me gjuhën kuniforme
illiro-pellgazgjike dhe kanë kuptimin e kunit e skopit (kuni e shkopi)
si fjalë të para skipe (shqipe), nga Skipja e Parë me origjinë
linguistike kuniforme, të cilat lidhen me kuptimin e drunit, një copë
dru, një copë shkop, që është vet – kuni, nga i cili edhe u lind guha
kuniforme, si gjuhë e parë e folur skune-skipe, nga kuptimi
gjenealogjik linguistik, skun – që do të thotë, kuni i rrebtë, kuni
shkreptimë, si garpëri i dritës së rrufesë, në përcaktim të
shpejtësisë, ku lidhet me guximin e njeriut, si veti e karakter
specifik i veçantë psiko-fizik.
Tingulli – S, ka kuptimin e lëvizjes, skun - spejt (shpejtësia), në
formë lakore na jep hieroglifin rrufetar, gjarpëror, me shkrim si
shkrollë – kun – skun – e nga kjo formë shprehëse me konstitucionalitet
ilinguistik, na del në shprehjen e fjalës - skrun – kuni shkrun – kuni
shkruan, shkrimi i shkrollës (shkronjes). Nga vetia e karakterit
shpërthyes të njeriut, në aspekte të ndryshme mënçurie, diturie,
trimërie, në log a provë studimi edhe shkencor, rrodhi emërtimi – skun,
i cili nga kuptimi i emrit – skop (shkop-i), me ndryshimin e tingullit
fundor – n=p, u formua emri – skup, skop, ku sot në shqipen është –
Shkup, kurse në sllavishtet – Skop (Skopje, Skoplje). Fjalët rrënje:
kun – kup – kip – kyp – kop, kur duhet të vëhen në lëvizje, në
gjallëri, në jetë, jetësohen, gjallohen, zhvillohen - përmes fillesës,
tingullit – S – skun – skup – skip – skyp - skop – nga të cilat rrënje
fjalësh rrodhën emërtimet: Skuni – Skipe (shqipe-Shqipja), edhe si
emërtim përcaktimi i zogut të qiellit, që karakterizohen prej atij zogu
të rrufeshëm, këto vetitë e cilësitë dhe karakteret e njeriut në tokë,
me të cilin emër edhe u përcaktuan shqiptarët, etnonomi shqiptar – skip
– skiptar, skiptari, Skipnia – Skipëria (Shqip – shqiptar – shqiptari –
Shqipnia, Shqipëria). Vlen të theksojmë se me lindjen e grupit të
tingujve shqip – pt, si përcaktim i shpejtësisë, imunitetit, qëndresës
së njeriut, përballimit kundër çfarëdo vështirësie në jetë, si njeri që
nuk mund të zhduket në asnjë mënyrë, sado të egër e barbare të veprohet
mbi të, kundër tij – ky grup tingujsh – pt – dha disa fjalë e kompozita
i.e. sikurse janë: Ptolemeu, skipter, skiptar, kapter, monopter, të
cilët lidhen me kuptimin e pathyeshmërisë, nga ato fjalët kompozitat
PIE, me koncept të përballimit, ekzistencës heroike, pamposhtëshmërisë
etj., që janë veti e shqiptarit – skuptarit – skiptarit – shqiptarit.

Tash, fjala – skun, me formimin e grupit fillestar të dy tingujve – sk,
si formë skallimi, kapërcimi, shkallë e ngritjes së diturisë dhe
veprimit të njeriut, si spikatje graduale psiko-fizike, zhvillim i
vetëdijes, për ta kapërcyer primitivizmin, për tu ngritur përmes të të
menduarit dhe për tu bërë zotërues i tokës, mbijetues mbi të gjitha
gjallesat tjera në natyrë – ky skun, duhet të vëhet edhe në lëvizje
tjetër, në lëvizje shkrimi, sepse vetëm lëvizja gjallon, jetëson jep
vitalitet. Për tu arrjitur kjo formë e ngritjes së vetëdijes, duhet
veprim konkret, e të formohet pas gjuhës së folur ajo gjuha e shkruar –
abeceja e parë. Për tu shkruar tingulli (përmes hieroglifit), duhet një
forcë tjetër tingullore e fjalës – skun – skup – skip – duke u lidhur
me atë fuqi që bjen, bie, ajo që Ra, në kuptimin e rënies – ra, (sipas
të cilës edhe u formua besimi në zotin Ra – u^ra – e cila është vet ura
lidhëse në mes të të folurit dhe të shkruarit të gjuhës së njeriut. E
pikërisht kjo – ra, duhet të krijojë vend në fjalën – skun-skup-skip,
menjëherë pas grupit dy tingujsh fillestarë – sk – të krijohet një – R
dhe të formohet fjala tjetër – sk(r)un – sk(r)up – sk(r)ip = skrun –
skrup – skrip, ku fjala – skrun, formoi fjalën shqipe – shkrun,
shkruen-shkruan, ai që shkruan, kuni që shkrunë (shkruan), shkrim,
shkrimi, e deri tek formimi i fjalëformimeve tjera -
shkrimtar-i-e-ja-ët, shkrime-t, shkrues-e-t, shkrimtore etj. Kurse,
duke u bazuar në pjesëmarrjen e grupit të dy tingujve – pt, rrodhi nga
– skrip = skript-i-e-et, skriptor-e-ja-et - skripti, shkrimi i
shkrollës në abecenë e gjuhës dhe prej saj në shkrimin e gjuhës në
forma të ndryshme të shkrimit.

Mbase në formimin e disa gjuhëve të Lindjes, na formohet si gjuhë
e lashtë, ku u përdor në vend të grupit – pt, vetëm tingulli – t,
skrit, skriti, që formoi gjuhën e shkruar – sanskrit, san+skrit me
kuptimin shqip – sanskriti, san=sony = son=zon-i – që do të thotë –
shkrim i zanit (sanit-sonit-zonit)- san skrit – son skrit – zon shkrim
– zonshkrimi – zanshkrim-sanskrit.
Fjalët: skun-shkrun, skroll (shkrollë), skoll (shkollë), skencë
(shkencë), spik (spika, spikatje, spikamë, i,e,të spikatur), skall
(shkallë, gradë), skept (skeptik, skepticizëm), skard (skardi, Sharri),
skot (skoti, skotët), skien (sciense-shkenca), skamp (shkamb-i), skab
(shkabë, shkaba-shqiponja), skan (skandi, skandët), skulp (skulpturë)
etj., janë të gjitha këto fjalë të një gjuhe paraardhëse i.e. kuniforme
– skipe-illire pellgazgjike.

Vet fjala – kun, nga gjuha kuniforme u ngjallë me ngritje
audio-vizuale, përmes shkrimit të shkrollës dhe në gjuhën e folur
kuniforme, merret si formë e hershme – kun – kunu^, që sipas grupit të
shqipes së folur të sotme, gjindet grupi – nd, si formë bashkëdyzimi dy
tingujsh në një tingull specifik, të veçantë, që nuk është në shqipen e
shkruar – ku e forcon tingullin – n, në fjalën – kun(d), kun(d)u, dhe
na rrodhi fjala – kundu, e me shëmangien orale të njerës zanore, të
parës në fjalë – u, - k’ndu, u formua fjala – k’ndu, dhe po ai tingull
– u, i shëmangur gjatë të folurit, u ndryshua nga – u=ë, këndu (e),
këndim-i, këndohet, gjuha që këndohet (flitet), gjuha që lexohet,
leximi-këndimi i gjuhës, ku kemi disa shprehje shqipe të sotme – a din
me k’ndu librat,/ a din me ma k’ndu qet letër, / k’ndimi asht punë e
madhe, / njeri i k’ndushëm (i dijtur), / a shkon ti me k’ndu n’shkollë,
/ në kuptimin e leximit të librit, letrës, mësimit në shkollë etj.

Vlen të theksohet se vetëm tingulli – k, vertikal, si hieroglifi i
ngritjes mbi botë e jetë me vizion ardhmërie – k, horizontal – kalë,
kali, kurse – k – vertikal – njeriu, ecja, kalimi, kalueshmëria,
tejkalimi i vështirësive në jetë, e kaluar, e kalueshme – vetëm ky
tingull, nga fjala – kun-i, mbeti në formimin e emrit – kënga, nga
fjala – k’ndim – këndim-i-e-et, nga kuptimi i të diturit të leximit,
apo shkrim-leximit të gjuhës – në kuptimin oral zanor, tingullor,
këndimi i asaj që është mësuar – kënga – që kemi tash, ndryshimin e
grupit bashkëformues morfologjik – nd, në – ng, poashtu me një tingull
theksimi në shqipen e vjetër – kon(g)a (skipe-illire) – ka^n(g)a
(gege-skipe)– kënga (toske-skipe) – konga k’ndohet për dy fjalë –
shprehje e lashtë shqipe.
Toponomi – skup (skop) u formua në bazë të gjuhës shqipe, si
skipe-illire pellgazgjike – Shkup-i, (Skopje), i cili lidhet
territorialisht e kulturalisht si një fjalë – emërtim shqip, që i takon
një populli shqiptar edhe historikisht, si kryeqyteti i Dardhanisë
(shek.VI e.r.).
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 1:02 pm

SKUPI - SKARDI - SKUTI - SKODRA (SCUP - SKARD - SCUTI - SCODRA


Në këtë kontekst linguistik, socio-linguistik e historiko-linguistik,
bëjnë pjesë tre toponome të një gjuhe, kulture dhe historiografie –
skupi – skardi – skodra, të cilat sot janë të ndame në tri shtete
politike padrejtësisht dhe që përbëjnë një etnitet – shqiptar,
historikisht.
Toponomi – skardi që sot është ruajtë historikisht, vetëm si një
emërtim më shumë malor, se sa si etnonom, me emrin – sharr-i, i cili
shtrihet në mes Kosovës së sotme e Maqedonisë (Makedhonisë illire),
është mbetur si substrat i emrit të fisit të lavdishëm illiro-dardhan –
skordian (skordistët) që përbënin gjithë territorin e sotëm të Sërbisë
qendore.


ETHYMOLOGJIA E EMRIT - SHKODËR, SHKODRA



Me ardhjen e sllavëve në Ballkan (shek.VI ER), filloi shtyemja etnologjike
e skordistëve kah deti Adriatik, me zhbimje të spastrimeve etnike nga
sllavët. Kështuqë, pas kryeqendres mbretërore të Dardhanisë – Shkupit,
e me rrudhjen demografike skordiste, nga Shkupi erdhi toponomi tjetër i
shtyer dhunëshëm deri buzë Adriatikut – Skodra (Skutari), Shkodra. Se
sa kemi një dallim linguistik fono-morfologjik në mes të këtyre dy
emrave, toponome: Skardi e Skodra, kur kemi parasyshë, emërtimin,
toponomin – skord (skordistët), ndoshta edhe u bë ndonjë ndryshim
fonetik të ndërrimit të vendit të tingujve – rd, në – dr,
respektivisht, nga skord, në skodr, për tu larguar nga kuptimi i emrit
si etnonom – skordian, në skodrian (shkodran).


Me te gjitha gjurmimet e
deritashme për ethymologjinë e emrit, toponomit – Shkodra (Shkodër) ku
në sllavishtet e kemi – Skadar, dhe ital. Skutari, duke filluar nga ato
theori, se fjala vjen me ethymologji shqipe të fjalës – folje – shko,
poashtu edhe me theorinë se vie nga kuptimi i bashkimit të dy degëve të
Drinit, me domethënien – shko n’Dri, nuk me duken si theori të thella e
bindëse, por sikur janë ende kontestuese. I kemi dy toponome shumë të
afërta – skord – skodr (skodër-Shkodër), ku fjala – Shkodër sipas një
theorie lidhet edhe me fjalën – kodër, ku na jep një të vërtetë
historiografike, respektivisht gjeo-linguistike, e cila lidhet me
kodrën e Rozafatit, por, që kuptimi i dyanshëm ndërlidhet me fillesën –
sko, e cila është vetëm një alternom i fjalës rrënje – ski (skip) – sko
(skop-je) – sku (skup-i, shkupi) – ska (Skard-i, Sharr-i) - dhe të
gjitha lidhen kryekëput me fjalën – skip – skipe – shqipe, si tokë e
vende të Shqipes, toponome të bijve të shqipes – nga rrënja e fjalës –
ski – skipe, në rrënjet tjera me disa ndryshime fonetike e sufiksale:
sko – skord, ska – skard, sko – skodr (skodër). Tash a është fjala për
toponomin – Skodra apo Skorda (Shkodra, a Shkorda), që është bërë me
qëllim dallimi nga rrënja – skord, tek skordistët illirian. Pra na
mbetët si çështje linguistike e hapur, pasiqë disa theori shkencore
janë në dispozicion linguistik dhe asnjera nuk e shpreh apo, spjegon
përcaktimin e saktë, si ethymologji e konstatuar definitivisht në
mënyrë shkencore.


Sipas theorisë sime, emri - shkodër, Shkodra, përbëhet prej dy fjalëve
- skut(ë) dhe kodër, të cilat fshehen në emrin - shkodër, si fjalë
shumë të hershme illire, skutë, skuta, ngushticë breg ujit (liqenit), e
si skutë adriatike, nga deti, vend i fshehur, citet, qytet antik në
skutë, që u quajt SCUTARI, si emërtim i hershëm, që u njoft edhe nga
antika greke e latine (romane), në hartat e vjetra, pra në hartografinë
e lashtë. Brënda emrit - shkodër, fshehet emri - skutë, skuta,
vendbanim me një përshkrim timin SKUTA NËN KODËR edhe si emërtim
SKUTARI (SKUTARI) vendbanim i fshehur, poashtu edhe lidhet me kodrën e
Rozafatit të sotëm legjendar, kështjella e Rozafatit, qëunë e lidhi me
shprehjen - FATI I ROZËS, flijimi i gruas në themelet
e kështjelles (kastelles, kashtelles, ku edhe kjo fjalëlidhet me fjalën
- kastë-kashtë, si kështjella të hershme prej kashtes së kallamit, para
përdorimit të gurit), pra FATI I ROZËS SË FLIJUAR - ROZAFATI.

Lindet pyetja: si rrodhi, që nga emërtimi SKUTARI (SCUTARI), të dali emërtimi - SHKODRA
(SCODRA) dhe a kanë ndonjë lidhje ethymologjike tëpërbashkët, apo të
ndryshme, këta dy emra, si kompozitë apo fjalëformim, në emrat -
scutari e scodra?

Shprehja ime - skuta nën kodër, e cila kodër
u bë kështjellë, fortesë, fortifikatë e hershme, poashtu edhe si
shtetqytet i hershëm, përballë rrymave historike: greke, latine
(romake), bizantine, sllave et., si qendresë heroike kundër armiqëve -
nga strategjitë pushtuese të kohërave, duke iu përballuar rrebesheve
armike, deri tek shpallja e vilajetit turk (krahinë e pushtuar, e ndarë
sikurse: Shkupi,Manastiri e Janina); kjo si shprehje SKUTA NËN KODËR, iu mishrua fonomorfologjikisht,
me kuptimin historik, e historiografik, që ia dha kështjella dhe rrodhi SKUTARI
NË KODËR - si ngritje heroike, që shprehë qendresen stoike, deri edhe
kundër malazezëve, e deri kur iu nda, iu coptua Malcia e Mbishkodres,
që sot ende është nën pushtim, nga ai pushtimi mbretëror, poashtu edhe
ish-jugosllav, e derisot ende nën pushtimin malazias.

Emri -
Skutari i lidhur me emrin shqip - kodër, formoi emërtimin, SKODËR, si
fjalëformim, kompozitë e ngjeshur, kompozitë morfemash, ku vërehen
thellë brënda dy morfema të ngjitura aq dendur, sa krijuan edhe eufori
studjuesish të derisotëm, që shkruan për ethymologjinëe këtij emri, si
toponom, duke i dhënë kahje të ndryshme ethymologjike. Emri - skutë,
skuta, u ngjesh me emrin - kodër, kodra dhe rrodhi - SKODRA (SCODRA),
nga rrjedha kronologjike e emrit, a të emrave - skuta-kodër-scodër-skodra-Shkodra
- SKUTARI - SKODRA - SHKODRA. Unë nuk jam absolut, ngase kemi disa
variante studimesh, për prejardhjen ethymologjike tëemrit - Shkodër dhe
po ka, apo pati dikush tjetër spjegim shkencor, më të fortë - ia japi
dorën!




Toponomet shqipe: skupi, skardi, skordi e skodra, reflektojnë
njëkuptimshmëri gjeneaogjike të një populli të lashtë në vete, me një
historiografi, që nënkuptohen sot territore kompakte të një populli
shqiptar.
Nga fjala shqipe – skop – shkop-i, u formua emërtimi sllav për Shkupin
– Skopje, që nuk ka kurrfarë mundësie ethymologjike sllave, as si
emërtim i tillë, skopje. Fjala skipe-illire – skop (skop) formoi shumë
fjalë e kompozita i.e. skopik-e, teleskop (dylbi në shkop), mikroskop,
makrroskop, episkop etj., të cilat lishen me fjalën – skop-shkop edhe
si formë vizuale figurative e shikimit përmes një shkopi të zhbiruar,
si gyp, tytë, shkop cilindrik i zbrastë me thjerëza kristali zmadhuese,
që në realitet ishte me vetëm një shkop – skop ( e tëvona u bë me dy
shkopa shikimi) – edhe si instrumente të vendosura në shkop-skop apo,
shkopinj, si mbajtëse.

Etnonomi – shkuptar (shkupjan) i sotëm, është realisht emërtimi i
banorit të Shkupit shqiptar, të cilat lidhen me kuptimin e etnonomit –
shqiptar ( shkupjan, shkuptar, shkiptar-shqiptar), si i vetmi etnonom,
për një citet skiptar (qytet shqiptar), ku vet fjala qytet në shqipen e
vjetër ishte – citet (qitet-qytet- citet-city, ang.), skuptar nga
citeti skiptar, qyteti buzë lumit Vardar – Vardarit illirian. Kurse në
gjuhën turke u thirr – Uskup, gjatë invazionit turk, Shkupi si
kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, tok me vilejetin e Shkodrës,
Manastirit e Janinës deri më 1912, kur mbeti gjoja si pavarësi e
Shqipërisë me vetëm një trung illirian buzë Adriatikut, nga sipërfaqja
e territoreve shqipare prej 110 mijë km katrorë, iu aneksuan pa asnjë
të drejtë njerëzore, shteteve fqinje joshqiptare mbi 81 mijë
km.katrore, toka shqiptare illire (Enciklopedia) dhe që më 1913,
kongresi londinez ia dha Sërbisë e tëvona më 1945, Maqedonisë, irjm, si
tregëti europiane me toka e territore shqiptare derisot më 2001, gjoja
në shekullin e milleniusin e ri.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA - Faqe 2 Empty Re: ETHYMOLOGJIA / NEZIR MYRTA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi