FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP! / Nezir Myrta

Shko poshtë

FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP! / Nezir Myrta Empty FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP! / Nezir Myrta

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 11:28 am

FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP!



Veset e liga mësohen ma shpejt, ashtu sikur mbrapshtitë, dredhitë, nxinen ma shpejt, ashtu sikur nuk shkruhet drejtë fjala që flitet natyrshëm, ashtu sikur gazetarët, mediat, flasin fjalë gjoja të sotme (moderne, bashkëkohore) dhe tregohen TË MËDHEJ, të ditur, të zgjuar, kosmopolit, gjoja si intelektual botëror, gjoja po flasin me kohën dhe zhvillimin botëror dhe nuk e kuptojnë se mu ashtu tregohen të tëhuajsuar, të mbrapshtë dhe injorues të gjuhës shqipe, kur secila gjuhë i ka fjalët e veta (e kur nuk i ka, duhet marrë hua). Por Shqipja, përveç disa fjalëve të kohës, ku mungon një fjalor elektro-kibernetik (që edhe për atë ka spjegime shqipe), ka spjegime shqipe të të gjitha fjalëve botërore, ma shumë se asnjë gjuhë tjetër i.e.

Dikush t'i thot Licencës - Leje, i duket se bie ultë në shprehje, ashtu si: moderne - e sotme, trend - përparim, ceremoni-al - manifestim, maxhorancë - shumicë, e sa fjalë tjera që të bëjnë të qeshesh, kur i dëgjon e lexon, gjoja po tregohen të mëdhej, e nuk e kuptojnë se bëhen vegla qorre - sepse të gjitha ATO fjalë, ti nëse je aq i zoti, shprehi në ato gjuhë nga rrodhen, e jo ta prishesh gjuhën tënde!

Me ato mbrapshtira, jo që zhduket Shqipja, por bëhet si laraskat, gjuhë me lara (nëse ia qëllova), e kur përsëriten shumëherë, sikur bëhen shprehi e vese të liga, në të folur e në të shkruar. Ta zëmë, nëse ti don të shprehesh me një fjalor botëror shqip, me ato fjalë të huaja, bile thuaje edhe shqip (kur flet), a jo kur shkruan.

Ne kemi probleme edhe brënda gjuhës, me fjalë e shprehje të kundërta, të padrejta, që nuk im përgjigjen kuptimit të tyre, e krijojnë huti në spjegime, kur i analizon me kuptimin e fjalës e shprehjes, themi: 

- themi, thomë - temë, (kur aty është folja shqipe - THE, apo
- themi, thomë - tezë, 
- themi, thomë - teologji, teo, teolog...
- themi, thomë - metatezë, diotezë, apoteozë, katedër, teori, autor, teist, ateist ... kur në të gjitha këto fjalë e shumë tjera, është folja shqipe THE (me thanë, për të thënë) SHQIP!


Themi: nxënës, ai që nxën mësimin, nxën dituri, nxën shkathtësi etj., e themi fjalinë

nxënësi mëson, nxënësi mëson mësimin, kur ai nuk mëson, por nxën mësimin, sepse është nxënës dhe nuk mund të mësoj - sepse mësuesi ia mëson mësimin nxënësit e nxënësi e nxën mësimin, e kupton... E kur vie fjala - nxën diçka, e nxën zogun, e nxën fluturën, e nxën peshkun... na thomë - e zë, zuri, zuarja, i-e të zënur, zënje, zënja - u zunë mesveti ( u nxunë mesveti) nxënësi zë mësimin, që pshtjellohet me fjalën - zë, zëri, zerat, në vend se të thohet - nxë - sepse përderisa është fjala - nxënës-i, atëherë edhe duhet të thohet - nxë, e jo zë!

Mësuesi dikton mësimin, mësuesi mëson mësimin, mësuesi iu mëson mësimin nxënësvet dhe nxënësit e nxënë - sepse nxënësi nuk është mësues!

Pastaj përdorimi i tepërt i tingullit - ë edhe aty ku nuk duhet, sipas të folurit shqip: pëllumbi e plumbi, pëllamba, pëllitja, kur duhet: plumbi, pllumbi, pllamba (e dorës), pllitja, plasja, e në mijëra fjalë tjera... përdorimi i panevojshëm i tingullit - ë (shih fjalën - përdorimi, e flasim edhe aty ku nuk përdorët, me dorë, sepse fjala - përdorim-i, thohet vetëm kur përdoret diçka me dorë dhe na e marrim edhe për gjuhën, tingullin, ku nuk ka të bëjë aspak me dorë-n!

Gjuha zhvillohet, përsoset tok me popullin, kur drejtohet nga drejtuesit e fortë, e të ditur, sepse brënda gjuhës është një det pune, ku secili që e ndien veten të aftë, ka për detyrë ta thot mendimin e drejtë dhe të korrigjohen: fjalorët, leksiku, fonetika, morfologjia, sintaksa - gramatika e gjuhës! Atëherë do të kemi një gjuhë të zhvilluar, prefekte, të përsosur, të drejtë ashtu sikur flitet nga themeli i të folurit shqip!

Tung;) shih sa mbrapshtë thohet shkurtesa për fjalën Tungjattjeta! Se nuk iu pritet, të thohet drejtë, e kjo fjalë - tung, është fjalë nënçmimi, ironie, e thohet seriozisht, mbrapshtë!
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi