FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut

Shko poshtë

Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut Empty Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 30, 2009 7:39 pm

Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut


Ervin KOÇI

Vështirësitë dhe pasojat e ardhura prej krizës globale, që janë shtrirë edhe në ekonominë tonë, nuk kanë lënë jashtë as sektorin e industrisë ushqimore. Kjo e fundit ka nisur që të preket seriozisht nga efektet e krizës globale, ku nga mbyllja e shumë fabrikave rrezikohen seriozisht dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë vendin. Një prej sektorëve që po rrezikon falimentimin dhe po apelon për ndihmë nga qeveria është dhe ai i përpunimit të peshkut. Administratori i një prej kompanive të përpunimit të peshkut në Lezhë, e cila eksporton deri në 2 mijë tonë konserva në vit, thotë se prej disa muajsh shitjet kanë rënë me rreth 10 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Situata është e pasigurt. Në vitin 2008, që në janar kishim kontrata shitjeje deri në fundin e vitit, ndërsa këtë vit nuk dimë se çfarë do të ndodhë”, - deklaron Alban Zusi. Sipas tij, Shqipëria është një ndër tre përpunuesit më të mëdhenj të peshkut “açuge” në botë. Megjithëse ai thotë se kompania është konkurruese në tregun ndërkombëtar, ajo po ndien mungesën e likuiditetit. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Agrobiznesit e pranon këtë fakt, por shprehet se situata nuk është akoma alarmante. “Kjo nuk është thjesht për prodhuesit shqiptarë, është një sëmundje që ka kapur të gjithë eksportuesit”, - shprehet Enver Ferizaj. Përfaqësuesit e këtij biznesi kërkojnë ndihmë nga shteti në përballimin e situatës. Ata kërkojnë rimbursim të shpejtë të TVSH-së, bashkëpunim me institucionet qeveritare për heqje të barrierave financiare që ekzistojnë kur ata eksportojnë. “Kjo industri mund të ketë 500 mijë euro të parimbursuara TVSH. Cili është efekti i kësaj në krize? Shtohen kreditë e panevojshme kur paratë flenë për motive burokratike”, - ka shtuar administratori Zusi.

Rreziku nga falimentimi

Vetëm disa muaj më parë përflitej, por tani kriza ekonomike globale ka ardhur “pa trokitur”. Më shumë se 15 kompani të mëdha biznesi ose “VIP” kanë dorëzuar kërkesat e para për hapjen e procedurave të falimentimit në gjykatë. Këto kompani janë ndër më seriozet dhe nga më të mëdhatë në vend, të njohura për aktivitetin e tyre të gjerë. Mjafton t’i drejtohesh faqes zyrtare të internetit të Gjykatës së Tiranës për të parë të afishuara emrat e përfaqësuesve të firmave që kanë përfaqësuar aplikimin e kërkesë-falimentimit, si dhe emrat e gjyqtarëve që do të marrin ose kanë marrë çështjet në shqyrtim. Mjaftonte vetëm falimentimi i tyre dhe rrezikimi i shumë kompanive të tjera që kanë lidhje me to dhe nga ky proces zinxhir do të krijohej për ekonominë e vendit një zinxhir pasojash social-ekonomie, duke nisur që nga mospagesa e taksave, shtimi i numrit të të papunëve, varfëria, uria etj.

Fenomeni

Subjektet e biznesit të madh në vend, përveç rënies së fuqisë blerëse, kanë edhe probleme me shtetin. I tillë është rimbursimi për taksa të ndryshme si TVSH-ja, që Tatimet dhe Doganat duhet t’u bëjnë subjekteve, sidomos atyre të import-eksportit. Probleme ka edhe në kushtet kur Gjyqësori nuk arrin të urdhërojë shlyerjen e detyrimeve financiare të vetë administratës shtetërore (Tatime e Dogana), për shkelje të ndryshme që punonjësit e këtyre administratave kanë bërë ndaj subjekteve private. Sipas statistikave zyrtare të marra në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, mësohet se “aktualisht janë 515 kompani shqiptare në likuidim e sipër (vetëm kompani që veprojnë në kushtet e kuadrit ligjor në fuqi)”. Por është mjaft e vështirë të mësohet realiteti për shumë kompani dhe subjekte që veprojnë në kushtet e një informaliteti të theksuar, ku shumica e tyre e ushtrojnë aktivitetin e biznesit "në të zezë".


Kriza ka kapur të parin biznesin e vogël

Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, malli i dhënë veresie dhe faktorë të tjerë janë bërë shkak për falimentimin e një numri të madh subjektesh të biznesit të vogël në shumë qytete të vendit. Pasojat e krizës ekonomike në Shqipëri ka nisur t’i ndiejë i pari biznesi i vogël. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por dhe të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, “vetëm në dy javët e para të vitit 2009 janë shqyrtuar 102 aplikime për kërkesë falimentimi, për të cilat do të nisin procedurat gjyqësore”. Sipas të njëjtave burime, janë disa qindra kompani biznesi që po shpallin likuidimin në Regjistrin Tregtar. 300 biznese të vogla janë mbyllur gjatë vitit 2008 në qytetin e Korçës, ku shkak është bërë rënia e fuqisë blerëse dhe pamundësia për të mbledhur paratë e mallrave të dhëna me listë. Shifra e bizneseve që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit konfirmohet nga Drejtoria e të Ardhurave në Bashkinë e Korçës, ku drejtori Petrika Tollkuçi ka deklaruar se shkaqet lidhen më shumë me krizën ekonomike.


30 Mars 2009
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut Clear
Ekonomi
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletMinistri Ruli: “Në maj nis punën Qendra e Licencave”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletFinancat: Kompania “INSIG” renditet e dyta në treg për vitin 2008
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletEkonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletÇalik Holding: “Nuk i shesim kompanitë tona të telekomunikacionit”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletShqipëria dhe KE-ja firmosin projektin “IPA” prej 1 milion eurosh
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletLohan: “Kujdes me administratën publike, ndryshe rrezikoni fondet e BE-së!”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletVjedhja e energjisë, INSTAT: OSSH-ja humbi 273 milionë euro në vitin 2008
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletNevoja për para, qeveria bëhet gati të marrë borxh nga BSH-ja 18.3 miliardë lekë
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletAmbasadori gjerman: “Ekonomia shqiptare delikate, qeveria kujdes nga kriza”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletPasojat e krizës, Bode: “Bankat të lëvrojnë kreditë”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletBanka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletShqipëri–Luksemburg, bashkëpunim në sistemin bankar
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletRrugëkalimet e gazit, Shqipëria, pika më e afërt me BE-në, por më e pasigurta
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletSuedia i jep Shqipërisë grantin 2.7 milionë euro
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletMagazinat doganore, 20 mijë euro për çdo subjekt që kërkon të marrë licencën
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletNisma “Qyteti i gjelbër”, AMC dhuron 600 rrënjë bliri për Bashkinë e Kamzës
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletKE: Siguria e rrugëve në Shqipëri mbetet tragjike
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletBonot e thesarit vijojnë rritjen e interesit, qeverisë i duhen para për të paguar borxhet
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletRaporti i BSH-së: “Ekonomia shqiptare rrezikohet nga deflacioni dhe pasojat e krizës”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletKostoja e lartë, ndryshojnë bilancet për ndërmarrjet me 10 punonjës
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletLigji “Për taksat kombëtare”, qeveria rrit detyrimet fiskale të lojërave të fatit
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletKriza prek biznesin, Berisha akuzon pushtetin lokal për rritjen e taksave vendore
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletAnijet që transportojnë hidrokarbure, shtyhet afati i ndaljes së përpunimit
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletCelulari i katërt, shtohet interesimi i kompanive gjermane përpara tenderit
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletAMC-ja, zyrtarisht pjesë e “Deutsche Telekom e T-Mobile”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletBSH vendos sot për ndryshimin e interesit të normës bazë të lekut
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletHekurudhat, qeveria gati 30 milionë dollarë investime para dhënies me koncesion
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletKursi i këmbimit, leku dhe dollari në rënie kundrejt euros
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletSektori imobiliar hyn në krizë, apartamentet dhe lokalet që shiten mbesin pa u blerë
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut BulletBiznesi amerikan i ankohet Bodes: “Po keqpërdoret amnistia fiskale”
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut Clear
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi